December 22, 2013

CVI _ a e ISLAM HASANIT

Islam Hasani, i lindur me datën 13/06/1982 në fshatin Gllogovicë të Prishtinës, shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe e përfundoi më sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1997 ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi më pas në Medresenë e Mesme "Alauddin" ku pas kater viteve, gjegjësisht në vitin 2001 diplomoj poashtu me sukses të shkëlqyeshëm

Pas shkollimit të mesëm, qe i vendosur që studimet ti vazhdoj edhe me tutje, dhe duke e ditur se gjuha arabe ishte gjuhë burimore e studimeve islame, ai vendosi që po në të njejtin vit (2001) të udhtoi për në Egjipt për të ndjekur një kurs intenziv për mësimin e gjuhës arabe që zgjati pothuajse një vit, këtë kurs e ndoqi në Qendrën për Mësimin e Gjuhës Arabe për të huajt ( MERKEZU FEXHR LIL-LUGATIL ARABIJJEH) me qendër në Kairo (në lagjen Medinetu en-Nasr)

Në vitin 2002 u kthy në Kosovë për të gjetur ndonjë mundësi për t'i vazhduar studimet me bursë në ndonjë univerzitet të Botës Islame, dhe pas një viti e gjysmë pauze, në bashkpunim me drejtorin e atëhershëm të Medresesë së Mesme "Alauddin" Naim ef. Tërnavën i cili dha një kontribut të veqantë, dhe poashtu profesorin e Medrseses në atë kohë Ejup Ramadanin, dhe me një koordinimi të mirë më njërin nga studentët shqiptarë që vijonte studimet ne shtetin e Bruneit në atë kohë Feim Dragushën, gjeti një mundësi që të bëjë aplikimin përmes rrugës institucionale (nëpërmes Medresesë) që sëbashku edhe me dy shokë të tjerë Berat Hashanin (nga Kastrioti) dhe Ardian Sejdiun (nga Ferizaji) te udhtojnë për në Brunei Darussalam për ti vijuar studimet në Univerzitetin e këtij shteti(UBD) me bursa të ndara nga Ministria e Arsimit e Bruneit, gjegjësisht në fakultetin e shkencave islame ( Usuluddin) . Kështuqë me ndihmën e Allahut, Islami i filloi studimet në fakultetin e Usuluddinit në Janar të vitit 2004 dhe diplomoj me sukses jashtzakonisht të mirë në të njejtin fakultet në Dhjetorë 2007


kurse tema e diplomës në fakultet ishte në lëmin e tefsirit, lidhur me komentimin e kaptinës El-Ft'h, e që titulli i sajë në arabisht është: " SURETUL FET'HI WE MA FIHA MIN MEANIN WA BUSHARAAT"
e që në shqip mund të përkthehet kështu: KUPTIMET DHE PËRGËZIMET QË NGËRTHEN NË VETE KAPTINA EL-FET'H. Ky punim përbëhej nga 100 faqe A4
Pas diplomimit të tij ne fakultetin e Usuluddinit në Univerzitetin e Bruneit u kthy në Kosovë, dhe punoi përkohësisht (jo zyrtarisht) si hatib në xhaminë e lagjës Sefalia në Prishtinë për gati një vit e gjysmë, duke perfituar një përvojë të mirë me xhemat dhe kontakte me njerëz. Duke e ditur se njeriu asnjeherë nuk ngopet me dije, dhe se sa ma shumë që një student i shkencave islame merr dije, aq më shumë bëhet i etur që të merr edhe ma shume dije nga oqeani i shkencave Islame por edhe shkencave tjera, po ashtu edhe nevoja e kohës ishte edhe një shtytës tjetër që Islami të mendoj për vazhdimin e magjistraturës jasht vendit. Kështuqë që me ndihmën e Allahut dhe përmes kontakteve të vazdhueshme përmes adresave elektronike me Univerzitetin e Bruneit dhe Universitetin e ri Islam Sultan Sharif Ali po ne Brunei, Islami arriti të regjistroi magjistraturën në UNISSA, dhe në Gusht 2009 i filloj studimet 2 vjeqare në sistemin semestral ( një vitë me lëndë dhe tjerin me punum -hulumtim). Në vitin 2011 i përfundoi studimet e magjistraturës, dhe sipas procedurave të rregullta të Univerzitetit Islam Sultan Sheri Ali, më 2 Ttetor 2011 bëri një prezantim të shkëlqyeshëm të punimit të magjistraturës para një numri të konsiderueshëm të ligjëruesve dhe profesorëve të Univerzitetit si dhe para një numri të konsiderueshëm të studentëve të po ketij Univerziteti.
punimi i magjistraturës sikurse edhe punimi i diplomes, edhe ky ishte në lëmin e tefsirit me titull, Ar. : " SIFATUL MUXHTEMEIL MUSLIM FI DAW'I SURETIL HUXHURAT, DIRASETUN MUKARENETUN FI KUTUBIT-TEFASIR WE KEJFIJETUL- ISTIFADETI MINHA"
e që në shqip mund të përkthehet kështu: " KARAKTERISTIKAT E SHOQËRISË ISLAME NË DRITËN E KAPTINËS EL-HUXHURAT, STUDIM KRAHASUES NË LIBRAT E TEFSIRIT DHE DOBITË E PËRFITUARA NGA TO" , kurse në fund të prezantimit u dhanë vërejtjet, sygjërimet apo ndonjë propozim apo ndryshim i mundshëm që mund të bëhet në punim, dhe në fund, të gjitha këto u muarrën parasysh nga ana e prezantuesit. Më 13 Nëntorë 2011 sipas procëdurës së rregullt, Islami bëri dorzimin e punimit të magjistraturës për herë të parë ne fakultetin e Usuluddinit=
(FOTO:ME DEKANIN E FAKULTETIT USULUDDIN, MUHAMMED HUSAIN) =e që ky punim më pas duhej të verifikohej nga dy kontrollues, një i brendshëm dhe një kontrollues i jashtëm, d.m.th nga ndonjë shtet tjetër në botën Islame, e jo nga Brunei..dhe pas një vit kontrollimi dhe verifikimi të punimit nga këta dy kontollues, dhe pas disa vërejtjeve të pakta që i paraqitën kontrolluesit, më 15 Tetor 2012 Islami udhtoj në Brunei për ta përmisuar punimin, kurse më 22 Tetor 2012 e bëri dorzimin final dhe orgjinal të punimit me kopertina të trasha
punimi i tëri komplet përbëhet prej 379 faqe A4
punimi ishte kusht të dorzohej në 4 kopje: një në Dekanat, një në zyren për studime post diplomike, një mentorit , dhe një në arkivin e biblotekës së Univerzitetit Islam.

