July 19, 2011

VLERA E NATES SE MADHE TE KADRIT


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Lëxues të Nderuar...

Në këta pak rreshta do të mundohemi të flasim për vlerën e Natës së Madhe të Kadrit. Ekzistojnë shum argumente dhe transmetime që vijnë nga pejgamberi a.s se kjo Natë është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe mu për këtë, e kemi parë të arsyeshme që të flasim përkitazi me të.., kështuqë ne qysh nga tani duhet ti intensifikojmë dhe shpeshtojmë ibadetet tona, si leximin e Kuranit, namazin nafile të natës, dhënjen e lemoshës(sadakase) etj.

Lexues të dashur...le ta dijmë se pejgamberi a.s kur ka hyrë në dhjetë netët e fundit, e ka ngjallur natën duke bërë ibadet, e ka zgjuar familjen e tij për këtë dhe është larguar nga gratë e tij( është distancuar nga mardhëniet intime me to)...

Nata e kadrit është Nata më e madhe e vitit dhe e ka vlerën më të lartë sesa netët tjera.
Ne këtë natë filloi ti zbrit Kurani pejgamberit a.s, natë e cila është me më vlerë sesa një mijë(1000)muaj.
Këtë vlerë e komentojmë ashtu siq e ka komentuar Ibni Abbasi r.anhuma ku ka thënë:
العبادة فيها خير من عبادة ألف شهر
Adhurimi(ibadeti) në këtë natë është më i mirë sesa ibadeti (qe e bene njeriu pergjat) nje mije(1000)muajve tjerë( pa natën e kadrit.)

Eshte quajtur kështu: Nata e Kadrit, Nata e pozitës dhe vlerës se lartë, sepse rëndesija e saj është shumë e madhe...
Në këtë Natë Allahu xh.sh i njofton melaiket se qka do të ndodhë brenda vitit dhe gjithashtu iav cakton detyrat e tyre...lidhur me këtë thotë Allahu xh.sh:

(فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ) (سورة الدخان: 4)
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.


Nga ky ajet kuptojmë se:Allahu xh.sh iav shkruan melaikeve se qka do të veprojnë robët e Tij gjat tërë vitit...

-Quhet lejletul-Kadr sepse në këtë natë bëhen caktimet, ato që donë Allahu xh.sh.
Keshtu melaiket në fletushkat e tyre janë të informuara për caktimet e Allahut në këtë vit, për ndarjen e rizkut (furnizimit), për exhele (se kujt do t’iav marrin shpirtin) , qka mund të ndodhë gjat viti.... etj..

-Quhet lejletul-Kadr siq thamë edhe më herët përshak pozitës dhe vlerës së madhe që ka, këtë vlerë më së miri e sqaron Allahu xh.sh në kaptinen Kadr ku thotë:
إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ) (وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ)) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ)
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!


Ajeti i tretë tregon qartë vlerën e madhe të kesaj nate...me të vërtetë ky është rahmet i madh i Allahut az-ze we xhel...një natë e vetme me e vlefëshme se 83 vite, sa një moshë e gjatë e një njeriu.

Ndërsa në ajetin tjetër po ashtu nga kaptina Kadr Allahu thotë:
(تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ) (سورة القدر: 4)
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.


Andaj melaiket zbresin nga qielli sepse edhe ato kanë festë ashtu siq kanë edhe besimtarët. Këto melaikeh gjithashtu sjellin paqe dhe i përshendetin besimtarët me selam edhepse ata nuk i shohin ato, poashtu melaiket luten për qetësi dhe rehati për besimtarët.

Transmetohet nga ibni Abbasi r.anhuma se:melaiket i japin selam qdo besimtari me perjashtim te atij qe konsumon alkohol ose atyre qe i gjejnë duke bërë mëkate-gjunahe …

Për këtë shkak besimtarët duhet qe ti shpeshtojnë adhurimet e tyre gjatë ketyre netëve edhe me tepër si me :namaz nate, lexim të Kuranit e vepra tjera te mira…

A ka gje ma mire se te na takojnë melaiket duke i bërë ibadet Allahut xh.sh…
Shpresojmë inshaAllah që besimtarët mos ti gjej nata e Kadrit duke e kaluar kohën kot para programeve të kota televizive ose te nxënur me gjëra të padobishme…

Ndërsa sa i përket fjales ERR-RRUH në ajetin e lartepermendur, fjala është për xhibrilin a.s I cili zbret me melaiket tjera, dhe vetë prezenca e tij e bënë zbritjen e tyre edhe më madhështore, sepse Xhibrili a.s është me i madhi prej melekëve dhe pozita e tij tek Allahu është më e lartë se sa të melaikeve tjera.

Ajeti në radhë e tregonë realitetin se melaiket sjellin paqe dhe selame në tokë ku Allahu xh.sh thot:
(سَلامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ) (سورة القدر: 5)
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Allahu xh.sh gjithashtu e përmend natën e kadrit edhe në kaptinen Ed-duhan në ajetin ku thot:
(إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنْذِرِينَ) (سورة الدخان: 3)
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.


Andaj siq e pamë më herët në kaptinën kadr po edhe tani në kaptinen edduhan, si rëndësi e veqant e kësaj nate, është edhe kjo se Allahu xh. sh filloi tia zbrit Kuranin pejgamberit a.s po në këtë natë.

Transmetohet nga Ibnu Abbasi r.anhuma me zinxhir të vërtetë se: Allahu xh.sh e ka zbritur Kuranin të tërin prej LEWHI MAHFUDHIT në BEJTUL IZZEH(qiellin e kësaj bote) pastaj prej qiellit të dynjasë është zbritur gradualisht te pejgamberi a.s për mes melaqes Xhibril a.s për një periudhë 23 vjeqare…

Ndërsa lidhur me shperblimin e madh që e kanë besimtarët në natën e Kadrit flet edhe ky hadith i pejgamberit a.s ku thotë:

من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه

Kush ngritet për të bërë namaz natën e Kadrit më besim te plotë (d.m.th se kjo natë është e vërtetë dhe nuk dyshonë në shpërblimin dhe vlerën e saj) dhe vetllogaritje të sinqertë, do ti falen gjunahet qe i ka bërë më parë.
Andaj namazi që e bëhet në natën e kadrit është si shperblim dhe shkak që të na shlyhen mëkatet tona të mëparme.

Nese dikush pyet se cilat janë shenjat e kësaj nate?

Pergjigjeja është si vijon: as nuk është natë e ftohtë dhe as e nxehtë(me klimë mesatare), është natë me një temperaturë konstante-mesatare, poashtu për të vertëtuar më mirë këtë natë e shiqojme diellin, nëse ngjyra e tij i përngjan të bardhës kur të lindin dhe nuk vërehen shume rrezet e tij , atëherë nata që e kemi lënë pas është nata e Kadrit.
Gjithashtu qielli në atë natë është i ndritur edhe nëse nuk shihet hëna.



Kurse sa i perket përkufizimit të kësaj nate se cila është ajo, kemi mendime të ndryshme të dijetarve:
Prej tyre ka që mendojne se ajo është nata e 21 të muajit ramazan, se ajo është nata e 23,25, e ka prej tyre që kanë thënë se ajo është nata e 29, disa të tjerë kanë thënë se ajo lëvizë brenda netëve tek të dhjetshit të fundit, ndërsa shumica prej tyre mendojnë se ajo është nata e 27...e ka prej atyre që këtë nate e kane kerkuar gjat tërë vitit:

Transmeton Ubej ibn Kab se i është thënë atij se Abdullah ibni Mesudi ka thënë:
من قام السنة أصاب ليلة القدر
Ai i cili ngritet ne namaz nate gjate tere vitit e ka nxene naten e Kadrit


Kështu Ibni Mesudi r.a ka qenë ai i cili ka bërë namaz nate gjatë tërë vitit duke shpresuar ta arrijë natën e Kadrit.

Ndërsa disa prej transmetimeve që aludojnë se nata e Kadrit është nata e 27 e muajit Ramazan, i veqojmë këto dy transmetime:
روى أحمد بإسناد صحيح عن ابن عمر رضي الله عنهما قال: قال رسول الله : من كان متحرها،فليتحرها ليلة السابع والعشرين.

