February 26, 2014

PËR NDERË TË 6 VJETORIT TË PAVARSISË SË KOSOVËS


Besimtarë të nderuar…ashtu siç e dini, sikurse për çdo vit, edhe sivjet për nderë të 6 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës, ketë hytbe të sotme do ija kushtojmë kësaj ngjarje madhështore me rëndësi historike për mbarë popullin tonë.
Të nderuar vëllezër, ju e dini se me 17 shkurt 2014 do të kremtojmë in shaa Allah 6 vjetorin e pavarësisë së republikës së Kosovës, andaj qysh në fillim shfrytëzojë rastin tu urojë juve xhematli të ndershëm, pastaj i urojë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendi, në diasporë e mërgatë, pastaj i urojë edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë pa dallim kombi e nacionaliteti, të cilët ja donë të mirën këtij vendi, dhe kanë dëshirë që shteti i tyre të ecë përpara dhe drejt përparimit.

Të nderuar vëllezër besimtarë, të gjithë e dimë së për të ardhur deri tek akti i pavarësisë, apo shpalljes së sajë, u dashtë një rrugë e gjatë e e mundimshme, u deshtë të përjetojmë sakrifica të shumta, kaluam shume vite ne vuajtje, në persekutime, na u mohuan edhe te drejtat ma elementare, si e drejta e shkollimit , punësimit, etj…, për këtë arsye populli jonë e pa, se e vetmja mundësi për të dalë prej kësaj situate, ishte lufta çlirimtare, sepse pa gjak nuk fitohet liria, këtë e kishin të ditur…dhe ja ndodhi çka ndodhi, u derdh shume gjak ne luftën 1998-99, ranë shumë dëshmorë, u dogjën shumë shtëpi e xhami, e fshatra të tëra, o dëbuan me dhune nga Kosova një milion e gjysmë kosovarë, derisa deshi Allahu që pas vështirësisë të na sjell lehtësimin, dhe pasi që ishim të pambrojtur, na doli në mbrojtje dhe na ndihmojë, thotë Allahu në Kuran:

(إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً) (سورة الشرح: 6)
“ më të vërtetë pas veshtirësisë Allahu sjell çlirim”

Pastaj Allahu në një ajet tjetër thotë:
(وَنُرِيدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ) (سورة القصص: 5)
E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.

Andaj vllezer ky çlirim nga Allahu xh.sh nuk erdhi rastësisht e as si mrekulli për neve, por erdhi si rezultat i sebepeve apo shkaqeve qe i kemi ndërrmarrë ne si popull, e para: duatë, lutjet për ndihmë ndaj Allahut, pastaj Uniteti i popullit me liderët e zgjedhur politik, koordinimi politik në mes liderve jo ushtarak dhe atyre ushtarak të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, koordinimi në mes politikanëve kosovar dhe atyre ndërkombtarë, gjë që ndikojë edhe në intervenimin e natos, dhe qlirimin përfundimtarë nga armiku i jonë, dhe uniteti i mirëfillt deri në aktin e shpalljes së pavarësisë me 17 Shkurt 2008.

Andaj vllezer, mos harroni se ndihma kryesore ka qenë nga Allahu xh.sh, që na ndihmojë neve si popull, por na ndihmoj neve gjithashtu që jav hapi zemrat edhe shteteve e fuqive të mëdha që të na ndihmojnë në këtë luftë të drejtë që e lamë pasë.…, sepse siq thamë qdo gjëje i paraprin shkaku apo sebepi, kjo është e vertetuar edhe në Kuranin famëlartë, atëtëherë kur Allahu xh.sh na mëson për Dhulkarnejnin a.s, se si Allahu ja mundësoi që ai ta shtrijë pushtetin e tij në tokë, thot I lartëmadhërishmi:
(وَيَسْأَلونَكَ عَنْ ذِي الْقَرْنَيْنِ قُلْ سَأَتْلُو عَلَيْكُمْ مِنْهُ ذِكْراً) (إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ سَبَباً) (فَأَتْبَعَ سَبَباً) (سورة الكهف: -84-8583)
75. Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”.
76. Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete(sebepe) për çdo gjë (që i janë nevojitur)
Ai iu rrek një aso mundësie., (d.m.th morri shkakun apo sebepin…. )

