July 19, 2011

VLERA E NATES SE MADHE TE KADRIT


Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Lëxues të Nderuar...

Në këta pak rreshta do të mundohemi të flasim për vlerën e Natës së Madhe të Kadrit. Ekzistojnë shum argumente dhe transmetime që vijnë nga pejgamberi a.s se kjo Natë është njëra nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe mu për këtë, e kemi parë të arsyeshme që të flasim përkitazi me të.., kështuqë ne qysh nga tani duhet ti intensifikojmë dhe shpeshtojmë ibadetet tona, si leximin e Kuranit, namazin nafile të natës, dhënjen e lemoshës(sadakase) etj.

Lexues të dashur...le ta dijmë se pejgamberi a.s kur ka hyrë në dhjetë netët e fundit, e ka ngjallur natën duke bërë ibadet, e ka zgjuar familjen e tij për këtë dhe është larguar nga gratë e tij( është distancuar nga mardhëniet intime me to)...

Nata e kadrit është Nata më e madhe e vitit dhe e ka vlerën më të lartë sesa netët tjera.
Ne këtë natë filloi ti zbrit Kurani pejgamberit a.s, natë e cila është me më vlerë sesa një mijë(1000)muaj.
Këtë vlerë e komentojmë ashtu siq e ka komentuar Ibni Abbasi r.anhuma ku ka thënë:
العبادة فيها خير من عبادة ألف شهر
Adhurimi(ibadeti) në këtë natë është më i mirë sesa ibadeti (qe e bene njeriu pergjat) nje mije(1000)muajve tjerë( pa natën e kadrit.)

Eshte quajtur kështu: Nata e Kadrit, Nata e pozitës dhe vlerës se lartë, sepse rëndesija e saj është shumë e madhe...
Në këtë Natë Allahu xh.sh i njofton melaiket se qka do të ndodhë brenda vitit dhe gjithashtu iav cakton detyrat e tyre...lidhur me këtë thotë Allahu xh.sh:

(فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ) (سورة الدخان: 4)
Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.


Nga ky ajet kuptojmë se:Allahu xh.sh iav shkruan melaikeve se qka do të veprojnë robët e Tij gjat tërë vitit...

-Quhet lejletul-Kadr sepse në këtë natë bëhen caktimet, ato që donë Allahu xh.sh.
Keshtu melaiket në fletushkat e tyre janë të informuara për caktimet e Allahut në këtë vit, për ndarjen e rizkut (furnizimit), për exhele (se kujt do t’iav marrin shpirtin) , qka mund të ndodhë gjat viti.... etj..

-Quhet lejletul-Kadr siq thamë edhe më herët përshak pozitës dhe vlerës së madhe që ka, këtë vlerë më së miri e sqaron Allahu xh.sh në kaptinen Kadr ku thotë:
إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ) (وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ)) لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ)
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!


Ajeti i tretë tregon qartë vlerën e madhe të kesaj nate...me të vërtetë ky është rahmet i madh i Allahut az-ze we xhel...një natë e vetme me e vlefëshme se 83 vite, sa një moshë e gjatë e një njeriu.

Ndërsa në ajetin tjetër po ashtu nga kaptina Kadr Allahu thotë:
(تَنَزَّلُ الْمَلائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ) (سورة القدر: 4)
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.


Andaj melaiket zbresin nga qielli sepse edhe ato kanë festë ashtu siq kanë edhe besimtarët. Këto melaikeh gjithashtu sjellin paqe dhe i përshendetin besimtarët me selam edhepse ata nuk i shohin ato, poashtu melaiket luten për qetësi dhe rehati për besimtarët.

Transmetohet nga ibni Abbasi r.anhuma se:melaiket i japin selam qdo besimtari me perjashtim te atij qe konsumon alkohol ose atyre qe i gjejnë duke bërë mëkate-gjunahe …

Për këtë shkak besimtarët duhet qe ti shpeshtojnë adhurimet e tyre gjatë ketyre netëve edhe me tepër si me :namaz nate, lexim të Kuranit e vepra tjera te mira…

A ka gje ma mire se te na takojnë melaiket duke i bërë ibadet Allahut xh.sh…
Shpresojmë inshaAllah që besimtarët mos ti gjej nata e Kadrit duke e kaluar kohën kot para programeve të kota televizive ose te nxënur me gjëra të padobishme…

Ndërsa sa i përket fjales ERR-RRUH në ajetin e lartepermendur, fjala është për xhibrilin a.s I cili zbret me melaiket tjera, dhe vetë prezenca e tij e bënë zbritjen e tyre edhe më madhështore, sepse Xhibrili a.s është me i madhi prej melekëve dhe pozita e tij tek Allahu është më e lartë se sa të melaikeve tjera.

Ajeti në radhë e tregonë realitetin se melaiket sjellin paqe dhe selame në tokë ku Allahu xh.sh thot:
(سَلامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ) (سورة القدر: 5)
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Allahu xh.sh gjithashtu e përmend natën e kadrit edhe në kaptinen Ed-duhan në ajetin ku thot:
(إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنْذِرِينَ) (سورة الدخان: 3)
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.


Andaj siq e pamë më herët në kaptinën kadr po edhe tani në kaptinen edduhan, si rëndësi e veqant e kësaj nate, është edhe kjo se Allahu xh. sh filloi tia zbrit Kuranin pejgamberit a.s po në këtë natë.

