Depërtimi i
Perandorisë Osmane në Ballkan reflektohet ndër të tjera edhe me fillimin e
ndërtimin e objekteve fetare, konkretisht xhamive. Njëra ndër to
në qytetin e Prishtinës është edhe xhamia e Llapit apo Ramadanie siç njihet
ndryshe. Nuk ka një datë të saktë të ndërtimit të
saj, por gjasat më reale janë ato të pjesës së dytë të shekullit XV-të ku
përmendet viti i ndërtimit 1470 dhe mesi i shekullit të XVI-të kur
përmendet viti 1551. Do të ishte e interesit të dihej me saktësi viti i ndërtimit,
por sido që të jetë kjo xhami paraqet njërën ndër objektet e para ose xhamive të
para në Prishtinë krahas Xhamisë së Mbretit (Mehmet
Fatihut) apo Xhamia e Madhe siç njihet ndryshe dhe xhamisë së Çarshisë, pastaj hamamit
të qytetit dhe objekteve tjera të ndërtuara në këtë periudhë. Xhamia e Llapit
ka marrë këtë emër ngase ndodhet në rrugën që të shpie në drejtim të rajonit të
Llapit ose paraqet njërën ndër objektet e para që haseshin atë kohë në hyrje të
qytetit të Prishtinës nga ajo anë. Në fillim të ndërtimit objekti besohet të
ketë qenë Mesxhid, por me kohë është avancuar dhe u shndërrua në xhami dhe
fitoi planimetrinë që ka sot dhe e cila përmban: sallën e lutjeve, minaren dhe hajatin. Në enterier prezentohet mihrabi, minberi dhe mafili si dhe dekoracioni piktural i cili ka qenë mjaft i dëmtuar.
Gjatë periudhave
të ndryshme kohore kjo xhami ka përjetuar edhe ndërtime përreth saj, pastaj
edhe intervenime në vetë xhaminë e të cilat kanë bërë që xhamia të përjetojë
një degradim dhe humbje të origjinalitetit. Kulminacioni i dëmtimit të kësaj
xhamie ishte ai i periudhës së luftës së viteve 1998-99 kur ky objekt u dogj
nga forcat serbe (në muajin prill 1999) duke i shkaktuar dëme mjaft të mëdha.
Ka patur disa iniciativa për restaurimin e kësaj xhamie, por fatmirësisht fillimi i realizimit të një restaurimi të mirëfilltë u ndërmor pas një bashkëpunimi në mes të donatorit të kompanisë Mabetex të pronarit Bexhet Pacolli, IKMM-së (Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) dhe Bashkësisë Islame të Kosovës .
Ky projekt filloi në vitin 2007
dhe pas rreth dy vjetësh Xhamia e Llapit me objektet përcjellëse përjetoi një
ndryshim mjaft të madh dhe pamje të bukur, fal restaurimit mjaft përmbajtsor
(duke eliminuar objektet të imponuara përreth) dhe duke e nxjerr në pah
objektin e xhamisë. Ky intervenim besojmë se në aspektin kohorë do t’ia zgjasë
jetën kësaj xhamie. Xhamia nga ajo periudhë (2009) është lëshuar në përdorim dhe tani ka frekuentimin e zakonshëm si dhe
plotësimin e disa kritereve që i nevojiten objetkeve të tilla të rëndësishme.
matrialin rreth historikut të xhamisë Ramadanije e përgaditi :
Emin Sallahu,
historian.
Dhjetor 2012
matrialin rreth historikut të xhamisë Ramadanije e përgaditi :
Emin Sallahu,
historian.
Dhjetor 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.