Andaj vllezër le të jetë kjo edukatë Kuranore, nxitje e mirë për ne, në të ardhmen, që për ta quar këtë shtet përpara duhet të ndërmirren sebepet apo shkaqet e duhura.
Të nderuar vëllezër, dijeni se feja Islame na nxitë shumë që ta dojmë shtetin tonë, ta mbrojmë atë në mënyrën më të mirë, por në tjetrën anë na ndalon që ne te jemi te vrazhdë, e ti urrejmë të tjerët, po ashtu vëllezër feja jonë na mëson se ne nuk ishim të parët dhe as te fundit që përjetuam sprova të ndryshme, porse edhe besimtarët para nesh kishin sprova ndoshta edhe më të mëdha se sa ato që i përjetuam ne…atëherë vëllezër neve si popull na mbetet që pas të gjitha këtyre sprovave, mos të ndalmi e të qajmë të kaluarën tonë, por të mundohemi ta përmirësojmë të tanishmen tonë, sepse pa e ndryshuar gjendjen tonë për të mirë, nuk do të ketë as ndryshim të mirë për ne..

Andaj vllezër ne duhet që të punojmë për ta ngritur dhe forcuar shtetin tonë, si politikisht, po ashtu edhe ekonomikisht, le të punojmë shumë që ta zhdukim varfërinë dhe papunësinë, probleme këto të mëdha që po na përcjellin që 14 vite, e sidomos që 6 vite shtet, le të mundohemi të gjithë bashkarisht që ti zhdukim dukuritë negative, qoftë në politikë si ryshfeti koorupsioni, nepotizmi etj…qoftë ato dukuri negative në popull apo shoqëri, si: droga, alkooli, zinaja, trafikimi i qenjeve njerzore, bigjozi, vjedhja, vrasja, hakmarrja, vetvrasja…etj

Po ashtu vllezër, duhet patjetër të punohet për ngritjen e nivelit të edukatës dhe moralit e sidomos tek të rinjtë tanë, e në veqanti në shkolla fillore e të mesme, futja e lëndës fetare në shkolla ka qenë dhe mbetet kërkesë e përhershme e Bashkësisë islame, dhe e myftiut të Kosovës, por edhe e muslimanëve të këtij vendi, kjo kerkesë nuk është qështje politike e askujt, por nga politikanët tanë kërkojmë ndihmë që ta zgjedhim këtë qështje.

Andaj vllezër edukata fetare në shkolla por edhe bartja e shamiave për vajzat tona janë të drjeta të qytetarve të këtij vendi, ne vendet evropiane muslimanet tashmë keto qështje i kanë të zgjidhura.., duke u bazuar në ligje dhe kushtetuta të vendeve të tyre, kurse vllezer sa i përket lëndës fetare, ska dyshim se e kanë vertetuar komisioni i përberë nga zyrtarë nga bashkësia islame dhe zyrtarë qeveritarë të cilët para disa muajve si komision kanë udhtuar në shtetet e Evropës dhe e kanë parë se atje aplikohet lënda fetare.

Të nderuar vllezër, neve na mbetet të punojmë bashkarisht, nëse qytetarët e ndihmojnë shtetin, edhe shteti duhet ti ndihmoj ata, e nëse nuk ndodhë ndihma reciproke, suksesi është i pa mundur të arrihet.

vllezër besimtarë… më të vërtetë liria dhe pavarsia e vendit tonë, mund të konsiderohet një begati dhe dhuratë e madhe prej Allahut për ne…e nimetet dhe dhuntitë e Allahut nuk duhet të harrohen, por duhet te kujtohen e rikujtohen, keshtu na porosite Allahu i Madhrishëm në Kuran kur thot:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَنْ يَبْسُطُوا إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ) (سورة المائدة: 11)
O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.

Xhematli të ndershëm, nëse dojmë ta dijme se si duhet ta falënderojmë Allahun për të mirat e dhuntitë e Tij ndaj nesh, atëherë duhet ta plotesojme këtë kusht që Allahu na ka vënë në ajetin vijues:
(الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ) (سورة الحج: 41)
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes.