ABSTRAKTI I PUNIMIT TË MAGJISTRATURËS NË ARABISHT
ABSTRAKTI I PUNIMIT TË MASTERIT NË ANGLISHT
Më datën 2 Nëntor 2012 Islami morri pjesë në ceremoninë formale të ndarjes së diplamave nga vet Sultani i Bruneit Hj. Hasan El- Bulkiah
ME SULTANIN E BRUNEIT HJ. HASAN EL BULKIAH
DME REKTORIN E UNIVERZITETIT ISLAM SULTAN SHARIF ALI
ME DEKANIN E FAKULTETIT USULUDDIN MUHAMMED HUSAIN
PËRGJATË CEREMONISË SË DIPLOMIMIT
ME TRASHËGIMTARIN E FRONTIT, PRINCIN EL MUHTEDI BIL-LAH

kurse më 16 Mars 2013 senati i Univerzitetit Sultan Sharif Ali edhe zyrtarisht aprovoi magjistraturen e Islam Hasanit në drejtimin Usuluddin, dhe tani me plot të drejt mban titullin: Magjistër i Shkencave Islame              ( Usuluddin).



MBRESAT PËRGJATË 6 VITEVE STUDIME
Sa i përket 6 viteve studime në Brunei Darussalam ( 4 vite fakultet e 2 master), Mr. Islam Hasani ka mbresa të shumta, ndër to mund të veqojm: - Studimi në një vend të largët (Brunei i cili gjindet në Azinë Jug-lindore), në një univerzitet internacional me profesor, ligjërues dhe student nga vende të ndryshme, me kultura, gjuhë, e raca të ndryshme
- Mikpritja e popullit të Bruneit për studentët e huaj e në veqanti për shqiptarët nga Kosova. - Dhënia e rastit për tu takuar dhe përshëndetur me sultanin e Bruneit Hj Hasan Al Bulkiah
dhe personalitete të larta shtetrore si me Princin Muhtadee Bil-lah si dhe me personalitete tjera të larta nga familja mbretore e Bruneit por edhe figura të tjera shtetrore. - Marrja pjesë në shumë seminare e konferenca që kishin të bënin me fenë islame,
 por edhe te tjera seminare ne fusha të ndryshme, politike, ekonomike, ambientale etj...në të cilat edhepse si participant-apo pjesmarrës ...ka përfituar një përvojë të mirë, e që këtë përvojë mund ta fusim në praktikë edhe ne vendin tonë atëherë kur kërkohet nevoja. -
Mentori i temës së magjistraturës ishte shqiptar nga Kosova, nga Prizreni historik me traditë fetare, kulturore e civilizuese, ai ishte: Doc. Hfz. Pr. Dr Hajrudin Hoxha
i cili gjatë përiudhës 2009-2011 ishte ligjërues pranë Univerzitetit Islam Sultan Sharif Ali, Dr. Hajrudini ligjëronte lëndën e Tefsirit dhe shkencave Kuranore në gjuhën arabe dhe atë angleze. Islami ndan një falëndërim të veqantë për Pr.Dr Hajrudinin për përkujdesjen e tij të vazhdueshme për studentët kosovarë si dhe për Islamin me konkretisht, pasi që atij i ra të punonte më shumë me të dhe të lodhej deri në përfundimin e punimit të magjistraturës.

