July 19, 2011

KENDIM I MREKULLUESHEM I KAPTINES ERR-RRAHMAN

FJALA E PUBLIKUESIT




BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
(ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHMËSHIRËSHMIT,MËSHIRUESIT!)

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULLAHI UE BEREKATUHU
(PAQJA DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFTË MBI JU!)




FJALA E PUBLIKUESIT:

Falënderimet i takojnë Allahut fuqiplotë, për të mirat dhe begatitë e shumta qe na i ka dhënë..
Dëshmojmë se ska zot tjetër që meriton të adhurohet përveq Allahut, të vetmit të pa shoq, dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit..



Lëxues-e të nderuar,

E falënderojmë Allahun Fuqiplotë që na bëri të mundur të arrijmë edhe këtë muaj të Ramazanit, muaj i cili kërkon nga ne shumë punë, aktivitete, muaj i ibadeteve të shumta, muaj që me agjërimin e tij shpresojmë të arrijmë devotëshëri, muaj i bekuar, që për shkak të tij, shpresojmë që Allahu xh.sh do të na sjellë mëshirë, falje, dhe shpërblim pa masë inshAllah…

Nisur nga ky realitet, duke parë se muaji ramazanit kërkon nga ne një angazhim të veqantë e sidomos në kërkim të dijes, në përhapjen e sajë…etj, në mënyrë që të tjerët të përfitojnë dhe të shfrytëzojnë kohën në dobi të tyre, duke lëxuar , studiuar...e në veqanti për ato qështje që kanë të bëjnë me dinin- Fenë Islame, ku ma së shumti kemi nevojë që të paisemi me njohuri rreth sajë.

Andaj në vazdhdën e aktiviteteve të këtij muaji të bekuar , me ndihmën e Allahut xh.sh arritëm ti përmbledhim disa tema islame që shpresojmë se janë të dobishme për tu lexuar, dhe vendosëm që ti publikojmë të tërat këtu në këtë web-faqe modeste dhe të thjeshtë, e nëse donë Allahu i Madhërishëm në të ardhmen shpresojmë ta avansojmë e ta pasurojmë edhe me shumë tema e njohuri rreth fesë Islame.

Ju bëjë me dije se disa prej këtyre temave kanë pasur fatin të publikohen më heret në disa faqe tjera, mirpo deri me tani nuk kemi pasur mundësi ti publikojmë të tërat në një vend dhe në web-faqe tonën.

Po ashtu ka nga këto tema që për herë të parë po i publikojmë, shpresojmë se do të ketë të interesuar për ti lexuar dhe për të përfituar sadopak…

Sa për njoftim…disa nga këto tema flasin rreth vlerës së agjërimit, dispozitave të tij ,dhe ngjarjeve me rendeësi historike që ndodhë gjatë muajit të bekuar të ramazanit , si dhe rolin që e luan agjërimi ne edukimin shpirtërorë të besimtarit…

-Disa nga to flasin për jetën e dërguarit a.s , duke e pasqyruar një historik të shkurtër të jetës së tijë a.s e deri në vdekje…

-Të tjerat flasin për problemet shoqërore e sidomosë për problemet e rinisë etj.

Dhe ne fund:
-Shfrytëzojmë rastin të kërkojmë ndjesë për gabimet e mundëshme gjuhësore ose teknike, sepse këtyre temave ndoshta iu mungon një korrekturë gjuhesore, dhe mu për këtë shkak nuk e preferojmë që të mirren pa lejen e autorit e të publikohen ne faqe tjera...duke shpresuar gjithherë mirkuptim nga të gjithë...


Këto qka i përmendëm janë vetëm një nismë e vogël, një kontribut modestë, ndërsa në të ardhmën e afërt do te mundohemi ta pasurojmë këtë faqe edhe me shumë tema tjera aktuale e të dobishme…


E lusim Allahun xh.sh tna mundësojë të marrim dije të dobishme, dhe më të ti shërbejmë ummetit tonë, duke shpresuar gjithëherë në shpërblimin e Tijë të madh.

E lusim Allahun xh.sh të na pranojë agjërimin dhe të gjitha ibadetet që i bëjmë për hirë të Tij…
E lusim Allahun xh.sh që tna shpërblejë të gjithëve me xhennetin Firdeus….Amin.


a>Me plot respekt për të gjithë: Islam Hasani,
Student në magjistraturë, viti 2,
Univerziteti Islam sultan Sherif Ali,
Brunei Darussalam,
Gusht 2010.

