Vëllezër të dashur
muslimanë, më të vërtet ndihemi të pikëlluar kur thuaja se për çdo ditë po dëgjojmë
nëpër mes medieve qofte ato të shkruara apo elektronike, se ne vendin tonë po
ndodhin vrasje, vlla- vrasje, plagosje, qoftë në rrugë, bile bile kjo dukuri kohës
se fundit ishte prezente edhe nëpër disa shkolla të vendit tonë..
Të nderuar vëllezër, me
vlla -vrasje nënkuptohet: vrasje në mes dy vëllezërve mysliman (dy vetave,ose dy grupeve që i
përkasin fesë islame), po ndodh vrasje ne mes dy shqiptarëve vëllezër të një
kombi apo gjaku, e kjo është me të vërtetë për keqardhje, e dashtë Zoti e nuk dëgjojmë
kurrë raste të tilla në vendin tonë.
Të nderuar vëllezër,
motivet, shkaqet, sebepet e këtyre
vrasjeve munden me qenë të ndryshme, dhe se ne nuk kemi nevojë të hyjmë në hollësi,
sepse organet e drejtësisë, gjykatat etj.... e kryejnë këtë punë, porse neve na
intereson qe ta luftojmë dukurinë e vlla- vrasjes në Kosovë, dhe se roli jonë
si imam është qe ta vetëdijësojmë xhematin tonë se feja islame është kundër
vlla -vrasjeve, dhe se vrasja e njeriut me qëllim e paramendim konsiderohet ndër
mëkatet me të mëdha shkatërruese.
Vëllezër besimtarë, ashtu
siç e dini, feja islame është fe e paqes, është fe e cila nuk e arsyeton
gjakderdhjen në asnjë mënyrë, përveç se në luftë me armikun, për ta mbrojtur
nderin dhe pragun e shtëpisë, apo ne ato raste specifike qe i parasheh sheriati
islam si masa ndëshkimore për ata qe i shkelin ligjet dhe dispozitat e Allahut.
Nganjëherë vëllezër
ndoshta po turpërohemi ti themi dikujt se jemi musliman, sepse kur e shikojmë domethënien
e fjalës musliman dhe veprat tona, atëherë vijmë në përfundim sa ka shume gjëra
qe nuk janë të përbashkëta.
Nëse e marrim fjalën
musliman, që d.m.th: i dorëzuar, i nënshtruar (ndaj urdhrave te Allahut), dhe
ja hedhim një shikim veprave tona, atëherë mund të analizojmë veten se sa jemi dorëzuar
ne pranë urdhrave të Allahut:
* Allahu ndalon vrasjen, kurse në
popullin tonë vazhdimisht po ndodhin vrasje.
*Allahu urdhëron faljen e
namazit, kurse në mesin tone shumica nuk e falë.
* Allahu urdhëron mu sjell mire
me prind, kurse në mesin tonë ka të atillë që i braktisin prindit për çdo dit.
*Allahu urdhëron me ruajt
familjen dhe fëmijët, me i edukua me moral të mirë, kurse në mesin tonë ka të
tillë që nuk brengosen fare për këtë punë.
Atëherë vëllezër a po ja japim hakun
kësaj fjale “musliman “qe e duam kaq fort, apo po kemi dëshirë vetëm me
na thënë dikush qe jeni musliman...
Pastaj vëllezër, e kemi thënë
disa here , se fjala musliman e ka domethënien
edhe paqesorë, atehere sa po jemi ne paqesore me të tjerët? Ju po e
shihni gati për çdo ditë po ndodhin: ngatërresa, plagosje, vrasje, vetëvrasje, dhunë familjare...etj etj ...a perime paqësore
po jemi a...? kjo po del se jo...nga kjo po kuptojmë se dikush fjalën musliman
po e pëlqen vetëm si emërtim, ndërsa me vepra jo Vallah....