Atëherë vllezër falenderimi ndaj Allahut për dhuntitë e tij ndaj nesh po manifestohet me kryerjen e këtyre 4 obligimeve, faljen e namazit, dhënjen e zeqatit, urdhrimin per te mirë dhe ndalimin nga e keqja...

Besimtarë të ndershëm, Allahu na nderoi neve me pavarsi, na la udhheqjen e vendit në duar të tona, Por sa jemi ne duke i kryer këto obligime që u permendën më herët...? po ti kishim kushtuar rendesi namazit dhe lidhjes me Krijuesin tonë, shumë dukuri negative nuk do ti kishim në këtë shoqëri, sikur të mirrej zeqati nga të pasurit nuk do të kishte varfri të skajshme në vendin tonë, sikur të aplikohej urdhrimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja, dukuritë negative në shoqëri do të eleminoheshin ose paksoheshin, si droga, zinaja, vrasja etj... .

Vllezër të ndershëm…ne më të vërtetë kemi nevojë të jemi më unike…të mos përqahemi, sepse perqarja sjell dobësi…përderisa uniteti i popullit tonë ishte i rëndësishëm para dhe ne luftë, uniteti i popullit dhe i politikanve kërkohet edhe tani pas 6 viteve shtet, ne i kuptojmë principet demokratike, mirpo uniteti politik është faktorë i rëndësishëm që kosova të ecë përpara, dhe që ne si popull mos të pësojmë shkaku i përqarjeve politike.

Vëllezër të ndershëm… vendi jone gjate ketyre viteve ka pasur nje progres dhe perparim ne shumë fusha, megjithatë shtetit shteti tonë edhe pas 6 viteve pavarësie i mbetet obligim të përkujdeset për shtresat e anashkaluara të popullsisë në shoqërinë tonë si: jetimët, invalidët e luftës, pensionistët, ata që jetojnë në varfëri të skajshme, personave më nevoja të veçanta, familjet e të pa gjeturve , të punohet për zbardhjen e fatit të pagjeturve… …etj.

Vëllezër te ndershëm, po flitet se ne këtë vit do te këtë zgjedhje nacionale, e lusim Allahun qe edhe këto zgjedhje te kalojnë pa probleme, poashtu e lusim Allahun qe të na bëjë të mundur ti zgjedhim më të mirët nder ne për udhëheqje.
Të nderuar vëllezër…të gjithë ne i gëzohemi përvjetorit të pavarësisë së vendit tone, porse besimtari i vërtetë gëzimin e tij nuk e shfaq duke i kaluar kufijtë, e as duke bërë harame, si me prije të alkoolit..e mëkate të tjera…

Dhe së fundi lutemi: O Allahu ynë të lutemi Ty ti shpërblesh të gjithë ata që dhanë mund dhe sakrifikuan për ndërtimin e këtij shteti!
O Allahu ynë na mundëso ta përmirësojmë gjendjen tonë (për të mirë), në mënyrë qe të përfitojmë Kënaqësinë Tënde në dynja e ahiret..shpërblena të gjithve me xhennet …Amin…!


 Hytbe e xhumasë
e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit,
nga imami: Mr. Islam Hasani
me datë: 14.02.2014,
Prishtinë

