Hytbe e mbajtur me datën: 23.11.2012 në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
Ligjëroi : Mr. Islam Hasani
pjesa e parë: Mësime nga Hixhreti
pjesa e dytë: Urime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Te nderuar vllezër besimtarë:
Ka dashur Allahu Fuqiplotë që në këtë muaj t'i përkujtojmë shumë
ngjarje me rëndësi historike, qofshin ato të ndërlidhura me historinë
Islame, si fjala vjen para pak ditësh gjegjësisht
të Ejtën e javës së kaluar përkujtuam ngjarjen më madhore në Islam, e
ajo ishte përkujtimi i hixhretit-shpërnguljes së pejgamberit a.s dhe
besimtarëve mekkas nga Mekka në Medine, e që nga kjo ngjarje muslimanet
filluan ta shenojn dhe numrojnë edhe vitin e tyre hixhrij… dhe ja tani
ne gjindemi në Muajin Muharrem 1434 H, muaj ky që ka fadilet dhe vlerë
të madhe, dhe mu për këtë pejgamberi a.s kur është pyetur nga ebu dherri
r.a se cila natë e muajit është më e mira dhe cili muaj ndër muajt e
tjerë është më i mirë, ai a.s iu përgjigj:
"خير الليل جوفه، وأفضل الأشهر شهر الله الذي تدعونه المحرم"
Nata më e vlefshme është nata e mesit e çdo muaji, ndërsa muaji më i
vlefshëm( kuptohet pos Ramazanit) është muaji që ju e quani Muharrem.
Po ashtu kemi edhe hadithin tjetër që flet për vlerën e agjerimit
vullnetar gjate ketij muaji, transmeton Ebu hurejrte r.a se pejgamberi
a.s ka thene:
" أفضل الصيام بعد رمضان شهر الله المحرم، وأفضل الصلاة بعد الفريضة صلاة الليل" .
Agjërimi më i mirë (d.m.th vullnetar)pas muajit ramazan, është ai që
bëhet në muajin e Allahut Muharrem, dhe se namazi më i mirë- me i
dobishëm pas atij që është farz, është namazi i(nafile) natës.
Po
ashtu vllezër në këtë muaj të shenjtë e të madh ndodhi edhe një ngjarje
madhore e ajo është dita kur Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij
nga faraoni, hapi detin për Musain a.s dhe popullin e tij, dhe pasi i
shpëtoi ata, e fundosi faraonin dhe ushtrine e tij në të njejtin det, (
në detin e kuq ashtu siq njihet sot), e kjo ditë njihet me emrin
Ashura..apo dita e ashureve, e cila është nesër me 10 muharrem apo te
shtunën më 24 nëntor...ditë kjo për të cilën na ka porositur pejgamberi
a.s ta agjerojmë, duke ia paraprirë me një ditë para kësaj dite apo duke
e agjeruar këtë ditë dhe një ditë pas saj...
Transmeton ibn
abbasi r.anhuma se kur pejgamberi a.s erdhi në Medine i gjeti jehudët
tek agjëronin ditën e ashurës, pastaj i pyeti ata se për çfarë e
agjërojn ata këtë ditë?, ata u përgjigjën, kjo është ditë e madhe në të
cilën e shpëtoi Allahu Musain dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi
faraonin dhe popullin e tij, keshtu që Musa a.s e agjëroj këtë ditë në
shenjë falënderimi, e për këtë edhe ne e agjërojme, atëherë pejgamberi
a.s tha ne jemi me meritorë se sa ju për ta pasuar Musain a.s me këtë
agjërim, e agjëroi ai a.s këtë ditë dhe urdhëroi të agjerohet kjo ditë.
Poashtu kemi edhe një hadith tjetër që e transmeton ebu katade r.a se
pejgamberi a.s ka thenë lidhur me vlerën e agjërimit të ditës së
ashures:
: أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله
Shpresoj tek Allahu se agjërimi i kësaj dite i fshinë gjynahet e vitit të kaluar, apo para një viti.
Te nderuar vllezër besimtarë, deshti Allahu xh.sh që në këtë muaj të
bekuar e të madh përveq këtyre ngjarjeve më rëndësi në historinë Islame,
ta shënojmë edhe një ngjarje historike madhështore për tërë kombin
shqiptarë e ajo është 100 vjetori i pavaresise së Shqipërisë, atëherë që
nga këtu, dhe nga ky minber shfrytzojmë rastin tjua urojmë juve dhe të
gjithë shqipëtarve anembanë globit 100 vjetorin e pavaresisë së
shqiprisë.
Te nderuar vllezër besimtarë, ashtu siq e dini shpallja e
pavaresisë së shqiprisë më 28 nëntor 1912 ishte një kthesë e madhe për
tërë kombin shqiptarë, me të vërtetë kjo ngjarje mund të konsiderohet
edhe si rilindje e kombit tonë, dhe shpëtim nga shfarosja dhe asemilimi
nga armiq të shumtë të shqipëtarve.