 Mr. Islam Hasani, pas studimeve të magjistraturës menjëherë pasi u kthye në Kosovë filloj punën zyrtarisht si Imam, Hatib dhe Mual-lim në Xhaminë Ramadanije- Llapit
ku është duke dhënë një kontributë të veqantë, në vetëdijsimin e xhamtit më mësime e këshilla Islame, mban derse javore, mban vazhdimisht kurse të mësim-leximit të Kuranit më student


si dhe kurse të mësim-besimit për fëmijë nga dy gjinitë
kurse për mësim-lëxim të Kuranit për fëmijë dhe të rritur, dhe poashtu  ka kujdes të vazhdueshëm për xhaminë dhe dukjen e sajë, pasiqë xhamia Ramadanije është monoment historik
Dhe për fund, Mr Islam Hasani shpreh një falëndërim të veqantë për Muftiun e Kosovës Mr. Naim ef. Tërnavën i cili po i përkrah gjeneratat e reja, dhe si shkak i kësaj përkrahje një numër i madh i studentve që i kanë kryer studimet, tani kanë gjetur mundësi punësimi në BIK apo në këshillat e BIK-ut qoftë si staf apo si imamë të xhamiave etj. Po ashtu Imami Mr. Islam Hasani shpreh një mirnjohje dhe falënderim për këshillin e BIK-ut të Prishtinës, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për mundësinë e dhënë që Mr. Islam Hasani tash e dy vite të punoj si imam, hatib dhe mual-lim në Xhaminë Ramadanije- Llapit. Shpresa e Mr. Islam Hasanit është që në të ardhmën e afërt t'i vazhdoj studimet e doktoraturës porsa t'i ipet mundësia, ndërsa deri atëherë in sha Allah do të punon i përkushtuar në detyrën e tij si imam në Xhaminë Ramadanije, duke u munduar që sipas mundësive tia jep hakun detyrës së tij si imam. Poashtu prej prioriteteve tani per tani, e ka përkthimin e punimit të magjistraturës dhe atë të diplomës, dhe transformimin e blogspotit të tij personal që e ka me tema Islame e hytbe , në web faqe të posaqme për Xhaminë Ramadanije-Llapit, duke ju dhënë mundësi xhematit të xhamisë së tij por edhe xhematit shqiptarë anembanë trojeve shqiptare të kenë qasje në hytbët e tij, dhe ne aktivitetet tjera në xhami. Dhe në fund falënderimi i qoftë Allahut fillim e mbarim, e përfundojmë këtë shkrim më thënjën pejgamberike: " Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as All-llahun" . I dëshirojmë Mr. Islam Hasanit suksese në të ardhmen. 

POZITA E FEMRËS NË ISLAM





Të nderuar vllezër besimtare, besoj se jeni në dijeni se në mbarë botën po edhe tek ne, është bërë zakon që nga viti 1991 e deri më sot të organizohet një fushatë 16 ditëshe kundër dhunës ndaj gruas, fushatë kjo që zgjatë nga 25 nentori e deri më 10 dhjetor, andaj për këtë arsye ne si imam dhe prijës fetarë kemi vendosur që sot  në hytbën tonë ta trajtojmë temën : Pozita e femrës në Islam, e që një ndër pikat që do të fokusohemi në këtë temë është edhe ajo, se feja Islame është kundër ushtrimit  të dhunës ndaj grave, kurse në anën tjetër është pro të drejtave të tyre sipas sheriatit Islam.

Vllezër të ndershëm, feja Islame na mëson, se si mashkulli por edhe femra që të dy janë të barabartë  ( në shumë aspekte), dhe janë faktorë kyq për ruajtjen e llojit njerëzorë në Tokë.
Në ajetin e parë të sures En-nisa Allahu xh.sh na rikujton se pikënisja e jonë si lloj njerëzor është nga nje mashkull dhe femër, d.m.th nga Ademi dhe Hava alejhimasselam, dhe prej tyre filloj të shtohet njerëzimi e kështu do te vazhdoje të jetë deri në Diteën e Kijametit apo Kataklizmës dhe shkaterrimit të kesaj gjithësie…thotë Allahu xh.sh:
(يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيراً وَنِسَاءً ) (سورة النساء: من الآية 1)
     O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën  e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra”.

Të nderuar vllezër besimtarë, Allahu xh.sh sa i përket obligimeve dhe dispozitave të Tij qoftë në besim apo ibadete, si mashkullit poashtu edhe femrës iu drejtohet në menyrë të barabartë, e poashtu edhe për veprat e tyre i shpërblen njësoj- pa dallim, këtë fakt e dëshmon ajeti 35  i sures apo kaptines el- Ahzab, në të cilin Allahu thotë:

(إِنَّ الْمُسْلِمِينَ وَالْمُسْلِمَاتِ وَالْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَالْقَانِتِينَ وَالْقَانِتَاتِ وَالصَّادِقِينَ وَالصَّادِقَاتِ وَالصَّابِرِينَ وَالصَّابِرَاتِ وَالْخَاشِعِينَ وَالْخَاشِعَاتِ وَالْمُتَصَدِّقِينَ وَالْمُتَصَدِّقَاتِ وَالصَّائِمِينَ وَالصَّائِمَاتِ وَالْحَافِظِينَ فُرُوجَهُمْ وَالْحَافِظَاتِ وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيراً وَالذَّاكِرَاتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُمْ مَغْفِرَةً وَأَجْراً عَظِيماً) (سورة الأحزاب: 35)
Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.

