MUHAMMED ARIFI
Vllezër të dashur muslimanë, All-llahu azze we xhel-le i krijoi njerzit prej të njejtës bazë, dhe i bëri që të ndryshojnë në fizionomi, prej tyre ka të pasur dhe të varfër, të bardhë e të zinjë, bujar dhe koprrac, prej tyre ka të lumtur dhe fatkeq, prej tyre ka që e falënderojnë All-llahun për të mirat e Tij dhe prej tyre ka që janë përbuzës, prej tyre ka të devotshëm dhe adhurues të All-llahut az-ze we xhel-le, dhe prej tyre ka mëkatar dhe fasika, prej tyre ka të mirë të sinqertë në All-llahun, dhe prej tyre ka pabesimtar dinak, Andaj të gjithë këta nxitojnë pas të vetmës gjë e ajo është që të arrijnë “lumturinë e vërtetë “,
Tregtari që e kalon ditën duke bërë tregti, nxënësi , studenti që kalon vite në shkolla dhe univerzitete, nëpunsi që kërkon grada më të larta, burri që kërkon ta martoj një grua të bukur, apo ndërton shtëpi të bukur (luksoze), të gjithë këta s’kërkojnë gjë tjetër veqse të arrijnë lumturinë e vërtetë.
Poashtu të rinjtë dhe të rejat të cilët ndëgjojnë muzikë dhe këngë të ndryshme degjeneruese, shiqojnë në filma të ndaluar dhe degjenerues, nuk kërkojnë gjë tjetër, vetëm se të arrijnë atë piedestalin e lumturisë së vërtetë, zgjërimin e gjoksit, rehatinë e shpirtit dhe vetes së tyre, qëllime këto kinse për të qetësuar zemrën apo për të ndierë qetësi në shpirtë, këto gjëra që nefsi-epshi(vetvetiu) i ndjek për t’i arritur …pra çudi!!! Çudi e madhe me këtë lumturi !!! Të cilën e permendin (ata) qe e kërkojnë këtë, dhe behen unik për arritjen e kësaj, …Mirëpo pyetja jonë e madhe është: A e arriti ndokush atë lumturi të cilën e kërkoi duke bërë gjëra të ndaluara? A e arriti dikush piedestalin e gëzimit më të lartë?! Jo, jo kurrsesi, po vAll-llahi shumica prej tyre paraqiten para njerzëve të buzëqeshur, të lumtur, mirëpo sikur do të kishim mundësi t’ua hapnim gjoksat e tyre, s’do të gjenim tjetër përveç asaj buzqëshjeje falso, pra kështu duken njerëzit nga ana e jashtme, ndërsa në brendi të tyre ka diqka tjetër.
All-llahu na ruajt, ka prej njerëzve që kërkojnë për t’u bërë të lumtur duke bërë (mëkatet) më të mëdhaja që All-llahu i ka ndaluar, dhe këta në realitet nuk janë të lumtur, kurrë nuk arrijnë rrugëdalje dhe gëzim, këta janë pauses të epshit të tyre, me të vërtet ata buzqeshin e qeshin mirëpo zemrat e tyre nuk janë në këtë gjendje. Këta janë të smurë, mëkatet të cilat i bëjnë janë flakë zjarri që i dieg në vetëvete, kanë dhimbje, nxitojnë për t’u bërë të lumtur në këtë botë dhe ikën prej asaj urtësie që All-llahu e krijoi te ta, dhe shkojnë nga ajo që i urdhëron epshi dhe shejtani, dhe kjo qka e zgjodhën ata nuk i sjell askund tjetër, përveçse në poshtrim dhe mëkate.
Mirëpo për Zotin pati njerëz që jetuan jetë të lumtur, Allahu i begatoi ata dhe i shpëtoi, i shijuan begatitë e Xhennetit ende pa hyrë në të, për Zotin ka pasur njerëz në të kaluarën që e njoftën rrugën për të gjetur lumturinë e vërtetë dhe e ndoqën atë, thotë Pejgamberi a.s ashtu siq transmeton Tirmidhiju , është lutur a.s më këto fjalë:
اللهم انى أسألك الفوز عند القضاء..و نزل الشهداء ..و عيش السعداء و مرافقة الأنبياء.. و النصر على الأعداء...“
O ZOT TE LUTËM TË MË SHPËTOSH NË ATË QKA MË ËSHTË CAKTUAR, T’I ARRIJË GRADAT E SHEHIDVE, DHE JETËN E TË LUMTURVE , BUTËSINË E ZEMËRGJERËSINË E PEJGAMBERËVE DHE TË MË NDIHMOSH KUNDËR ARMIQËVE “
Andaj neve na mbetet që të lutemi me këtë dua, All-llahu na bëftë të lumtur në këtë botë dhe Botën tjetër ja Rabbel-Alemine( o Zot i Botrave )!