VLERA E MUAJIT SHA'BAN




Falenderimet i takojnë Allahut fuqiplotë, për të mirat dhe begatitë e shumta qe na i ka dhënë..
Dëshmojmë se ska zot tjetër që meriton të adhurohet përveq Allahut, të vetmit të pa shoq, dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit..

lëxues të dashur...iu keshilloj juve dhe vetën time me frikerespekt dhe devotëshmeri ndaj Allahut, sepse devotshmeria bëhet shkas qe të zbresin bereqetet, dhe që të na perfshijë rahmeti-Meshira e Allahut az-ze we xhel.

lëxues të nderuar ..
Këtu do të flasim pak rreth rëndësisë së këtij muaji, dhe se si duhet te veprojm gjatë ketij muaji duke u bazuar në atë qka na ka mesuar i derguari a.s...

Ashtu siq e dini , Allahu i LartëMadhëruar e ka lavderuar muajin ramazan ne kur’anin famëlartë ku ka thene:

{شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ القُرْآَنُ} [البقرة:185]
Muaji i Ramaanit eshte muaji që në te (filloi të) shpallet Kur’ani


Gjithashtu është bërë e qartë se në muajin ramazan është një natë me më vlerë se sa 1000 muaj..

Andaj Ky realitet i shtyri muslimanët me herët por edhe tani ti kushtojnë një rëndesi të madhe këtij muaji duke e vequar me adhurime si: namaz, agjërim, dhënje të sadakës-lëmoshes, shkuarjes në umre e shumë e shumë vepra tjera të mira…

Mirpo Muhamedi a.s kur e vërejti këtë dukuri të veqimit apo dallimit të disa muajve ndaj të tjerëve tek njerezit, si p.sh vëqimin e muajit rexheb në xhahiliet- në kohën e injirancës, dhe në anën tjetër vëqimin e disa muajve tjerë qi i ka permendë Kur’ani famelartë që bëhej nga ana e muslimaneve, pas kësaj Muhammedi a.s deshi që ti vetëdijësojë besimtarët se të gjithë muajtë janë të vlefshëm, poashtu i misoi besimtarët se ka edhe muaj të tjerë qe duhet tju kushtojmë kujdes të posaqëm.



Lidhur më këtë transmetone Usame ibnu zejd ,r.anhuma ,se e ka pyetur të derguarin e Allahut duke i thënë: o i dërguar i Allahut, nuk të kamë parë të agjërosh në muajtë tjerë, siq po agjëron ne muajin sha*ban, e pejgamberi a.s iu përgjigj: ky është një muaj ndaj të cilit njerëzit janë të pakujdesshëm,muaj ky i cili ndodhet në mes të muajit rexheb dhe ramazan(aludon në muajin shaban), në të ngriten veprat tek Allahu tebareke we teala , dhe unë dua që të ngritet vepra ime duke qenë agjërues.
Pra nga ky hadith kuptojmë qartë se rëndesia e veqimit të ketij muaji me agjërim është ashtu siq e ka qartësuar i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. se për qdo vit në muajin sha*ban ngriten veprat tona tek Allahu, ndërsa paraqitja e veprave të robëve të tij bëhet në çdo javë në ditën e hënë dhe të enjëte.
Andaj për këtë shkak pejgamberi a.s thoshte:se ai dëshiron të ngritet vepra e tij tek Allahu xh.sh, duke qenë ai agjërueshum, sepse agjërimi kerkonë saber-durim të madh, e për ata që bëjnë saber Allahu xh.sh thotë:

إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”.(Zumer 10)


Lëxues të dashur!
Le ta dini se pejgamberi a.s e veqoi muajin sha*ban me agjërim dhe na mesoi edhe neve qe ti shtojmë adhurimet edhe më tepër si: me agjërim, me istigfarë-kerkim falje…etj.

Mirpo një gjë duhet ditur se pejgamberi a.s nuk e ka agjëruar muajin sh*ban të tërin, kështuqë ata të cilët dëshirojnë ta përcjellin këtë muaj me agjërim dhe kan mundësi ta bëjnë , le të agjerojnë e të përgatiten për muajin e bekuar të Ramazant .

