February 26, 2014

PËR NDERË TË 6 VJETORIT TË PAVARSISË SË KOSOVËS


Besimtarë të nderuar…ashtu siç e dini, sikurse për çdo vit, edhe sivjet për nderë të 6 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës, ketë hytbe të sotme do ija kushtojmë kësaj ngjarje madhështore me rëndësi historike për mbarë popullin tonë.
Të nderuar vëllezër, ju e dini se me 17 shkurt 2014 do të kremtojmë in shaa Allah 6 vjetorin e pavarësisë së republikës së Kosovës, andaj qysh në fillim shfrytëzojë rastin tu urojë juve xhematli të ndershëm, pastaj i urojë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendi, në diasporë e mërgatë, pastaj i urojë edhe të gjithë qytetarët e vendit tonë pa dallim kombi e nacionaliteti, të cilët ja donë të mirën këtij vendi, dhe kanë dëshirë që shteti i tyre të ecë përpara dhe drejt përparimit.

Të nderuar vëllezër besimtarë, të gjithë e dimë së për të ardhur deri tek akti i pavarësisë, apo shpalljes së sajë, u dashtë një rrugë e gjatë e e mundimshme, u deshtë të përjetojmë sakrifica të shumta, kaluam shume vite ne vuajtje, në persekutime, na u mohuan edhe te drejtat ma elementare, si e drejta e shkollimit , punësimit, etj…, për këtë arsye populli jonë e pa, se e vetmja mundësi për të dalë prej kësaj situate, ishte lufta çlirimtare, sepse pa gjak nuk fitohet liria, këtë e kishin të ditur…dhe ja ndodhi çka ndodhi, u derdh shume gjak ne luftën 1998-99, ranë shumë dëshmorë, u dogjën shumë shtëpi e xhami, e fshatra të tëra, o dëbuan me dhune nga Kosova një milion e gjysmë kosovarë, derisa deshi Allahu që pas vështirësisë të na sjell lehtësimin, dhe pasi që ishim të pambrojtur, na doli në mbrojtje dhe na ndihmojë, thotë Allahu në Kuran:

(إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً) (سورة الشرح: 6)
“ më të vërtetë pas veshtirësisë Allahu sjell çlirim”

Pastaj Allahu në një ajet tjetër thotë:
(وَنُرِيدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ) (سورة القصص: 5)
E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues.

Andaj vllezer ky çlirim nga Allahu xh.sh nuk erdhi rastësisht e as si mrekulli për neve, por erdhi si rezultat i sebepeve apo shkaqeve qe i kemi ndërrmarrë ne si popull, e para: duatë, lutjet për ndihmë ndaj Allahut, pastaj Uniteti i popullit me liderët e zgjedhur politik, koordinimi politik në mes liderve jo ushtarak dhe atyre ushtarak të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, koordinimi në mes politikanëve kosovar dhe atyre ndërkombtarë, gjë që ndikojë edhe në intervenimin e natos, dhe qlirimin përfundimtarë nga armiku i jonë, dhe uniteti i mirëfillt deri në aktin e shpalljes së pavarësisë me 17 Shkurt 2008.

Andaj vllezer, mos harroni se ndihma kryesore ka qenë nga Allahu xh.sh, që na ndihmojë neve si popull, por na ndihmoj neve gjithashtu që jav hapi zemrat edhe shteteve e fuqive të mëdha që të na ndihmojnë në këtë luftë të drejtë që e lamë pasë.…, sepse siq thamë qdo gjëje i paraprin shkaku apo sebepi, kjo është e vertetuar edhe në Kuranin famëlartë, atëtëherë kur Allahu xh.sh na mëson për Dhulkarnejnin a.s, se si Allahu ja mundësoi që ai ta shtrijë pushtetin e tij në tokë, thot I lartëmadhërishmi:
(وَيَسْأَلونَكَ عَنْ ذِي الْقَرْنَيْنِ قُلْ سَأَتْلُو عَلَيْكُمْ مِنْهُ ذِكْراً) (إِنَّا مَكَّنَّا لَهُ فِي الْأَرْضِ وَآتَيْنَاهُ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ سَبَباً) (فَأَتْبَعَ سَبَباً) (سورة الكهف: -84-8583)
75. Dhe, të pyesin ty për Dhulkarnejnin. Thuaj: “Unë do t’ju tregoj disa lajme për të”.
76. Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete(sebepe) për çdo gjë (që i janë nevojitur)
Ai iu rrek një aso mundësie., (d.m.th morri shkakun apo sebepin…. )

