February 26, 2014

SI TË SILLEMI NDAJ PROVOKIMEVE TË TË TJERËVE


Te nderuar vëllezër besimtarë, ashtu siç jeni edhe ju vet dëshmitarë, kohës së fundit në Kosovë besimtarët muslimanë shpesh here po fyhen në forma të ndryshme, po ju mohohen të drejtat e tyre, e të paktë po janë ata qe po ju dalin në ndihme e po i përkrahin ata…

Të nderuar vëllezër, ajo çka po na çudite ma se shumti është, se tani kur po thirremi në vlerat demokratike në njërën anë, kurse në anën tjetër po na cenojnë të drejtat tona qe i gëzojmë kinse edhe sipas kësaj kushtetute qe e kemi, kjo është plotësisht e pa kuptimtë….është një kontradiktë që është bërë e zakonshme në vendin tonë...

Vëllezër të ndershëm një gjë duhet ta dini se, muslimanët e këtyre trojeve asnjëherë gjate shekujve nuk kane krijuar trazira, as fetare e as etnike, e as nuk kane qenë pengesë për shoqëritë tyre, dhe çka është me më rëndësi të përmendët, se ata nuk ka ndodhur asnjëherë të paraqesin rrezik për ambientin ku kanë jetuar, kurse sot me keqardhje po ka tentative qe ata ti paraqesin ndryshe.

Te dashur vëllezër, temat fetare qe po krijohen, po debatohen e po bëhen tabu, e po përfliten gjojase janë si problematika qe paraqesin shqetësim, ma shume po bëhen për qëllime politike, po improvizohen deri në atë mase qe populli tek ne te merren me to, e ti harrojnë problemet kyçe qe i kane qe 6 vite në shtetin e ri të Kosovës, si varfërinë, pa punësinë, moszhvillimin ekonomik, ngërçet politike etj etj…

Xhamatli të ndershëm, ne si myslimanë në Kosovë po me duket se po na trajtojenë si jetim, gjithherë faji po del se është tek ne, kurse realiteti është ndryshe… përshkak mos përkrahjes së gjerë, dhe përshkak pamundësisë për tu vetëmbrojtur, dhe me ju kendërvënë shpifjeve dhe fajeve te pa merituara, shpeshherë po biem viktimë e tyre…mirëpo ne prapë nuk dorëzohemi krejt sepse e kemi Allahun xh.sh, atij duhet ti mbështetemi, dhe se ata qe po bëjnë gropa për te tjerët një dite kane me ra vet ne to…

Te nderuar vëllezër, ndoshta dikush prej jush mund te thotë, po pse bash neve si besimtarë po na ndodh kjo, kërkujt spo i bëjmë asgjë, askënd spo e pengojmë, përgjigjja është se këto mund të jenë sprova për ne si muslimanë.., sepse Allahu xh.sh thotë në Kuran:
(أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ) (سورة العنكبوت: 2)
A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”
Pastaj besimtarët gjatë gjithë historisë se njerëzimit, kanë pasur sprova, dhe se çdo pejgamber ka pasur kundërshtar nga mesi i tij, e tani koha e pejgamberëve ka përfunduar me Muhamedin a.s, dhe se pas tij nuk ka më pejgamber tjetër, porse kundërshtarët tani i kemi gjallë, dhe ne na duhet mu ballafaquar me ta, qoftë me argumente fetare, shkencore a logjike, ne mënyrë qe ti bindim ata se ne jemi me hakkun, dhe se një ditë e drejta do të triumfoje biidhnil-lah.

Andaj vëllezër, këtu shfrytëzojmë rastin qe t’u bëjmë thirrje, qe asnjëherë mos të bini pre e provokimeve të ndryshme nga njerëz të caktuar, qe te merreni me problematikat e pa kuptimta qe po krijohen, e ti bëni objekt diskutimi në ndejat e juaja, me mire për ne është te merremi me gjëra me të mençura, si si me punu, si me përparua, si me eduku familjen tone, si mej krye obligimet tona ndaj Allahut, ndaj familjes dhe ndaj shoqërisë…këto besoj janë ma primare për ne…kurse te drejtat tona shteti duhet të na i siguroj, sepse ato i kemi të garantuara si me kushtetutë poashtu edhe me konventa ndërkombtare, dhe gjithhere do ti kerkojme ato ne mënyrë ligjore.