Argumenti që tregon qartë se pejgamberi a.s nuk e ka agjëruar muajin sha'ban të terin është ky:
Transmeton Ajshja r.anha ku thotë:



Ka agjëruar pejgamberi a.s derisa kemi thënë se sdo ta prish më, dhe e ka prishur agjerimin derisa kemi thënë se nuk do të agjeroj më…nuk e kamë parë të dërguarin e Allahut ta ketë plotesuar ndonjë muaj me agjërim përveq ramazanit, dhe nuk e kam parë qe e ka shpeshtu agjërimin më shumë se sa në muajin sha*ban(transmeton buhariu1833 dhe muslimi1956).

Ndërsa ibnu rexhebi ka thënë se:agjërimi i sha*banit është më i vlefshëm se agjërimi i eshhurul-hurum, i muajve në të cilët është i ndaluar lufta,dhe agjërimi vullnetar më i mirë është ai që bëhet afër ramazanit, d.m.th para tij dhe pas tij, shembulli i këtij agjërimi vullnetar është sikur shembulli i syneteve para dhe pas farzeve, kështuqë këto vepra vullnetare janë plotësuese të mangësive që i kemi lënë në farze.

Lëxues të ndershëm...sa i perketë rëndesise së këtij muaji , gjithashtu bazohemi edhe në një transmetim tjetër ku pejgamberi a.s thotë:
: «يطّلع الله تبارك وتعالى إلى خلقه ليلة النصف من شعبان فيغفر لجميع خلقه إلاَّ لمشرك
Iu ofrohet Allahu tebareke we teala afer krijesave të Tij natën e mesit të muajit sha*ban, dhe i falë të gjithë robtë e Tij, me përjashtim të mushrikut – te atij që i I ka bërë shokë Allahut..
lëxues të dashur …ta dini se nëse dikush i lutet dikujt tjetër pos Allahut(me shenja adhurimi), ai veq I ka bërë shokë Atij.
Nese dikush i vizitonë varret e shenjëtorëve dhe kërkon ndonjë ndihmë nga ata (ndihmë që vetëm Allahu xh.sh ka mundësi tiav bëjë..) , ai veq i ka bërë shok Allahut xh.sh.

Andaj të jetë e qartë se për ata qe i bëjnë shok Allahut nuk ka falje, lidhur më këtë Allahu az-ze we xhel thotë:
إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْماً عَظِيماً
4:48. S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

Po ashtu duhet pasur kujdes, se nëse ne mes të besimtarëve ka armiqësi dhe urrejtëje, Allahu xh.sh nuk i fal derisa ata të pajtohen në mes vete…

Nuk na takon neve si besimtarë që të kemi armiqësi dhe urrejtëje në mës veti, njeherë e përgjithmonë duhet ti braktisim këto veti të liga.

Ne si besimtarë duhet ti pastrojmë zemrat tona nga çdo veti e keqe, si:përgojimi-bartja e fjalve, urrejtja ndaj besimtarëve etj…ne duhet të mundohemi në maksimum që nesër kur të dalim para Allahut az-ze we xhel,.të dalim me zemra të shëndosha ashtu siq përshkruhet në këtë ajet ku Allahu xh.sh:

يَومَ لا يَنفَعُ مَالٌ وَلا بَنُونَ،إلاَّ مَن أَتَى اللهَ بِقَلْبٍ سَلَيمٍ

26:88. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.
26:89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.


Allahu na bëftë prej atyre që e takojme Allahun az-ze we xhel me zemër që nuk bartë :inat ,zili,dhe mashtrim për askë prej muslimaneve ,,,amin…

Më të vërtetë zemrat tona e luajn një rol shumë të rëndësishëm në trupin tonë, dhe për këtë arsye ne duhet të kemi kujdes të madh për to, ti pastrojmë ato nga çdo veti e ligë, le ta mbajmë mendë thënjen profetike ,ku pejgamberi a.s thot:
ألا و إن في الجسد مدغة إذا صلحت صلح الجسد كله و إذا فسدت فسد الجسد كله ألا و هي القلب
A nuk është në trup të njeriut një pjesë mishi, nese ajo eshte e shëndoshë(në rregull) i tërë trupi është i shendoshe, ndërsa nese ajo është e prishur e sëmure, i tërë trupi është i -i sëmurë... e ajo është Zemra

Sa i përket definimit të zemrave, dijetarët i kanë ndarë në 3 grupe:
1.zemra të shëndosha: këto janë zemrat e besimtarëve, ato që e adhurojnë Allahun sinqerisht, e duan Allahun me një dashuri të vërtetë, nëse e bëjnë ndonjë gjë e bëjnë vetëm për Allah, nëse urrejnë diqka e urrejne vetëm për Allah, nëse japin nga pasuria e tyre , e japin vetëm për Allah ,e nëse nuk japin gjithashtu e bëjnë për Allah..etj..

