February 26, 2014

EMANETI I VOTËS



Ska dyshim se feja Islame si fe univerzale nuk e ka lënë edhe qështjen e zgjedhjes se udhhqësve të popullit, apo umetit pa e perfshirë në legjislacionin e vet, dhe ashtu siq është e ditur ajeti Kuranorë
وَأَمْرُهُمْ شُورَى بَيْنَهُمْ ) (سورة الشورى: من الآية 38)
dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta..(Esh-Shura:38)

ky ajet jep sinjale për zgjedhje të lira e transparente në bazë të konsultave.

Saherë të flitet për dispozitën e zgjedhjeve në islam, duhet të mirren shembuj praktikë se si janë zgjedhur udhëheqësit e muslimaneve pas vdekjes së pejgamberit a.s , si Ebu Bekrin , Umerin ,Uthmanin etj...andaj ashtu siq dihet muslimanët pas vdekjes se pejgamberit a.s pas konsultimeve i zgjodhen këta burra, e ajo që me së shumti bëri që atyre tjua besojnë këtë emanet, ishte sinqeriteti i tyre, morali i tyre, dija, trimeria e tipare te tjera...

sa i përket votimit dhe zgjedhëjes së prijësve tanë, dijetarët islamë kanë përcaktuar disa rregulla, e që ndër më kryesoret veqojmë:

1- Vota dhe zgjedhja juaj janë emanet dhe pergjegjësi përpara Allahut xh.sh. Dijeni se ne do të llogaritemi për votën tonë, do të japim përgjegjësi edhe para popullit dhe shoqersië ku jetojmë, e që çdo shoqëri forcohet me emanetin e individëve të sajë dhe dobësohet me dobësimin e emanetit.
- Ju rikujtojme të gjithë kandidatëve që pretëndojnë të zgjedhen, se udhëheqëja dhe pozitat nuk janë gjëra të thjeshta, porse janë emanet dhe përgjegjësi e madhe perpara Allahut, lidhur më këtë Allahu az-ze ve xhel thot:
(إِنَّ اللَّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تُؤَدُّوا الْأَمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُمْ بَيْنَ النَّاسِ أَنْ تَحْكُمُوا بِالْعَدْلِ ) (سورة النساء: 58)
All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. ( En-nisa:58)

Të nderuar vllezër dhe motra, ashtu siq e dini, mundësia për votim ju është dhënë e lirë, mirpo tani ju mbetet juve përgjegjësia se kën po e votoni, apo se kën po e zgjedhni ? mendo mire se kujt po ja jepe votën, çfarë programi ka ajo parti që po e voton?, a është kundër identitetit tuaj fetar apo kombëtar?...
Te nderuar vllezër sikur tju ktheheshim disa haditheve te pejgamberit a.s që kanë të bëjnë më qështjen e zgjedhjës së prijësve tanë, do të rrënqethëshim se çfarë përgjegjësie kemi tani para veti:
Pejgamberi a.s thot:
من ولى رجلا على عصابة وهو يجد في تلك العصابة من هو أرضى لله منه فقد خان الله ورسوله وخان المؤمنين} رواه الحاكم في صحيحه .
Kush e zgjedh nje prijes te nje grupi, dhe p o ne atë grup ka me meritore se ai qe Allahu eshte I knaqur me të, ai veq e ka tradhetuar Allahun dhe te derguarin e tij, I ka tradhetuar edhe besimtarët. (transmeton Hakimi ne sahihun e tij).

2- Rregulli i dytë thot: mos jua mundësoni me duart tuaja që të pa meritorit të zdhedhen e ta marrin udheheqëjen, sepse nëse ndodh kjo atëherë kjo konsideerohet prej parashenjave të Kijametit, ashtu siq thot pejgamberi a.s:
(إذا ضيعت الأمانة فانتظر الساعة). قال: كيف إضاعتها يا رسول الله؟ قال: (إذا أسند الأمر إلى غير أهله فانتظر الساعة).
“ kur të humbë emaneti , prite kijametin, I thanë e qysh humbë ai ja resulallah, tha : nëse e marrin udhheqëjen ata qe se meritojnë ..prite kijametin.”

