December 22, 2013

Rreziku i korrupsionit për individin dhe shoqërinë






Vëllezër të dashur besimtarë…
Ne ditët e fundit edhe ne Kosove është shënuar dita ndërkombëtare kundër korrupsionit,   po ashtu kohës se fundit  nëpërmes mjeteve të informimit na ka rënë të dëgjojmë, të lexojmë apo shikojmë disa sondazhe të huaja dhe vendase te cilat vlerësojnë se korrupsioni në Kosovë është në një shkallë të lartë si ne sektorin publik, por edhe ne sektor te tjerë, pra e kemi sondazhin e një organizate te huaj "transparency international "qe e radhit Kosovën në vendin 111-të  (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë) , që donë të thotë se Kosova ka nivel të lartë të korrupsionit në sektorin publik sipas vlerësimit të tyre.
Se fundi kemi edhe një sondazh tjetër nga “Qendra Kosovare për Studim e Siguri”…që gjithashtu konsideron se shkalla e korrupsionit është e larte në vendin tonë, mirëpo vëllezër ne nuk do të ndalemi shumë në komentimin e këtyre sondazheve, dhe nuk e kemi ndërmend te bazohemi shumë në to, sepse nuk jemi te sigurt se a janë të ndikuara politikisht a jo,  mirëpo ajo çka dihet qartë është: se Kosova është vend i vogël, lidhjet familjare e të farefisit janë të dukshme e te ngushta, kështu që është e pa mundur te ndodhin shumë gjëra në mesin tonë e të mos zbulohen shpejt, sepse njerëzit flasin, shohin, analizojnë dhe e vërteta pa dal në shesh herët a vone nuk mbetet kurrë..
Te nderuar xhematli, besoj së shumë prej nesh jemi dëshmitarë vet, se kemi ndëgjuar raste të aferave korruptive që kanë ndodhur ..si në raste kur dikush me vite ka pritur të punësohet dhe ja del një tjetër jep ryshfet apo gjen lidhje dhe punësohet për vetëm disa dite..
- Apo i sëmuri pritë me javë te tera ne spital për operacion dhe vjen tjetri jep ryshfet ose gjen lidhje dhe futet ne operacion brenda ditës…
- Apo shkon i sëmuri urgjentisht për tu pranuar ne spital, e ai kushtëzohet se pa dhënë ryshfet nuk ka  shanca mu pranu…
- Bëhen shkelje të ligjit, qoftë gjoba në komunikacion e deri tek ato penale..mëshifen ose qëllimisht vonohen përshkak të ryshfetit apo lidhjeve familjare etj .
- Apo dikush dëshiron ta merr ndonjë tender, dhe kushtëzohet sa pa e dhënë një pjesë ryshfeti nuk i epet tenderi në asnjë mënyrë…, të gjitha këto fakte por edhe të tjera qytetarët tanë i dinë.
- Te nderuar xhematli, këto qe i përmendem nuk janë akuza të drejtuara ndaj dikujt në veçanti, por se qytetarët kosovarë për çdo dite ballafaqohen me to dhe i përfolin vazhdimisht ne bisedat e tyre .
Andaj vëllezër duke mos dashur ta zgjasim me tepër, ajo çka na takon neve, si imam dhe prijës fetare është, se përderisa po dyshohet se ka korrupsion ne vendin tonë, ..atëherë neve na mbetet obligim qe tua paraqesim juve qëndrimin Islam lidhur me këtë dukuri negative…
Te nderuar vëllezër, ne si prijës fetare e kemi obligim qe tju këshillojmë, tua tërheqim vërejtjen njerëzve në shoqërinë ku jetojmë , këtë e kemi emanet dhe obligim nga Allahu xh.sh , ashtu siq e kanë pasur me herët edhe pejgamberet e Allahut  të cilët ishin kumtues, këshillues dhe qortues (sipas asaj që ishin të inspiruar nga vahji –shpallja nga ana e Allahut)…ashtu ka vepruar edhe vula e pejgamberëve, shëmbëlltyra e jonë, Muhammedi a.s të cilit Allahu xh.sh ne disa ajete kuranore ia perkujton se detyra e tij është kumtues, këshillues e tërheqës vërejtje, këtë e dëshmojnë ajetet në vazhdim:
(قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلاغُ الْمُبِينُ) (سورة النور: 54
Thuaj: “Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
Pastaj Allahu xh.sh thotë:
وَقُلْ إِنِّي أَنَا النَّذِيرُ الْمُبِينُ) (سورة الحِجْر: 89)
          Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët”
Pastaj Allahu xh.sh thot
 (فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاغُ الْمُبِينُ) (سورة النحل: 82)
“obligimi yt është komunikimi-kumtimi  i qartë”.

