January 02, 2014

Hytbja e kryeimait Mr.Sabri Bajgora

hytbe e mbajtur në xhaminë Ramadanije-Llapit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në vitin 2013


January 01, 2014

Mësime nga Hixhreti

Hytbe e mbajtur me datën: 23.11.2012 në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
Ligjëroi : Mr. Islam Hasani

pjesa e parë: Mësime nga Hixhreti
pjesa e dytë: Urime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Te nderuar vllezër besimtarë:
Ka dashur Allahu Fuqiplotë që në këtë muaj t'i përkujtojmë shumë ngjarje me rëndësi historike, qofshin ato të ndërlidhura me historinë Islame, si fjala vjen para pak ditësh gjegjësisht të Ejtën e javës së kaluar përkujtuam ngjarjen më madhore në Islam, e ajo ishte përkujtimi i hixhretit-shpërnguljes së pejgamberit a.s dhe besimtarëve mekkas nga Mekka në Medine, e që nga kjo ngjarje muslimanet filluan ta shenojn dhe numrojnë edhe vitin e tyre hixhrij… dhe ja tani ne gjindemi në Muajin Muharrem 1434 H, muaj ky që ka fadilet dhe vlerë të madhe, dhe mu për këtë pejgamberi a.s kur është pyetur nga ebu dherri r.a se cila natë e muajit është më e mira dhe cili muaj ndër muajt e tjerë është më i mirë, ai a.s iu përgjigj:
"خير الليل جوفه، وأفضل الأشهر شهر الله الذي تدعونه المحرم"
Nata më e vlefshme është nata e mesit e çdo muaji, ndërsa muaji më i vlefshëm( kuptohet pos Ramazanit) është muaji që ju e quani Muharrem.
Po ashtu kemi edhe hadithin tjetër që flet për vlerën e agjerimit vullnetar gjate ketij muaji, transmeton Ebu hurejrte r.a se pejgamberi a.s ka thene:
" أفضل الصيام بعد رمضان شهر الله المحرم، وأفضل الصلاة بعد الفريضة صلاة الليل" .
Agjërimi më i mirë (d.m.th vullnetar)pas muajit ramazan, është ai që bëhet në muajin e Allahut Muharrem, dhe se namazi më i mirë- me i dobishëm pas atij që është farz, është namazi i(nafile) natës.
Po ashtu vllezër në këtë muaj të shenjtë e të madh ndodhi edhe një ngjarje madhore e ajo është dita kur Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga faraoni, hapi detin për Musain a.s dhe popullin e tij, dhe pasi i shpëtoi ata, e fundosi faraonin dhe ushtrine e tij në të njejtin det, ( në detin e kuq ashtu siq njihet sot), e kjo ditë njihet me emrin Ashura..apo dita e ashureve, e cila është nesër me 10 muharrem apo te shtunën më 24 nëntor...ditë kjo për të cilën na ka porositur pejgamberi a.s ta agjerojmë, duke ia paraprirë me një ditë para kësaj dite apo duke e agjeruar këtë ditë dhe një ditë pas saj...