Njerëz të lumtur janë ata të cilët nëse iu ngushtohet gjoksi me ndonjë fatkeqësi, dhe iu përmallohet shpirti i tyre për ndonjë nevojë, lutën në errësirën e natës me duart e ngritura dhe duke u lutur në sexhde, të nënshtruar para All-llahut Azze we xhel-le, e lusin All-llahun azze we xhel-le për çdo të mirë dhe se janë të vetëdijshëm se janë duke qëndruar para Tij, të Cilit nuk i përzihen gjuhtë dhe zërat dhe nuk i bëhen monoton ata dhe ato që i lutën Atij, atëherë kur nata ngryset, dhe All-llahu i hap për ta dyert e faljes ( magfiretit ) .
Këta janë të lumturit, të përulurit ndaj Zotit dhe të respektuarit, këta janë besimtarët e vërtetë të All-llahut.
Thotë All-llahu azze we xhel-le lidhur me cilësit e besimtarëve të devotshëm :
إِنَّمَا يُؤْمِنُ بِآياتِنَا الَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِهَا خَرُّوا سُجَّداً وَسَبَّحُوا بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَهُمْ لا يَسْتَكْبِرُونَ)
سورة السجدة: 15
32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
(تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفاً وَطَمَعاً وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ) (سورة السجدة: 16) 32:16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
(فَلا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَا أُخْفِيَ لَهُمْ مِنْ قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ) (سورة السجدة: 17)
32:17. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk d i askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
(أَفَمَنْ كَانَ مُؤْمِناً كَمَنْ كَانَ فَاسِقاً لا يَسْتَوُونَ) (سورة السجدة: 18)
32:18. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
(أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَى نُزُلاً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ) (سورة السجدة: 19) 32:19. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
Ndersa lidhur me cilsit e mekatarve te cilet jan jasht rruges se Tij, thot Allahu xh.sh
وَأَمَّا الَّذِينَ فَسَقُوا فَمَأْوَاهُمُ النَّارُ كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا وَقِيلَ لَهُمْ ذُوقُوا عَذَابَ النَّارِ الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ( سورة السجدة: 20)
32:20. E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë”.
(وَلَنُذِيقَنَّهُمْ مِنَ الْعَذَابِ الْأَدْنَى دُونَ الْعَذَابِ الْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ) (سورة السجدة: 21)
32:21. Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
Pra kto ishin cilsit e njerzve me kahje te kunderta qe i mesuam nga kto ajete.
All-llahu Az-ze we xhel-le e ka krijoj njeriun për një qellim apo vizion te qartë, andaj njeriu nuk mundet me rregullu jetën e tij nëse e ndërron këtë qëllim apo vizion …
Thotë All-llahu s.w.t :
و ما خلقت الجن و الإ نس إلا ليعبدون .
51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
Lidhje me këtë po e marrim shembull: po që se një njeriut papritmas i shkyhet këpuca e tij dhe mbetet në rrugë, thotë: unë në vend të saj e vendosi “lapsin” dhe eci me të, i themi atij, jo kurrsesi! Nuk është e mundur, sepse këpuca është për të ecur (me të) e lapsi për të shkruar. Nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën.
Pra kështu është shembulli i atyre që kërkojnë të jenë të lumtur me diqka që All-llahu nuk i ka krijuar për të.
Dhe poashtu një shembull tjetër : tregohet për një prijës fetar islam ka shkuar në Britani Të Madhe për t’u shëruar, ishte dërguar në spitalin më të madh (me më famë) në Britani, në të cilin (spital) nuk hyn askush për sherim, veçse ndonjë ministër apo prej udhëheqsave më të lartë të shtetit.