Vllezër të ndershëm kjo ngjarje
madhështore na bënë ti kujtojmë ata burra të mdhenjë të kombit tonë Si
Ismail bej Qemajlin, Isa Boletinin, Bajram Currin e Idris Seferin, Hasan
prishtinen etj etj ..të cilët i dueln në ball armikut më luftë politike
e frontale, për të ndaluar kolonizimin, shfarosjen dhe asemilimin e
kombit shqiptar dhe marrjen e tokave te tyre...
Besimtarë të
ndershëm ne nuk do të ndalemi shumë në historinë e kesaj ngjarje sepse
të gjithë dijme shumë për të, mirpo ajo qka është më rëndësi të
përmendët këtu është...se feja Islame na nxitë me të madhe , dhe prej
parimeve të saj është edhe dashuria për vatan dhe mbrojtja e vlerave të
mirfillta kombëtare..ky është mesimi me i madh që e nxjerrim nga
ngjarja historike e hixhretit që e permendëm më herët...pejgamberi a.s
kur u detyrua të shperngulej në Medine nga malli i madh per vendlindjen e
tij Mekken, tha:
" إِنِّي لأَخْرُج مِنْكِ وَإِنِّي لأَعْلَمُ
أَنَّكِ أَحَبُّ بِلادِ اللَّهِ إِلَيْهِ , وَأَكْرَمُه عَلَى اللَّهِ ,
وَلَوْلا أَنَّ أَهْلَكِ أَخْرَجُونِي مِنْكِ مَا خَرَجْتُ مِنْكِ
Më
të vërtetë unë po jam i detyruar të largohem nga ti(oj Mekke) ndërsa une
jam i bindur se ti je më dashura tek unë,dhe më (pozitën)ndershme tek
Allahu, dhe sikur populli yt të mos më nxirrnin prej teje(oj Mekke),
nuk do të kisha dalur!”. ( )
Po ashtu vllezër ashtu siq e dini
Allahu xh.sh na ka abliguar xhihadin luftën e shenjtë në rrugë të
Allahut për të mbrojtur vatanin tonë, nderin tonë, kombin tonë nëse
armiqtë na sulmojnë…
Vllezër të ndershëm:
Ska dyshim se ata
burra të mdhenjë por edhe dhjetra e qindra të tjerë që nuk patëm mundësi
ti permendim, të gjithë ata dhanë një kontribut të veqantë në mbrojtjën
e tokave shqipëtare e deri tek akti i shpalljes se pavarsisë, shumica e
tyre mbajnë emra muslimanë, dhe këtu dihet o vllezër se nuk ka fe
tjeter përpos Islamit e cila nxitë për dashuri ndaj vatanit, për
mbrojtjen e tij qoftë edhe duke sakrifikuar gjithqka....poashtu ne kemi
edhe një numer të madh të ulemave islame që kanë kontribuar për
shpalljen e pavaresisë e ata janë të njohur për te gjith ju..
Vllezër të ndershëm jo vetëm ne të kaluaren por edhe në vitet e fundit,
pati trima të shumtë, e që të gjithë ishin Musliman që nga Adem Jashari,
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha... etj etj spo na premton koha ti pemendim
të gjithë, jo vetëm kaq, porse dashuria e flaktë për mbrojtjen e
vatanit në emër të Allahut i nxiti një numer të konsiderueshëm të
medresantëve te rreshtoheshin në radhët e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës
e që prej tyre pati edhe disa shehid.
Vllezër të nderuar, nga kjo
qe u tha më herët patëm për qëllim tjua sqarojmë juve se më të vertetë
feja Islame na nxitë që ne ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, na nxitë
ti mbrojmë vlerat tona si populli me autokton në balkan.
Vllezer të
ndershem, prej urtesisë se Allahut xh.sh është se Ai i krijojë njerëzit
të ndarë në popuj e fise qe të njihen në mes vete...e jo qe të luftojnë
e të zhdukin njeri- tjetrin nga faqja e dheut...thote Allahu Fuqiplotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى
وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوباً وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ
عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
O ju
njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju
bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te
All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur
(këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për
çdo gjë.
Te nderuar vllezer ashtu siq u pa edhe nga permendja e
këtyre argumenteve e edhe ajetit te lartëpermendur, feja islame na nxite
ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, ndërsa në anën tjeter na ndalon nga
fanatizmi, racizmi, e radikalizmi etj…
Ne fund e lusim Allahun
fuqiplote, të na forcojë në fenë tonë, të na ndihmojë ta mbrojmë
atëdheun tonë nga armiqtë, e lusim Allahun ta ruaj kombin shqiptarë dhe
vlerat e mirëfillta të tij deri në ditën e kijametit, e lusim Allahun
ti shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që sakrifikuan me penë e
më pushkë, të gjithë ata që luftuan e ranë deshmorë vetëm e vetëm që ne
brezat e ardhshëm të frymojmë më lirshëm në truallin tonë, në tokat
tona!
E lusim Allahun ta bëjeë vendin tonë vendë paqësor, vend ku
toleranca e mirkuptimi zënë vend, vend ku respektohen të drejtat fetare,
kombëtare e njerëzore…!
E Lusim Allahun t'i ndihmojë muslimanët kudo që gjinden!
Edhe njëherë "Urime të gjithve 100 vjetori i paveresisë së Shqipërise…"
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.