Vëllavrasja ndër mëkatet më të mëdha




Vëllezër të dashur muslimanë, më të vërtet ndihemi të pikëlluar kur thuaja se për çdo ditë po dëgjojmë nëpër mes medieve qofte ato të shkruara apo elektronike, se ne vendin tonë po ndodhin vrasje, vlla- vrasje, plagosje, qoftë në rrugë, bile bile kjo dukuri kohës se fundit ishte prezente edhe nëpër disa shkolla të vendit tonë..
Të nderuar vëllezër, me vlla -vrasje nënkuptohet: vrasje në mes dy vëllezërve  mysliman (dy vetave,ose dy grupeve që i përkasin fesë islame), po ndodh vrasje ne mes dy shqiptarëve vëllezër të një kombi apo gjaku, e kjo është me të vërtetë për keqardhje, e dashtë Zoti e nuk dëgjojmë kurrë raste të tilla në vendin tonë.
Të nderuar vëllezër, motivet, shkaqet, sebepet  e këtyre vrasjeve munden me qenë të ndryshme, dhe se ne nuk kemi nevojë të hyjmë në hollësi, sepse organet e drejtësisë, gjykatat etj.... e kryejnë këtë punë, porse neve na intereson qe ta luftojmë dukurinë e vlla- vrasjes në Kosovë, dhe se roli jonë si imam është qe ta vetëdijësojmë xhematin tonë se feja islame është kundër vlla -vrasjeve, dhe se vrasja e njeriut me qëllim e paramendim konsiderohet ndër mëkatet me të mëdha shkatërruese.
Vëllezër besimtarë, ashtu siç e dini, feja islame është fe e paqes, është fe e cila nuk e arsyeton gjakderdhjen në asnjë mënyrë, përveç se në luftë me armikun, për ta mbrojtur nderin dhe pragun e shtëpisë, apo ne ato raste specifike qe i parasheh sheriati islam si masa ndëshkimore për ata qe i shkelin ligjet dhe dispozitat e Allahut.