Transmeton Ahmedi me zingjir të vërtetë nga ibnu Umeri r.anhuma se pejgamberi a.s ka thënë:kush e hulumton ta gjejë atë natë(natën e Kadrit), ta hulumtojë-kërkojë në natën e 27.


Po ashtu transmetimi tjetër :
روى مسلم و أحمد و أبو داود و الترمذي و صححه، عن أبي بن كعب أنه قال: والله الذي لا إله إلا هو، إنها لفي رمضان،-يحلف ما يستثنى- و والله ،إنى لأعلم أي ليلة هي،هي الليلة التى أمرنا رسول الله بقيامها، هي ليلة سبع و عشرين و أمارتها أن تطلع الشمس في صبيحة يومها بيضاء لا شعاع لها.

Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Dawudi dhe Tirmidhiu që e konsideron këtë hadith të vërtetë:nga Ubej ibn kab të ketë thënë:për Zotin që nuk ka hyjni tjetër përveq Tij, ajo natë është në Ramazan, dhe për Zotin unë e di se cila natë është ajo, ajo është nata në të cilën pejgamberi a.s na ka urdhëruar të falim namaz nate, ajo është nata e 27 dhe shenjat e sajë janë që dielli të lind në mengjesin e asaj dite i bardhë pa rreze...


kështuqë nga këto dy transmetime kuptuam se nata e Kadrit është nata e 27, mirpo mendimi ynë sa i përket kësaj është: se për të na pushuar zemra më mirë ta kërkojmë këtë natë në dhjetë netët e fundit sepse siq pamë më herët ka mendime të dijetarve për këtë...dhe ska dyshim se ka transmetime se njëherë gjatë jetës së pejgamberit a.s nata e Kadrit ka qenë nata e 21

Fshehtësia e përkufizimit 100% të kësaj nate është urtesi e madhe, sepse pejgamberi a.s njëherë kishte dashur tiu tregoi shokëve të tij se cila natë është, mirpo kur kishte dal i kishte parë dy njerëz duke u hasmuar në mes veti dhe pastaj kishte harruar tiu tregoi, me vonë i kishte njoftuar shokët e tij për këtë ngjarje dhe ju kishte thënë se tani ka harruar se cila natë ka qenë dhe se ndoshta ka qenë më hajr -me mire që muk ju ka treguar fare...

Andaj urtësia e fshehtesise së kësaj nate është që muslimanët mos ta veqojnë vetëm këtë natë me ibadete, e neteve të tjera tëmos angazhohen fare në to...

Dhe ne fund e lusim Allahun az-ze we xhel që të na mundësoj të bëjmë ibadet e të falemi sa më tepër gjatë këtyre netëve të ardhme që na kan mbetur, ndoshta donë Allahu e arrijme Natën e Kadrit dhe e arrijmë shperblimin e plotesuar ashtu siq ka thënë pejgamberi a.s:
من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه
" Kush e agjeron muajin e Ramazanit me besim dhe vetdije do t'i falen te gjitha gabimet qe I ka bere me pare "


Burimi: islamway.com
E pershtati dhe përgaditi ne shqip: Islam Hasani

MBËSHTETJA NË ALLAHUN


Vërtetë të gjitha falënderimet dhe përuljet tona i takojnë vetëm Al-llahut xh.sh Një dhe të pa shoq .
Atë e falenëderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë, falje dhe mëshirë kërkojmë dhe tek Ai pendohemi .
Kërkojmë mbrojtëje nga All-llahu xh.sh prej të këqijave të shpirtit dhe të veprave tona . Atë që All-llahu e udhëzon s'ka kush qe e humbë , dhe atë që Al-llahu e humbë pasiqë ai me vetdëshirë përcaktohet në të, nuk ka kush që e udhëzon përveq All-lahut .
Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet përveq Al-llahut Një dhe i pa shoq dhe i pakrahasueshëm , dhe dëshmojm se Muhammedi a.s është rob (sherbtor) i dashur dhe i dërguar i Tij për mbarë botën , paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të , mbi familjën , mbi shokët e tij dhe mbi të gjith ata që e pasuan dhe pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit (gjykimit).


MBËSHTETJA NË ALLAHUN, RRUGA E VETME E SHPËTIMIT:
Kështu titullohet tema për të cilën do të flasim në këta pak rreshta, dhe pa humbur kohë po i përmendim disa nga pikat kryesore, ku me vonë do të mundohemi ti shtjellojmë më gjërsisht.


Prej këtyre pikave kryesore veqojmë:

1.Vërtetësia e mbështetjes në Allahun xh.sh,
2.Kush mbështetet në Allahun xh.sh ka shpëtuar,
3.Mbështetja jo në Allahun xh.sh është e kotë dhe humbje e vërtetë.

Më të vërtetë kjo temë është shumë më rëndësi e sidomos në ditët e sotme, ku nëse e shiqojmë situatën aktuale në të cilën gjenden muslimanët, më të vërtetë na rrënqethën zemërat nga kjo gjendje jo e mirë e tyre.

Andaj sna takon neve si da'vetxhi (thirrsa) që të rrijmë më një anë dhe duarkryq, e të lëmë ummetin (popullin) në anën tjetër në probleme e telashe të mëdhaja.

Dhe mu për këtë qëllim e zgjodhëm këtë temë në këtë muaj të bekuar e madhështorë.
Lusim Allahun xh.sh që ta bëjë ummetin (popullin) tonë që t'i mbështetet Allahut xh.sh për gjdo gjë, dhe për gjdo vështirësi, se më të vërtetë Allahu është i Plotfuqishëm dhe mund ta bëjë këtë.

Tani po fillojmë shtjellimin e pikës së parë e cila ishte:

Vërtetësia e mbështetjes në Allahun xh.sh:

Të nderuarë vllezër , الإعتصام -mbështetja: gjuhësisht është kapja për diq,apo mbështetja në diq:
Ndërsa në terminologjoinë islame do të thotë:التوكل على الله وحده :mbështetja në Allahun Një dhe këtë duke e vërtetuar zemra dhe shpirti.

Ka thënë ibn Kaj-jimi r.h: Mbështetja në Allahun është dy llojesh:
A. Mbështetja në litarin e Allahut,
B. Mbështetja në Allahun.

Pra lumturinë dhe knaqësinë e vërtetë e ndiejnë ata të cilët janë të dhënur pas këtyre dy lloje mbështetëje..
Lidhur me llojin e parë (mbështetja ne litarin e Allahut) thotë Allahu xh.sh:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ، وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً وَلا تَفَرَّقُوا... (سورة آل عمران: 102،103)

3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!

Ka thënë ibni Abbasi r.anhuma: kapuni,mbanu për litarin e Allahut,d.t.th praktikoni fenë e Allahut,
Ndërsa ibni Mes-udi ka thënë:mbështetja në litarin e Allahut d.t.th kapuni per xhematit se ai është litari i Allahut për të cilin jemi urdhërua(e ka fjalen:punoni simbas mësimeve të xhematit-ehli-sunnetit-konsenzuesit të dijetarëve.
Muxhahidi ka thënë: mbështetja në në litarin e Allahut d.t.th :mbeshtetja ne Kurani Kerim ;
Ndersa mukatili ndryshe nga tjerët ka thënë: mbështetja në litarin e Allahut d.t.th :mbështetja nëAllahun dhe bindja ndaj Tij.
Pra kjo ishte vërtetësia e mbështetjes në Allahun xhel-le we ala.
:mbështetja në Allahunالإعتصام بالله Ndërsa për llojin e dytë
Thotë All-llahu az-ze we xhel-l:
( وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ) (سورة الحج: من الآية 78)

Mbeshtetuni- përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është. (Haxh 78)


Kush i mbështetet Allahut ska nevojë ti mbështetet askujt tjeter perveq Tij, e sidomos ne ato gjëra që nuk mund të gjejë ndihmës tjetër përveq Allahut......

Kush i mbështetet Allahut,nga kush të frikësohet! A ja vlenë të friksohet nga dikush? Jo kurrsesi.
Kush është mbështetë dhe ka kërkuar ndihmë nga Allahu ,ai veq është mbështetë në Mbështetësin më të mirë dhe Ndihmëtarin më të mirë.