Ndërsa sa i përket krijimtarisë, apo natyrës së secilit, ska dyshim se mashkulli dhe femra ndryshojnë nga njëri -tjetri, dhe poashtu edhe sa i përket rolit në familje dihet se roli udhëheqës dhe i përkujdesjes për familje  (duke iav siguruar kushtet e jetesës, ushqimin, pijen, veshëmbathjen, vendbanimin etj) i takon mashkullit, kurse gruaja është e ngarkuar me detyra dhe përgjegjësi tjera që i përshtatën natyrës së sajë, si fjala vjen, përkujdesja dhe edukimi ndaj fëmijve, ndëgjimi dhe respektimi i burrit, ruajtja e nderit dhe pasurise se tij etj…mirpo nga këto që u thanë, nuk do të thotë  se gruaja e ka të obliguar të përkufizohet vetëm në këto, ajo ka të dretë të punojë nëse ka dëshirë dhe vullnet në ato vende që ia lejon sheriati Islam, ka të dretë të studijoj e hulumtojë etj …etj.

Të nderuar vllezër , edhe pse feja Islame i jep mashkullit një rol favorizues në raport me femrën  në familje, ashtu siq u përmend më heret dhe ashtu siq thotë Allahu xh.sh në ajetin 34 të sures En-Nisaë :
(الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ ) (سورة النساء: من الآية 34)
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.”

Kjo e drejtë e përgjegjësisë së burrave ndaj grave të tyre është për shkak se ata janë të obliguar të kujdesen për ato në aspektin mbrojtës dhe në atë ekonomik për shkak se natyra e mashkullit i përballon këto, mirpo ky favor përgjegjësie në asnjë mënyrë nuk iu jep të drejtë burrave apo meshkujve që të ushtrojnë dhunë ndaj grave apo dikujt tjeter në familje, andaj mos e harroni këtë mesazh të kësaj hytbje: Islami ndalon dhunën ndaj grave.
 E pse?, e si? do ta sqarojmë inshAllah në vijim duke iu referuar thënjeve pejgamberike.

Transmetohet nga kushejriu ta ketë pyetur pejgamberin a.s se çfarë haku kemi ne ndaj grave tona, d.m.th çfarë të drejtash duhet tua plotesojmë atyre: e pejgamberi a.s iu pergjigj kështu:
: "أن تطعمها إذا طعمت، وتكسوها إذا اكتسيت ولا تضرب الوجه ولا تقبِّح، ولا تهجر إلا في البيت".( سنن أبو داود اسناد صيح)
Ta ushqeshë atë( tia sigurosh ushqimin)  kur ti ushqehesh, tia sigurosh veshmbathjen kur ti  të keshë për vete , mos e goditë atë në fëtyrë, e as mos e shëmto (mos i thuajAllahu të shëmtoftë fëtyrën) dhe mos e braktisë atë përpos atëherë kur ti je në shtëpi (sh.a: është fjala për braktisjën në shtrat si masë edukues për gruan, atëherë kur bëhet e pandëgjueshme ndaj burrit të sajë).

Po ashtu kemi një rast tjetër kur në kohën pejgamberit a.s ishte rrahur një grua, e kur pejgamberi a.s ndëgjoj u hidhrua shumë, dhe ashtu siq transmeton Abdullah bin Zumah
i cili thot:
"وعظ النبي صلى الله عليه وسلم في النساء فقال: يضرب أحدكم امرأته ضرب العبد ثم يعانقها آخر النهار" رواه البخاري .
Na keshilloj pejgamberi a.s ne lidhje me gratë e tha:”(a është logjike) që dikush nga ju ta rrahë gruan e tij sikurse një rob e pastaj në fund të ditës      ( d.m.th ne mbremje) ta perqafojë atë?!”.

Vllezër të ndershëm, ashtu siq e dini gjatë gjithë historisë ka pasur fakte e argumente se burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave, e kjo ka ndodhur për arsye të ndryshme, ose pershkak bindjeve dhe besimeve qe i kanë pasur kundrejt tyre, ose për shkak traditave të popujve të ndryshem, varsisht se çfarë pozite ka gëzuar femra tek ato shoqëri apo tek ata popuj…

Xhematli të ndershëm, edhe ne si popull nuk e mohojmë faktin se në të kaluarën tonë është ushtruar dhunë ndaj grave, por nuk e mohojme faktin se ndoshta edhe tash në shekullin 21 kemi raste të tilla…mirpo më e keqja është se shpeshherë nxitja e dhunës ndaj grave si në të kaluarën po ashtu edhe në ditet e sotme i mveshet islamit apo fese islame, kurse feja islame eshte larg kësaj , është e pastër nga këto intriga…

Andaj dhuna që është ushtruar ndaj grave ne të kaluaren por edhe tani tek ne ka mundur të jetë si rezultat i praktikimit të kanunit të Lekë Dugagjinit, apo ndoshta edhe traditës së trasheguar nga brezat e mëhershëm ( si p.sh aplikimi i kodit Romak apo të drejtes romake në periudhat e mëhershme, i cili gruan as që e llogaritë si njëri)…apo te ligjeve që kanë egzistuar më herët, e që ne tani nuk kemi mundesi të zgjerohemi e të permendim shembuj nga këto ligje…por ajo qka na intereson neve si muslimane është:

Qendrimi I Islamit ndaj gruas është shumë i prerë: Gruaja ose nëna është themeli i familjes e i shoqerise, gruaja është fole prehje dhe strehimi për bashkeshortin e saj, këtë e dëshmon Allahu i Madhëruar në Kuran ku thotë:
(وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجاً لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآياتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ) (سورة الروم: 21)
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”

 Pastaj gruaja- nëna është edukatore e fëmijve të vet, dhe përshkak vështirsive të perkujdesjes ndaj fëmijve që i përjeton ajo që nga lindja e tyre e deri sa të rritën,  meriton që fëmijët e saj (djemtë e vajzat) të kenë një respekt ma të veqantë se sa ndaj babait( ta kenë një respekt dhe perkujdesje shtesë në raport me nënën, kjo dëshmohet edhe në hadithe të pejgamberit a.s).
* Disa nga mënyrat shëruese të mospajtimeve në mes burrit dhe gruas.

