March 05, 2014

VLERA E UJIT, & MOS SHPENZIMI I KOTË I TIJ


Të nderuar vëllezër besimtarë, ska dyshim se Allahu xh. Sh na ka begatuar neve, si krijesa njerëzore ne tokë, por edhe krijesat tjera , me nimete e begati te shumta saqë nuk kemi mundësi me i numëruar fare, këtë fakt e dëshmon Allahu xh.sh ne kuranin famëlartë kur na thotë:

(وَآتَاكُمْ مِنْ كُلِّ مَا سَأَلْتُمُوهُ وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَتَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ الْإِنْسَانَ لَظَلُومٌ كَفَّارٌ) (إبراهيم: 34)
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.

E prej këtyre të mirave të shumta të Allahut fuqiplotë, ska dyshim se është begatja apo nimeti i furnizimit tone me ujë.
Andaj vëllezër, siç e dini ne ditët e fundit nëpër media tona, është bërë thirrje, dhe jemi këshilluar nga përfaqësuesit e ujësjellësve por edhe nga ekspert qe merren me studimin dhe hulumtimin e ujit, qe ti kushtojmë rëndësi ruajtjes se ujit të pijshëm, dhe ne asnjë mënyrë mos ta keqpërdorim atë...
Atëherë vëllezër edhe ne i bashkangjitemi kësaj fushate vetëdijësuese, dhe do mundohemi të kontribuojmë sadopak me këtë hytbe modeste, qe ta vetdijsojme xhematin tonë, për përdorimin e kontrolluar të ujit, normalisht duke iu referuar burimeve te sheriatit islam, Kuranit dhe porosive të Muhamedit a.s lidhur me këtë çështje...andaj duke mos dashur qe ta zgjatim me tepër..sot in- sha- Allah do të flasim për rëndësinë dhe vlerën e ujit, si dhe ruajtjes dhe mos keqpërdorimit të tij nga faktori njeri.

Te nderuar vëllezër, ska dyshim se uji është shume i rëndësishme për çdo krijese në tokë, për këtë e gjejmë se Allahu i madhëruar në Kuran e përmend ujin diku 17 herë apo me teper, e po ashtu i përmend edhe diku 23 lloje te ujit, qoftë ato në këtë botë, apo ato lloje që i ka përgatit në ahiret.
Xhematli të nderuar, u përmend edhe më herët se uji është bazë e çdo krijese të gjallë në tokë, për këtë dëshmon ajeti Kuranor ku Allahu thotë:

( وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ أَفَلا يُؤْمِنُونَ) (سورة الأنبياء: من الآية 30) 
ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?

(وَاللَّهُ خَلَقَ كُلَّ دَابَّةٍ مِنْ مَاءٍ ) (سورة النور: من الآية 45)
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji

Te nderuar vëllezër, ashtu siç e vërejtët ne I përmendëm disa ajete kuranore qe flasin për rendësin e ujit, kurse nga synneti i pejgamberit a.s gjejmë porosi qe iu referohen dy kategorive të njerëzve…
1- ndalohet për muslimanin apo besimtarin qe ti ndaloje te tjerët nga përdorimi i ujit për pije, kurse ofrimi i ujit për pije atyre që kanë nevoje konsiderohet vepër qe të qon drejt xhennetit, këtë e dëshmon hadithi i pejgamberit a.s, kur një njeri e pyeti atë se cilat vepra bëhen shkas që ai të hyn në xhenet, e për njërën prej tyre pejgamberi a.s i tha:

وأنظر أهل بيت لا يشربون الماء إلا غَبًّا فاسقهم
Lajmëroj banoret e një shtëpie qe nuk kane ujë, dhe jepu atyre që të pinë.

Kurse sa i përket ndalesës se keqpërdorimit te ujit, pejgamberi a.s kishte porositur qe uji mos të shpenzohet pa nevojë e as atëherë kur marrim abdes, transmetohet nga Abdullah bin Amr bin el aAs se pejgamberi a.s njëherë kishte kaluar pran Sa’dit, kurse ai ishte duke marrë abdes , e pejgamberi a.s i tha:

ما هذا السرف يا سعد قال أفي الوضوء سرف قال نعم وإن كنت على نهر جار.
Çka është ky shpenzim pa nevoje o Sa’d, e ai tha, a edhe ne abdes ka shpenzim te tepërt?, e pejgamberi a.s i tha, po edhe nëse  je pranë lumit qe ecë.

Andaj vëllezër shumica prej nesh jemi të informuar përmes medieve, por edhe vetë ne e kemi parë se në çfarë gjendje janë liqejtë artificial të vendit tonë, kështu që për shkaqe të ndryshme niveli i tyre ka rënë shumë deri në 12 metra.
atëherë vëllezër edhe ne shfrytëzojmë tu bëjmë apel që ta ruani ujin me kujdes, mos e keqpërdorni atë, edhe kur të merrni abdes mos shpenzoni pa nevojë, mos bisedoni duke marrë abdes e uji duke rrjedhur nga qeshmet, çdo njërit prej nesh nuk i nevojitet me tepër se një litër ujë për të marrë abdes.

