January 01, 2014
A do të jetë viti 2012 fundi i Botës
hytbe e mbajtur më datën 14.12.2012
në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
përgaditi: imami: Islam Hasani
Të nderuar vllezër besimtarë, kohëve të fundit është përfolur si në mjetet e informimit, po ashtu edhe në mes njerëzve po diskutohet shpesh se a do të jetë viti 2012 fundi i Botës, bile bile kan përcaktuar edhe data, të dhëna këto duke u mbeshtetur në kalendarin e fisit maja etj…dezinormata këto që kanë krijuar huti dhe panikë në veqanti tek femijët por edhe tek disa të rritur qe iu besojnë këtyre informacioneve të pa vertetuara as nga ana fetare e as nga ajo shkencore.
Vllezër të ndershëm, le të jemi të matur, mos t'i frikesojmë femijët tanë, mos të krijojmë panikë tek ta, le tju bëjmë me dije fëmijve tanë se këto informacione se gjoja fundi i botës është më 21 dhjetor 2012 janë lajme të pa vërteta, sepse Allahu xh.sh na ka mësuar në Kuran se askush nuk e din se kur do të ndodhë kijameti, apo fundi i kësaj bote, thot i Plotfuqishmi:
(يَسْأَلونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْأَلونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ) (سورة الأعراف: 187)
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (kijameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”.
Pastaj në një ajet tjetër Allahu xh.sh thotë:
(يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيباً) (سورة الأحزاب: 63)
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
Pastaj pejgamberi a.s në hadithin që e transmeton ibn Umeri, hadith ky që gjendet në koleksionin e Buhariut, dëshmon se momenti se kur do të ndodhë kijameti apo kataklizma, është prej 5 qëlsave të msheftësive të Allahut, thotë a.s:
((مفاتح الغيب خمس لايعلمهن إلا اللـه وتلى النبي قول اللـه تعالى: إِنَّ اللـه عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللـه عَلِيمٌ خَبِيرٌ [لقمان:34].
Qelsat e msheftesis janë 5, nuk i dine askush përveq Allahut, pastaj e lexoi ajetin në të cilin Allahu xh.sh thot:
S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
Të nderuar vllezër , besoj se nga permendja e këtyre ajeteve na u bë e qartë se askush në rruzullin tokesorë nuk e din momentin se kur do të ndodhë kijameti, nuk e dinë as melaiket, e as pejgamberët, lidhur me këtë po u a perkujtojmë hadithin kur meleku me pozitën me të lartë tek Allahu, Xhibrili a.s i erdhi Muhammedit a.s gjithashtu me pozitën me të lartë tek Allahu në krahasim me pejgamberët e tjerë, megjithatë, asnjëri, as tjetri nuk e ditën se kur do të ndodhë kijameti, kur e pyeti xhibrili pejgamberin a.s se kur do të ndodhë kijameti? pejgamberi a.s iu pergjigj në këtë mënyrë: I pyeturi nuk është më i dishëm për të se sa pyetsi.
Të nderuar vllezër pas gjithë këtyre argumenteve dhe ajeteve Kuranore, a logjikohet qe ti besohet dikuj i cili pretendon se e din se kur do të ndodhë kijameti? besoj se jo…
Te nderuar besimtarë, tanimë u pajtuam se momentin kur do të ndodhë kijameti nuk e dimë, mirpo ne duhet të bindemi se heret a vonë kijameti do të ndodhë, dhe kjo është prej kushteve të besimit, pejgamberi a.s kur u pyet se qka është imani? Ai u pergjigj:
((الإيمان أن تؤمن باللـه وملائكته وكتبه ورسله واليوم الآخر وأن تؤمن بالقدر خيره وشره)).
Imani është: të besosh Allahun, ti besosh engjujt e Tij, librat e Tij, të derguarit e Tij, te besosh ne Diten e Mbramë dhe ti besosh caktimit apo determinimit te Allahut mirë ose keqë.
Të nderuar vllezër nga kjo që u tha deri më tani, kuptuam se askush nuk e di kur do të ndodhë kijameti, ndërsa sa i përket parashenjave, apo shenjave të vogla, ka shumë argumente nga Kurani dhe hadithi që flasin për to, e ulemaja(dijetarët islamë) në bazë të argumenteve i kanë ndarë keto shenja në 3 lloje:
1- Shenjat e vogla të cilat kanë ndodhur.
2- Shenjat e vogla që janë duke ndodhur.
3- Shenjat e vogla që ende nuk kan ndodhur.
Te nderuar vllezër, sot nuk kemi mundësi të thellohemi në spjegimin e këtyre shenjave, inshAllah në ndonjë hytbe tjetër , ndersa për fund po e permendim se njëra ndër shenjat e vogla që ka ndodhur është , vet dërgesa e pejgamberit , Muhammedit a.s … kështuqë për muslimanët është bërë e ditur qysh para 1400, se pas dërgesës se Muhammedit a.s si pejgamber, kijameti nuk është larg, këtë e deshmoj vetë ai a.s atëherë kur tha:
((بعثـت أنـا والساعـة كهاتيـن وأشـار بالسبابة والوسطى))
Jam derguar unë dhe kijameti sikur këta dy gishta, bëri me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm.
D.m.th periudha kohore pas dërgesës se tij e deri në kijamet është e shkurtur, jo shum e gjatë, Allahu e di më së miri.
Pastaj prej shenjave të vogla të kijametit që ka ndodhur, është qarja e hënës gjatë kohës së pejgamberit a.s, këtë e dëshmon Allahu në Kur'an ku thot:
اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانشَقَّ القَمَرُ
Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
Si sqarim të ketij ajeti, po e përmendim shkurtimisht hadithin të cilin e transmeton Enesi r.a, ky hadith gjindet në koleksionin e Muslimit e që ky hadith e komenton shumë bukur ajetin që e lexuam ma herët :
Banorët e Mekës kërkuan nga pejgamberi a.s tua tregoj një shenjë te kijametit, e pejgamberi a.s ju tha..çfarë po deshironi?, ata i thanë po deshirojmë që hëna të qahet në dy pjesë, pastaj pejgamberi a.s e luti Allahun për këtë, pastaj Allahu e ndau hënën në dysh, më pas pejgamberi a.s iu tha atyre: shikoni ..shikoni…megjithatë ata e muhuan (këtë shenjë) dhe refuzuan e thanë: kjo është vetëm një vazhdimësi e magjisë së tij…
Vllezër të ndershëm ..Këtu po e përfundojmë këtë hytbe, e lusim Allahun të mos na sprovoj me sprovat e kijametit, e lusim Allahun Fuqiplotë, të na mundesoj të jetojmë si muslimanë, të vdesim si muslimanë, e lusim Allahun të na ringjall me të devotëshmit e pejgamberë,t e të na lehtesoj ditën e llogarisë …Amin …!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.