 Te nderuar vllezër, nuk ka mundesi që në çdo familje gjithëherë të ketë paqe e qetësi, është e natyrshme që në familje nganjëherë paraqitën probleme, mospajtime e mosmarveshje, e me theks të veqantë probleme e mospajtime shfaqen zakonisht në mes bashkëshortëve për arsye të ndryshme, porse e falenderojmë Allahun xh.sh I Cili në librin e tij Kuranin, na ka mësuar se si  të zgjidhen problemet ne jetën bashkëshortore, e sinjale për këtë jep ajeti 34  i kaptinës En-nisa , nga I cili nxirren disa rregulla në lidhje më rregullimin  e raporteve ne mes burrit dhe gruas dhe zgjedhjen e problemeve në jetën bashkëshortore.

Vllezër xhematli, e permendëm më herët se Allahu xh.sh me Urtësinë e Tij,  burrin e ka bërë drejtues të familjes , dhe se gruaja ka për obligim ti bindet dhe ta ndëgjoj burrin e saj në punë të lejuara, e në rast se nuk i bindet dhe nuk i ndëgjon fjalet e burrit dhe nuk i përfill obligimet e saj që kanë të bëjnë me raportet normale në mes tyre ashtu siq i parasheh sheriati Islam, atëherë duhet të mirren këto masa edukuese sipas ajetit 34 të sures En-nisa  qe të evitohen apo të shmangen këto probleme:

- Sëpari burri duhet ta këshilloj gruan e tij  me fjalë të mira, duke ia rikujtuar asaj se është e obliguar ta ndegjoj e respektoj atë,  e në këtë rast është mirë nese din tia permend edhe ndonjë ajet apo thënje të pejgamberit a.s si p.sh : thotë pejgamberi a.s:
 إذا صلت المرأة خمسها وصامت شهرها وحصنت فرجها وأطاعت بعلها دخلت من أي أبواب الجنة شاءت  (صحيح ابن حبان)
“Nëse gruaja i falë 5 kohët e namazit, e agjëron muajin (e ramazanit), e ruan nderin dhe i bindet burrit të saj, do të hyjë në xhennet nga cilado dere e tij që të dëshiroje ajo”.

Nëse ajo permirsohet bëhet mirë , po nëse nuk permisohet dhe metoda e këshillimit nuk tregohet e suksesheme, atëherë burri e e përdorë një masë edukative duke mos fjetur në një shtrat me të për një kohë , apo të flejë me të në shtrat , por e sanksionon atë duke mos bërë mardhënie intime me të për disa ditë … e nëse edhe pas kësaj nuk permirsohet, atëherë sheriati Islam e parasheh nje masë të lehtë qortuese edhe atë në raste specifike, kjo masë qortuese e përmendur në ajetin 34 të sures En-nisa  shpeshherë është keqëkuptuar apo keqëinterpretuar, kurse e vërteta qëndron se ajo mund të perdoret në raste specifike kur medohet se është e suksesshme, dhe nëse bëhet duhet të jetë tepër e lehtë duke mos i shkaktuar ndonjë lëndim gruas,
e nese edhe masa qortuese nuk tregohet e suseshme, atëherë duhet të sillen dy këshilltare që gjykojnë drejt, e ata është mirë që të jenë njeri nga familja e burrit e tjetri nga familja e gruas, dhe pasi që ata ti ndëegjojn mospajtimet e burrit dhe gruas, ne fund vendosin se cili e ka më drejtë  e cili e ka gabim.

Nese zgjidhen mospajtimet bëhet mirë e nese jo, rasti perfundon në gjykatën sheriatike nëse ka, nëse jo në gjykata të tjera  ose mbetet ndarja apo shkurorizimi si opcion i fundit…e poashtu në islam edhe shkurorizimi ka rregulla të veqante, mund të bëhet dy here me nijjet -qëllim kthimi, kurse pas të tretës here nuk ka më drejtë ta kthejë gruan e tij.. të gjitha këto rregulla Allahu I Lartëmadhrishëm i ka paraparë që burri dhe gruaja të jetojnë jetë të lumtur, dhe të mos ndahen përveqse në rrethana kur nuk ka asnjë mundësi të vazhdimit të jetës bashkëshortore sëbashku.

Andaj vllezëer besoj se e vrejtët se si feja Islame nuk urdhëron për dhunë ndaj grave, e as mohim të drejtave të tyre, përkundrazi urdhron për një jetë të lumtur bashkëshortore, dhe se atëhere kur ka mospajtime ofron zgjidhje të tyre në menyre që të ruhet harmonia dhe lumturia në familje e te vazhdoje jeta bashkëshortore në kushte normale.