Te nderuar vëllezër, ne si besimtare, nuk duhet te jemi pesimist, (ta humbim shpresën) tek Allahu, in- sha- Allah shpresojmë se do të ketë reshje dhe se Allahu do të na furnizojë me ujë, ndërsa nëse Allahu do që të na sprovoj, ne duhet ti mbështetemi Allahut e të bëjmë sabër derisa Allahu të na çlirojë nga sprovat e tij…sepse nuk kemi rrugëdalje tjetër,  lidhur me këtë Allahu xh.sh thotë:
(قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَاؤُكُمْ غَوْراً فَمَنْ يَأْتِيكُمْ بِمَاءٍ مَعِينٍ) (سورة الملك: 30)
Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”
Pastaj shteti jonë duhet që ti ndërmarrë shkaqet, që banorëve të vetë tua sigurojë ujin, duke krijuar strategji për akumulimin e ujit, për hapjen e burimeve të reja, pastaj organet përgjegjëse duhet të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdorin ujin, apo ndaj atyre që e shfrytëzojnë ujin e pijëshëm për nevoja tjera (bujqësi, vaditje..etj).
Vëllezër të ndershëm Allahu xh.sh na ka sjellur shembuj nga e kaluara , shembuj nga pejgamberet e tij, Allahu xh.sh e begatoj Musain a.s dhe popullin e tij me furnizim me ujë, ashtu siç është regjistruar në Kuran:
(وَإِذِ اسْتَسْقَى مُوسَى لِقَوْمِهِ فَقُلْنَا اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْحَجَرَ فَانْفَجَرَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْناً قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَشْرَبَهُمْ كُلُوا وَاشْرَبُوا مِنْ رِزْقِ اللَّهِ وَلا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ) (سورة البقرة: 60)

Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.

Nga ky ajet vëllezër kuptojmë se Allahu xh.sh i begatoj Beni Israilët me tri nimete ( begati): 1.  Me ujin si të domosdoshëm për jetesë, 2. Furnizimin  me ujë aty ku nuk kishte kushte të përshtatshme për të pasur ujë, (nuk kishte lum, liqe apo krua), dhe, 3. Urtësia e Allahut në ndarjen e ujit në kroje sipas grupeve të njerëzve, në mënyrë që mos të mos harmohen(grinden) në mes vete…

Te nderuar vëllezër, ska dyshim se Allahu Fuqiplotë është Ai që na sjell ujin nga qielli e nga toka, dhe se prej ujit varet çdo gjallese në tokë, thotë Allahu xhel-le xhelaluhu:
(أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا نَسُوقُ الْمَاءَ إِلَى الْأَرْضِ الْجُرُزِ فَنُخْرِجُ بِهِ زَرْعاً تَأْكُلُ مِنْهُ أَنْعَامُهُمْ وَأَنْفُسُهُمْ أَفَلا يُبْصِرُونَ) (سورة السجدة: 27)
Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?

 Pastaj Allahu xh.sh në ajetet tjera thotë:
أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاءَ الَّذِي تَشْرَبُونَ، أَأَنْتُمْ أَنْزَلْتُمُوهُ مِنَ الْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ الْمُنْزِلُونَ
A e shihni ujin që po e pini? A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?

Andaj vëllezër, le ta falënderojmë Allahun për nimetet e tij ndaj nesh, e sidomos për furnizimin tonë me ujë, i lutemi Allahut të mos na sprovoje me pakësimin e ujit, për hatër të besimtarëve, për hatër të bimëve e të kafshëve e sabive (fëmijëve), e po ashtu e lusim Allahun që të mos na dënojë shkaku i mëkatarëve e mendjelehtëve.

Jo rastësisht vëllezër pejgamberi a.s gjithherë pasi ka ngrënë e ka pire e ka falënderuar Allahun duke thënë:
الحمد لله الذي أطعمنا و سقانا و جعلنا من المسلمين
Falënderimi i qoftë Allahut I Cili na bëri të mundur që të hamë e te pimë dhe na bëri nga muslimanët.
Andaj vëllezër mos ta harrojmë ta bëjmë këtë dua vazhdimisht kur të hamë e të pimë .
Të nderuar vëllezër , ne ndoshta nuk ja kemi ditur kimetin ujit sa duhet, e ndoshta nuk po ja dimë edhe tani, por mos harroni se me miliona njerëz në botë nuk e dinë se çfarë shije ka uji i pastër për pije, e sidomos në vendet afrikane3 milion e me tepër njerëz ne bote vdesin nga pirja e ujit te ndotur apo te kontaminuar.

Atëherë vëllezër mesazhi ynë i fundit, i kësaj hytbe është: mos e keqpërdorni ujin e pijshëm, mos e shpenzoni kot, sepse masrafin Allahu e ka ndaluar ne çdo gjë…thotë i Plotfuqishmi:
(يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ) (سورة الأعراف: 31)
O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë.

Dhe krejt ne fund vëllezër, le ti lutemi Allahut së bashku në këtë ditë të bekuar, në këtë ditë të xhuma, në këtë ditë që është një kohë, kur lutjet nuk kthehen:

O Allahu Ynë, Falna gjynahet tona, zbrit për neve rahmet, mëshirë e bereqet, o Zoti Ynë furnizona me borë e shi të dobishëm, e mos na sprovo me pakësimin e ujit ja RRahmanu ja Rrahim…

O Zoti Ynë , mos na i kthe prapa lutjet tona  në këtë ditë të bekuar, e në këtë kohë të çmuar!..Amin!

E përgaditi:
Mr. Islam Hasani