-Kush mbështetët në Allahun , veq është mbështetë në Udhëzuesin që se humbë kurrë.
-Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në më të Pasurin i Cili svarfërohet kurrë.
- Kush mbështetët në Allahun,ai veq është mbështetë në Krenarin i Cili sposhtrohet kurrë:
- Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në të Fortin i Cili nuk mundet e as dobësohet kurr.
- Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në Sunduesin e gjdo gjëje,në Sunduesin e sunduesve.
Vllezër të dashur, ska shpëtim ,pa u mbështetur në Allahun,dhe ska lumturi e as knaqësi, pa u mbështetur në Allahun Një.
O ju besimtarë të nderuar, nëse ne nuk kemi mundësi ti mundim armiqtë tanë me fuqi materiale-ushtarake,ata do ti mundim nëse mbështetëmi në Allahun Një,Sunduesin e Sunduesëve az-ze we xhel-l.

Transmetohet nga ibnu Umeri se pejgamberi a.s ka thënë:
إن الله تعالى يطوى السماوات والأرض بيمينه يوم القيامة، و يقول أنا الملك،أين ملوك الأرض،أين الجبارون،أين المتكبرون،
Më të vërtetë Allahu i LartëMadhrishëm i mbështjellë-palonë, qiejt dhe tokën në të djathë Ditën e Kijametit, dhe thotë:Unë jam Sunduesi, ku janë sunduesit-mbretërit e tokës, ku janë të fortët kryelartë , ku janë mendjemdhenjtë...


Pra njihne mire Madhërinë dhe Fuqinë e Zotit tuaj xhel-le xhelaluh, i Lavdëruar qoftë Ai.

Ndërsa tani po kalojmë ne pikën e dytë:
2.Kush mbështetet në Allahun ,Ai veq ka shpëtuar.
Të shohim disa shembuj nga jeta e pejgamberëve të cilet iu mbështetën Allahut me nje mbështetje të sinqertë dhe Allahu i shpëtoi ata...
Të fillojmë me Nuhin a.s.
-Është mbështetë Nuhu a.s dhe Allahu xh.sh e ka shpëtu atë, kur ju mbështet Allahut xh.sh duke i kërkuar ndihmë me keto fjalë:
فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانْتَصِرْ ، فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُنْهَمِرٍ (سورة القمر:10، 11)
54:10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
54:11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.

Ky ishte shpëtimi i Allahut për një robë nga robtë e Tij.
-Është mbështetë Ibrahimi a.s në Allahun xh.sh dhe Ai e shpëtoi atë.
Ashtu siq transmetojnë shumica e komentatorëve tKuranit:Tregohet se populli i tij kishin grumbulluar drunjë në një kohë prej 50 ditësh për ta djegur Ibrahimin a.s,kështu që flaka e zjarrit ishte rritë aq shumë saqë gati thuajse kishte prekë retë e qiellit,nuk kishte kaluar ndonjë shpendë mbi të e që të mos kishte rënë në tokë i përzhitur(djegur).
Aq shumë që ishte hidhruar populli i Ibrahimit,sa që edhe gruaja me barrë në atë kohë, nëse donte të zotohej për diqka thoshte: nese më shëron Zoti (nga dhimbjet e lindjes),do të kisha bartë drunjë për djegjen e Ibrahimit.
Përfytyroni, cili ishte rezultati pas hudhjes së Ibrahimit a.s në Zjarrë ?
Ishte mbështetë Ibrahimi a.s me një mbështetje te sinqertë,e kishte thënë fjalën e tij të përjetshme,atëherë kur i zbriti xhibrili a.s e i tha: a ke nevojë diq? Ibrahimi a.s iu qe përgjigjur: حَسْبِيَ اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ :më mjafton mua Allahu sa Ndihmëtarë i mirë që është.
si rezultat i kësaj fjale(mbështetje),Allahu xh.sh e urdhëroi zjarrin tia shkrijë vetëm prangat e tij pa ja dëmtuar rrobat ose trupin e tij,pra e urdhëroi të bëhet i ftohtë e ta shpëtoi Ibrahimin a.s,dhe zjarri me të vërtetë iu përgjigj Krijuesit të tij.
Thot Allahu xh.sh:
(قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْداً وَسَلاماً عَلَى إِبْرَاهِيمَ) (سورة الأنبياء: 69)
21:69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
Ne nuk po i përmendim këto ndodhi nga jeta e të dërguarve vetëm se tjua kënaqim mendjet e juaja ,mirpo qëllimi jonë ështrë që tjua sqarojmë vërtetësinë-realitetin e mbështetjes në Allahun,pra për ta ditur se kush është mbështetë në Allahun me një mbështetje të sinqertë,Allahu e ka shpëtuar atë.
-është mbështetë në Allahun i dërguari i Tij Musai a.s,kur faraoni me ushtrinë famëkeqe iu kishte hudh prapa Musut dhe besimtarëve,në ato momente të vështira,atëherë kur frikë e madhe trokiste në zremrat e besimtarëve (që ishin me Musain a.s),atëherë kur i thanë:
( إِنَّا لَمُدْرَكُونَ) (سورة الشعراء: من الآية 61)
“Me siguri na zunë!” 26:61

Thanë kështu,sepse para tyre kishin detin,ndërsa prapa faraonin me ushtrinë e tij që ju kishin afruar shumë,pra kah tja mbanin? u detyruan ti thojnë Musait :
( إِنَّا لَمُدْرَكُونَ) (سورة الشعراء: من الآية 61)
“Me siguri na zunë!” 26:61

Mirpo Musai a.s qe ai i cili e kishte shijuar ëmbëlsinë e mbështetjes në Allahun më herët,u ishte drejtuar besimtarëve për ti qetësuar me fjalë të ëmbla dhe të buta:
(قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ) (سورة الشعراء: 62)
“Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. 26:62.

(Pra dihet pas kësaj mbështetje tfortë Allahu e urdhëroi ti binte me shkopë detit,dhe pasi i kishte ra atij,deti ishte hapur dhe Musai me besimtarët kishin kaluar,ndërsa Allahu faraonin me nje pjesë të ushtrisë së tij e kishte fundosur.
-Është mbështetë në Allahun Junusi a.s,aty ku se kishte parë e as ndëgjuar përpos Krijuesit, (atëherë kur e kishte gëlltitur peshku).
Na tregon Krijuesi nKuran se si ishte lutur Junusi a.s ku thotë:
وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِباً فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ، فاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ (سورة الأنبياء: 87،88)
21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.

Kështu e shpëtoi Allahi az-ze we xhel-l Junusin a.s , po gjithashtu permes ketij ajeti Allahu xh.sh na mëson se edhe besimtarët nëse i mështetën Atij,Ai do ti shpëton ata,ashtu siq e ka shpëtuar Junusin a.s.
Kjo e vërtetë tregohet qartë ne fundin e ajetit që u cekë me lartë,ku Allahu xh.sh thotë:
وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ
Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.

Është mbështeë gjithashtu vula e pejgamberëve,zotriu i tparëve dhe tmbramëve,Muhammedi a.s,e Allahu e shpëtoi atë.
Vërtetësija e mështetjes së tij vërehet qartë në ajetin ku Allahu xh.sh i ka garantuar atij mbrojtje të sigurtë,ku thot:

(وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ) (سورة المائدة: من الآية 67)
All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). 5:67


Transmeton muslimi në sahihun e tij,se Ebu Xhehli(e dënoftë Allahu ashtu siq e ka merituar)ju kishte thënë një ditë shokëve të tij nga mushrikët-idhujtarë:si është kjo punë,po vjen Muhammedi dhe po i bënë sexhde Zotit të tij dhe atë para syve tanë në oborrin e Qabes , e ne vetëm po e shiqojmë atë,pastaj ishte betuar ne idhujt,ku kishte thënë :pasha latin e uzanë nëse fillonë prap do tia shtypi koken e tij me këmbën time,
Pra keshtu kishte menbduar të bënte krimineli,tia shtypë koken të dërguarit a.s) )
Pasi që kishte ardhë pejgamberi a.s për tu falur para Zotit të tij xh.sh,dhe atëherë kur ishte duke i bërë sexhde Atij,ishte nisur i mallkuari(ebu Xhehli)qe tia shtypë kokën te derguarit ashtu siq kishte planifikuar,mirpo ende pa iu afruar mirë te derguarit a.s,kishte filluar papritmas te kthehej-largohej prapa,duke i lëvizur duart dhe bërtitur,dhe kur ishte kthyer kah idhujtarët,i kishin thënë:çndodhi me ty o Ebal-hakm(ebu xhehl)?,iu qe pergjighur Ebu Xhehli :më të vërtetë në mes meje dhe Muhammedit është një kanal(gropë) prej zjarri dhe po i shoh disa krahë,posa kishte mbaruar pejgamberi a.s namazin e tij,kishte thënë:pasha Atë në dorën e te Cilit është shpirti im,nëse ai(ebu Xheli)të më ish afruar më afer ,do ta kishin copëtuar melaiket copë copë...