Të nderuar vllezër, nese kemi deshirë ta pasojme shembelltyrën e pejgamberit a.s , atehëre ne si muslimanë, si besimtarë duhet të sillemi mirë me gratë tona ose familjet tona, sepse pejgamberi a.s ka thene:
خيركم خيركم لأهله و أنا خيركم لأهلي............ سنن ترمذي
“Më i miri prej jush është ai që sillet mirë me familjen e tij, kurse unë jam ai që sillem më së miri me familjen time”…
Pastaj në një rast tjeter pejgamberi a.s kishte thënë:
استوصوا بالنساء خيرا
“Ju porosis të silleni mirë me gratë,
e ky hadith është edhe mesazhi ynë i fundit i kësaj hytbe…

Të nderuar vllezër në fund të kësaj hytbe shkurtimisht edhe njëherë po i përmendim disa pika që kanë të bëjnë me pozitën e femrës në Islam duke u bazuar në argumente kuranore ose pejgamberike, nga to veqojmë:

- Ajo ka të drejtë ta gëzoj jetën në  kushte normale  sikurse burri, sepse edhe ajo eshte njëri si ai.
- Ajo ka të drejtë në trashegemi-apo miraz
- Ajo ka të drejtë ta merr mehrin- me rastin e lidhjes se aktit të martesës
- Ka të drejtë të kujdeset për femijët e vegjël të sajë.
- Ka të drejtë të interesohet për qështjet e përgjithshme të muslimanëve, dhe se edhe ajo e ka për obligim ta japë kontributin e sajë në këtë drejtim, duke urdhëruar për të mirë e duke ndaluar nga e keqja
- Ajo është e obliguar ti perfill parimet e besimit dhe ibadetet e dispozitat e fese sikurse edhe mashlkulli…
- Shpërblehet për punë të mira në ahiret sikurse edhe mashkulli
- Urdheresat në Kuran kur ju drejtohen besimtarëve , ato i perfshijne edhe besimtaret femra…
- Gruaja obligohet ti bindet dhe ta ndegjoj burrin gjithëherë, me perjashtim nëse e urdheron me bë mëkat nuk obligohet ta ndëgjoj.


* Femra apo gruaja ndalohet ti bëjë këto vepra, apo gabime.

- Nuk i  lejohet femrës apo gruas  të vetëmohet në ndonjë vend(jo publik) me ndonjë njeri të huaj.
-I ndalohet të perzihet me meshkuj, përveq në rrethana të domosdoshme e që nuk ka zgjidhje tjetër, kjo  përshkak të fitness-ngacmimit që mund ti kanoset asaj.
- I ndalohet ta shfaqë bukurinë dhe stolitë e saj: .duke e mbuluar trupin me përjashtim të fytyrës dhe duarve, sepse gratë janë të obliguara që ato bukuri qe iav ka falë Allahu, tua shfaqin burrave të tyre legjitim kurse nuk janë të obliguara të mbajnë shami  para të  afërmve të ngusht që nuk ka ndonjë  ndales për ta ( si p.sh ndaj babes, vëllaut, axhës, dajës . E tj).

Dhe në fund vllezër i lutemi Allahut xh.sh  të na mundësoj të sillemi mirë me gratë e tona, me motrat e vajzat tona…e inshAllah kurrë nuk ndëgjojm se në mesin tonë apo në shoqërinë tonë dikush të ketë ushtëruar dhunë ndaj gruas…
Allahu na faltë e na meshiroftë të gjithve…Amin !

Hytbe e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit
Më datën: 06/12/2013
E përgaditi imami: Mr. Islam Hasani