Andaj vllezër le të jetë kjo edukatë Kuranore, nxitje e mirë për ne, në të ardhmen, që për ta quar këtë shtet përpara duhet të ndërmirren sebepet apo shkaqet e duhura.
Të nderuar vëllezër, dijeni se feja Islame na nxitë shumë që ta dojmë shtetin tonë, ta mbrojmë atë në mënyrën më të mirë, por në tjetrën anë na ndalon që ne te jemi te vrazhdë, e ti urrejmë të tjerët, po ashtu vëllezër feja jonë na mëson se ne nuk ishim të parët dhe as te fundit që përjetuam sprova të ndryshme, porse edhe besimtarët para nesh kishin sprova ndoshta edhe më të mëdha se sa ato që i përjetuam ne…atëherë vëllezër neve si popull na mbetet që pas të gjitha këtyre sprovave, mos të ndalmi e të qajmë të kaluarën tonë, por të mundohemi ta përmirësojmë të tanishmen tonë, sepse pa e ndryshuar gjendjen tonë për të mirë, nuk do të ketë as ndryshim të mirë për ne..

Andaj vllezër ne duhet që të punojmë për ta ngritur dhe forcuar shtetin tonë, si politikisht, po ashtu edhe ekonomikisht, le të punojmë shumë që ta zhdukim varfërinë dhe papunësinë, probleme këto të mëdha që po na përcjellin që 14 vite, e sidomos që 6 vite shtet, le të mundohemi të gjithë bashkarisht që ti zhdukim dukuritë negative, qoftë në politikë si ryshfeti koorupsioni, nepotizmi etj…qoftë ato dukuri negative në popull apo shoqëri, si: droga, alkooli, zinaja, trafikimi i qenjeve njerzore, bigjozi, vjedhja, vrasja, hakmarrja, vetvrasja…etj

Po ashtu vllezër, duhet patjetër të punohet për ngritjen e nivelit të edukatës dhe moralit e sidomos tek të rinjtë tanë, e në veqanti në shkolla fillore e të mesme, futja e lëndës fetare në shkolla ka qenë dhe mbetet kërkesë e përhershme e Bashkësisë islame, dhe e myftiut të Kosovës, por edhe e muslimanëve të këtij vendi, kjo kerkesë nuk është qështje politike e askujt, por nga politikanët tanë kërkojmë ndihmë që ta zgjedhim këtë qështje.

Andaj vllezër edukata fetare në shkolla por edhe bartja e shamiave për vajzat tona janë të drjeta të qytetarve të këtij vendi, ne vendet evropiane muslimanet tashmë keto qështje i kanë të zgjidhura.., duke u bazuar në ligje dhe kushtetuta të vendeve të tyre, kurse vllezer sa i përket lëndës fetare, ska dyshim se e kanë vertetuar komisioni i përberë nga zyrtarë nga bashkësia islame dhe zyrtarë qeveritarë të cilët para disa muajve si komision kanë udhtuar në shtetet e Evropës dhe e kanë parë se atje aplikohet lënda fetare.

