Besimtare te ndershëm… ashtu siç
jeni ne dijeni, me 25 dhjetor festohen krishtlindjet nga pjesëtaret e besimit
te krishtere, e ne nuk e kemi ndërmend t’u përzihemi atyre ne festa, dhe perse i
festojnë ato?, porse na vjen për çudi se në shtetin tonë që është deklarua si
laik, kur është ne pyetje festimi i disa festave jo islame, nuk ka dert që të
festohen edhe përbrenda objekteve shtetërore pa marre parasysh që kanë ngjyrim
fetar, si p.sh në shkolla ku më se shumti po aplikohet laiciteti (sidomos
urdhëresa administrative që ndalon shamitë për nxënëset), … ne tashme i kemi
parë bredhat e krishtlindjeve të vendosur në disa shkolla, rrugë, e
institucione tjera, pastaj persona te veshur me rroba babadimrash duke ju shpërnda
fëmijëve dhurata me paratë e vet prindërve
te fëmijëve…etj ..etj..të gjitha këto(bredhi, babadimri) ndoshta kishin me qenë
normale ne komunitetin e krishterë, pasi që doktrina e besimit te tyre ua lejon
një gjë te tille, mirëpo ne një mjedis mysliman, me tradita islame, me te vërtetë
këto janë te tepërta, dhe me e keqja është se me këto tradita te huaja jo
islame po mashtrohen fëmijët tanë, po mundohen tua hijeshojnë doktrinat e një
besimi tjetër, qe me te vërtetë kjo nuk është ne rregull, sepse ata janë fëmijë,
ata nuk janë ne gjendje ti kuptojnë gjerat mire, dhe dalëngadalë duke u rritur ata mund ta devijojnë
rrugën e drejte islame…
Te nderuar vëllezër, pak me herët
e përmendëm se krishtlindjet janë festë e krishterëve, por nëse ju referohemi
disa hulumtimeve rreth datës se krishtlindjeve, apo disa enciklopedive botërore
na del se po kjo date 25 dhjetor nuk është saktë datëlindja e Isait a.s, se po
të ishte 25 dhjetori apo 1 janari më të vërtetë datëlindja e Isait a.s edhe ne
si myslimanë do ta kishim dalluar këtë ditë me diçka ndoshta, porse e vërteta
qëndron ndryshe.
Vëllezër te ndershëm, dihet se ne
këto dite zakonisht ne disa televizione shfaqet filmi I jezusit dhe për këtë
arsye fëmijët tanë shpeshherë na pyesin për ngjarjen e tij, por jo vetëm fëmijët
por edhe te rriturit qe nuk kane lexuar për historinë e pejgambereve, e ne veçanti
për Isain a.s, shpesh herë mund ti përzijnë gjerat, e Allahu na ruajt te mendojnë
se ajo histori siç e shohin ne filma është e vërtetë…andaj vëllezër ne nuk po
zgjerohemi me shume , porse ndoshta jemi te obliguar tua sqarojmë juve se si e përshkruan
Kurani famëlarte lindjen e Isait a.s, kush ishte isai a.s dhe çfarë misioni
pati ai tek populli i tij, me një
fjale shkurtimisht do te mundohemi tua paraqesim këndvështrimin
islam rreth personalitetit te Isait a.s…
Vëllezër te ndershëm, Isai a.s ishte një
nder pejgamberet e zgjedhur “ ulul azmi” nga mesi i pejgambereve me te mirë dhe
me detyra me te vështira se sa pejgamberet tjerë, ai kishte jetuar diku 600
vite para Muhamedit a.s… Allahu fuqiplote Isain a.s e veçojë nga krijesat e
tjera duke e krijuar atë pa babë, mirëpo kjo mënyrë e krijimit te tij, ndonëse për
dikë mund te jete e çuditshme, mirëpo kjo nuk është aspak vështir për Krijuesin
e gjithësisë, Allahun az-ze we xhel-le I
Cili e krijoje Ademin a.s pa babë e as nenë…ashtu siç e përshkruan
Kurani I madhërishëm:
(إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ
تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ) (سورة آل عمران: 59)
Vërtet, çështja e
Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e
krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.
Ndërsa nena e Isait ishte Merjemja
a.s gruaja ma e ndershme dhe me e dalluar nga gratë e kësaj bote, ashtu siç e përshkruan
Kurani famëlartë me pseudonimin essiddikah “ e sinqerta e ndershmja” e cila u
rrit dhe u edukua ne një mes te njerëzve te devotshëm, ajo ishte e cila
I kryente obligimet e Allahut dhe kryente edhe vepra te tjera vullnetare, përveç
këtyre ajo u përgëzua nga melekët e Allahut se është zgjedhur nga gratë e tjera
me pastërtinë saj…thotë Allahu xhel-xhelaluh :
(وَإِذْ قَالَتِ الْمَلائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ
اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَى نِسَاءِ الْعَالَمِينَ) (سورة آل
عمران: 42)
Përkujto kur engjëjt
i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi
(nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës”.