2.zemra të vdekura: këto janë Zemra të atyre që pasojnë epshet e tyre, nuk i friksohen dënimit të Allahut dhe as hidhrimit të Tij, nëse dojnë diqka ,dojnë ngase epshi i tyre iav kërkon atë, e nëse urrejnë diq , urrejn të shtyrë nga epshi i tyre...këto janë zemra që adhurojnë tjetër kënd pos Allahut...pra e favorizojnë epshin e tyre dhe e ndjekin rrugën e shejtanit... Allahu na ruajt prej ketij lloji të zemrave...Amin.

3.zemra të sëmura: ky lloj zemrave është i pajisur me dashuri ndaj Allahut dhe botës tjetër ne një anë , ndërsa në anën tjetër , epshet dhe pasionet lëjnë gjurmë në to, duke u dhënur shumë pas kësaj bote kalimtare ..Andaj këto zemra janë në sprovë se cilën rrugë ta zgjedhin, ose dashurinë ndaj Allahut dhe botës tjetër, ose dashurinë ndaj kësaj bote kalimtare, mirpo këto zemra ka mundesi të shërohen, sikurse i sëmuri që është afër shërimit, shërohet, dhe ka mundësi të vdesin, sikurse që i sëmuri që është afër vdekjes që si bënë dobi as një medikament apo mbikqyrje mjekësore.

lëxues të nderuar, para se ta perfundojme këtë temë , dëshirojmë tju njoftojmë se ekzistojnë disa hadithe të dobta, sa i prërket natës së mesit të muajit sha*ban, ku preferohet të falet namazi prej 100 reqatesh…hadithet që flasin për këtë janë të dobëta dhe nuk kanë ndonjë bazë.

- Gjithashtu nga risitë është të vëqohet nata e mesit të muajit shaban me namaz e dita me agjërim…
- Nga risitë gjithashtu është falja e 6 reqateve namaz me nijjet-qellim të shtyrjes se belasë,zgjatjes së moshes,

-prej risive është të këndohet kaptina jasiiiin.

Për këto të fundit imam Gazali në ihjaa ka thënë: se këto transmetime rreth namazeve gjenden në librat e sufive( mistikëve) të mëvonshëm, nuk kam gjetur ndonjë zingjirë apo lidhje të vërtetë për to nga sunneti, e vërteta është se ato janë të shpifura…

Prej gjërave më rëndësi për tu cekur është edhe kjo, pejgamberi a.s ka ndaluar tia paraprijmë ramazanit me agjërim një ditë apo dy.



lëxues të nderuar, le ta adhurojmë Allahun ashtu siq ai na ka mësuar në Librin e Tij Kur*anin.
- Ashtu siq na ka ardhur qartë në sunnetin e pejgamberit a.s, të halifëve të drejtë, dhe të atyre që erdhën pas tzre .

Besimtarë të ndershëm….
-Dijeni se dita e xhuma është me e mira prej ditëve tjera,
-Muaji ramazan është me i miri prej muajve tjerë,
-Nata e kadrit është me e mira prej netëve tjera,
-Mesxhidul-harami(Qabëja) është me e mira prej xhamive tjera,
-Xhibrili a.s është me i miri prej mëlaikeve tjera.

Ndërsa Muhammedi a.s është zotriu i pejgambereve, dhe njëkohesisht edhe i gjith njerëzve, pa e llogaritur këtë si mburrje për të…

Le ti dergojmë salavat pejgamberit a.s, në këtë ditë të bekuar, duke shpresuar në shefaatin( ndërmjetësimin) që na ka premtuar, në atë ditë të caktuar…Amin

E përgaditi dhe pershtati ne shqip: Islam Hasani


Burimi: Islamway.com

DISPOZITAT E AGJERIMIT



Vërtetë të gjitha falënderimet dhe përuljet tona i takojnë vetëm Al-llahut xh.sh Një dhe të pa shoq .
Atë e falenëderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë, falje dhe mëshirë kërkojmë dhe tek Ai pendohemi .
Kërkojmë mbrojtëje nga All-llahu xh.sh prej të këqijave të shpirtit dhe të veprave tona . Atë që All-llahu e udhëzon s'ka kush qe e humbë , dhe atë që Al-llahu e humbë pasiqë ai me vetdëshirë përcaktohet në të, nuk ka kush që e udhëzon përveq All-lahut .
Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet përveq Al-llahut Një dhe i pa shoq dhe i pakrahasueshëm , dhe dëshmojm se Muhammedi a.s është rob (sherbtor) i dashur dhe i dërguar i Tij për mbarë botën , paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të , mbi familjën , mbi shokët e tij dhe mbi të gjith ata që e pasuan dhe pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit (gjykimit).