Nganjëherë vëllezër ndoshta po turpërohemi ti themi dikujt se jemi musliman, sepse kur e shikojmë domethënien e fjalës musliman dhe veprat tona, atëherë vijmë në përfundim sa ka shume gjëra qe nuk janë të përbashkëta.
Nëse e marrim fjalën musliman, që d.m.th: i dorëzuar, i nënshtruar (ndaj urdhrave te Allahut), dhe ja hedhim një shikim veprave tona, atëherë mund të analizojmë veten se sa jemi dorëzuar ne pranë urdhrave të Allahut:
* Allahu ndalon vrasjen, kurse në popullin tonë vazhdimisht po ndodhin vrasje.
*Allahu urdhëron faljen e namazit, kurse në mesin tone shumica nuk e falë.
* Allahu urdhëron mu sjell mire me prind, kurse në mesin tonë ka të atillë që i braktisin prindit për çdo dit.
*Allahu urdhëron me ruajt familjen dhe fëmijët, me i edukua me moral të mirë, kurse në mesin tonë ka të tillë që nuk brengosen fare për këtë punë.
Atëherë vëllezër a po ja japim hakun kësaj fjale “musliman “qe e duam kaq fort, apo po kemi dëshirë vetëm me na thënë dikush qe jeni musliman...
Pastaj vëllezër, e kemi thënë disa here , se fjala musliman  e ka domethënien edhe paqesorë, atehere sa po jemi ne paqesore me të tjerët? Ju po e shihni gati për çdo ditë po ndodhin: ngatërresa, plagosje, vrasje, vetëvrasje,  dhunë familjare...etj etj ...a perime paqësore po jemi a...? kjo po del se jo...nga kjo po kuptojmë se dikush fjalën musliman po e pëlqen vetëm si emërtim, ndërsa me vepra jo Vallah....
Xhematli të ndershëm, ashtu siç u përmend me herët dhe duke u bazuar ne dispozitat Kuranore, vijmë në përfundim se vlla-vrasja, kjo dukuri e shëmtuar radhitet në grupin e mëkateve më të mëdha, sepse në Kuran është përmendur dënim i madh për ata që kryejnë  vrasje të qëllimtë, thotë Allahu az-ze we xhel-le:
(وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِناً مُتَعَمِّداً فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِداً فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَاباً عَظِيماً) (سورة النساء: 93)
          Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
Andaj vëllezër këto 4 lloj dënimesh qe u përmenden në këtë ajet: 1. Dënimi me xhehenem, 2. Hidhërimi i Allahut ndaj vrasësit, 3. Mallkimi Allahut ndaj tij, 4. përgatitja e një dënimi të veçantë për të, pra këto masa ndëshkuese duhet të jenë frikësuese për të gjithë ata qe ju shkon ndërmend të planifikojnë vrasje për të tjerët.
Të nderuar muslimane, me keqardhje themi se në shoqërinë tonë vrasja e dikujt edhe në rrethana të padrejta shpeshherë konsiderohet trimëri, e që në fakt është zullum ndaj vetes dhe familjes, zullum ndaj atij qe bie viktimë dhe familjes së tij…, zullum vetes në këtë dynja me vuajte të burgut, e pastaj me pasim të hakmarrjes,  ndërsa në ahiret e pret dënimi i Allahut…
Vëllezër të ndershëm, Allahu xh.sh në një ajet tjetër, na tregoi se sa është gjynah (mëkati) i madh për atë që bënë vrasje, Allahu në Kuran na tregon për ndëshkimin e madh qe kishte caktuar për Beni Israilët (jehudët)..përkitazi me vrasjen, thotë Allahu xh.sh:
(مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرائيلَ أَنَّهُ مَنْ قَتَلَ نَفْساً بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعاً ) (سورة المائدة: من الآية 32)
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. D.t.th si me I pas mbyt krejt njerzit e botes.
Ndërsa vëllezër në ajetet vijuese që do ti përmendim Allahu xh.sh, përveç që cakton mase dhe dënim të rreptë për kryesit e vrasjeve të qëllimta, jep shenjë për pendim-istigfar..., ndoshta donë Allahu i falë e i përfshinë me Rahmetin e Tij, nëse ata pendohen e i bien pishman (e në veçanti kërkohet që vrasësit që vuajnë dënimin me burg në këtë botë, që të pendohen e mos të mendojnë për vrasje tjera e hakmarrje, sepse burgu i kësaj bota nuk është asgjë në krahasim me dënimin e Allahut në ahiret), thotë fuqiploti:
(وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً)  (يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً) (إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُولَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً) (سورة الفرقان: 68، 69، 70)
          Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
Andaj vëllezër pas këtyre ajeteve, le tu drejtohemi atyre qe janë ne bela duke i porositë: O vëllezër mos kryeni vrasje, mos e bëni këtë mëkat të madh, mos e humbni veten në dynja e ahiret, mos iav   shkatërroni ardhmërinë fëmijëve tuaj…por pendohuni tek Allahu, Ai e ka Rahmetin e madh, bini pishman për veprat e liga..Allahu ju faltë..
Gjithashtu vëllezër te ndershëm, pejgamberi a.s  e ka llogaritur vrasjen e qëllimtë ne grupin e 7 mëkateve me të mëdha ku thotë:
((اجتنبوا السبع الموبقات))، وذكر منها: ((قتل النفس التي حرم الله إلا بالحق))
Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese , ndër to e përmendi mbytjen e njeriut pa të drejtë.
Po ashtu të nderuar vëllezër, feja islame ndalon nxitjen e dikujt për vrasje ndaj vëllait të tij musliman , qoftë me fjalë apo me asharet…transmetohet nga imam Ahmedi se pejgamberi a.s ka thënë:
 ((من أعان على قتل مسلم بشطر كلمة لقي الله مكتوبٌ بين عينيه: آيس من رحمة الله)).
Kush (nxitë ) ndihmon që të vritet një musliman, po edhe në qoftë me gjysmë  fjale, do ta takoj Allahun, e që ai(shtisi) në mes dy syve te tij do ta ketë të shkruar: I përjashtuar nga rahmeti i Allahut.
Te nderuar vëllezër besimtarë: ndër shkaqet kryesore që ndikojnë të shpeshtohet numri i vrasjeve në shoqërinë islame, janë:
Bartja e armës me vete nga civilët, qoftë ajo thikë, revole,  etj me pretekst se nëse ngatërrohem me dikë ta përdori për ta mposhtur kundërshtarin …e qe shpesh herë kur hidhërimi i tejkalon kufijtë dhe vesveset e shejtanit janë prezente, padyshim se ndodh edhe ajo më e keqja, ndodh vrasja….Allahu na ruajt…andaj këtu na del një porosi, mos mbani armë me vete, gjithherë kujtojani vetes se jeni musliman, jeni paqesor, pastaj keni kujdes kontrolloni fëmijët tuaj kur te shkojnë në shkollë, që mos t ë bartin mjete të rrezikshme me vete…kujdesuni për evladët e familjet e juaja sepse çdo kryefamiljar është përgjegjës për anëtaret e familjes se tij, është përgjegjës para Zotit e mundet me qenë përgjegjës edhe para ligjit njerëzor (në gjykatë) etj…
Të nderuar xhematli, ju porosisim juve qe këtë mesazh te kësaj hytbe, ta përcillni edhe tek te tjerët, ta diskutoni ne ndejat tuaja në familje, me shokë e miq dhe kudo qe e shihni të udhës, nëpër mexhliset e juaja,  krejt çka kërkohet prej jush është qe ti vetëdijësoni të tjerët duke ju thënë:
-         Me vra njeriun gjynah ma të madh nuk ka,
-         Allahu në Kuran ka thënë: se kush e vret njeriun me qëllim, dënimi i tij ka me kane xhehenemi, e atyre qe tash veç janë ra në bela, duhet me ju dhanë gajret, duke ju than bini pishman për atë çka keni bë, burgun po e fitoni posepo, por lutuni Allahut që tju falë,  se Allahu e ka rahmetin e madh e nashta ju falë e nuk ju dënon në botën tjetër.
-         pastaj vëllezër mundohuni sa te keni mundësi qe aty ku ka ngatërresa mes njerëzve, bëni të pamundurën qe ti pajtoni..e mos i leni me ra në bela..sepse sevapi është shume i madh tek Allahu nëse ju arrini me i pajtua dy vet ose dy familje apo 2 grupe..
Dhe ne fund vëllezër të ndershëm: le ti kemi frike Allahut, të largohemi nga punët e këqija  e ne veçanti nga mëkatet më të mëdha ( si shirku, vrasja, zinaja  (prostitucioni), kamata.. etj), sepse largimi nga mëkatet e mëdha, sjell tek ne shpresë për Mëshirën dhe Kënaqësinë e Allahut ndaj nesh, na sjell neve shprese për falje nga ana e Allahut të Madhëruar I cili thotë:
(إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلاً كَرِيماً) (سورة النساء: 31)
Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm. 
Dhe se fundi e lusim Allahun fuqiplote me Cilësitë dhe Emrat e Tij te bukur , qe të na forcoje besimin tonë, që të na forcoje në fenë tonë, I lutemi Allahut az-ze we xhel-le që të na mbroje neve dhe të na ruaj nga sprovat, nga belat, nga ngatërresat dhe punët e liga ..i lutemi Allahut te na fal e te lëshoj rahmet mbi ne…ja erhamerr-rrahimin..! Amin