Xhematli të ndershëm, ashtu
siç u përmend me herët dhe duke u bazuar ne dispozitat Kuranore, vijmë në përfundim
se vlla-vrasja, kjo dukuri e shëmtuar radhitet në grupin e mëkateve më të mëdha,
sepse në Kuran është përmendur dënim i madh për ata që kryejnë vrasje të qëllimtë, thotë Allahu az-ze we
xhel-le:
(وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِناً مُتَعَمِّداً فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِداً
فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَاباً عَظِيماً) (سورة
النساء: 93)
Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është
xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar
ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
Andaj vëllezër këto 4 lloj dënimesh qe u përmenden në këtë ajet: 1. Dënimi
me xhehenem, 2. Hidhërimi i Allahut ndaj vrasësit, 3. Mallkimi Allahut ndaj tij,
4. përgatitja e një dënimi të veçantë për të, pra këto masa ndëshkuese duhet të
jenë frikësuese për të gjithë ata qe ju shkon ndërmend të planifikojnë vrasje për
të tjerët.
Të nderuar muslimane, me keqardhje themi se në shoqërinë tonë vrasja e
dikujt edhe në rrethana të padrejta shpeshherë konsiderohet trimëri, e që në
fakt është zullum ndaj vetes dhe familjes, zullum ndaj atij qe bie viktimë dhe
familjes së tij…, zullum vetes në këtë dynja me vuajte të burgut, e pastaj me
pasim të hakmarrjes, ndërsa në ahiret e
pret dënimi i Allahut…
Vëllezër të ndershëm, Allahu xh.sh në një ajet tjetër, na tregoi se sa është
gjynah (mëkati) i madh për atë që bënë vrasje, Allahu në Kuran na tregon për ndëshkimin
e madh qe kishte caktuar për Beni Israilët (jehudët)..përkitazi me vrasjen, thotë
Allahu xh.sh:
(مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرائيلَ أَنَّهُ
مَنْ قَتَلَ نَفْساً بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا
قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعاً ) (سورة المائدة: من الآية 32)
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni
israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë
tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij)
është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. D.t.th si me I pas mbyt krejt
njerzit e botes.
Ndërsa vëllezër në ajetet vijuese që do ti përmendim Allahu xh.sh, përveç që
cakton mase dhe dënim të rreptë për kryesit e vrasjeve të qëllimta, jep shenjë për
pendim-istigfar..., ndoshta donë Allahu i falë e i përfshinë me Rahmetin e Tij,
nëse ata pendohen e i bien pishman (e në veçanti kërkohet që vrasësit që vuajnë
dënimin me burg në këtë botë, që të pendohen e mos të mendojnë për vrasje tjera
e hakmarrje, sepse burgu i kësaj bota nuk është asgjë në krahasim me dënimin e
Allahut në ahiret), thotë fuqiploti:
(وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا
يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ
وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً) (يُضَاعَفْ
لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً) (إِلَّا مَنْ
تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُولَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ
سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً) (سورة الفرقان: 68،
69، 70)
Edhe
ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka
ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk
bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Atij
i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
Përveç
atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të
këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
Andaj vëllezër pas këtyre ajeteve, le tu drejtohemi atyre qe janë ne bela
duke i porositë: O vëllezër mos kryeni vrasje, mos e bëni këtë mëkat të madh,
mos e humbni veten në dynja e ahiret, mos iav
shkatërroni ardhmërinë fëmijëve
tuaj…por pendohuni tek Allahu, Ai e ka Rahmetin e madh, bini pishman për veprat
e liga..Allahu ju faltë..
Gjithashtu vëllezër te ndershëm, pejgamberi a.s e ka llogaritur vrasjen e qëllimtë ne grupin e
7 mëkateve me të mëdha ku thotë:
((اجتنبوا السبع الموبقات))، وذكر
منها: ((قتل النفس التي حرم الله إلا بالحق))
Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese , ndër to e përmendi mbytjen e
njeriut pa të drejtë.
Po ashtu të nderuar vëllezër, feja islame ndalon nxitjen e dikujt për
vrasje ndaj vëllait të tij musliman , qoftë me fjalë apo me asharet…transmetohet
nga imam Ahmedi se pejgamberi a.s ka thënë:
((من أعان على قتل مسلم بشطر كلمة لقي الله
مكتوبٌ بين عينيه: آيس من رحمة الله)).