Të nderuar vllezër, neve na mbetet të punojmë bashkarisht, nëse qytetarët e ndihmojnë shtetin, edhe shteti duhet ti ndihmoj ata, e nëse nuk ndodhë ndihma reciproke, suksesi është i pa mundur të arrihet.

vllezër besimtarë… më të vërtetë liria dhe pavarsia e vendit tonë, mund të konsiderohet një begati dhe dhuratë e madhe prej Allahut për ne…e nimetet dhe dhuntitë e Allahut nuk duhet të harrohen, por duhet te kujtohen e rikujtohen, keshtu na porosite Allahu i Madhrishëm në Kuran kur thot:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَنْ يَبْسُطُوا إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ) (سورة المائدة: 11)
O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.

Xhematli të ndershëm, nëse dojmë ta dijme se si duhet ta falënderojmë Allahun për të mirat e dhuntitë e Tij ndaj nesh, atëherë duhet ta plotesojme këtë kusht që Allahu na ka vënë në ajetin vijues:
(الَّذِينَ إِنْ مَكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنْكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ) (سورة الحج: 41)
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes.

Atëherë vllezër falenderimi ndaj Allahut për dhuntitë e tij ndaj nesh po manifestohet me kryerjen e këtyre 4 obligimeve, faljen e namazit, dhënjen e zeqatit, urdhrimin per te mirë dhe ndalimin nga e keqja...

Besimtarë të ndershëm, Allahu na nderoi neve me pavarsi, na la udhheqjen e vendit në duar të tona, Por sa jemi ne duke i kryer këto obligime që u permendën më herët...? po ti kishim kushtuar rendesi namazit dhe lidhjes me Krijuesin tonë, shumë dukuri negative nuk do ti kishim në këtë shoqëri, sikur të mirrej zeqati nga të pasurit nuk do të kishte varfri të skajshme në vendin tonë, sikur të aplikohej urdhrimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja, dukuritë negative në shoqëri do të eleminoheshin ose paksoheshin, si droga, zinaja, vrasja etj... .

Vllezër të ndershëm…ne më të vërtetë kemi nevojë të jemi më unike…të mos përqahemi, sepse perqarja sjell dobësi…përderisa uniteti i popullit tonë ishte i rëndësishëm para dhe ne luftë, uniteti i popullit dhe i politikanve kërkohet edhe tani pas 6 viteve shtet, ne i kuptojmë principet demokratike, mirpo uniteti politik është faktorë i rëndësishëm që kosova të ecë përpara, dhe që ne si popull mos të pësojmë shkaku i përqarjeve politike.

Vëllezër të ndershëm… vendi jone gjate ketyre viteve ka pasur nje progres dhe perparim ne shumë fusha, megjithatë shtetit shteti tonë edhe pas 6 viteve pavarësie i mbetet obligim të përkujdeset për shtresat e anashkaluara të popullsisë në shoqërinë tonë si: jetimët, invalidët e luftës, pensionistët, ata që jetojnë në varfëri të skajshme, personave më nevoja të veçanta, familjet e të pa gjeturve , të punohet për zbardhjen e fatit të pagjeturve… …etj.

Vëllezër te ndershëm, po flitet se ne këtë vit do te këtë zgjedhje nacionale, e lusim Allahun qe edhe këto zgjedhje te kalojnë pa probleme, poashtu e lusim Allahun qe të na bëjë të mundur ti zgjedhim më të mirët nder ne për udhëheqje.
Të nderuar vëllezër…të gjithë ne i gëzohemi përvjetorit të pavarësisë së vendit tone, porse besimtari i vërtetë gëzimin e tij nuk e shfaq duke i kaluar kufijtë, e as duke bërë harame, si me prije të alkoolit..e mëkate të tjera…

Dhe së fundi lutemi: O Allahu ynë të lutemi Ty ti shpërblesh të gjithë ata që dhanë mund dhe sakrifikuan për ndërtimin e këtij shteti!
O Allahu ynë na mundëso ta përmirësojmë gjendjen tonë (për të mirë), në mënyrë qe të përfitojmë Kënaqësinë Tënde në dynja e ahiret..shpërblena të gjithve me xhennet …Amin…!


 Hytbe e xhumasë
e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit,
nga imami: Mr. Islam Hasani
me datë: 14.02.2014,
Prishtinë

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.