Te
nderuar besimtarë…ashtu siç e dini, melaqet , engjëjt e Allahut nuk janë meshkuj
e as femra, nuk kane gjini, mirëpo këto janë krijesa te Allahut qe janë te
krijuara nga nuri apo drita dhe se kane mundësi te personifikohen ose ti
paraqiten dikujt ne formën e njeriut… ashtu siç ndodhi kur Allahu xh.sh e dërgoi
melekun xhibril a.s tek Merjemja , ai iu paraqit asaj ne formën e një te riu
fytyrëbardhë. Andaj porsa e vërejti Merjemja a.s melekun xhibril i personifikuar
ne këtë formë, nuk e njohu atë, dhe u frikësua shumë nga ai duke pasur frik qe
mos po i bënte asaj diçka të keqe, andaj në këtë rast ajo tha..ashtu siç na ka
treguar Allahu xh.sh ne Kuran:
(قَالَتْ إِنِّي أَعُوذُ بِالرَّحْمَنِ مِنْكَ إِنْ كُنْتَ تَقِيّاً)
(سورة مريم: 18)
Ajo tha: “Unë i
mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra
më le të lirë)!”
Dhe pastaj
meleku i tha asaj se Allahu
fuqiplote e ka dërguar atë tek ajo qe tia dhuroj asaj një fëmijë të mirë dhe të
pastër nga mëkatet. Pastaj Merjemja iu përgjigj atij me nje pergjigjje logjike
duke i thënë:
قَالَتْ
أَنَّى يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّا (20) قَالَ كَذَلِكِ قَالَ رَبُّكِ
هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَلِنَجْعَلَهُ آَيَةً لِلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِنَّا وَكَانَ
أَمْرًا مَقْضِيًّا (21)
Ajo tha: “Si do të kem
unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam
qenë e pamoralshme”.
Ai (Xhibrili) tha: “Ja,
kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e
krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është
çështje e kryer!”
Andaj
vllezër nga ky ajet kuptojmë qartë se për Allahun është lehtë të krijoje një fëmijë
pa babë, duke e dërguar këtë si mrekulli dhe argument qe tregon për Fuqinë ( Kudretin)
e Allahut s.w.t .
Xhematlij
të nderuar … bazuar ne tregimin për Isain a.s ashtu siç e pershkruajn disa nga
ajetet kuranore , siç tregohet Xhibrili i fryejti asaj dhe me pas ajo mbeti shtatzënë dhe u largua për një kohë duke qëndruar e distancuar nga njerëzit
për të mos u dhënë atyre arsye qe ta
akuzonin se kishte mbetur me barrë ende pa u martuar, dhe pas disa muajsh i
erdhi koha qe te lind isain a.s ..andaj duke qene e lodhur dhe e rraskapitur
nga dhimbjet e lindjes u ndal dhe u mbështet për një trungu te hurmës, dhe ne këto
qaste te vështira e paramendonte se çfarë akuzash të renda do ti ngarkohen asaj
pas kësaj lindje… kështuqë ajo shpresoj që të vdiste vetëm e vetëm qe të mos i përjetonte
ato akuza të renda, mirëpo meleku Xhibril i thirri asaj prej nën tokës apo e
vendit ku qëndronte ajo, duke i dhënë kurajë asaj dhe duke e përgëzuar se Allahu
do te bene te rrjedh një burim për shkak te saj dhe e urdhëroj ta shkund trupin
e hurmës (edhe pse ishte trup i tharë, papritmas Allahu e bëri të njomë e më
hurma) ne mënyrë qe ajo te hante e pinte nga te mirat qe Allahu e ka furnizuar
me to, dhe ia mësoj mënyrën se si ajo t’u përgjigjej njerëzve kur ata të
akuzonin atë për fëmijën e saj..kështuqë ajo vendosi të agjërojë nga të folurit(
vendosi të mos i fliste askujt).
Dhe pasi qe e lindi isanë, Merjeme erdhi tek populli i saj apo tek rrethi
ku jetonte ne qytetin e quajtur Bejtlehem duke e bartur te porsalindurin ne
duar ..ashtu siç e përshkruan Kurani famëlartë, ku Allahu xh. Sh thotë:
(فَأَتَتْ بِهِ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُ قَالُوا يَا مَرْيَمُ لَقَدْ
جِئْتِ شَيْئاً فَرِيّاً) (سورة مريم: 27)
Dhe duke e bartur
ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një
punë shumë të keqe!”
Kështu
pra filluan populli i saj ti drejtonin akuza te rënda, duke e lënduar atë dhe etiketuar
me etiketime te ndryshme, duke i thënë si munde ta besh këtë vepër te ligë..pra
e akuzonin se ky fëmijë ishte i jashtëligjshëm, mirëpo Merjemja a.s qëndronte e
heshtur dhe nuk përgjigjej fare, duke iu përkujtuar atyre se ashte agjërueshem
nga te folurit..pra ja ka ndaluar vetes qe ti flas dikujt ne këtë dite…dhe kur
iu ngushtua qeshtja asaj…ajo u beri me shenje qe ta pyetnin foshnjën e saj,
ashtu siç përshkruhet ne Kuranin famëlartë:
(فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي
الْمَهْدِ صَبِيّاً) (سورة مريم: 29)
Atëherë ajo u dha
shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”
Dhe ne këto momente ia mundësoj
Allahu Fuqiplotë Isait a.s duke qene si foshnje t’u fliste atyre, ashtu siç ka
ardhur ne Kurani kerim:
قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آَتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي
نَبِيًّا (30) وَجَعَلَنِي
مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ
وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا (31)
وَبَرًّا بِوَالِدَتِي وَلَمْ يَجْعَلْنِي جَبَّارًا شَقِيًّا (32) وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدْتُ وَيَوْمَ
أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا
Ai
(Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë)
librin dhe më ka bërë Pejgamber.