Transmeton ibn abbasi r.anhuma se kur pejgamberi a.s erdhi në Medine i gjeti jehudët tek agjëronin ditën e ashurës, pastaj i pyeti ata se për çfarë e agjërojn ata këtë ditë?, ata u përgjigjën, kjo është ditë e madhe në të cilën e shpëtoi Allahu Musain dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi faraonin dhe popullin e tij, keshtu që Musa a.s e agjëroj këtë ditë në shenjë falënderimi, e për këtë edhe ne e agjërojme, atëherë pejgamberi a.s tha ne jemi me meritorë se sa ju për ta pasuar Musain a.s me këtë agjërim, e agjëroi ai a.s këtë ditë dhe urdhëroi të agjerohet kjo ditë.
Poashtu kemi edhe një hadith tjetër që e transmeton ebu katade r.a se pejgamberi a.s ka thenë lidhur me vlerën e agjërimit të ditës së ashures:
: أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله
Shpresoj tek Allahu se agjërimi i kësaj dite i fshinë gjynahet e vitit të kaluar, apo para një viti.
Te nderuar vllezër besimtarë, deshti Allahu xh.sh që në këtë muaj të bekuar e të madh përveq këtyre ngjarjeve më rëndësi në historinë Islame, ta shënojmë edhe një ngjarje historike madhështore për tërë kombin shqiptarë e ajo është 100 vjetori i pavaresise së Shqipërisë, atëherë që nga këtu, dhe nga ky minber shfrytzojmë rastin tjua urojmë juve dhe të gjithë shqipëtarve anembanë globit 100 vjetorin e pavaresisë së shqiprisë.
Te nderuar vllezër besimtarë, ashtu siq e dini shpallja e pavaresisë së shqiprisë më 28 nëntor 1912 ishte një kthesë e madhe për tërë kombin shqiptarë, me të vërtetë kjo ngjarje mund të konsiderohet edhe si rilindje e kombit tonë, dhe shpëtim nga shfarosja dhe asemilimi nga armiq të shumtë të shqipëtarve.
Vllezër të ndershëm kjo ngjarje madhështore na bënë ti kujtojmë ata burra të mdhenjë të kombit tonë Si Ismail bej Qemajlin, Isa Boletinin, Bajram Currin e Idris Seferin, Hasan prishtinen etj etj ..të cilët i dueln në ball armikut më luftë politike e frontale, për të ndaluar kolonizimin, shfarosjen dhe asemilimin e kombit shqiptar dhe marrjen e tokave te tyre...
Besimtarë të ndershëm ne nuk do të ndalemi shumë në historinë e kesaj ngjarje sepse të gjithë dijme shumë për të, mirpo ajo qka është më rëndësi të përmendët këtu është...se feja Islame na nxitë me të madhe , dhe prej parimeve të saj është edhe dashuria për vatan dhe mbrojtja e vlerave të mirfillta kombëtare..ky është mesimi me i madh që e nxjerrim nga ngjarja historike e hixhretit që e permendëm më herët...pejgamberi a.s kur u detyrua të shperngulej në Medine nga malli i madh per vendlindjen e tij Mekken, tha:
" إِنِّي لأَخْرُج مِنْكِ وَإِنِّي لأَعْلَمُ أَنَّكِ أَحَبُّ بِلادِ اللَّهِ إِلَيْهِ , وَأَكْرَمُه عَلَى اللَّهِ , وَلَوْلا أَنَّ أَهْلَكِ أَخْرَجُونِي مِنْكِ مَا خَرَجْتُ مِنْكِ
Më të vërtetë unë po jam i detyruar të largohem nga ti(oj Mekke) ndërsa une jam i bindur se ti je më dashura tek unë,dhe më (pozitën)ndershme tek Allahu, dhe sikur populli yt të mos më nxirrnin prej teje(oj Mekke), nuk do të kisha dalur!”. ( )