Xhematli të ndershëm, provokimet sprovat ndaj nesh me siguri se do te vazhdojnë edhe në të ardhmen, porse me rëndësi për neve është se si te ballafaqohemi me to, pra është me rëndësi qe ne t’u qasemi atyre duke qenë të matur në veprimet tona, te vetë mbrohemi me argumentet e duhura, dhe duke qene te durueshëm.
Vëllezër besimtare, besoj se ne muslimanët e fundit jemi po ata për të cilet ka lajmruar Muhammedi a.s i cili thote:

)) يأتي على الناس زمان الصابر فيهم على دينه كالقابض على الجمر

Thote pejgamberi a.s:” Do të vijë për njerëzit (nga besimtarët) një kohë, kur i durueshmi ne fenë e tij, ( ai qe qëndron ne fene e tij), eshte sikurse ai qe mbane gaca (te zjarrit) në dore” …hadithi gjendët ne koleksionin e Tirmidhiut i transmetuar nga Enes bin Maliku, hadithi është i vërtetë.

Te nderuar vëllezër, ashtu siç e dini tek ne në Kosovë, po ka të atillë qe pa pasur kurrfarë të drejte e as përgatitje shkencore në lemitë fetare, po na jepin fetwa, e mendime juridike, se çka lejohet ne Kuran e çka ndalohet…besoj se te tillët janë sikur ata qe dojnë te zhyten ne det pa ditur të notojnë fare, andaj ne asnjë mënyrë nuk i takon çdo kujt ta merr rolin e Myftisë ose të hoxhës apo juristit islam pa pasur përgatitje të duhur. Sepse kur nuk dine ti qasesh një qeshjeje gjithherë gabimet janë të pa evitueshme .


Te nderuar vëllezër, nëse ne si muslimanë provokohemi nga të tjerët,

nuk na takon neve qe të reagojmë duke u sjellë vrazhdë, sepse etika jonë nuk na lejon, dhe se sjelljen e vrazhde nuk e gjejmë as ne shembelltyrën e Muhammedit a.s, te cilit Allahu xh.sh i thotë:

(وَلَوْ كُنْتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ) (سورة آل عمران: 159)
e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do largoheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta (bën istigfar), ….

Të ndëruar vllezër, nese dikush pyet, si duhet të vetmbrohemi kur të tjerët na provokojnë?, a të rrijmë të qetë, e vetëm të durojmë e tiav leshojmë rrugën?, jo, Por se kërkohet prej nesh të reagojmë me gjuhën e argumenteve dhe fakteve, dhe ti ndjekim të gjitha mundesitë ligjore që i kemi në dispozicion, e ai që nuk e kupton gjuhën e argumenteve dhe është injorant, me të ska nevoje të debatohet fare, sepse jo rastësisht njeri nga dijetaret ka thënë:

“ Asnjëherë nuk kam humbur, veçse atëherë kur kam debatuar me injorantin-xhahilin, sepse çfarëdo argumenti qe i kam ofruar atij, ai e ka mohuar dhe e ka mbrojtur qëndrimin injorant të tij”.

Me injorantet duhet te sillemi ashtu siç na ka mësuar Kurani kur i përmend cilësitë e robëve të devotshëm të tij ku thotë:

(وَعِبَادُ الرَّحْمَنِ الَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى الْأَرْضِ هَوْناً وَإِذَا خَاطَبَهُمُ الْجَاهِلُونَ قَالُوا سَلاماً) (سورة الفرقان: 63)

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”


Krejt ne fund po ua përmendim një hadith të pejgamberit a.s i cili na mëson se nëse ne dojmë ta mbajmë epitetin Musliman- qe si fjale ka edhe sinonimin paqësor, atëherë ne duhet ti lejmë rehat muslimanët e tjerë, duke mos i lënduar ata me gjuhë apo me gjymtyrë, duke mos ju bërë zullum apo të pa drejt atyre ne asnjë mënyrë, thotë pejgamberi a.s:

الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ

Musliman i vërtetë është ai nga gjuha dhe dora e të cilit jane të ruajtur- shpetuar- apo të pa prekur muslimanët e tjerë

Andaj mos lëndoni besimtarët o vëllezër, keni frike duatë e tyre, mos ju bëni zullum, se në mes lutjes së atij që i bëhet e pa drejtë dhe Allahut nuk ka perde..nuk ka pengesë…

Allahu na faltë e na meshiroftë, na ruajt nga sprovat e në dinin fenë tij Islame na forcoftë!…
Allahumme thebbitna ala dinike ja rabble alemin…Amin !

 Hytbe e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit
Nga imami: Mr. Islam Hasani
Më datën: 31.01.2014,
Prishtinë,

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.