Këtu në këta pak rreshta do të përpiqemi tjua sqarojmë konditat e agjerimit, si dhe disa nga rregullat e tij, kështu që do të kemi mundësi ti rikujtojmë edhe njëherë, sepse Ramazani është një herë në vit dhe mu për këtë, ka nevojë ti rikujtojmë disa gjëra lidhur me agjërimin, në menyrë që agjërimi të jetë në rregull dhe agjeruesi ta arrijë shpërblimin e merituar .

Të fillojmë nga kondita e parë e cila është:


1-largimi apo braktisja totale e gjërave që e prishin agjerimin prej agimit të mëngjesit e gjerë në përëndim të diellit...lidhur më këtë thotë Allahu xh.sh:
ُأحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ هُنَّ لِبَاسٌ لَكُمْ وَأَنْتُمْ لِبَاسٌ لَهُنَّ عَلِمَ اللَّهُ أَنَّكُمْ كُنْتُمْ تَخْتَانُونَ أَنْفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنْكُمْ فَالْآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ (سورة البقرة: 187)
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.


Nga ky ajet kuptojmë qartë se ne si agjërues i kemi të ndaluar ushqimin pijet dhe mardheniet intime gjate kohes kur jemi agjerueshëm d.m.th prej agimit të mëngjesit e deri në mbrëmje, ndërsa i kemi të lejuara të gjitha këto prej iftarit e deri kur ti perfundojë koha syfyrit…

Ndërsa sa i pirket permendjes së perit të bardhë dhe të zi në ajet, peri i bardhë simbolizonë bardhsinë e ditës kurse peri i zi simbolizonë errësiren e natës.
Falënderimi i qoftë Allahut që ne tani posedojmë takwime e imsakie dhe skemi problem të madh për të ditur se kur i përfundon koha syfyrit.

Ajo qka ështe shumë më rëndësi që qdo njëri duhet ta dijë, se me agjërim nuk nënkuptojmë vetëm largimin nga ushqimi, pijet dhe marrdheniet intime, por njëkohësisht ndalimin nga të gjitha veprat e liga që I bënë njeriu …. lidhur me këtë kemi hadithin e pejgamberit a.s ku thotë:
من لم يضع قول الزور و العمل به فليس لله حاجة في أن يدع طعامه و شرابه.
Kush nuk ndalet nga fjalët dhe veprat e këqija, ai nuk ka arritur asgjë tjetër nga agjërimi, vetem se ka vuajtur nga uria dhe etja

Për këtë duhet ta dijmë, se kur jemi agjërueshëm duhet që më krejt qënien tonë të agjerojmë, të agjerojmë me sy duke mos shiquar gjëra të ndaluara, duke e ulur shiqimin kur jemi në rrugë e sidomos tani kur e dijmë se në çfarë situate ka ardhur morali i femrave kosovare.
Të agjerojmë më gojë, duke mos përgojuar të tjerët, duke mos bartur fjalë, por të shfrytëzojmë kohën për të lexuar Kur’an sa më tepër, të ruhemi shumë e të mos flasim fjalë që nuk kanë dobi, por ose të flasim më vend, ose më mirë të heshtim...lidhur më këtë pejgamberi a.s thot:
من كان يؤمن با لله و اليوم الآخر فليقل خيرا أو ليصمط
Kush i beson Allahut dhe botës tjetër të fol drejt-mirë, fjalë të hajrit ose më mirë të heshtë
Gjithashtu ne duhet ti ruajm edhe gjymtyrët e tjera që mos ti zhytim ato në gjëra të ndaluara
2.Kondita e dytë është nijjeti- siq është e ditur, nijjeti i paraprinë qdo vepëre dhe është shumë më rëndëesi në islam, poashtu është më rëndësi që nijjetin-apo qëllimin ta bëjmë me sinqeritet vëtem për hirë të Allahut Az-ze we xhel , lidhur më këtë kemi ajetin ku Allahu xh.sh thotë:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij (bejjineh:5)

Gjithashtu pejgamberi a.s thotë:
إنما الأعمال بالنيات
Veprat shpërblehen simbas qëllimeve


Nijjeti është mirë të bëhet për qdo ditë para agimit të mëngjesit, mirpo nuk prish punë që të bëhet në cilendo pjesë të natës, gjithashtu nuk është kusht që nijjetin ta shprehim me gojë..sepse ai është punë e zemrës...kështu që kush zgjohet në syfyr natën dhe ka ndërmend të agjerojë ditën, ai veq e ka bërë nijjet...