Më të vërtetë pas përmendjeve të këtyre haditheve, a është logjike ti ipet vota dikuj pershkak afërsisë familjare, apo përshkak vendit nga vjen, apo përshkak të qefit partiak...andaj vllezër mos u mashtroni leht, mos e lidhni voten tuaj me interesin e ngushtë personal...porse muslimani përherë duhet të mendoj për interesin e përgjithshëm të muslimanve, sepse nëse vota ipet për interes personal, ndoshta do të fitosh ti sot, por djali yt nesër, nipi e sternipi kurr nuk do tja shohin hajrin.

3- Rregulli i tretë thot: Nëse kandidati që pretendon të zgjedhet e ka besnikrinë, po në anen tjetër nuk ka njohuri të bollshme për udhëheqëje, atëherë duhet ti ipet përparesi atij kandidati që është më i rëndesishëm për shoqërinë, nëse është në pytje besnikria të zgjidhet ai që e ka këtë virtyt, nëse është e nevojshme të ketë një udhëheqëje të fort, e të sukseshme, atëherë ti ipet përparësi atij që e din udhheqëjen mirë...
4- Rregulli i katërt : Para dhënijes së votës dhe para zgjedhjes , të bëhet konsultimi me njerëz, konsultimi me të tjerët ka qenë edhe traditë e pejgamberit a.s për qështje të ndryshme si në luftë, paqe, etj, andaj konsultimi duhet të behët me njerëz të dijshëm, pra me dijetarët, me studentët, me ata që kanë eksperiencë në këtë fushë...etj.
Kurse vyrtytet që duhet ti ketë personi që do të konsultohet, janë: 1- të jetë i drejtë, 2-të jetë i ditur për qështjen në fjalë, 3- të ketë urtësi dhe maturi në dhënien e mendimit.
Ska dyshim se është bërë një punë e mirë që para këtyre zgjedhjeve lokale pati edhe fushata qe përmes tyre u njohtëm mire me programin e të gjitha partive politike , andaj askush nuk mund te arsyetohet nesër se e ka hudhë votën e tij gabim.

Është e udhës edhe njeherë tju rikujtojmë , le të votohen ata që Allahu ju ka dhënë prirje për udhëheqëje, e dinë politikën mirë, nuk e tradhtojnë popullin e tyre, nuk jav keqperdorin tatimet dhe pasurine e tyre, ata që janë të sinqertë, dhe që e marrin pergjegjesinë e udhëheqjes si emanet të madh, dhe duke sakrifikuar qdo gjë që është e mundur, vetëm e vetëm që populli i tyre, te jetë i lirë, i pavarur, të përparoj në të gjitha sferat e jetës, si në dije e shkence, ekonomi e teknoogji, ushtri, e shendetësi etj.

Shumë shpejt po na vjen 3 Nëntori, zgjedhjet po afrohen, kurse ne si imame jemi munduar tjua transmetojm tek ju qëndrimin e fese Islame sa i përket zgjedhjeve, kemi folur për dispoziten e zgjedhjeve, pra kemi thënë se në rrethanat e sotme dijetaret mesatarë e kanë lejuar dhe kanë porositur që muslimanet të dalin në zgjedhje, le të zgjedhet prijsi juaj, apo kryetari i komunës suaj, sepse ai do te jetë zëri juaj, zëvendësi juaj, dhe do të mundohet që tju pergjigjet nevojave të juaja si qytetarë të këtij vendi.
Është mirë që ti përmendim disa shembuj nga historia Islame për prijësit e parë të muslimanëve( halifëve) se si ata ju drejtuan popullit të tyre , dhe si i shërbyen popullit të tyre me dinjitet.
Do ta përmendim Ebu bekrin r.a prijësin e parë të muslimanëve pas vdekjes se pejgamberit a.s, i cili në fjalimin e parë publik para masës tha:

