September 13, 2013

Xhamia e Llapit sipas Wikipedias

http://sq.wikipedia.org/wiki/Xhamia_e_Llapit
Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet jashtë qendrës së Prishtinës në drejtim të magjistrales Podujevë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë. Në vitin 1999 ajo u shkatërrua nga forcat serbe dhe pas luftës iu bën mbi ndërtime dhe ndërtime përreth që shumë e pengon xhaminë. Me 10 korrik 2007, në zyret e Bashkësisë Islame të Kosovës, pronari dhe drejtuesi i Mabetex Group z. Behgjet Pacolli nënshkroi marrëveshjen për renovimin e Xhamisë së Llapit me udhëheqësin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve z. Baki Svirca.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.