Dijetarët e medhhebit tonë-hanefitë e kanë kushtëzuar që nijjeti mund të bëhet deri në kohën para drekës ...nëse dikush nuk ka mundur të zgjohet në syfyr.

Pra keto ishin dy konditat kryesore të agjerimit, ndërsa tani do të mundohemi ti sqarojmë disa rregulla tjera përkitazi më agjerimin:

A) kush e ka obligim agjerimin?...............:
Të gjithë dijetarët janë ra dakord se agjërimi është obligim për muslimanin i cili është i menqur, ka hyrë në moshën madhore, është i shëndoshë, është vendas, ndërsa për femrën muslimane kushtëzohet që ajo të jetë e pastër nga hajdi dhe nifasi,d.m.th nga menstruacionet dhe lehonija..

pra, ata të cilët nuk janë të obliguar me agjërim janë, pabesimtari, i qmenduri, femiju, i sëmuri, udhëtari, femra gjatë periudhës së menstruacioneve apo lehonisë, plaku i shtyrë shumë në moshë, shtatzëna si dhe ajo që e ka femiun e vogël për gjiri...

Pabesimtari dhe i qmenduri janë të liruar total nga agjerimi..
Ndersa Femiju edhe pse nuk e ka obligim agjërimin duhet të filloj të adaptohet me agjërim, kështu që preferohet që prindi ta urdhëroi femiun e tij të agjëroj aq sa të mundet.

B)Tani po i cekim ata të cilët kanë drejtë të hanë gjatë ramazanit, mirpo iu obligohet kompenzimi:
Iu lejohet të hanë gjatë ramazanit plakut dhe plakës të shtyrë shumë në moshë, që nuk gjejnë fare forcë për agjërim, te sëmurit që nuk shpresohet për shërimin e tij, puntorëve që punojnë shume punë të vështira gjatë të gjitha stinëve të vitit, dhe s’gjejnë kohë për ta bërë kaza- kompenzim.

Kompenzimi për agjerimin e tyre bëhet që ata për qdo ditë të ramazanit ta ushqejnë një të varfër me ushqim mesatarë që e ushqen familjen e vet...

Transmeton buhariu nga atau se ai e kishte ndëgjuar ibni abbasin te kete lexuar
وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ
E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri.


Ka thënë ibni abbasi, ky ajet nuk është I deroguar, e ka pë qëllim lehtësimin për plakun dhe plaken e shtyrë shum në moshë, të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë mirpo kanë mundësi ta kompenzojne në vend të qdo dite agjerimi ta ushqejn një të varfër.Gjithashtu kjo dispozitë vlen edhe për të sëmurin që ska shpresë për shërimin e tij…këtë mendim e ndan edhe shejh Muhammed abduhu
c) Ndërsa tani më radhë po i pëermendim ata të cilët kanë te drejtë të hanë gjat ramazanit mirpo atyre iu obligohet kompenzimi duke e bërë kaza agjerimin e ramazanit më vonë kur ata kanë mundesi gjat muajve të tjerë të vitit...ky grup njerëzish janë:

1- Të sëmuret që kanë shpresë për shërimin e tyre, pra i lejohet të sëmuarit rëndë që të haje nëse agjerimi ia shton smundjen edhe me tepër, ose frikësohet se agjërimi ia ngadalson sherimin e tij.

2-udhtarët, kuptohet ata qe udhtojnë në një distancë më shumë se 81 km,edhepse falenderimi i qoftë Zotit që sot kemi mundesi të udhtojmë me ajroplana e me vetura e mjete tjera që na lehtesojn shum udhtimin..dhe sipas mendimit tonë nëse udhtarët nuk gjejnë ndonjë vështirsi të madhe ,më mirë është të agjerojnë, perndryshe dispozita mbetet e njetë ashtu siq ka thënë pejgamberi a.s, kur ishte pyetur nga një sahabi se ai gjenë forcë që të agjërojë gjatë udhëtimit, dhe se a e ka ghunah nëse agjëron, e pejgamberi a.s iu qe përgjigjur:
هي رخصة من الله تعالى فمن أخذ بها فحسن ومن أحب أن يصوم فحسن
Se prishja e agjerimit për udhtarin është lehtesim prej Allahut, kush don le ta merr këtë lehtesim, e kush të dojë le të agjeroëj sepse nuk e ka gjunah nëse agjeron..