Na tregon ky prijes ku thot: ” porsa kishte hyr doktori ta vizitonte atë dhe pasi qe i kishte bere një shikim fytyres së tij, e kishte pyetur, a jeni ju musliman? Prijesi i është pergjigj: po elhamdulil-lah. Pastaj doktori iu kishte drejtuar atij duke i thene: se me te vertete ai kishte pasuri shumë të madhe, pozitë shumë të lartë, kualifikim të lartë, kishte provuar të gjitha mënyrat për të qenë i lumtur, kishte pirë lloje (të ndryshme) të alkoholit, ishte argtuar me femra te ndryshme, kishte udhëtuar në vende të ndryshme të botës, mirëpo edhe pas kësaj gjithmonë ndinte një ngushtim në shpirtin e tij. kishte qenë te disa psikologë të shiqoj, të dijë për gjendjen e tij, me shpres se do te gjente ndonjë rrugë për të qenë i lumtur, dhe për të mos ndier monotoni në këtë jetë.
Pasi ia kishte treguar te gjitha keto ju kishte drejtuar prap prijesit islam duke e pyetur: a po e ndien edhe ti këtë monotoni (në shpirtin apo zemren tende)? ,
prijesi i kishte thene: Jo, për Zotin unë gjithmonë ndihem shumë i lumtur, dhe do të udhëzoj ty që të dalësh nga ky problem, por përgjigju në atë qka të pyes.
Doktori i kishte thene : çka dëshiron?
Prijesi i kishte thene: ti kur don t’i kënaqësh sytë tuaj qka bënë?
doktori: shiqoj në ndonjë grua të bukur, apo në ndonjë pamje(vend) shumë të bukur. Prijesi: nëse don t’i kënaq veshët tuaj qka bënë?
doktori:: ndëgjoj muzikë klasike.
Prijesi:: nëse don ta kënaqësh hundën tënde çfarë bëni?
doktori: i marr erë ndonjë parfumi ose shkoj në ndonjë kopsht.
Prijesi: nëse don t’i kënaqësh sytë tuaj, përse nuk ndëgjon muzikë?
doktori:ishte (çudit) nga kjo pytje dhe kishte thene: s’ka mundësi sepse kjo është kënaqësi e posaçme vetëm për vesh.
Prijesi: nëse dëshiron ta kënaqësh hundën tuaj, përse nuk shiqon në ndonjë vend të bukur?
doktori:ishte çudit edhe më shumë , Dhe kishte thene: s’ka mundësi sepse kjo është kënaqësi e posaçme për sy dhe s’mund ta knaqësh hundën.
Prijesi:: me ne fund Arrita në atë që dëshiroja, dhe e kishte pyetur doktorin: se a e ndien ai ngushtimin dhe monotonine në sytë e tij, në veshët, apo ne hundën e tij,.
Doktor ju kishte pergjigj: jo
. Prijesi:: ku e ndien këtë ngushtim?
doktori:në zemrën time, në gjoksin tim. .
Prijesi:ti po e ndien këtë ngushtim në zemrën tënde, dhe zemra jote ka knaqësi të veçantë që nuk mund ta zëvendësoj tjetër gjë, dhe ti patjetër duhet ta dish cila është ajo kënaqësi që ta bënë zemrën tuaj të lumtur, sepse ti me ndegjimin e muzikës, me pirjen e alkoholit, duke u argetuar me femra, nuk mund ta knaqësh zemrën tënde, ti i knaqë vetëm ato organe.ishte çudit doktori dhe kishte thene: e vërtetë (është kjo), pastaj kishte pyetur se si mun ta qetësoj zemrën e tij,
Prijesi i kishte thene:: “ që të dëshmosh se s’ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij, t’i përulesh në sexhde All-llahut, t’i lutesh Atij, kështu që do të ndihesh i lumtur. Pastaj doktori i kishte kerkuar atij qe tia sjell ndonjë libër që flet për Islam, dhe ndoshta ky mjek më vonë e ka pranuar fenë islame …
Këta shembuj janë shumë të mirë për të gjithë ne, te marrim mësim nga ta …të mos mundohemi të ndryshojmë qellimin që All-llahu na ka krijuar per të … “ta adhurojmë All-llahun s.w.t. do të jemi të lumtur në këtë botë dhe shpresojmë se lumturia e vërtetë është në Ahiret(Botën tjetër).
All-llahu na bëftë prej atyre që bëjnë jetë të lumtur e në përputhshmeri me atë qka All-llahu na ka obliguar.
All-llahu na bëftë prej atyre që hyjnë në Xhennet dhe shijojnë lumturinë e vërtetë …e shpërblimet e mëdha qe i ka përgatit All-llahu s.w.t. për besimtarët e devotshëm të Tij …Amin …
E përgaditi dhe pershtati ne shqip: Islam Hasani
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.