Kush (nxitë ) ndihmon që të vritet një musliman, po edhe në qoftë me gjysmë
fjale, do ta takoj Allahun, e që ai(shtisi)
në mes dy syve te tij do ta ketë të shkruar: I përjashtuar nga rahmeti i
Allahut.
Te nderuar vëllezër besimtarë: ndër shkaqet kryesore që ndikojnë të
shpeshtohet numri i vrasjeve në shoqërinë islame, janë:
Bartja e armës me vete nga civilët, qoftë ajo thikë, revole, etj me pretekst se nëse ngatërrohem me dikë ta
përdori për ta mposhtur kundërshtarin …e qe shpesh herë kur hidhërimi i
tejkalon kufijtë dhe vesveset e shejtanit janë prezente, padyshim se ndodh edhe
ajo më e keqja, ndodh vrasja….Allahu na ruajt…andaj këtu na del një porosi, mos
mbani armë me vete, gjithherë kujtojani vetes se jeni musliman, jeni paqesor,
pastaj keni kujdes kontrolloni fëmijët tuaj kur te shkojnë në shkollë, që mos t
ë bartin mjete të rrezikshme me vete…kujdesuni për evladët e familjet e juaja
sepse çdo kryefamiljar është përgjegjës për anëtaret e familjes se tij, është përgjegjës
para Zotit e mundet me qenë përgjegjës edhe para ligjit njerëzor (në gjykatë)
etj…
Të nderuar xhematli, ju porosisim juve qe këtë mesazh te kësaj hytbe, ta përcillni
edhe tek te tjerët, ta diskutoni ne ndejat tuaja në familje, me shokë e miq dhe
kudo qe e shihni të udhës, nëpër mexhliset e juaja, krejt çka kërkohet prej jush është qe ti vetëdijësoni
të tjerët duke ju thënë:
-
Me vra njeriun gjynah ma të madh
nuk ka,
-
Allahu në Kuran ka thënë: se kush
e vret njeriun me qëllim, dënimi i tij ka me kane xhehenemi, e atyre qe tash veç
janë ra në bela, duhet me ju dhanë gajret, duke ju than bini pishman për atë çka
keni bë, burgun po e fitoni posepo, por lutuni Allahut që tju falë, se Allahu e ka rahmetin e madh e nashta ju falë
e nuk ju dënon në botën tjetër.
-
pastaj vëllezër mundohuni sa te
keni mundësi qe aty ku ka ngatërresa mes njerëzve, bëni të pamundurën qe ti
pajtoni..e mos i leni me ra në bela..sepse sevapi është shume i madh tek Allahu
nëse ju arrini me i pajtua dy vet ose dy familje apo 2 grupe..
Dhe ne fund vëllezër të ndershëm: le ti kemi frike Allahut, të largohemi
nga punët e këqija e ne veçanti nga mëkatet
më të mëdha ( si shirku, vrasja, zinaja (prostitucioni), kamata.. etj), sepse largimi
nga mëkatet e mëdha, sjell tek ne shpresë për Mëshirën dhe Kënaqësinë e Allahut
ndaj nesh, na sjell neve shprese për falje nga ana e Allahut të Madhëruar I
cili thotë:
(إِنْ تَجْتَنِبُوا كَبَائِرَ مَا
تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُمْ مُدْخَلاً
كَرِيماً) (سورة النساء: 31)
Nëse largoheni
prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e
vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.
Dhe se fundi e lusim Allahun fuqiplote me Cilësitë dhe Emrat e Tij te
bukur , qe të na forcoje besimin tonë, që të na forcoje në fenë tonë, I lutemi
Allahut az-ze we xhel-le që të na mbroje neve dhe të na ruaj nga sprovat, nga
belat, nga ngatërresat dhe punët e liga ..i lutemi Allahut te na fal e te lëshoj
rahmet mbi ne…ja erhamerr-rrahimin..! Amin
Hytbe e
mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit
Më datë:
21.02.2014,
E përgatiti
imami: Mr. Islam Hasani
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.