Pra kjo ishte mbrojtja e vërtet që Allahu xh.sh i kishte premtuar të dërguarit të Tij,ku kishte thënë:
(وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ) (سورة المائدة: من الآية 67)
All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). 5:67


Dhe pika e tretë dhe e fundit e kësaj teme është:

3.Mbështetja jo në Allahun xh.sh është e kotë dhe humbje e vërtetë.

Ta kemi të qartë të gjithë,se mbështetja në tjetër kënd pos Allahut,është humbje dhe përbuzje e vërtetë.
Ndoshta ne nuk mundemi ti sfidojmë armiqtë tanë me fuqi ushtarake në këtë kohe,përshkak se jemi ne dijeni se ata kan përparuar në teknologji,mirpo ne betohemi se më të vërtetë nëse i mbështetëmi Allahut xh.sh me plot sinqeritet,dhe japim kontributin tonë duke e ndihmuar dinin-fenë e Tij,pa dyshim se Allahu do tna dal në ndihmë neve,sepse ky është ligj dhe premtim i Allahut,e Allahu xh.sh nuk i then kurr ligjet dhe premtimet e Tij.


Vllezër të nderuar,ska shpëtim ky ymet,përveq nëse e ripërtërinë nga fillimi edhe një herë mbështetjen e sinqertë në Allahun,e praktikonë atë që ka urdhëruar dhe ndaluar Allahu xh.sh,dhe ti përfillë dispozitat e Tij një nga një,të punonë me Kuran dhe sunnet,të gjykonë me kto dy burime,vetëm se në këtë mënyrë do të përparon,do të arrinë lumturi në këtë dhe botën tjetër,vetëm kështu do ti arrinë qëllimet,vizionet dhe aspiratat e veta,e do të jetë krenarë ashtu si i takon,të jetë krenarë si ymet islam-musliman.
Allahu na bëftë prej atyre që i mbështetëmi Atij me plot sinqeritet, duke kerkuar ndihmë dhe mbrojtje vetem prej Tij.....Amin

E përshtati dhe pergaditi në shqip Islam Hasani,

JETA E TE LUMTURVE

MUHAMMED ARIFI


Vllezër të dashur muslimanë, All-llahu azze we xhel-le i krijoi njerzit prej të njejtës bazë, dhe i bëri që të ndryshojnë në fizionomi, prej tyre ka të pasur dhe të varfër, të bardhë e të zinjë, bujar dhe koprrac, prej tyre ka të lumtur dhe fatkeq, prej tyre ka që e falënderojnë All-llahun për të mirat e Tij dhe prej tyre ka që janë përbuzës, prej tyre ka të devotshëm dhe adhurues të All-llahut az-ze we xhel-le, dhe prej tyre ka mëkatar dhe fasika, prej tyre ka të mirë të sinqertë në All-llahun, dhe prej tyre ka pabesimtar dinak, Andaj të gjithë këta nxitojnë pas të vetmës gjë e ajo është që të arrijnë “lumturinë e vërtetë “,

Tregtari që e kalon ditën duke bërë tregti, nxënësi , studenti që kalon vite në shkolla dhe univerzitete, nëpunsi që kërkon grada më të larta, burri që kërkon ta martoj një grua të bukur, apo ndërton shtëpi të bukur (luksoze), të gjithë këta s’kërkojnë gjë tjetër veqse të arrijnë lumturinë e vërtetë.
Poashtu të rinjtë dhe të rejat të cilët ndëgjojnë muzikë dhe këngë të ndryshme degjeneruese, shiqojnë në filma të ndaluar dhe degjenerues, nuk kërkojnë gjë tjetër, vetëm se të arrijnë atë piedestalin e lumturisë së vërtetë, zgjërimin e gjoksit, rehatinë e shpirtit dhe vetes së tyre, qëllime këto kinse për të qetësuar zemrën apo për të ndierë qetësi në shpirtë, këto gjëra që nefsi-epshi(vetvetiu) i ndjek për t’i arritur …pra çudi!!! Çudi e madhe me këtë lumturi !!! Të cilën e permendin (ata) qe e kërkojnë këtë, dhe behen unik për arritjen e kësaj, …Mirëpo pyetja jonë e madhe është: A e arriti ndokush atë lumturi të cilën e kërkoi duke bërë gjëra të ndaluara? A e arriti dikush piedestalin e gëzimit më të lartë?! Jo, jo kurrsesi, po vAll-llahi shumica prej tyre paraqiten para njerzëve të buzëqeshur, të lumtur, mirëpo sikur do të kishim mundësi t’ua hapnim gjoksat e tyre, s’do të gjenim tjetër përveç asaj buzqëshjeje falso, pra kështu duken njerëzit nga ana e jashtme, ndërsa në brendi të tyre ka diqka tjetër.
All-llahu na ruajt, ka prej njerëzve që kërkojnë për t’u bërë të lumtur duke bërë (mëkatet) më të mëdhaja që All-llahu i ka ndaluar, dhe këta në realitet nuk janë të lumtur, kurrë nuk arrijnë rrugëdalje dhe gëzim, këta janë pauses të epshit të tyre, me të vërtet ata buzqeshin e qeshin mirëpo zemrat e tyre nuk janë në këtë gjendje. Këta janë të smurë, mëkatet të cilat i bëjnë janë flakë zjarri që i dieg në vetëvete, kanë dhimbje, nxitojnë për t’u bërë të lumtur në këtë botë dhe ikën prej asaj urtësie që All-llahu e krijoi te ta, dhe shkojnë nga ajo që i urdhëron epshi dhe shejtani, dhe kjo qka e zgjodhën ata nuk i sjell askund tjetër, përveçse në poshtrim dhe mëkate.
Mirëpo për Zotin pati njerëz që jetuan jetë të lumtur, Allahu i begatoi ata dhe i shpëtoi, i shijuan begatitë e Xhennetit ende pa hyrë në të, për Zotin ka pasur njerëz në të kaluarën që e njoftën rrugën për të gjetur lumturinë e vërtetë dhe e ndoqën atë, thotë Pejgamberi a.s ashtu siq transmeton Tirmidhiju , është lutur a.s më këto fjalë:
اللهم انى أسألك الفوز عند القضاء..و نزل الشهداء ..و عيش السعداء و مرافقة الأنبياء.. و النصر على الأعداء...
O ZOT TE LUTËM TË MË SHPËTOSH NË ATË QKA MË ËSHTË CAKTUAR, T’I ARRIJË GRADAT E SHEHIDVE, DHE JETËN E TË LUMTURVE , BUTËSINË E ZEMËRGJERËSINË E PEJGAMBERËVE DHE TË MË NDIHMOSH KUNDËR ARMIQËVE “
Andaj neve na mbetet që të lutemi me këtë dua, All-llahu na bëftë të lumtur në këtë botë dhe Botën tjetër ja Rabbel-Alemine( o Zot i Botrave )!
Njerëz të lumtur janë ata të cilët nëse iu ngushtohet gjoksi me ndonjë fatkeqësi, dhe iu përmallohet shpirti i tyre për ndonjë nevojë, lutën në errësirën e natës me duart e ngritura dhe duke u lutur në sexhde, të nënshtruar para All-llahut Azze we xhel-le, e lusin All-llahun azze we xhel-le për çdo të mirë dhe se janë të vetëdijshëm se janë duke qëndruar para Tij, të Cilit nuk i përzihen gjuhtë dhe zërat dhe nuk i bëhen monoton ata dhe ato që i lutën Atij, atëherë kur nata ngryset, dhe All-llahu i hap për ta dyert e faljes ( magfiretit ) .
Këta janë të lumturit, të përulurit ndaj Zotit dhe të respektuarit, këta janë besimtarët e vërtetë të All-llahut.
Thotë All-llahu azze we xhel-le lidhur me cilësit e besimtarëve të devotshëm :
إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآياتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّداً وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ)
سورة السجدة: 15
32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
(تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ) (سورة السجدة: 16) 32:16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
(فَلا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ) (سورة السجدة: 17)
32:17. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk d i askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
(أَفَمَنْ كَانَ مُؤْمِناً كَمَنْ كَانَ فَاسِقاً لا يَسْتَوُونَ) (سورة السجدة: 18)
32:18. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
(أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَى نُزُلاً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ) (سورة السجدة: 19) 32:19. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
Ndersa lidhur me cilsit e mekatarve te cilet jan jasht rruges se Tij, thot Allahu xh.sh
وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمُ النَّارُ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ( سورة السجدة: 20)
32:20. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë”.
(وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنَ الْعَذَابِ الْأَدْنَى دُونَ الْعَذَابِ الْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ) (سورة السجدة: 21)
32:21. Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).