Transmeton Ahmedi, ebu davudi dhe Bejhekiu me zingjir të vërtetë hadithin e Muadhit ku thotë:

Mëte vërtetë Allahu i Madhëruar i bëri obligim agjërimin pejgamberit a.s në ajetin:
(يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ


" O ju qe besuat ,u eshte bere obligim agjerimi sikurqe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush
Deri te ajeti :
وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ
E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri..

Tregon MUADHI e thotë: kush ka dashur ka agjeruar, kush ka dashur I ka ushqyer të varfërit, dhe kjo u ishte lejuar atyre, pastaj më vonë Allahu i Madhruar zbriti ajetin tjetër ku thoët:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ
Muaji i Ramadanit eshte muaji që në te (filloi të) shpallet Kur’ani



Deri tek fjalia :
( فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَنْ كَانَ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ) (سورة البقرة: من الآية 185)
E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme…

Me këtë ajet Allahu xh.sh e perforcoi obligimin e agjërimit për vendasin,e perforcoi lehtesimin për të sëmuarin dhe udhëtarin që iu lejohet të hanë, e përforcoi lehtesimin për plakun të shtyrë në moshë që nuk mundet të agjeroj që të ushqejë për qdo ditë të ramazanit një të varfër.

3- Grate shtatëzëna dhe ato qe e kan fëmiun e tyre për gjiri, iu lejohet gjithashtu të hanë gjatë ramazanit, nëse kanë frikë për vetën dhe foshnjën e tyre…mirpo janë të obliguara që ta kompenzojnë më agjërim aq ditë sa ju kanë kaluar në muajt tjerë kur ato kanë mundësi...

4.Atyre që iu bëhet obligim me prishë agjërimin dhe me kompenzu,me bë kaza më vonë aq ditë sa e kanë prishur janë: gratë me hajz dhe nifas,d.m.th gjate periudhës se menstruacioneve ose lehonisë pas lindëjes:këto gra e kanë të ndaluar të agjerojnë gjatë këtyre periudhave, nëse ndodhe që ato agjerojnë assesi nuk iu vlen agjerimi i tyre, por ato janë të obliguara që ti bëjnë kaza ato ditë që ju kanë kaluar kur ato të janë të pastërta dhe atë pas ramazanit në muajt tjerë kur kanë mundësi...lidhur me këtë po e permendim transmetimin e Aishes r.anha ku thote:
كنا نحيض على عهد رسول الله فنؤمر بقضاء الصوم و لا نؤمر بقضاء الصلاة
Ka ndodhur të jemi gjatë periudhës së menstruacioneve në kohën e pejgamberit a.s ( gjatë muajit Ramazan), dhe jemi urdhëruar që ta bëjmë kaza agjërimin, ndërsa nuk jemi urdheruar ta bëjmë kaza namazin..

Pra këto ishin disa rregulla lidhur me agjërimin, shpresoj se kemi përfituar më shumë njohuri sa i përket këtyre rregullave, dhe ata që si kanë pasur të qarta më herët shpresoj se do I kuptojnë më mirë, dhe kanë mundësi tjua tregojnë edhe familjeve të tyre …nëse ato nuk i kanë të qarta , sepse ne jemi të bindur se shumë nga familjet tona kanë nevojë për një vetëdijësim sa i përket agjerimit, shumë gra agjërojnë gjatë periudhës së menstruacioneve dhe më pastaj fare nuk i bëjnë kaza ato ditë, edhpse e kanë patur të ndaluar me agjërua gjatë asaj kohe, poashtu e kanë obligim me i bë kaza ato ditë që ju kan kaluar ...

Në fund po e permbyllim me një hadith të pejgamberit a.s ku flet për vlerën e agjërimit, ku pejgamberi a.s thote:
الصلوات الخمس والجمعة إلى الجمعة و رمضان إلى رمضان مكفرات لما بينهن إذا اجتتُنٍبت الكبائر
Pesë kohët e namazit , xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në ramazanin tjetër janë shlyese për ato mëkate që bëhen në mes tyre(mëkatet e vogla), nëse distancohet-ruhet(agjëruesi) nga mëkatet e mëdhaja.