Më
ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë
për sa të jem gjallë!
Më
ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të
padëgjueshëm!
Selami (shpëtimi prej All-llahut)
është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej
varrit) i gjallë!”
Kështu Allahu Fuqiplote ia mundësoi
Isaut a.s te fliste duke qene ende si fëmijë ne djep…
Pra fjalët e para qe i shqiptoi Isau a.s
ishin:
Ai
(Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut
E qe
me këto fjale iu dëshmoj atyre njerëzve qe u përpiqnin ta njollosnin moralin e nënës
se tij, dhe përderisa këto fjalë gjinden ne Kuranin famëlartë i dëshmoj edhe
botes mbarë, se ai nuk ishte gjë tjetër përveç se rob I Allahut, dhe pejgamber i
Tij, e pranoje se e adhuron, i bene
ibadet Allahut Një dhe te pa shoq..sunduesit te vetëm te gjithësisë…pra këto fjalë te bekuara janë si
argument i fortë kundër atyre qe pretendojnë se ai ishte bir I Zotit …pra Isau
a.s qysh si foshnje ju dëshmojë te gjithë atyre qe bene përpjekje qe pas
ngritjes se tij, ti atribuojnë cilësi qe nuk i takojnë as atij e as nënës se
tij.
Besimtare te ndershëm, Allahu xhel-le
xhleluhu e dëshmon ne Kurani kerim, se Isai a.s ishte pejgamber i Allahut,
ashtu siç përshkruhet ne këtë ajet :
Dhe, kur Isai, biri i
Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam
vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që
do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”
Xhematlij te nderuar, ashtu siç po e
vëreni edhe ju, nga ajetet qe përmendëm, po vërehet se edhe Isau a.s sikurse te
gjithë te dërguarit e tjerë te Allahut, e thërriste popullin e tij qe ti përfillnin
parimet islame, te adhuronin Allahun pa i bere shok Atij, mirëpo fatkeqësisht
populli i tij, e përgënjeshtruan atë, dhe nga inati e zilia qe kishin ndaj tij,
thane se ai është magjistar, dhe kur i zbriti shpallja nga Allahu nuk i besuan
atij përpeq një pakice e vogël.
Isait
a.s Allahu xh.sh i dhuroj edhe disa mrekulli te mëdha në mënyrë që ti bindë
popullin e tij se ai është i dërguar nga Allahu, mirëpo populli i tij leje që
nuk i besuan, porse armiqtë e tij e penguan ne da’vetin - thirrjen e tij te
drjetë, dhe u përpoqën edhe qe ta mbytnin atë…porse Allahu Fuqiplotë e mbrojti Isaun a.s, dhe
e ngriti atë lartë ne qiell, kështu që armiqtë e tij nuk arritën as ta mbytnin
e as ta kryqëzojnë, …sepse këtë gjë e dëshmon Kurani famëlartë ne mënyrë të
prerë dhe te qartë, ashtu siç ceket ne Kuran:
“Po ata as nuk e
mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata
që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e
nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk
e mbytën atë”.
Përkundrazi,
All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm.
Andaj
vëllezër te ndershëm, ska dyshim se te gjithë pejgamberet e Allahut e kane
pasur një mision te vetëm, që te thërrasin qe te besohet Allahu Një, dhe te mos
i behet atij shok, as ne sundim e as ne adhurim…te gjithë erdhën duke i thirrur
njerëzit ne fenë islame dhe parimet e saj…ajo çka ndryshonin ne mes vete
ishte..se disa nga ta kishin detyra dhe përgjegjësi me të mëdha e disa me te
lehta...dhe se kishte disa ndryshime sa i përket mënyrës se kryerjeve te disa
obligimeve apo dispozitave fetare, d.m.th ka pasur ndryshime në legjislacion…
(Tregimi
për jetën e Isait a.s është i gjatë, dhe ne e kemi pasur të pamundur ta sjellim
të tërin në këtë hytbe, për më shumë mund të lexoni kaptinen Merjem, El-Maide, etj
, dhe libra të historisë islame..)
Allahu na befte prej atyre qe i besojmë
te gjithë pejgamberët pa dallim…
Allahu na befte prej pasuesve te
Muhammed mustafas a.s dhe na munëdesoft shefaatin e tij…dhe na mundesoft te
jemi ne xhennet sebashku me te Amin
Hytbe e mbajtur në Xhaminë e
Llapit
E premte: 20/12/2013
E përgatiti imami: Islam Hasani
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.