Pra kto ishin cilsit e njerzve me kahje te kunderta qe i mesuam nga kto ajete.
All-llahu Az-ze we xhel-le e ka krijoj njeriun për një qellim apo vizion te qartë, andaj njeriu nuk mundet me rregullu jetën e tij nëse e ndërron këtë qëllim apo vizion …
Thotë All-llahu s.w.t :
و ما خلقت الجن و الإ نس إلا ليعبدون .
51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.


Lidhje me këtë po e marrim shembull: po që se një njeriut papritmas i shkyhet këpuca e tij dhe mbetet në rrugë, thotë: unë në vend të saj e vendosi “lapsin” dhe eci me të, i themi atij, jo kurrsesi! Nuk është e mundur, sepse këpuca është për të ecur (me të) e lapsi për të shkruar. Nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën.
Pra kështu është shembulli i atyre që kërkojnë të jenë të lumtur me diqka që All-llahu nuk i ka krijuar për të.
Dhe poashtu një shembull tjetër : tregohet për një prijës fetar islam ka shkuar në Britani Të Madhe për t’u shëruar, ishte dërguar në spitalin më të madh (me më famë) në Britani, në të cilin (spital) nuk hyn askush për sherim, veçse ndonjë ministër apo prej udhëheqsave më të lartë të shtetit.
Na tregon ky prijes ku thot: ” porsa kishte hyr doktori ta vizitonte atë dhe pasi qe i kishte bere një shikim fytyres së tij, e kishte pyetur, a jeni ju musliman? Prijesi i është pergjigj: po elhamdulil-lah. Pastaj doktori iu kishte drejtuar atij duke i thene: se me te vertete ai kishte pasuri shumë të madhe, pozitë shumë të lartë, kualifikim të lartë, kishte provuar të gjitha mënyrat për të qenë i lumtur, kishte pirë lloje (të ndryshme) të alkoholit, ishte argtuar me femra te ndryshme, kishte udhëtuar në vende të ndryshme të botës, mirëpo edhe pas kësaj gjithmonë ndinte një ngushtim në shpirtin e tij. kishte qenë te disa psikologë të shiqoj, të dijë për gjendjen e tij, me shpres se do te gjente ndonjë rrugë për të qenë i lumtur, dhe për të mos ndier monotoni në këtë jetë.
Pasi ia kishte treguar te gjitha keto ju kishte drejtuar prap prijesit islam duke e pyetur: a po e ndien edhe ti këtë monotoni (në shpirtin apo zemren tende)? ,
prijesi i kishte thene: Jo, për Zotin unë gjithmonë ndihem shumë i lumtur, dhe do të udhëzoj ty që të dalësh nga ky problem, por përgjigju në atë qka të pyes.
Doktori i kishte thene : çka dëshiron?
Prijesi i kishte thene: ti kur don t’i kënaqësh sytë tuaj qka bënë?
doktori: shiqoj në ndonjë grua të bukur, apo në ndonjë pamje(vend) shumë të bukur. Prijesi: nëse don t’i kënaq veshët tuaj qka bënë?
doktori:: ndëgjoj muzikë klasike.
Prijesi:: nëse don ta kënaqësh hundën tënde çfarë bëni?
doktori: i marr erë ndonjë parfumi ose shkoj në ndonjë kopsht.
Prijesi: nëse don t’i kënaqësh sytë tuaj, përse nuk ndëgjon muzikë?
doktori:ishte (çudit) nga kjo pytje dhe kishte thene: s’ka mundësi sepse kjo është kënaqësi e posaçme vetëm për vesh.
Prijesi: nëse dëshiron ta kënaqësh hundën tuaj, përse nuk shiqon në ndonjë vend të bukur?
doktori:ishte çudit edhe më shumë , Dhe kishte thene: s’ka mundësi sepse kjo është kënaqësi e posaçme për sy dhe s’mund ta knaqësh hundën.
Prijesi:: me ne fund Arrita në atë që dëshiroja, dhe e kishte pyetur doktorin: se a e ndien ai ngushtimin dhe monotonine në sytë e tij, në veshët, apo ne hundën e tij,.
Doktor ju kishte pergjigj: jo
. Prijesi:: ku e ndien këtë ngushtim?
doktori:në zemrën time, në gjoksin tim. .
Prijesi:ti po e ndien këtë ngushtim në zemrën tënde, dhe zemra jote ka knaqësi të veçantë që nuk mund ta zëvendësoj tjetër gjë, dhe ti patjetër duhet ta dish cila është ajo kënaqësi që ta bënë zemrën tuaj të lumtur, sepse ti me ndegjimin e muzikës, me pirjen e alkoholit, duke u argetuar me femra, nuk mund ta knaqësh zemrën tënde, ti i knaqë vetëm ato organe.ishte çudit doktori dhe kishte thene: e vërtetë (është kjo), pastaj kishte pyetur se si mun ta qetësoj zemrën e tij,
Prijesi i kishte thene:: “ që të dëshmosh se s’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij, t’i përulesh në sexhde All-llahut, t’i lutesh Atij, kështu që do të ndihesh i lumtur. Pastaj doktori i kishte kerkuar atij qe tia sjell ndonjë libër që flet për Islam, dhe ndoshta ky mjek më vonë e ka pranuar fenë islame …
Këta shembuj janë shumë të mirë për të gjithë ne, te marrim mësim nga ta …të mos mundohemi të ndryshojmë qellimin që All-llahu na ka krijuar per të … “ta adhurojmë All-llahun s.w.t. do të jemi të lumtur në këtë botë dhe shpresojmë se lumturia e vërtetë është në Ahiret(Botën tjetër).
All-llahu na bëftë prej atyre që bëjnë jetë të lumtur e në përputhshmeri me atë qka All-llahu na ka obliguar.
All-llahu na bëftë prej atyre që hyjnë në Xhennet dhe shijojnë lumturinë e vërtetë …e shpërblimet e mëdha qe i ka përgatit All-llahu s.w.t. për besimtarët e devotshëm të Tij …Amin …


E përgaditi dhe pershtati ne shqip: Islam Hasani

PROBLEMET E RINISE

LËXUES TË DASHUR…

Më të vërtetë rinia është baza (thelbi-ajka) dhe forca e një shoqërie, mirpo nëse ndalemi dhe i bëjmë një vështrim gjendjës së rinisë sonë kosovare,vërtetë hasim se ajo ballafaqohet me probleme të shumta, e që shmuica e tyre janë si rezultat i mosnjohëjes së Islamit ashtu si duhet dhe kjo per arsye te ndryshme…

Më të vërtetë njëra prej problemeve me të cilat po ballafaqohet rinia sot është:

- Mungesa e pergaditjes shpirtërore: distancimi i tyre nga praktikimi i Islamit, gjë që reflekton apo ndikon drejtëpërsedrejti që të rinia jonë të fitohet një bindje se praktikimi i Dinit(fesë) Islam është i panevojshim, dhe më pastaj kjo rezulton në shkëputjen e lidhjes në mes tyre dhe Krijuesit.