Rreziku i korrupsionit për individin dhe shoqërinë






Vëllezër të dashur besimtarë…
Ne ditët e fundit edhe ne Kosove është shënuar dita ndërkombëtare kundër korrupsionit,   po ashtu kohës se fundit  nëpërmes mjeteve të informimit na ka rënë të dëgjojmë, të lexojmë apo shikojmë disa sondazhe të huaja dhe vendase te cilat vlerësojnë se korrupsioni në Kosovë është në një shkallë të lartë si ne sektorin publik, por edhe ne sektor te tjerë, pra e kemi sondazhin e një organizate te huaj "transparency international "qe e radhit Kosovën në vendin 111-të  (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë) , që donë të thotë se Kosova ka nivel të lartë të korrupsionit në sektorin publik sipas vlerësimit të tyre.
Se fundi kemi edhe një sondazh tjetër nga “Qendra Kosovare për Studim e Siguri”…që gjithashtu konsideron se shkalla e korrupsionit është e larte në vendin tonë, mirëpo vëllezër ne nuk do të ndalemi shumë në komentimin e këtyre sondazheve, dhe nuk e kemi ndërmend te bazohemi shumë në to, sepse nuk jemi te sigurt se a janë të ndikuara politikisht a jo,  mirëpo ajo çka dihet qartë është: se Kosova është vend i vogël, lidhjet familjare e të farefisit janë të dukshme e te ngushta, kështu që është e pa mundur te ndodhin shumë gjëra në mesin tonë e të mos zbulohen shpejt, sepse njerëzit flasin, shohin, analizojnë dhe e vërteta pa dal në shesh herët a vone nuk mbetet kurrë..
Te nderuar xhematli, besoj së shumë prej nesh jemi dëshmitarë vet, se kemi ndëgjuar raste të aferave korruptive që kanë ndodhur ..si në raste kur dikush me vite ka pritur të punësohet dhe ja del një tjetër jep ryshfet apo gjen lidhje dhe punësohet për vetëm disa dite..
- Apo i sëmuri pritë me javë te tera ne spital për operacion dhe vjen tjetri jep ryshfet ose gjen lidhje dhe futet ne operacion brenda ditës…
- Apo shkon i sëmuri urgjentisht për tu pranuar ne spital, e ai kushtëzohet se pa dhënë ryshfet nuk ka  shanca mu pranu…
- Bëhen shkelje të ligjit, qoftë gjoba në komunikacion e deri tek ato penale..mëshifen ose qëllimisht vonohen përshkak të ryshfetit apo lidhjeve familjare etj .
- Apo dikush dëshiron ta merr ndonjë tender, dhe kushtëzohet sa pa e dhënë një pjesë ryshfeti nuk i epet tenderi në asnjë mënyrë…, të gjitha këto fakte por edhe të tjera qytetarët tanë i dinë.
- Te nderuar xhematli, këto qe i përmendem nuk janë akuza të drejtuara ndaj dikujt në veçanti, por se qytetarët kosovarë për çdo dite ballafaqohen me to dhe i përfolin vazhdimisht ne bisedat e tyre .
Andaj vëllezër duke mos dashur ta zgjasim me tepër, ajo çka na takon neve, si imam dhe prijës fetare është, se përderisa po dyshohet se ka korrupsion ne vendin tonë, ..atëherë neve na mbetet obligim qe tua paraqesim juve qëndrimin Islam lidhur me këtë dukuri negative…
Te nderuar vëllezër, ne si prijës fetare e kemi obligim qe tju këshillojmë, tua tërheqim vërejtjen njerëzve në shoqërinë ku jetojmë , këtë e kemi emanet dhe obligim nga Allahu xh.sh , ashtu siq e kanë pasur me herët edhe pejgamberet e Allahut  të cilët ishin kumtues, këshillues dhe qortues (sipas asaj që ishin të inspiruar nga vahji –shpallja nga ana e Allahut)…ashtu ka vepruar edhe vula e pejgamberëve, shëmbëlltyra e jonë, Muhammedi a.s të cilit Allahu xh.sh ne disa ajete kuranore ia perkujton se detyra e tij është kumtues, këshillues e tërheqës vërejtje, këtë e dëshmojnë ajetet në vazhdim:
(قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلاغُ الْمُبِينُ) (سورة النور: 54
Thuaj: “Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
Pastaj Allahu xh.sh thotë:
وَقُلْ إِنِّي أَنَا النَّذِيرُ الْمُبِينُ) (سورة الحِجْر: 89)
          Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët”
Pastaj Allahu xh.sh thot
 (فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاغُ الْمُبِينُ) (سورة النحل: 82)
“obligimi yt është komunikimi-kumtimi  i qartë”.

Andaj vllezër edhe ne po i japim këshillat tona bazuar në Kuranin famelartë dhe synetin e pejgamberit a.s, se më të vërtet feja Islame e ndalon ryshfetin- korrupsionin me të gjitha menyrat e tij..
Andaj temea të cilen do ta trajtojmë sot është: Rreziku i korrupsionit për individin dhe shoqërinë.
Të nderuar vëllezër, ashtu siç e dini çdo vend i punës është emanet, dhe se punën duhet ta kryejmë me sinqeritet e përpikëri, e nëse nuk e bëjmë ne këtë mënyrë, atëherë ne nuk ja kemi dhënë hakun, dhe do të jemi përgjegjës për të gjitha pasojat..sepse nëse dikush abuzon me vendin e tij të punës, e mashtron dikë…nuk ka dyshim se njerëzit mund të mashtrohen lehtë, mirëpo duhet ditur se Allahun nuk mundet ta mashtroje askush, Ai na sheh e na mbikëqyre dhe do të na pyet për veprat tona…

     Te nderuar vëllezër, kur dikush nga ne punon ne cilëndo pune sipas profesionit te vet, ai në rend të parë duhet të mendoj qe emanetin e punes se tij ta qoje ne vend, kurse ne anën tjetër nuk duhet te epet pas lëvdatave e gradave, nuk duhet që të anoj nga dikush qe ka interes e ti përkulet, kurse ndaj te tjerëve qe nuk ka interes, te sillet vrazhdë me të ose ta anashkalojë, andaj vëllezër feja islame na mëson se ne  vendin e punës duhet ti trajtojmë të gjithë njësoj pa dallime..
Te nderuar vëllezër, ……… musliman i vërtetë është ai i cili i ka drone Allahut, e kryen punën si duhet, është besnik, nuk mashtron, nuk vjedh e as nuk korruptohet.