Andaj vllezër edhe ne po i japim këshillat tona bazuar në Kuranin famelartë dhe synetin e pejgamberit a.s, se më të vërtet feja Islame e ndalon ryshfetin- korrupsionin me të gjitha menyrat e tij..
Andaj temea të cilen do ta trajtojmë sot është: Rreziku i korrupsionit për individin dhe shoqërinë.
Të nderuar vëllezër, ashtu siç e dini çdo vend i punës është emanet, dhe se punën duhet ta kryejmë me sinqeritet e përpikëri, e nëse nuk e bëjmë ne këtë mënyrë, atëherë ne nuk ja kemi dhënë hakun, dhe do të jemi përgjegjës për të gjitha pasojat..sepse nëse dikush abuzon me vendin e tij të punës, e mashtron dikë…nuk ka dyshim se njerëzit mund të mashtrohen lehtë, mirëpo duhet ditur se Allahun nuk mundet ta mashtroje askush, Ai na sheh e na mbikëqyre dhe do të na pyet për veprat tona…

     Te nderuar vëllezër, kur dikush nga ne punon ne cilëndo pune sipas profesionit te vet, ai në rend të parë duhet të mendoj qe emanetin e punes se tij ta qoje ne vend, kurse ne anën tjetër nuk duhet te epet pas lëvdatave e gradave, nuk duhet që të anoj nga dikush qe ka interes e ti përkulet, kurse ndaj te tjerëve qe nuk ka interes, te sillet vrazhdë me të ose ta anashkalojë, andaj vëllezër feja islame na mëson se ne  vendin e punës duhet ti trajtojmë të gjithë njësoj pa dallime..
Te nderuar vëllezër, ……… musliman i vërtetë është ai i cili i ka drone Allahut, e kryen punën si duhet, është besnik, nuk mashtron, nuk vjedh e as nuk korruptohet.

Vllezer te ndershem le ti kemi frik Allahut, të punojmë si duhet, e mos t a shfrytzojmë vendin e punës qe te përfitojmë apo te pasurohemi ne mënyrë të jashtëligjshme, e as mos të bashkëpunojmë me njerëz në pozita qe ti korruptojmë ata e të zhytemi sëbashku me ta në mëkat, sepse këtë e ka ndaluar Allahu xh.sh në Kuran, ne ajetin ku thotë:
(وَلا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقاً مِنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ) (سورة البقرة: 188
“Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)”.
Për këtë arsye vëllezër te nderuar, pejgamberi a.s  e ndaloj ryshfetin apo korrupsionin, e mallkoi atë qe i jep dikujt (ryshfet) dhe atë qe e merr apo pranon (ryshfetin) , e mallkoi edhe atë që ndërmjetëson në këtë punë, e gjithë kjo qe të na tërheqë vërejtjen që të rrimë larg nga kjo dukuri e shëmtuar , sepse nëse rrimë larg kësaj pune të ligë, ne do ta mbrojmë fenë dhe moralin tonë, do ta mbrojmë pasurinë tonë, do ta mbrojmë edhe popullin apo shoqërinë ku jetojmë ne.
Hadithi në të cilin pejgamberi a.s ndalon ryshfetin apo korrupsionin gjendet ne Sunenin e Ebi Davudit, transmeton Abdullah bin Amer ibn el As se i dërguari  a.s ka thënë:
: "لعن الله الراشي والمرتشي"
Allahu e ka mallkuar atë qe jep ryshfet dhe atë qe e merr apo pranon ryshfetin
Në një rivalet tjetër: “edhe atë që ndërmjetsonë në dhënien e ryshfetit”
Të nderuar vëllezër, nga hadithi qe ua përmendem kuptojmë qartë urtësinë se përse u ndalua ryshfeti, sepse ai që merr ryshfet i duhet ti ndryshoj faktet në favor të klientit të tij, e ne anën tjetër i bënë zullum njerëzve të tjerë, kurse po ashtu ai që jep ryshfet është mëkatar, sepse ai bëhet shkas ta mësoj të korruptuarin që ai të mos kryej asnjë punë përveçse me ryshfet, duke ju bë zullum njerëzve e duke i varfëruar ata.

