July 19, 2011
MBËSHTETJA NË ALLAHUN
Vërtetë të gjitha falënderimet dhe përuljet tona i takojnë vetëm Al-llahut xh.sh Një dhe të pa shoq .
Atë e falenëderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë, falje dhe mëshirë kërkojmë dhe tek Ai pendohemi .
Kërkojmë mbrojtëje nga All-llahu xh.sh prej të këqijave të shpirtit dhe të veprave tona . Atë që All-llahu e udhëzon s'ka kush qe e humbë , dhe atë që Al-llahu e humbë pasiqë ai me vetdëshirë përcaktohet në të, nuk ka kush që e udhëzon përveq All-lahut .
Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet përveq Al-llahut Një dhe i pa shoq dhe i pakrahasueshëm , dhe dëshmojm se Muhammedi a.s është rob (sherbtor) i dashur dhe i dërguar i Tij për mbarë botën , paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të , mbi familjën , mbi shokët e tij dhe mbi të gjith ata që e pasuan dhe pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit (gjykimit).
MBËSHTETJA NË ALLAHUN, RRUGA E VETME E SHPËTIMIT:
Kështu titullohet tema për të cilën do të flasim në këta pak rreshta, dhe pa humbur kohë po i përmendim disa nga pikat kryesore, ku me vonë do të mundohemi ti shtjellojmë më gjërsisht.
Prej këtyre pikave kryesore veqojmë:
1.Vërtetësia e mbështetjes në Allahun xh.sh,
2.Kush mbështetet në Allahun xh.sh ka shpëtuar,
3.Mbështetja jo në Allahun xh.sh është e kotë dhe humbje e vërtetë.
Më të vërtetë kjo temë është shumë më rëndësi e sidomos në ditët e sotme, ku nëse e shiqojmë situatën aktuale në të cilën gjenden muslimanët, më të vërtetë na rrënqethën zemërat nga kjo gjendje jo e mirë e tyre.
Andaj sna takon neve si da'vetxhi (thirrsa) që të rrijmë më një anë dhe duarkryq, e të lëmë ummetin (popullin) në anën tjetër në probleme e telashe të mëdhaja.
Dhe mu për këtë qëllim e zgjodhëm këtë temë në këtë muaj të bekuar e madhështorë.
Lusim Allahun xh.sh që ta bëjë ummetin (popullin) tonë që t'i mbështetet Allahut xh.sh për gjdo gjë, dhe për gjdo vështirësi, se më të vërtetë Allahu është i Plotfuqishëm dhe mund ta bëjë këtë.
Tani po fillojmë shtjellimin e pikës së parë e cila ishte:
Vërtetësia e mbështetjes në Allahun xh.sh:
Të nderuarë vllezër , الإعتصام -mbështetja: gjuhësisht është kapja për diq,apo mbështetja në diq:
Ndërsa në terminologjoinë islame do të thotë:التوكل على الله وحده :mbështetja në Allahun Një dhe këtë duke e vërtetuar zemra dhe shpirti.
Ka thënë ibn Kaj-jimi r.h: Mbështetja në Allahun është dy llojesh:
A. Mbështetja në litarin e Allahut,
B. Mbështetja në Allahun.
Pra lumturinë dhe knaqësinë e vërtetë e ndiejnë ata të cilët janë të dhënur pas këtyre dy lloje mbështetëje..
Lidhur me llojin e parë (mbështetja ne litarin e Allahut) thotë Allahu xh.sh:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ، وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً وَلا تَفَرَّقُوا... (سورة آل عمران: 102،103)
3:102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!
3:103. Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!
Ka thënë ibni Abbasi r.anhuma: kapuni,mbanu për litarin e Allahut,d.t.th praktikoni fenë e Allahut,
Ndërsa ibni Mes-udi ka thënë:mbështetja në litarin e Allahut d.t.th kapuni per xhematit se ai është litari i Allahut për të cilin jemi urdhërua(e ka fjalen:punoni simbas mësimeve të xhematit-ehli-sunnetit-konsenzuesit të dijetarëve.