Mungesën e pergaditjes shpirtërore (tek rinia) e vrejmë në shumë gjëra:

1 . Shumica e rinisë sonë nuk i praktikojnë obligimet fetare islame si : namazin, agjërimin, haxhin etj.

2.Tek shumica e rinisë sonë është krijuar një bindje për mos gjykimin fetar të shumë qështëjeve të përgjithshme apo të veqanta..,porse shumica e tyre e pëlqejnë gjykimin e epsheve dhe pasionev të tyre, e disa e pëlqejnë gjykimin fanatik të disa traditave të tyre , që drjtëpersëdrejti apo tërthorazi bien ndesh me parimet islame…kështuqë më të vërtetë ata ndoshta nuk janë në dijeni se praktikimi i fesë islame, në realitet është ilaq për shpirtërat e tyre, është pastrim dhe qetësim për ta. Në anën tjetër rinija jonë duhet bindur se Islami nuk është diq që ka të bëjë me dogëma ose mite , porse është fe e vërtetë dhe program jete për jetën e njeriut.

Allahu xh.sh na njoftonë në Kur’anin famëlartë, se namazi që shumë të rinjë tanë e kan lënë pasdore është pastrim, dhe është shkak apo sebep për të na ndaluar nga bërja e punëve të liga dhe gjërave të ndaluara… …lidhur me këtë thotë Allahu xh.sh ;

( إِنَّ الصَّلاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ ) (سورة العنكبوت: من الآية 45)
vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat,

Andaj ashtu siq e pamë nga ajeti që e cekëm më herët, namazi është si mjetë (mekanizëm) apo shkak që na parandalon që të mos bëjmë punë të liga e të këqija, mirpo a thua vallë a janë shumica të rinjëve tanë në dijeni për këtë !?

Me të vërtetë jemi të informuar mirë se shumë dukuri të këqia e negative janë përhapur në shoqrinë tonë e sidomos tek të rinjët , si : konsumimi i drogës, vetëvrasjet, vrasjet e qëllimta , dhuna në shkolla , morali i dobët dhe pasimi i « kulturës prëndimore », ..të gjitha këto dukuri kanë ndikuar negativisht për humbjen dhe prishjen e moralit tek të rinjët dhe të rejat tona…mirpo ne prapseprap nuk duhet te bëhëmi pesimist e ta hambim shpresën , e lusim Allahun xh.sh që të gjithëve te na udhezojë në punë të mbara e sidomos rininë tonë …sepse ajo është ardhmeria e këtij vendi…

Lëxues të ndershëm…

Tani do ti përmendim disa prej shkaqeve që ndikojnë në përmirësimin e gjendëjes shpirtërore dhe që janë të pershtatshme , apo thënë më shkurt do ti përmendim disa prej sygjërimeve që ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e gjendëjes shpirtërore të tyre, le të fillojmë nga sygjërimi i parë :

- Nevoja e edukates shtëpiake : nuk ka dyshim se shtëpia është vendi i parë ku fëmiu paiset me edukatë të mirëfilltë, dhe pothuajse gati të gjithë pedagogët janë të pajtimit se, mësimet e para themelore që ndikojnë në personalitetin e fëmiut mirren që në vitet e para të jetës së tij, mirpo të shohim se kush ka qenë pedagogu ma i mirë, që na ka lënë porosi të arta para më shumë se 1400 viteve…ai është krijesa më e ndritur e njërzimit Muhammed mustafaja a.s ku thotë :

كل مولود يولد على الفطرة ، فأبواه يهودانه أو ينصرانه أو يمجسانه
Qdo fëmijë lindë me natyrëshmërinë e tij si musliman, mirpo prindët e tij e bëjnë atë jehudi, të krishterë apo zjarrputist, sipas besimeve që ata i pirkasin ( fëmija i pason prindët e tij ne fetë e tyre)…
Dhe po ashtu pejgamberi a.s në një hadith tjetër që ka të bëjë po ashtu me edukimin e fëmijeve thotë:

Mësonjav fëmijëve namazin që nga mosha 7 vjeqare, ndërsa kur ti mbushin 10 vjet , nëse nuk e mësojnë dhe praktikojnë atë, lejohet që ti qortoni ngapak për ti edukuar në praktikimin e tij…
Lëxues të ndershëm…

Nga përvoja është vërejtur se nëse femiu i sheh prindët e tij se nuk i kryejnë obligimet fetare, apo janë të pakujdesshëm ndaj tyre, rrallë që mund të gjesh se fëmija i tyre më pastaj fillon ti kryej ato obligime me përpikëri, sepse ai nuk sheh ndonjë nga familja e tij që ta marrë si mostër për ta pasuar…

Më të vërtetë dhënija e edukates së mirëfilltë Islame në shtëpi, është prej gjërave primare që duhet ti kushtohet një kujdes i posaqëm në veqanti nga ata që janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve e më vonë edhe të rinisë qofshin ata pedagogë apo prindër ….

Pastaj

- Nëvoja e edukatës Islame në institucionet shkollore: më të vërtetë përpilimi i planprogrameve mësimore që kanë lidhëshmëri me mësimet islame dhe zhvillimi i metodologjive mësimore në këtë fushë, është qështje që duhet pasur patjetër kujdes të veqantë…

Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të pranohet futja e lëndës fetare nëpër shkolla , gjest ky që besohet nga të gjithë ne se do të japë fryte të mira dhe do të ketë sukses në edukimin e mirëfilltë tek fëmijet dhe përmisimin e moralit tek riinia jonë… Poashtu do të ketë efekte pozitive për njohëjen më të mirë të Islamit, kështuqë do të ketë me pak paragjykime dhe mendime të gabuara për të, fjala bie, siq ndodhë të ndëgjojmë shpeshher në ditet e sotme (nga rinija), se gjëja Islami është opium i mendjës, se islami është fe e të kaluarës, fe e prapambeturisë, fe e dhunës, fe që cenon lirinë e njeriut, fe që thërret në terrorizëm …etj.

- Nëvoja e krijimit të një klime të pergjithshme informative: kjo do të ketë efekt të madh, dhe do te ndikon drejtpersedrejti në personalitetin e të rinjëve, kjo bëhet duke u siguruar atyre mjetet informative si televizionin apo radion e që në programnet e tyre tiu kushtohet rëndesi edukimit islam …

Mirpo me keqardhje të madhe themi se në kosovë ku numri i besimtarëve islam(muslimanëve) arrinë shifrën më shumë se 90% , privohemi nga të drejtat tona për të pasur programe edukative islame në televizionet tona apo edhe në radiot, duke perjashtuar disa prej tyre që ofrojne mundesi nganjëher , andaj në vend të programeve edukative islame që besohet se do të kishin ndikuar pozitivisht në përmisimin e moralit tek të rinjet , apo që kishin me ndikuar në evitimin dhe parandalimin e shumë problemeve shoqërore , televizionet tona na ofrojnë seriale që ndikojnë në degjënerimin e rinisë sonë, në pasimin e kulturave të verbera prëndimore, si ne veshje, apo edhe në qeshtje të tjera në jetën e përditshme…

Ndërsa tani po i cekim disa prej: PROBLEMEVE SOCIOLOGJIKO -SHOQERORE TEK TË RINJËT…



Ska dyshim se njëra nga problemet sociologjiko- shoqërore me të cilën po ballafaqohet rinia e sotëme është :


- Pasimi i verbër i kulturës prendimore : këtë pasim të verbër e vërejmë në praktikimin e disa prej adeteve apo zakoneve shoqërore, që si pasojë e kësaj shohim një devijim nga normat e moralit, shohim përngjasim të burrave me gra , si : në bartje të stolive në vesh , fytyrë, hundë etj…zakone këto qe iu përkasin vetem grave…