Po ashtu vllezër ashtu siq e dini Allahu xh.sh na ka abliguar xhihadin luftën e shenjtë në rrugë të Allahut për të mbrojtur vatanin tonë, nderin tonë, kombin tonë nëse armiqtë na sulmojnë…
Vllezër të ndershëm:
Ska dyshim se ata burra të mdhenjë por edhe dhjetra e qindra të tjerë që nuk patëm mundësi ti permendim, të gjithë ata dhanë një kontribut të veqantë në mbrojtjën e tokave shqipëtare e deri tek akti i shpalljes se pavarsisë, shumica e tyre mbajnë emra muslimanë, dhe këtu dihet o vllezër se nuk ka fe tjeter përpos Islamit e cila nxitë për dashuri ndaj vatanit, për mbrojtjen e tij qoftë edhe duke sakrifikuar gjithqka....poashtu ne kemi edhe një numer të madh të ulemave islame që kanë kontribuar për shpalljen e pavaresisë e ata janë të njohur për te gjith ju..
Vllezër të ndershëm jo vetëm ne të kaluaren por edhe në vitet e fundit, pati trima të shumtë, e që të gjithë ishin Musliman që nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha... etj etj spo na premton koha ti pemendim të gjithë, jo vetëm kaq, porse dashuria e flaktë për mbrojtjen e vatanit në emër të Allahut i nxiti një numer të konsiderueshëm të medresantëve te rreshtoheshin në radhët e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës e që prej tyre pati edhe disa shehid.
Vllezër të nderuar, nga kjo qe u tha më herët patëm për qëllim tjua sqarojmë juve se më të vertetë feja Islame na nxitë që ne ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, na nxitë ti mbrojmë vlerat tona si populli me autokton në balkan.
Vllezer të ndershem, prej urtesisë se Allahut xh.sh është se Ai i krijojë njerëzit të ndarë në popuj e fise qe të njihen në mes vete...e jo qe të luftojnë e të zhdukin njeri- tjetrin nga faqja e dheut...thote Allahu Fuqiplotë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوباً وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
Te nderuar vllezer ashtu siq u pa edhe nga permendja e këtyre argumenteve e edhe ajetit te lartëpermendur, feja islame na nxite ta mbrojmë vatanin dhe kombin tonë, ndërsa në anën tjeter na ndalon nga fanatizmi, racizmi, e radikalizmi etj…
Ne fund e lusim Allahun fuqiplote, të na forcojë në fenë tonë, të na ndihmojë ta mbrojmë atëdheun tonë nga armiqtë, e lusim Allahun ta ruaj kombin shqiptarë dhe vlerat e mirëfillta të tij deri në ditën e kijametit, e lusim Allahun ti shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që sakrifikuan me penë e më pushkë, të gjithë ata që luftuan e ranë deshmorë vetëm e vetëm që ne brezat e ardhshëm të frymojmë më lirshëm në truallin tonë, në tokat tona!
E lusim Allahun ta bëjeë vendin tonë vendë paqësor, vend ku toleranca e mirkuptimi zënë vend, vend ku respektohen të drejtat fetare, kombëtare e njerëzore…!
E Lusim Allahun t'i ndihmojë muslimanët kudo që gjinden!
Edhe njëherë "Urime të gjithve 100 vjetori i paveresisë së Shqipërise…"

A do të jetë viti 2012 fundi i Botës


hytbe e mbajtur më datën 14.12.2012
në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
përgaditi: imami: Islam Hasani

Të nderuar vllezër besimtarë, kohëve të fundit është përfolur si në mjetet e informimit, po ashtu edhe në mes njerëzve po diskutohet shpesh se a do të jetë viti 2012 fundi i Botës, bile bile kan përcaktuar edhe data, të dhëna këto duke u mbeshtetur në kalendarin e fisit maja etj…dezinormata këto që kanë krijuar huti dhe panikë në veqanti tek femijët por edhe tek disa të rritur qe iu besojnë këtyre informacioneve të pa vertetuara as nga ana fetare e as nga ajo shkencore.
Vllezër të ndershëm, le të jemi të matur, mos t'i frikesojmë femijët tanë, mos të krijojmë panikë tek ta, le tju bëjmë me dije fëmijve tanë se këto informacione se gjoja fundi i botës është më 21 dhjetor 2012 janë lajme të pa vërteta, sepse Allahu xh.sh na ka mësuar në Kuran se askush nuk e din se kur do të ndodhë kijameti, apo fundi i kësaj bote, thot i Plotfuqishmi:
(يَسْأَلونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْأَلونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ) (سورة الأعراف: 187)
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (kijameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”.