Besimtarë të nderuar, me të vërtet ryshfeti apo korrupsioni konsiderohet një sëmundje apo kancer qe po i rrezikon jo vetëm shtetet e huaja, por me e keqja është se edhe përkundër asaj se legjislacioni islam apo feja islame e ndalojnë këtë dukuri të lige, ryshfeti  po zë vend edhe ne shoqëritë islame apo vendet myslimane e qe prej tyre jemi edhe ne.

Xhematli të ndershëm, pejgamberi a.s thot:
 من استأمنَّاه منكم على عمل، فرزقناه عليه رزقًا، فما أخذ بعد ذلك فهو غلول"   سنن أبي داوود ،
“ kujt ja kemi besuar prej jush një pune, dhe pastaj ia kemi dhënë hakun për të(pagën-mëditjen), dhe nëse ndodhë   merr me tepër ajo i konsiderohet  hile (mashtrim).
Andaj vëllezër këtë hile (mashtrim) Allahu e ndalon në Kuran atëherë kur thotë:
 وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَـامَةِ) [آل عمران:161].
kush bën hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë"

Vëllezër te ndershëm, disa nga pasojat e ryshfetit apo korrupsionit janë:
* Me ane te ryshfetit dëshmohet për një person se është i drejtë kurse ne realitet ai nuk është ashtu.
* me ane te ryshfetit ndihmohet të gjykohet se abuzuesi ose shkelësi i ligjit është i pafajshëm, kurse e vërteta qëndron ndryshe.
Andaj nga ajo qe u përmend deri me tani, ne le te kuptojmë se ryshfeti i bën dëm tërë umetit dhe shoqërisë…kështu që me plot të drejtë  besojmë dhe shpresojmë se një musliman qe i ka dronë Allahut nuk e bënë këtë pune te lig, pasi i sheh se çfarë dëmesh sjell kjo dukuri negative për veten dhe shoqërinë.

Xhematli të ndershëm, mesazhi ynë i fundit i kësaj hytbe është: mos jepni e as mos merrni ryshfet kurrë, e as mos ndërmjetësoni ne këtë punë të ligë, sepse kjo vepër është e ndaluar me Kuran dhe sunnet.

Ju porosisim te punoni me sinqeritet e devotshmëri, e ta merrni hakun-pagën tuaj qe ju takon, e mos kërkoni më tepër e të bëni ndonjë keqëpëerdorim.
     Kurse për organet përgjegjëse shtetërore, luftimi i korrupsionit mbetet sfida më e madhe, luftimi i kësaj dukurie duhet te jetë prioriteti me i madh, e me se shumti ne këtë drejtim mund të ndihmojnë vet qytetarët e këtij vendi…sepse kur dikujt nuk i jep gjë, ai nuk ka  kah ta marr, nëse qytetarët e ndalin dorën, as ryshfet-marrësit nuk kanë çka të marrin sepse ju mbesin duart thatë…
Ne besojmë se një mbikëqyrje e rreptë e organeve të auditimit dhe të sigurisë në çdo sektor dhe ne çdo kompani publike e private e deri te bizneset e vogla do ti zbulonte ryshfet-dhënësit apo marrësit,  do ti dënonte ata sipas ligjit dhe në këtë mënyrë do te parandalohej apo do të zvogëlohej implikimi i njerëzve ne këtë pune te lig.
 Me këtë sugjerim po e përfundoj këtë hytbe…

E lusim Allahun të na bëjë prej punëtorëve të ndershëm, e te na ruaj nga përfitimet e paligjshme, e lusim Allahun të na bëjë të sinqertë ne fjalë dhe në vepra..Allahu i shpërbleftë te gjithë punëtortë e ndershëm me xhennetin firdews  …Amin…

E përgaditi: Mr. Islam Hasani

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.