Muxhahidi ka thënë: mbështetja në në litarin e Allahut d.t.th :mbeshtetja ne Kurani Kerim ;
Ndersa mukatili ndryshe nga tjerët ka thënë: mbështetja në litarin e Allahut d.t.th :mbështetja nëAllahun dhe bindja ndaj Tij.
Pra kjo ishte vërtetësia e mbështetjes në Allahun xhel-le we ala.
:mbështetja në Allahunالإعتصام بالله Ndërsa për llojin e dytë
Thotë All-llahu az-ze we xhel-l:
( وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ) (سورة الحج: من الآية 78)
Mbeshtetuni- përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është. (Haxh 78)
Kush i mbështetet Allahut ska nevojë ti mbështetet askujt tjeter perveq Tij, e sidomos ne ato gjëra që nuk mund të gjejë ndihmës tjetër përveq Allahut......
Kush i mbështetet Allahut,nga kush të frikësohet! A ja vlenë të friksohet nga dikush? Jo kurrsesi.
Kush është mbështetë dhe ka kërkuar ndihmë nga Allahu ,ai veq është mbështetë në Mbështetësin më të mirë dhe Ndihmëtarin më të mirë.
-Kush mbështetët në Allahun , veq është mbështetë në Udhëzuesin që se humbë kurrë.
-Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në më të Pasurin i Cili svarfërohet kurrë.
- Kush mbështetët në Allahun,ai veq është mbështetë në Krenarin i Cili sposhtrohet kurrë:
- Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në të Fortin i Cili nuk mundet e as dobësohet kurr.
- Kush mbështetët në Allahun, është mbështetë në Sunduesin e gjdo gjëje,në Sunduesin e sunduesve.
Vllezër të dashur, ska shpëtim ,pa u mbështetur në Allahun,dhe ska lumturi e as knaqësi, pa u mbështetur në Allahun Një.
O ju besimtarë të nderuar, nëse ne nuk kemi mundësi ti mundim armiqtë tanë me fuqi materiale-ushtarake,ata do ti mundim nëse mbështetëmi në Allahun Një,Sunduesin e Sunduesëve az-ze we xhel-l.
Transmetohet nga ibnu Umeri se pejgamberi a.s ka thënë:
إن الله تعالى يطوى السماوات والأرض بيمينه يوم القيامة، و يقول أنا الملك،أين ملوك الأرض،أين الجبارون،أين المتكبرون،
Më të vërtetë Allahu i LartëMadhrishëm i mbështjellë-palonë, qiejt dhe tokën në të djathë Ditën e Kijametit, dhe thotë:Unë jam Sunduesi, ku janë sunduesit-mbretërit e tokës, ku janë të fortët kryelartë , ku janë mendjemdhenjtë...
Pra njihne mire Madhërinë dhe Fuqinë e Zotit tuaj xhel-le xhelaluh, i Lavdëruar qoftë Ai.
Ndërsa tani po kalojmë ne pikën e dytë:
2.Kush mbështetet në Allahun ,Ai veq ka shpëtuar.
Të shohim disa shembuj nga jeta e pejgamberëve të cilet iu mbështetën Allahut me nje mbështetje të sinqertë dhe Allahu i shpëtoi ata...
Të fillojmë me Nuhin a.s.
-Është mbështetë Nuhu a.s dhe Allahu xh.sh e ka shpëtu atë, kur ju mbështet Allahut xh.sh duke i kërkuar ndihmë me keto fjalë:
فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانْتَصِرْ ، فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُنْهَمِرٍ (سورة القمر:10، 11)
54:10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
54:11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
Ky ishte shpëtimi i Allahut për një robë nga robtë e Tij.
-Është mbështetë Ibrahimi a.s në Allahun xh.sh dhe Ai e shpëtoi atë.
Ashtu siq transmetojnë shumica e komentatorëve tKuranit:Tregohet se populli i tij kishin grumbulluar drunjë në një kohë prej 50 ditësh për ta djegur Ibrahimin a.s,kështu që flaka e zjarrit ishte rritë aq shumë saqë gati thuajse kishte prekë retë e qiellit,nuk kishte kaluar ndonjë shpendë mbi të e që të mos kishte rënë në tokë i përzhitur(djegur).