Është e vërtetë se « filozofia e kohës së sotit» ka ndikuar që rinia e jonë e në veqanti ata që janë edukuar apo që synojnë edukimin prëndimor, të shmangen ose largohen nga praktikimi i shumë vlerave shoqërore Islame, këtë shmangie ose distancim e bëjnë duke u arsyetuar me argumentin se gjoja Islami i takon të kaluarës, programi i tij është i vjetër, ndërsa në anën tjetër u është zbukuruar pasimi i vlerave prenëdimore duke llogaritur se ato janë të reja, të avancuara , përparimtare dhe aktuale…e që në realitet është e kunderta…shumica e rinisë së perendimit është në një degradim moral, jeton me drogë , prostitucion, vjedhje,etj…

Për të kuptuar më mirë se si rinia e jonë është e ndikuar nga kultura prëndimore, po i përmendim disa shembuj , e si shembull konkret kemi thirrjet për perzirje të pakontrolluar në mes të rinjëve dhe të rejave dhe këtë pa ndonjë kusht apo kufizim, qofshin ato përzirje në tripe , ekskursione, klube të ndryshme…e vende të tjera…

- Shembull tjetër është përpjekja për ti bindur vajzat e reja që të lirohen nga veshjet Islame dhe tradicionale shqiptare dhe këtë pa ndonjë kufizim…veshje këto që i bartin vajzat , gratë dhe nënat tona për ta ruajtur nderin e tyre, dhe duke qene krenare për këtë, ndërsa tani kinse në moden e re veshja duhet me qenë ma ndryshe, duhet të jetë e shkurtë , e tejdukshme, e ngushtë ose veshje që nuk i mbulon të gjitha pjesët e (trurpshme) trupit të femres…

Lëxues të ndërshëm… dhe ju te rinjë e të reja, ju lutem gjykoni me mua, a i thojnë kësaj përparim !? , a konsiderohet kjo ecje përpara !? …jo vllezër e motra, kjo është nënqmim i vërtetë, humbja e moralit dhe nderit është prej mëkateve të mëdha …

E lusim Allahun xh.sh ta udhezojë rininë tonë në rrugë të drejtë, se ndoshta ata ende nuk e dinë realitetin e kësaj feje të paster…

Është me rëndësi të veqantë të cekim edhe këtë, se Islami nuk është ai që e lufton arsimimin e femrës apo që ndalon në kerkimin e diturisë nga ajo, dhe as nuk ndalon apo pengon që femrat të integrohen në shoqëri , që të përfshihen në qështjet shoqërore e ekonomike, vetë se Islami nuk e preferon që femra ta humbasë rolin e saj themelorë në shoqëri, e që roli i saj është, të jetë : grua, zonjë e shtepisë, nënë që prej saj edukohen dhe rrjedhin gjeneratat e ardhme…

Prej problemeve shoqërore që ballafaqohet rinia e sotëme është edhe :

- Shiqimi i filmave të ndaluar pornografik ( në programe televizive apo internet) : që rezulton në shkatërrimin dhe degjënërimin e rinisë sonë.


Me të vertetë si rinija po ashtu edhe të gjithë ne duhet ta dijmë se, shembulli i televizionit dhe kompjuterit konkretisht internetit, është sikur shembulli i thikës, nëse e perdorim në kuzhinë dhe shërbehemi me të për ta pergaditur ushqimin, është e dobishme, ndërsa në të kundërtën nëse e përdporim per ta lënduar vetën apo dikë tjetër, është shumë e dëmshme.

Andaj i nëjëti shembull vlen edhe për telvizionin dhe kompjuterin.

Shiqimi i filmave të ndaluar dhe degjënërues, apo vizitimi i faqeve të dyshimta e dëgjëneruese të interrnetit që shpiejnë në degradim të moralit tek rinija, konsiderohet i dëmshëm nga aspekti shëndetësorë, dhe mëkat nga aspekti fetarë…përndryshe nëse televizioni dhe kompjuteri përdoren për qellime të mira …e sidomos sot kur dihet se po jetojmë në kohën e kompjuterit , dobitë që vijnë prej tij janë të shumta, andaj nëse përdoret si duhet e në shërbim tonin e të fesë do të kemi shpërblim në këtë dhe botën tjetër inshallah…

poashtu njëra prej problemeve tjera që ballafaqohet rinia sot është edhe:

- Mosshfrytëzimi i kohës së lirë si duhet, mosprogramimi i orarit ditor dhe kohës që kanë në dispozicion të tyre, e që në realitet shfrytrezimi i kohës në menyrë të duhur për besimtarët është shumë më rëndësi, sepse koha është jetë, kurse dihet se më i miri njëri është ai që jeton gjatë duke vepruar dhe punuar mirë e punë të hajrit,…

- poashtu pejgamberi a.s ka porositur që ta shfrytezojmë rininë tonë para pleqërisë, shendetin para se tna vijë sëmundja, dhe jetën para se të na vijë vdekja…( hadithë)


Andaj kërkohet nga ne të gjithë të mundohemi deri në maksimum për ta shfrytëzuar kohën ashtu si duhet, për ta bërë një orar dhe një program të punëve dhe aktiviteteve tona, të mundohemi aq sa mundemi ti edukojmë fëmijët tanë me edukat të shëndoshë Islame, nëse vet nuk jemi në gjendëje ta bëjmë këtë, ateherë të shikojmë alternativa tjera , të paguajmë ndonjë edukatorë, mësues ose pedagogë( hoxhë), nëse kërkohet nga ne.

Kështu është më mire, dhe ma lehtë për ne, se sa fëmijët tanë të na i edukojë rruga apo televizioni me programe degjëneruese …

Allahu xh. Sh na ndihmoftë që ti edukojmë fëmijët tanë, bijtë dhe bijat tona, të rinjtë e të rejat tona, sepse edukata e mirëfillt e tyre është nga vlerat e larta morale e njerëzore…

Allahu e udhzoftë rininë tonë në praktikimin e islamit dhe normave etike-islame …
Allahu ju dhashtë dituri të dobishme …sepse vetëm me anë të diturisë dhe edukimit të mirfilltë ata arrijnë ta kuptojnë të vërtetën, ta dallojnë të miren dhe të keqën ....

Allahu na mundesoftë ta shfrytezojmë kohën në punë të mira e të hajrit e të largohemi nga punët e kota e te këqija… sepse për punë të mira kemi shpërblim e për të këqija dënim …

Allahu na ruajtë nga të kqijat e na shperbleftë me xhennetin firdews…Amin…

E përgaditi: Islam Hasani
Student në magjistraturë, viti 2,
Univerziteti Islam sultan Sherif Ali,
Brunei Darussalam.

VLERA E LEXIMIT TE KAPTINES EL-KEHF











E PERGADITI: ISLAM HASANI

ZBULESA E FEMRES MUSLIMANE (?)


Lëxues të dashur...

Më te vërtetë ndihemi të pikëlluar për gjendjën e shoqrisë sonë islame, e në veqanti për moralin e shumicës së femrave muslimane-kosovare, që si pasojë e injorancës ndaj mësimeve Islame, mungesës së edukatës, ose ndoshta nga pasimi i verbër i kultures së huaj jo islame, ka ardhur gjendja deri në atë masë që bijat tona të dalin në rrugë me veshje provokuese e që nuk i mbulon pjesët e turpshme të trupit të tyre.

Te gjithë jemi të vetdijshëm se shumica e femrave kosovare janë duke bërë fitneh shumë të madhe më veshjen e tyre jo islame , si ne rrugë, shkolla , fakultete , universitete e thuaja se gjithkund….

Andaj besoj se e keni të qartë se për çfarë e kemi fjalën, fjala është për zbulesën- gjysëm lakurqsinë e femrave- ose shfaqjen e zbukurimit të flokëve ose trupit të tyre para njerzëve t'huaj( jo të afërt nga gjaku..etj).

Me të vërtetë zbulesa e femrave apo shfaqja e bukurisë së tyre njerzëve t'huaj është dukuri negative, është prej mëkateve të mëdha, është shkak për zbritjen e dënimeve, apo shfaqjen e ç'rregullimeve dhe fesadit, është fitneh-sprovë e madhe për rininë tonë, ose thënë më shkurt për te gjithë….

Me të vertetë duke e parë këtë gjendëje alarmante dhe këtë degradim që po i kanoset femrës muslimane – kosovare, duke e parë këtë dukuri të zbulimit të femrave e cila tashmë thuaja se është bërë si traditë e zakonshme e sidomos në kohën e verës kur mbrtëron vapë dhe kjo mirret si shkak që ato të dalin me veshje provokuese.