“ O besimtarë, unë nuk jam më i miri ndër ju, por ju më propozuat për prijës. Sa të veprojë drejt më ndihmoni, e në të kundertën më pengoni. Besnikeria është emanet, e rrena është tradhti. I dobëti në sytë tuaj tek unë është i fortë, dhe unë do tja jap hakun-të drejtën atij, në më ndohmoft Allahu , i forti tek ju është i dobti tek unë dhe do ta marr hakun prej tij në më ndihmoft Allahu. Një popull që bënë punë të këqija, Allahu i qon bela, me respektoni mua derisa unë e respektoj Allahun dhe pejgamberin e tij... (ky paragraf është marrur nga libri: Historia Islame 2, autor prof. Bajrush Ahmeti, fq 30)

Do ta marrim shembull edhe Umerin r.a, kalifin e dytë të muslimanëve i cili gjatë kohës kur ishte halifë prijës i muslimanëve, i erdhi një i deleguar i mbretit Kisra për ta vizituar atë në Medinen e ndritur e cila ishte ne atë kohe si kryeqytet i shtetit Islam,
- I deleguari pyeti: ku është pallati i tij, sahabët i thanë ai nuk ka pallat,
- Pyeti, ku janë turproja e tij, i thanë ai ska turproje fare,
- Pastaj pyeti, atëherë ku është shtëpia e tij, ata ia treguan se ku gjindej, dhe kur arriti të shtepia e tij, e pa se ishte një shtepi e rëndomte që ju ngjante shtëpive të fukarave,
- E pyeti familjen e tij , se ku gjindej prijësi i muslimanve, e ata i treguan se ai është atje duke fjetur nën hijen e pemës, e kur i deleguari e pa atë, e tha nje thënje te tij të njohur:
“حكمت فعدلت فأمنت فنمت يا عمر”
Udheheqe dhe solle drejtesi, solle siguri dhe tani po fle o Omer.
( këtë tregim e kemi shkëputur nga një webfaqe e besueshme islame-arabe).

Më të vërtetë ky shembull nuk duhet të sjell pesimizëm tek udheheqsit tanë e as tek ju , porse duhet marrur mësim, se të zgjedhurit tanë nuk duhet të lakmojnë vetëm pas pozitës, pagës, apo beneficioneve, po para se gjithash duhet ti preokupoje shërbimi i mirëfilltë ndaj popullit të tyre, zgjedhja e problemeve të tyre, plotesimi i nevojave të tyre, e jo t a shfrytezojnë postin për tu pasuruar në menyrë të paligjshme me pasurine e popullit, duke ndërtuar vila e pallate…etj…

Po e permendim edhe nje thënje të Umerit r.a, si prijis i muslimanive në një rast tha:

” O ju njerëz keni frikë Allahun për veten tuaj , dhe për qështjet tuaja ndaj njerëzve, unë u sprovova me udheheqjen time ndaj jush, dhe ju po sprovoheni me mua si prijës tuajin, nuk e di se paknaqesia(dënimi me ndërprerëje të shiut) është prej meje apo është e varur nga ju (ju mund të jeni shkaku), apo më ka perfshirë mua dhe juve , ejani ta lusim Allahun të na përmirëson zemrat tona, dhe të na mëshiron…
( këtë paragraph e kemi shkëputur nga libri: hutab emirul muminin Umer bin El hattab, autor Dr. Muhammed Ahmed Ashur, fq: 28)

Me këtë thënie të umerit r.a po e permbyllim këtë postim…
Kurse mesazhi ynë është, e lusim Allahun që këto zgjedhje të kalojnë qetë, pa ndonjë problem a ekses, kurse kandidatëve pa dallim ju urojmë suksese, e kush do të fitoj do të mvaret prej votës së qytetarëve, e kjo normal nëse shkon gjithqka në rregull e pa manipulime…Allahu jav dhasht të mbarën, e na mundesoftë me zgjedhë atë që është më i miri, më i ndershmi, më mëritori dhe me i kualifikuari për postin që konkurron…Amin!

Në këtë postim i kemi shkëputur disa inserte nga hytbet e xhumave të mbajtura ditëve të fundit , apo në muajin që lam pas.
Ju kërkojmë falje për gabimet gjuhësore...ju faleminderit për mirëkuptim.

Përgaditi: Mr. Islam Hasani
Imami i xhamisë Ramadanije-Llapit
Prishtinë, 2013.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.