Hytbe e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit
Më datë: 21.02.2014,
E përgatiti imami: Mr. Islam Hasani

January 02, 2014

Hytbja e kryeimait Mr.Sabri Bajgora

hytbe e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në vitin 2013


January 01, 2014

Mësime nga Hixhreti

Hytbe e mbajtur me datën: 23.11.2012 në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
Ligjëroi : Mr. Islam Hasani

pjesa e parë: Mësime nga Hixhreti
pjesa e dytë: Urime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Te nderuar vllezër besimtarë:
Ka dashur Allahu Fuqiplotë që në këtë muaj t'i përkujtojmë shumë ngjarje me rëndësi historike, qofshin ato të ndërlidhura me historinë Islame, si fjala vjen para pak ditësh gjegjësisht të Ejtën e javës së kaluar përkujtuam ngjarjen më madhore në Islam, e ajo ishte përkujtimi i hixhretit-shpërnguljes së pejgamberit a.s dhe besimtarëve mekkas nga Mekka në Medine, e që nga kjo ngjarje muslimanet filluan ta shenojn dhe numrojnë edhe vitin e tyre hixhrij… dhe ja tani ne gjindemi në Muajin Muharrem 1434 H, muaj ky që ka fadilet dhe vlerë të madhe, dhe mu për këtë pejgamberi a.s kur është pyetur nga ebu dherri r.a se cila natë e muajit është më e mira dhe cili muaj ndër muajt e tjerë është më i mirë, ai a.s iu përgjigj:
"خير الليل جوفه، وأفضل الأشهر شهر الله الذي تدعونه المحرم"
Nata më e vlefshme është nata e mesit e çdo muaji, ndërsa muaji më i vlefshëm( kuptohet pos Ramazanit) është muaji që ju e quani Muharrem.
Po ashtu kemi edhe hadithin tjetër që flet për vlerën e agjerimit vullnetar gjate ketij muaji, transmeton Ebu hurejrte r.a se pejgamberi a.s ka thene:
" أفضل الصيام بعد رمضان شهر الله المحرم، وأفضل الصلاة بعد الفريضة صلاة الليل" .
Agjërimi më i mirë (d.m.th vullnetar)pas muajit ramazan, është ai që bëhet në muajin e Allahut Muharrem, dhe se namazi më i mirë- me i dobishëm pas atij që është farz, është namazi i(nafile) natës.
Po ashtu vllezër në këtë muaj të shenjtë e të madh ndodhi edhe një ngjarje madhore e ajo është dita kur Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga faraoni, hapi detin për Musain a.s dhe popullin e tij, dhe pasi i shpëtoi ata, e fundosi faraonin dhe ushtrine e tij në të njejtin det, ( në detin e kuq ashtu siq njihet sot), e kjo ditë njihet me emrin Ashura..apo dita e ashureve, e cila është nesër me 10 muharrem apo te shtunën më 24 nëntor...ditë kjo për të cilën na ka porositur pejgamberi a.s ta agjerojmë, duke ia paraprirë me një ditë para kësaj dite apo duke e agjeruar këtë ditë dhe një ditë pas saj...