Aq shumë që ishte hidhruar populli i Ibrahimit,sa që edhe gruaja me barrë në atë kohë, nëse donte të zotohej për diqka thoshte: nese më shëron Zoti (nga dhimbjet e lindjes),do të kisha bartë drunjë për djegjen e Ibrahimit.
Përfytyroni, cili ishte rezultati pas hudhjes së Ibrahimit a.s në Zjarrë ?
Ishte mbështetë Ibrahimi a.s me një mbështetje te sinqertë,e kishte thënë fjalën e tij të përjetshme,atëherë kur i zbriti xhibrili a.s e i tha: a ke nevojë diq? Ibrahimi a.s iu qe përgjigjur: حَسْبِيَ اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ :më mjafton mua Allahu sa Ndihmëtarë i mirë që është.
si rezultat i kësaj fjale(mbështetje),Allahu xh.sh e urdhëroi zjarrin tia shkrijë vetëm prangat e tij pa ja dëmtuar rrobat ose trupin e tij,pra e urdhëroi të bëhet i ftohtë e ta shpëtoi Ibrahimin a.s,dhe zjarri me të vërtetë iu përgjigj Krijuesit të tij.
Thot Allahu xh.sh:
(قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْداً وَسَلاماً عَلَى إِبْرَاهِيمَ) (سورة الأنبياء: 69)
21:69. Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”Ne nuk po i përmendim këto ndodhi nga jeta e të dërguarve vetëm se tjua kënaqim mendjet e juaja ,mirpo qëllimi jonë ështrë që tjua sqarojmë vërtetësinë-realitetin e mbështetjes në Allahun,pra për ta ditur se kush është mbështetë në Allahun me një mbështetje të sinqertë,Allahu e ka shpëtuar atë.
-është mbështetë në Allahun i dërguari i Tij Musai a.s,kur faraoni me ushtrinë famëkeqe iu kishte hudh prapa Musut dhe besimtarëve,në ato momente të vështira,atëherë kur frikë e madhe trokiste në zremrat e besimtarëve (që ishin me Musain a.s),atëherë kur i thanë:
( إِنَّا لَمُدْرَكُونَ) (سورة الشعراء: من الآية 61)
“Me siguri na zunë!” 26:61
Thanë kështu,sepse para tyre kishin detin,ndërsa prapa faraonin me ushtrinë e tij që ju kishin afruar shumë,pra kah tja mbanin? u detyruan ti thojnë Musait :
( إِنَّا لَمُدْرَكُونَ) (سورة الشعراء: من الآية 61)
“Me siguri na zunë!” 26:61
Mirpo Musai a.s qe ai i cili e kishte shijuar ëmbëlsinë e mbështetjes në Allahun më herët,u ishte drejtuar besimtarëve për ti qetësuar me fjalë të ëmbla dhe të buta:
(قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ) (سورة الشعراء: 62)
“Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë”. 26:62.
(Pra dihet pas kësaj mbështetje tfortë Allahu e urdhëroi ti binte me shkopë detit,dhe pasi i kishte ra atij,deti ishte hapur dhe Musai me besimtarët kishin kaluar,ndërsa Allahu faraonin me nje pjesë të ushtrisë së tij e kishte fundosur.
-Është mbështetë në Allahun Junusi a.s,aty ku se kishte parë e as ndëgjuar përpos Krijuesit, (atëherë kur e kishte gëlltitur peshku).
Na tregon Krijuesi nKuran se si ishte lutur Junusi a.s ku thotë:
وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِباً فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ، فاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ (سورة الأنبياء: 87،88)
21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
Kështu e shpëtoi Allahi az-ze we xhel-l Junusin a.s , po gjithashtu permes ketij ajeti Allahu xh.sh na mëson se edhe besimtarët nëse i mështetën Atij,Ai do ti shpëton ata,ashtu siq e ka shpëtuar Junusin a.s.
Kjo e vërtetë tregohet qartë ne fundin e ajetit që u cekë me lartë,ku Allahu xh.sh thotë:
وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ
Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
Është mbështeë gjithashtu vula e pejgamberëve,zotriu i tparëve dhe tmbramëve,Muhammedi a.s,e Allahu e shpëtoi atë.