Pastaj në një ajet tjetër Allahu xh.sh thotë:
(يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيباً) (سورة الأحزاب: 63)
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
Pastaj pejgamberi a.s në hadithin që e transmeton ibn Umeri, hadith ky që gjendet në koleksionin e Buhariut, dëshmon se momenti se kur do të ndodhë kijameti apo kataklizma, është prej 5 qëlsave të msheftësive të Allahut, thotë a.s:
((مفاتح الغيب خمس لايعلمهن إلا اللـه وتلى النبي قول اللـه تعالى: إِنَّ اللـه عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللـه عَلِيمٌ خَبِيرٌ [لقمان:34].
Qelsat e msheftesis janë 5, nuk i dine askush përveq Allahut, pastaj e lexoi ajetin në të cilin Allahu xh.sh thot:
S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
Të nderuar vllezër , besoj se nga permendja e këtyre ajeteve na u bë e qartë se askush në rruzullin tokesorë nuk e din momentin se kur do të ndodhë kijameti, nuk e dinë as melaiket, e as pejgamberët, lidhur me këtë po u a perkujtojmë hadithin kur meleku me pozitën me të lartë tek Allahu, Xhibrili a.s i erdhi Muhammedit a.s gjithashtu me pozitën me të lartë tek Allahu në krahasim me pejgamberët e tjerë, megjithatë, asnjëri, as tjetri nuk e ditën se kur do të ndodhë kijameti, kur e pyeti xhibrili pejgamberin a.s se kur do të ndodhë kijameti? pejgamberi a.s iu pergjigj në këtë mënyrë: I pyeturi nuk është më i dishëm për të se sa pyetsi.
Të nderuar vllezër pas gjithë këtyre argumenteve dhe ajeteve Kuranore, a logjikohet qe ti besohet dikuj i cili pretendon se e din se kur do të ndodhë kijameti? besoj se jo…
Te nderuar besimtarë, tanimë u pajtuam se momentin kur do të ndodhë kijameti nuk e dimë, mirpo ne duhet të bindemi se heret a vonë kijameti do të ndodhë, dhe kjo është prej kushteve të besimit, pejgamberi a.s kur u pyet se qka është imani? Ai u pergjigj:
((الإيمان أن تؤمن باللـه وملائكته وكتبه ورسله واليوم الآخر وأن تؤمن بالقدر خيره وشره)).
Imani është: të besosh Allahun, ti besosh engjujt e Tij, librat e Tij, të derguarit e Tij, te besosh ne Diten e Mbramë dhe ti besosh caktimit apo determinimit te Allahut mirë ose keqë.
Të nderuar vllezër nga kjo që u tha deri më tani, kuptuam se askush nuk e di kur do të ndodhë kijameti, ndërsa sa i përket parashenjave, apo shenjave të vogla, ka shumë argumente nga Kurani dhe hadithi që flasin për to, e ulemaja(dijetarët islamë) në bazë të argumenteve i kanë ndarë keto shenja në 3 lloje:
1- Shenjat e vogla të cilat kanë ndodhur.
2- Shenjat e vogla që janë duke ndodhur.
3- Shenjat e vogla që ende nuk kan ndodhur.
Te nderuar vllezër, sot nuk kemi mundësi të thellohemi në spjegimin e këtyre shenjave, inshAllah në ndonjë hytbe tjetër , ndersa për fund po e permendim se njëra ndër shenjat e vogla që ka ndodhur është , vet dërgesa e pejgamberit , Muhammedit a.s … kështuqë për muslimanët është bërë e ditur qysh para 1400, se pas dërgesës se Muhammedit a.s si pejgamber, kijameti nuk është larg, këtë e deshmoj vetë ai a.s atëherë kur tha:
((بعثـت أنـا والساعـة كهاتيـن وأشـار بالسبابة والوسطى))
Jam derguar unë dhe kijameti sikur këta dy gishta, bëri me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm.
D.m.th periudha kohore pas dërgesës se tij e deri në kijamet është e shkurtur, jo shum e gjatë, Allahu e di më së miri.
Pastaj prej shenjave të vogla të kijametit që ka ndodhur, është qarja e hënës gjatë kohës së pejgamberit a.s, këtë e dëshmon Allahu në Kur'an ku thot:
اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانشَقَّ القَمَرُ
Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
Si sqarim të ketij ajeti, po e përmendim shkurtimisht hadithin të cilin e transmeton Enesi r.a, ky hadith gjindet në koleksionin e Muslimit e që ky hadith e komenton shumë bukur ajetin që e lexuam ma herët :
Banorët e Mekës kërkuan nga pejgamberi a.s tua tregoj një shenjë te kijametit, e pejgamberi a.s ju tha..çfarë po deshironi?, ata i thanë po deshirojmë që hëna të qahet në dy pjesë, pastaj pejgamberi a.s e luti Allahun për këtë, pastaj Allahu e ndau hënën në dysh, më pas pejgamberi a.s iu tha atyre: shikoni ..shikoni…megjithatë ata e muhuan (këtë shenjë) dhe refuzuan e thanë: kjo është vetëm një vazhdimësi e magjisë së tij…
Vllezër të ndershëm ..Këtu po e përfundojmë këtë hytbe, e lusim Allahun të mos na sprovoj me sprovat e kijametit, e lusim Allahun Fuqiplotë, të na mundesoj të jetojmë si muslimanë, të vdesim si muslimanë, e lusim Allahun të na ringjall me të devotëshmit e pejgamberë,t e të na lehtesoj ditën e llogarisë …Amin …!