Transmeton ibn abbasi r.anhuma se kur pejgamberi a.s erdhi në Medine i gjeti jehudët tek agjëronin ditën e ashurës, pastaj i pyeti ata se për çfarë e agjërojn ata këtë ditë?, ata u përgjigjën, kjo është ditë e madhe në të cilën e shpëtoi Allahu Musain dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi faraonin dhe popullin e tij, keshtu që Musa a.s e agjëroj këtë ditë në shenjë falënderimi, e për këtë edhe ne e agjërojme, atëherë pejgamberi a.s tha ne jemi me meritorë se sa ju për ta pasuar Musain a.s me këtë agjërim, e agjëroi ai a.s këtë ditë dhe urdhëroi të agjerohet kjo ditë.
Poashtu kemi edhe një hadith tjetër që e transmeton ebu katade r.a se pejgamberi a.s ka thenë lidhur me vlerën e agjërimit të ditës së ashures:
: أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله
Shpresoj tek Allahu se agjërimi i kësaj dite i fshinë gjynahet e vitit të kaluar, apo para një viti.
Te nderuar vllezër besimtarë, deshti Allahu xh.sh që në këtë muaj të bekuar e të madh përveq këtyre ngjarjeve më rëndësi në historinë Islame, ta shënojmë edhe një ngjarje historike madhështore për tërë kombin shqiptarë e ajo është 100 vjetori i pavaresise së Shqipërisë, atëherë që nga këtu, dhe nga ky minber shfrytzojmë rastin tjua urojmë juve dhe të gjithë shqipëtarve anembanë globit 100 vjetorin e pavaresisë së shqiprisë.
Te nderuar vllezër besimtarë, ashtu siq e dini shpallja e pavaresisë së shqiprisë më 28 nëntor 1912 ishte një kthesë e madhe për tërë kombin shqiptarë, me të vërtetë kjo ngjarje mund të konsiderohet edhe si rilindje e kombit tonë, dhe shpëtim nga shfarosja dhe asemilimi nga armiq të shumtë të shqipëtarve.
Vllezër të ndershëm kjo ngjarje madhështore na bënë ti kujtojmë ata burra të mdhenjë të kombit tonë Si Ismail bej Qemajlin, Isa Boletinin, Bajram Currin e Idris Seferin, Hasan prishtinen etj etj ..të cilët i dueln në ball armikut më luftë politike e frontale, për të ndaluar kolonizimin, shfarosjen dhe asemilimin e kombit shqiptar dhe marrjen e tokave te tyre...
Besimtarë të ndershëm ne nuk do të ndalemi shumë në historinë e kesaj ngjarje sepse të gjithë dijme shumë për të, mirpo ajo qka është më rëndësi të përmendët këtu është...se feja Islame na nxitë me të madhe , dhe prej parimeve të saj është edhe dashuria për vatan dhe mbrojtja e vlerave të mirfillta kombëtare..ky është mesimi me i madh që e nxjerrim nga ngjarja historike e hixhretit që e permendëm më herët...pejgamberi a.s kur u detyrua të shperngulej në Medine nga malli i madh per vendlindjen e tij Mekken, tha:
" إِنِّي لأَخْرُج مِنْكِ وَإِنِّي لأَعْلَمُ أَنَّكِ أَحَبُّ بِلادِ اللَّهِ إِلَيْهِ , وَأَكْرَمُه عَلَى اللَّهِ , وَلَوْلا أَنَّ أَهْلَكِ أَخْرَجُونِي مِنْكِ مَا خَرَجْتُ مِنْكِ
Më të vërtetë unë po jam i detyruar të largohem nga ti(oj Mekke) ndërsa une jam i bindur se ti je më dashura tek unë,dhe më (pozitën)ndershme tek Allahu, dhe sikur populli yt të mos më nxirrnin prej teje(oj Mekke), nuk do të kisha dalur!”. ( )