Vërtetësija e mështetjes së tij vërehet qartë në ajetin ku Allahu xh.sh i ka garantuar atij mbrojtje të sigurtë,ku thot:
(وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ) (سورة المائدة: من الآية 67)
All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). 5:67
Transmeton muslimi në sahihun e tij,se Ebu Xhehli(e dënoftë Allahu ashtu siq e ka merituar)ju kishte thënë një ditë shokëve të tij nga mushrikët-idhujtarë:si është kjo punë,po vjen Muhammedi dhe po i bënë sexhde Zotit të tij dhe atë para syve tanë në oborrin e Qabes , e ne vetëm po e shiqojmë atë,pastaj ishte betuar ne idhujt,ku kishte thënë :pasha latin e uzanë nëse fillonë prap do tia shtypi koken e tij me këmbën time,
Pra keshtu kishte menbduar të bënte krimineli,tia shtypë koken të dërguarit a.s) )
Pasi që kishte ardhë pejgamberi a.s për tu falur para Zotit të tij xh.sh,dhe atëherë kur ishte duke i bërë sexhde Atij,ishte nisur i mallkuari(ebu Xhehli)qe tia shtypë kokën te derguarit ashtu siq kishte planifikuar,mirpo ende pa iu afruar mirë te derguarit a.s,kishte filluar papritmas te kthehej-largohej prapa,duke i lëvizur duart dhe bërtitur,dhe kur ishte kthyer kah idhujtarët,i kishin thënë:çndodhi me ty o Ebal-hakm(ebu xhehl)?,iu qe pergjighur Ebu Xhehli :më të vërtetë në mes meje dhe Muhammedit është një kanal(gropë) prej zjarri dhe po i shoh disa krahë,posa kishte mbaruar pejgamberi a.s namazin e tij,kishte thënë:pasha Atë në dorën e te Cilit është shpirti im,nëse ai(ebu Xheli)të më ish afruar më afer ,do ta kishin copëtuar melaiket copë copë...
Pra kjo ishte mbrojtja e vërtet që Allahu xh.sh i kishte premtuar të dërguarit të Tij,ku kishte thënë:
(وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ) (سورة المائدة: من الآية 67)
All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). 5:67
Dhe pika e tretë dhe e fundit e kësaj teme është:
3.Mbështetja jo në Allahun xh.sh është e kotë dhe humbje e vërtetë.
Ta kemi të qartë të gjithë,se mbështetja në tjetër kënd pos Allahut,është humbje dhe përbuzje e vërtetë.
Ndoshta ne nuk mundemi ti sfidojmë armiqtë tanë me fuqi ushtarake në këtë kohe,përshkak se jemi ne dijeni se ata kan përparuar në teknologji,mirpo ne betohemi se më të vërtetë nëse i mbështetëmi Allahut xh.sh me plot sinqeritet,dhe japim kontributin tonë duke e ndihmuar dinin-fenë e Tij,pa dyshim se Allahu do tna dal në ndihmë neve,sepse ky është ligj dhe premtim i Allahut,e Allahu xh.sh nuk i then kurr ligjet dhe premtimet e Tij.
Vllezër të nderuar,ska shpëtim ky ymet,përveq nëse e ripërtërinë nga fillimi edhe një herë mbështetjen e sinqertë në Allahun,e praktikonë atë që ka urdhëruar dhe ndaluar Allahu xh.sh,dhe ti përfillë dispozitat e Tij një nga një,të punonë me Kuran dhe sunnet,të gjykonë me kto dy burime,vetëm se në këtë mënyrë do të përparon,do të arrinë lumturi në këtë dhe botën tjetër,vetëm kështu do ti arrinë qëllimet,vizionet dhe aspiratat e veta,e do të jetë krenarë ashtu si i takon,të jetë krenarë si ymet islam-musliman.
Allahu na bëftë prej atyre që i mbështetëmi Atij me plot sinqeritet, duke kerkuar ndihmë dhe mbrojtje vetem prej Tij.....Amin
E përshtati dhe pergaditi në shqip Islam Hasani,
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.