June 20, 2015

KATALOG PËR XHAMINË RAMADANIJE-LLAPIT NË KATËR GHUHË: SHQIP, ANGLISHT, TURQISHT DHE ARABISHT


 
Në Xhaminë Ramadanie- e Llapit gjendet një numër i konsiderueshëm i exemplarëve të këtij katalogu,
një pjesë i është dhuruar falas xhematlinjëve, por edhe shumë vizitorëve të huaj.

Zakonisht vizitorëve që vinë për herë të parë ua japim nga një kopje, për tu informuar ma hollësisht për historikun e xhamisë.

April 13, 2014

(PREZANTIM) RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI


- Në këtë album do tu paraqesim disa foto-slide nga prezantimi që e kemi bërë me datë: 01.03.2014 pas namazit të akshamit në xhaminë Ramadanije-Llapit.
- Tema e prezantimit ka qenë: Rregullat e Sjelljës në Xhami & Rregullat e Plotësimit të Safave.
- ky prezantim është bërë me kërkesë të xhematit, është bërë me projektorë dhe janë elaboruar disa gjëra me rëndësi me anë të fotove dhe figurave.
- fotot apo figurat e vizatuara i kemi huazuar nga interneti, duke mos dashur të përdorim foto orgjinale që me i zbulu ndonjë të metë dikujt, apo për ti ikur keqëkuptimeve të mundëshme , kurse matriali është përgaditur nga vetë ne.
- këtë album me foto-slide të prezantimit po e postojmë në face book, që të përfitojnë ata që nuk kanë mundur të prezentojnë atë natë, por edhe të tjerët që ndoshta ju ka munguar diqka nga këto rregulla.
- fotot janë shënuar me numra për tu ditur radha e tyre sipas prezantimit.
 Ju faleminderit ...Allahu ju shpërbleft për mirkuptim!
me plot Respekt:
Islam Hasani,
Imami: xh. Ramadanije