Nisur nga ky realitet e pamë të arsyeshme dhe si obligim që të flasim pak rreth zbuleses, sepse ne muslimanët e kemi obligim dhe parim se nëse shfaqet ndonjë dukuri negative n'shoqrinë tonë islame, duhet që patjeter të mundohemi ta ndalojm atë me aq sa kemi mundisi, lidhur më këtë thotë Allahu az-ze we xhel-l:

(كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ ) (سورة آل عمران: من الآية 110)

Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun

Poashtu pejgamberi a.s na porositë duke thënë :

من رأي منكم منكرا فليغيره بيده، فإن لم يستطع فبلسانه، فإن لم يستطع فبقلبه و ذلك أضعف الإيمان

" kush e sheh prej jush ndonjë vepër të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij(nëse ka pushtet), nëse nuk mundet ta bëjë këtë ( me dorën e tij), atëherë le të mundohet ta ndryshojë atë me gjuhën e tij ( duke këshilluar dhe tërhequr vërejtjen), po që se nuk mundet as me gjuhë ta ndryshojë atë, atëherë ta bëjë atë me zemrën e tij- bile sëpaku ta urren me zemrën e tij atë veper të keqe - mirpo ky është besim i dobët…

Andaj urrejtëja e të keqës vetëm me zemër nuk mjafton po duhet të mirren parasyshë: ndalimi me force nëse kemi pushtet, ose bile spaku me gjuhë, me këshillë ta bëjmë këtë….

Me të vërtet mbetet obligim I të gjithë neve të kemi frikë-respekt Allahun az-ze we xhel-l ti urdhëromë gratë tona , bijat dhe motrat tona që të mbulohen- ta praktikojnë veshjën islame dhe të mos e shfaqin zbukurimin e tyre para njerëzve t'huaj, le ti druhemi dënimit të Allahut az-ze we xhel , sepse pejgamberi a.s ka thënë:
والذي نفسى بيده لتأمرن بالمعروف و لتنهون عن المنكر أو ليوشكن الله أن يبعث عليكم عقابا منه ثم تدعونه فلا يستجاب لكم
Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, të urdhëroni për të mirë dhe të ndaloni nga e keqëja , se përndryshe dyshohet që Allahu xh.sh se shpejti ju dërgon denimin e Tij, dhe pastaj e lutni Atë por nuk do tju përgjigjet....
Atëherë le të urdhëromë në të mirë e të ndalomë nga e keqëja e mos tju ngjasojmë benu israilëve, qifutëve qe u mallkuan nga Davudi dhe Isa alejhimas-selam ashtu siq na tregon Allahu az-ze we xhel-l ku thotë :

(لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرائيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُدَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ، كَانُوا لا يَتَنَاهَوْنَ عَنْ مُنْكَرٍ فَعَلُوهُ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ )
(سورة المائدة: 79، 78)


Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.


Andaj na mbetet të gjithëve që ti respektojmë urdhërat e Allahut, ti urdhëromë gratë, bijat.motrat etj. për tu mbuluar dhe për të mos shfaqë zbukurim para tjerëve( ndaj atzre që se kanë të lejuar)…le ta dijmë se kur Allahu az-ze we xhel ka urdhëruar gratë e pejgamberit a.s - nënat e besimtarëve për tu mbuluar, edhe pse dihet besimi i tyre dhe pastertija e tyre, gratë e tjera janë edhe ma shumë të obliguara…

Allahu az-ze we xhel-l i ka urdhëruar gratë e pejgamberit a.s po edhe gratë e besimtarve ku thotë:

(وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى وَأَقِمْنَ الصَّلاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ) (الأحزاب: 33)

Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
Nga ky ajet kuptojm se zbulesa është traditë e injorancës së hershme ,poashtu kuptohet se nuk është zhveshje vetëm dalja e femrës me tesha të tejdukshme apo e pambuluar, por se dalja e gruas nga shtëpia e saj pa nevojë dhe pa shoqërimin e ndonjë të afërmi, duke e lënë të përzihet me burra nëpër pazare dhe vende tjera publike është një nga gjërat që e ka ndaluar rregullorja Islame. Dhe e tërë kjo është për ta ruajtur familjen dhe për të formuar një shoqëri më të shëndoshë.
Andaj zhveshja dhe zbukurimi i gruas e tregon injorancën e saj…sa e bukur është një fjalë e urtë që thotë: koka boshe ka nevojë për zbukurim, ndërsa koka e mbushur me dituri nuk ka nevojë fare( për zbukurime frizurash etj).

Pastaj thotë Allahu az-ze we xhel-le:
(وَقُلْ لِلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُولِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاءِ وَلا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِنْ زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ)
(سورة النور: 31)



Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme(fytyres dhe duarve), le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.


Ky ishte ajeti 31 i kaptines Nuur, për ata të cilët dëshirojnë ta kuptojnë me mirë, le ti kthehen edhe niher komentimit të tij …


Gjithashtu islami e mëson vemren muslimane, se ajo e ka të ndaluar ti ngjasojë pabesimtareve me veshje të shkurta e të ngushta, apo zbukurime tjera...sepse pejgamberi a.s thotë:
من تشبه بقوم فإنه منهم
" Kush i ngjason një populli ai është prej tyre"

Andaj nëse ne heshtim dhe nuk i këshillojmë femrat muslimane për mbulesë, edhe ne mund të jemi pjesëmarrës në mëkatin e tyre, apo në anën tjetër nëse iu vie ndonjë dënim edhe ne mund të na përfshijë...

Thotë Allahu az-ze we xhel duke na tërhequr vërejtëjen që të kujdesëmi për familjet tona, ti këshillojmë në të mirë e ti ndalojmë nga e keqja ose në të kundërten na pret dënim i rreptë:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ) (سورة التحريم: من الآية 6)

O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.

Pastaj pejgamberi a.s thotë:
كلكم راع و كلكم مسؤول عن رعيته
çdonjëri nga ju është barijë dhe përgjegjës për kopenë e vet.

(kuptimi i hadithit është se, çdonjeri prej jush është mbrojtës dhe përgjegjës per moralin dhe sjelljet e familjës se vet, dhe kjo për shkak se në Islam, burrat i kanë nën mbikqyrëje dhe perkujdesje gratë dhe fëmijet e tyre..)Andaj kerkohet nga ne tia kemi frikën Allahut xh.sh, le të mundohemi maksimalishtë me të gjitha mundesitë tona ta ndalojmë dukurinë e zbulimit-apo gjysmëlakuriqësisë ( femrës muslimane), nëse këshillat tona nuk ndëgjohen dhe ato nuk binden që ta bartin mbulesën Isame...prapëseprapë duhet që ti kshillojmë e tav tërheqim vërejtëjen, me shpresë se Allahu xh.sh do të ua hap- zbutë zemrat e tyre, e më pastaj të udhëzohen në praktikimin e mbulesës islame .

Kështuqë anjërit nga ne, nuk na takon që të kemi marre-turp me i këshillu gratë, bijat apo motrat tona me praktiku mbulesen islame...sikurse nuk turpërohemi ta ndalojmë vjedhësin qe e shohim duke vjedhur në shtepinë tonë...

Me të vërtetë mbulesa për femrat muslimane është nderë i madh dhe vyrtzt i lartë moral, sepse femrat muslimane janë diamantët-margaritarët e ummetit tone, dhe poqëse këta diamantë nukmbulohen, nuk ruhen me një kujdesje të posaqme, hajdutët- vjedhësit mezi spresin ti grabisin ato..

Andaj mbetet obligim i të gjithë neve që ti vetëdijësojmë femrat e kësaj shoqrie islame për dëmet dhe pasojat që shkaktohen si shkak i zbulesës së tyre....

- Sa e sa raste amoraliteti kanë ndodhur shkak i së cilës ka qenë zbulesa e femrës muslimane. .

E lus Zotin xh. Sh që motrat tona të zgjohen dhe t’i përgjigjen thirjes së
Krijuesit të tyre.

O Zot udhëzoi motrat tona muslimane dhe mos i lërë në humnerë. AMIN


E përgaditi: Islam Hasani