Po ashtu vllezër ashtu siq e dini Allahu xh.sh na ka abliguar xhihadin luftën e shenjtë në rrugë të Allahut për të mbrojtur vatanin tonë, nderin tonë, kombin tonë nëse armiqtë na sulmojnë…
Vllezër të ndershëm:
Ska dyshim se ata burra të mdhenjë por edhe dhjetra e qindra të tjerë që nuk patëm mundësi ti permendim, të gjithë ata dhanë një kontribut të veqantë në mbrojtjën e tokave shqipëtare e deri tek akti i shpalljes se pavarsisë, shumica e tyre mbajnë emra muslimanë, dhe këtu dihet o vllezër se nuk ka fe tjeter përpos Islamit e cila nxitë për dashuri ndaj vatanit, për mbrojtjen e tij qoftë edhe duke sakrifikuar gjithqka....poashtu ne kemi edhe një numer të madh të ulemave islame që kanë kontribuar për shpalljen e pavaresisë e ata janë të njohur për te gjith ju..
Vllezër të ndershëm jo vetëm ne të kaluaren por edhe në vitet e fundit, pati trima të shumtë, e që të gjithë ishin Musliman që nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha... etj etj spo na premton koha ti pemendim të gjithë, jo vetëm kaq, porse dashuria e flaktë për mbrojtjen e vatanit në emër të Allahut i nxiti një numer të konsiderueshëm të medresantëve te rreshtoheshin në radhët e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës e që prej tyre pati edhe disa shehid.
Vllezër të nderuar, nga kjo qe u tha më herët patëm për qëllim tjua sqarojmë juve se më të vertetë feja Islame na nxitë që ne ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, na nxitë ti mbrojmë vlerat tona si populli me autokton në balkan.
Vllezer të ndershem, prej urtesisë se Allahut xh.sh është se Ai i krijojë njerëzit të ndarë në popuj e fise qe të njihen në mes vete...e jo qe të luftojnë e të zhdukin njeri- tjetrin nga faqja e dheut...thote Allahu Fuqiplotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوباً وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
Te nderuar vllezer ashtu siq u pa edhe nga permendja e këtyre argumenteve e edhe ajetit te lartëpermendur, feja islame na nxite ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, ndërsa në anën tjeter na ndalon nga fanatizmi, racizmi, e radikalizmi etj…
Ne fund e lusim Allahun fuqiplote, të na forcojë në fenë tonë, të na ndihmojë ta mbrojmë atëdheun tonë nga armiqtë, e lusim Allahun ta ruaj kombin shqiptarë dhe vlerat e mirëfillta të tij deri në ditën e kijametit, e lusim Allahun ti shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që sakrifikuan me penë e më pushkë, të gjithë ata që luftuan e ranë deshmorë vetëm e vetëm që ne brezat e ardhshëm të frymojmë më lirshëm në truallin tonë, në tokat tona!
E lusim Allahun ta bëjeë vendin tonë vendë paqësor, vend ku toleranca e mirkuptimi zënë vend, vend ku respektohen të drejtat fetare, kombëtare e njerëzore…!
E Lusim Allahun t'i ndihmojë muslimanët kudo që gjinden!
Edhe njëherë "Urime të gjithve 100 vjetori i paveresisë së Shqipërise…"