Transmetohet nga Ibnu Abbasi r.anhuma me zinxhir të vërtetë se: Allahu xh.sh e ka zbritur Kuranin të tërin prej LEWHI MAHFUDHIT në BEJTUL IZZEH(qiellin e kësaj bote) pastaj prej qiellit të dynjasë është zbritur gradualisht te pejgamberi a.s për mes melaqes Xhibril a.s për një periudhë 23 vjeqare…

Ndërsa lidhur me shperblimin e madh që e kanë besimtarët në natën e Kadrit flet edhe ky hadith i pejgamberit a.s ku thotë:

من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه

Kush ngritet për të bërë namaz natën e Kadrit më besim te plotë (d.m.th se kjo natë është e vërtetë dhe nuk dyshonë në shpërblimin dhe vlerën e saj) dhe vetllogaritje të sinqertë, do ti falen gjunahet qe i ka bërë më parë.
Andaj namazi që e bëhet në natën e kadrit është si shperblim dhe shkak që të na shlyhen mëkatet tona të mëparme.

Nese dikush pyet se cilat janë shenjat e kësaj nate?

Pergjigjeja është si vijon: as nuk është natë e ftohtë dhe as e nxehtë(me klimë mesatare), është natë me një temperaturë konstante-mesatare, poashtu për të vertëtuar më mirë këtë natë e shiqojme diellin, nëse ngjyra e tij i përngjan të bardhës kur të lindin dhe nuk vërehen shume rrezet e tij , atëherë nata që e kemi lënë pas është nata e Kadrit.
Gjithashtu qielli në atë natë është i ndritur edhe nëse nuk shihet hëna.



Kurse sa i perket përkufizimit të kësaj nate se cila është ajo, kemi mendime të ndryshme të dijetarve:
Prej tyre ka që mendojne se ajo është nata e 21 të muajit ramazan, se ajo është nata e 23,25, e ka prej tyre që kanë thënë se ajo është nata e 29, disa të tjerë kanë thënë se ajo lëvizë brenda netëve tek të dhjetshit të fundit, ndërsa shumica prej tyre mendojnë se ajo është nata e 27...e ka prej atyre që këtë nate e kane kerkuar gjat tërë vitit:

Transmeton Ubej ibn Kab se i është thënë atij se Abdullah ibni Mesudi ka thënë:
من قام السنة أصاب ليلة القدر
Ai i cili ngritet ne namaz nate gjate tere vitit e ka nxene naten e Kadrit


Kështu Ibni Mesudi r.a ka qenë ai i cili ka bërë namaz nate gjatë tërë vitit duke shpresuar ta arrijë natën e Kadrit.

Ndërsa disa prej transmetimeve që aludojnë se nata e Kadrit është nata e 27 e muajit Ramazan, i veqojmë këto dy transmetime:
روى أحمد بإسناد صحيح عن ابن عمر رضي الله عنهما قال: قال رسول الله : من كان متحرها،فليتحرها ليلة السابع والعشرين.

Transmeton Ahmedi me zingjir të vërtetë nga ibnu Umeri r.anhuma se pejgamberi a.s ka thënë:kush e hulumton ta gjejë atë natë(natën e Kadrit), ta hulumtojë-kërkojë në natën e 27.


Po ashtu transmetimi tjetër :
روى مسلم و أحمد و أبو داود و الترمذي و صححه، عن أبي بن كعب أنه قال: والله الذي لا إله إلا هو، إنها لفي رمضان،-يحلف ما يستثنى- و والله ،إنى لأعلم أي ليلة هي،هي الليلة التى أمرنا رسول الله بقيامها، هي ليلة سبع و عشرين و أمارتها أن تطلع الشمس في صبيحة يومها بيضاء لا شعاع لها.

Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Dawudi dhe Tirmidhiu që e konsideron këtë hadith të vërtetë:nga Ubej ibn kab të ketë thënë:për Zotin që nuk ka hyjni tjetër përveq Tij, ajo natë është në Ramazan, dhe për Zotin unë e di se cila natë është ajo, ajo është nata në të cilën pejgamberi a.s na ka urdhëruar të falim namaz nate, ajo është nata e 27 dhe shenjat e sajë janë që dielli të lind në mengjesin e asaj dite i bardhë pa rreze...


kështuqë nga këto dy transmetime kuptuam se nata e Kadrit është nata e 27, mirpo mendimi ynë sa i përket kësaj është: se për të na pushuar zemra më mirë ta kërkojmë këtë natë në dhjetë netët e fundit sepse siq pamë më herët ka mendime të dijetarve për këtë...dhe ska dyshim se ka transmetime se njëherë gjatë jetës së pejgamberit a.s nata e Kadrit ka qenë nata e 21

Fshehtësia e përkufizimit 100% të kësaj nate është urtesi e madhe, sepse pejgamberi a.s njëherë kishte dashur tiu tregoi shokëve të tij se cila natë është, mirpo kur kishte dal i kishte parë dy njerëz duke u hasmuar në mes veti dhe pastaj kishte harruar tiu tregoi, me vonë i kishte njoftuar shokët e tij për këtë ngjarje dhe ju kishte thënë se tani ka harruar se cila natë ka qenë dhe se ndoshta ka qenë më hajr -me mire që muk ju ka treguar fare...

Andaj urtësia e fshehtesise së kësaj nate është që muslimanët mos ta veqojnë vetëm këtë natë me ibadete, e neteve të tjera tëmos angazhohen fare në to...

Dhe ne fund e lusim Allahun az-ze we xhel që të na mundësoj të bëjmë ibadet e të falemi sa më tepër gjatë këtyre netëve të ardhme që na kan mbetur, ndoshta donë Allahu e arrijme Natën e Kadrit dhe e arrijmë shperblimin e plotesuar ashtu siq ka thënë pejgamberi a.s:
من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه
" Kush e agjeron muajin e Ramazanit me besim dhe vetdije do t'i falen te gjitha gabimet qe I ka bere me pare "


Burimi: islamway.com
E pershtati dhe përgaditi ne shqip: Islam Hasani

1 comment:

Note: Only a member of this blog may post a comment.