Vllezer te ndershem le ti kemi frik Allahut, të punojmë si duhet, e mos t a shfrytzojmë vendin e punës qe te përfitojmë apo te pasurohemi ne mënyrë të jashtëligjshme, e as mos të bashkëpunojmë me njerëz në pozita qe ti korruptojmë ata e të zhytemi sëbashku me ta në mëkat, sepse këtë e ka ndaluar Allahu xh.sh në Kuran, ne ajetin ku thotë:
(وَلا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقاً مِنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ) (سورة البقرة: 188
“Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)”.
Për këtë arsye vëllezër te nderuar, pejgamberi a.s  e ndaloj ryshfetin apo korrupsionin, e mallkoi atë qe i jep dikujt (ryshfet) dhe atë qe e merr apo pranon (ryshfetin) , e mallkoi edhe atë që ndërmjetëson në këtë punë, e gjithë kjo qe të na tërheqë vërejtjen që të rrimë larg nga kjo dukuri e shëmtuar , sepse nëse rrimë larg kësaj pune të ligë, ne do ta mbrojmë fenë dhe moralin tonë, do ta mbrojmë pasurinë tonë, do ta mbrojmë edhe popullin apo shoqërinë ku jetojmë ne.
Hadithi në të cilin pejgamberi a.s ndalon ryshfetin apo korrupsionin gjendet ne Sunenin e Ebi Davudit, transmeton Abdullah bin Amer ibn el As se i dërguari  a.s ka thënë:
: "لعن الله الراشي والمرتشي"
Allahu e ka mallkuar atë qe jep ryshfet dhe atë qe e merr apo pranon ryshfetin
Në një rivalet tjetër: “edhe atë që ndërmjetsonë në dhënien e ryshfetit”
Të nderuar vëllezër, nga hadithi qe ua përmendem kuptojmë qartë urtësinë se përse u ndalua ryshfeti, sepse ai që merr ryshfet i duhet ti ndryshoj faktet në favor të klientit të tij, e ne anën tjetër i bënë zullum njerëzve të tjerë, kurse po ashtu ai që jep ryshfet është mëkatar, sepse ai bëhet shkas ta mësoj të korruptuarin që ai të mos kryej asnjë punë përveçse me ryshfet, duke ju bë zullum njerëzve e duke i varfëruar ata.

Besimtarë të nderuar, me të vërtet ryshfeti apo korrupsioni konsiderohet një sëmundje apo kancer qe po i rrezikon jo vetëm shtetet e huaja, por me e keqja është se edhe përkundër asaj se legjislacioni islam apo feja islame e ndalojnë këtë dukuri të lige, ryshfeti  po zë vend edhe ne shoqëritë islame apo vendet myslimane e qe prej tyre jemi edhe ne.

Xhematli të ndershëm, pejgamberi a.s thot:
 من استأمنَّاه منكم على عمل، فرزقناه عليه رزقًا، فما أخذ بعد ذلك فهو غلول"   سنن أبي داوود ،
“ kujt ja kemi besuar prej jush një pune, dhe pastaj ia kemi dhënë hakun për të(pagën-mëditjen), dhe nëse ndodhë   merr me tepër ajo i konsiderohet  hile (mashtrim).
Andaj vëllezër këtë hile (mashtrim) Allahu e ndalon në Kuran atëherë kur thotë:
 وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَـامَةِ) [آل عمران:161].
kush bën hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë"

Vëllezër te ndershëm, disa nga pasojat e ryshfetit apo korrupsionit janë:
* Me ane te ryshfetit dëshmohet për një person se është i drejtë kurse ne realitet ai nuk është ashtu.
* me ane te ryshfetit ndihmohet të gjykohet se abuzuesi ose shkelësi i ligjit është i pafajshëm, kurse e vërteta qëndron ndryshe.
Andaj nga ajo qe u përmend deri me tani, ne le te kuptojmë se ryshfeti i bën dëm tërë umetit dhe shoqërisë…kështu që me plot të drejtë  besojmë dhe shpresojmë se një musliman qe i ka dronë Allahut nuk e bënë këtë pune te lig, pasi i sheh se çfarë dëmesh sjell kjo dukuri negative për veten dhe shoqërinë.

Xhematli të ndershëm, mesazhi ynë i fundit i kësaj hytbe është: mos jepni e as mos merrni ryshfet kurrë, e as mos ndërmjetësoni ne këtë punë të ligë, sepse kjo vepër është e ndaluar me Kuran dhe sunnet.

Ju porosisim te punoni me sinqeritet e devotshmëri, e ta merrni hakun-pagën tuaj qe ju takon, e mos kërkoni më tepër e të bëni ndonjë keqëpëerdorim.
     Kurse për organet përgjegjëse shtetërore, luftimi i korrupsionit mbetet sfida më e madhe, luftimi i kësaj dukurie duhet te jetë prioriteti me i madh, e me se shumti ne këtë drejtim mund të ndihmojnë vet qytetarët e këtij vendi…sepse kur dikujt nuk i jep gjë, ai nuk ka  kah ta marr, nëse qytetarët e ndalin dorën, as ryshfet-marrësit nuk kanë çka të marrin sepse ju mbesin duart thatë…
Ne besojmë se një mbikëqyrje e rreptë e organeve të auditimit dhe të sigurisë në çdo sektor dhe ne çdo kompani publike e private e deri te bizneset e vogla do ti zbulonte ryshfet-dhënësit apo marrësit,  do ti dënonte ata sipas ligjit dhe në këtë mënyrë do te parandalohej apo do të zvogëlohej implikimi i njerëzve ne këtë pune te lig.
 Me këtë sugjerim po e përfundoj këtë hytbe…

E lusim Allahun të na bëjë prej punëtorëve të ndershëm, e te na ruaj nga përfitimet e paligjshme, e lusim Allahun të na bëjë të sinqertë ne fjalë dhe në vepra..Allahu i shpërbleftë te gjithë punëtortë e ndershëm me xhennetin firdews  …Amin…

E përgaditi: Mr. Islam Hasani