E lusim All-llahun s.w.t që t'na e pranoi agjerimin tonë , të na bëjë prej atyre që më agjërim të arrijmë devotshmërinë dhe përkushtimin e plotë ndaj All-llahut xh.sh , të arrijmë gëzim të plotë, sepse i dërguari a.s thoshte: Agjëruesi i ka dy gëzime, kur të bëjë iftar gëzohet me iftarin e tijë, ndërsa kur ta takojë Zotin e vetë, gëzohet me agjërimin e tijë.
O Allahu ynë bëna të gëzuar atë ditë lur do të takojmë Ty...Amiin….



Dhe ne fund e shfrytezoj rastin tjua uroj të gjithë besimtarëve muajin e shenjtë dhe të bekuar ramazanin, e inshAllahu donë, e e presim edhe për shumë mote...
كل عام و أنتم بخير ،رمضان كريم



E përgaditi dhe pershtati ne shqip: Islam Hasani
Burimi: fikhus-sunneh, autori: Sejjid Sabik

ROLI DHE NDIKIMI I RAMAZANIT NE EDUKIMIN SHPIRTEROR TE NJERIUT


Falënderimet i takojnë Allahut fuqiplotë, për të mirat dhe begatitë e shumta qe na i ka dhënë..
Dëshmojmë se ska zot tjetër që meriton të adhurohet përveq Allahut, të vetmit të pa shoq, dhe se Muhammedi a.s është rob dhe i dërguar i tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit..

Lëxues të dashur …

Edhe pse shumë tema i janë kushtuar agjërimit – ketij muaji të bekuar, prapë se prapë nuk i është dhënë haku i merituar , kështuqë kanë mebtur edhe shumë gjëra që është me rëndësi për ti mësuar dhe përmendur…mu përë këtë e zgjodhëm këtë temë:"Ndikimi I Ramazanit ne edukimin shpirtërorë…"
Lexues të nderuar…

Allahu i Madhëruar i krijoi robit e Tij fukara-të varfër dhe nevojtarë, i bëri të varfër për ato gjëra pa të cilat nuk mund të jetojnë e ato janë: nevoja për ushqim, pije, nevoja për epsh dhe pasuri, dhe mu për këtë Allahu xh.sh krijoi tek njeriu deshira për to , duke anuar gjithherë në to, sepse jeta është e pamundur pa këto gjëra, edhepse këto nuk jan qëllimi i ekzistencës, porse vetëm janë në shërbim të njeriut.

Më të vërtetë shumë prej njerëzve, epshet dhe pasionet e tyre i shpiejnë në shkatrrim, sepse ata nxitonë vetem pas dëfrimeve, kështuqë i gjejmë lloje njerëzish që jetojnë vetëm për të ngrënë , për të pirë , për tu shumuar, për të grumbulluar pasuri, për të pasur shumë femijë, dhe për këtë zemrat dhe shpirtrat e tyre janë në gjendje të rëndë…e simos të jenë në gjendëje të rëndë kur ata e kanë ndërruar qëllimin e ekzistences se tyre, duke harruar se Allahu xh.sh njerzëit i krijoi për ta adhuruar ATë (e jo të ipen vetem pas dëfrimit sikur kafshët)… Thotë Allahu xh.sh në ajetin vijues:

(وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ) (سورة الذاريات: 56)
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.


Andaj realiteti është se kush e ka për qëllim adhurimin e Allahut xh.sh e dinë se ato gjëra qe i cekum më herët : ushqimi, pija... etj, janë si mjete dhe shkaqe që ai të mbetet gjallë, dhe të jetë i përgaditur fizikisht që ta arrij qellimin kryesorë, ta adhurojë, ti përulet plotësisht dhe ti bëjë ibadet Allahut xh.sh ashtu siq Ai na ka mësuar në Kuranin Famëlartë.

Me keqëardhje të madhe e themi se shumë njerëz në këtë botë jetojnë pa një planifikim dhe mendim të qartë: nuk i parashtrojn vetes disa pyetje siq jane:
Përse u krijuam?....ku do të shkohet me ne?....cili është qëllimi i qartë i ardhjes sonë në këtë botë?...dhe qka dëshiron prej nesh Krijuesi ynë?

Këta njerëz fare nuk mendojnë për këto, por nëse e gjejnë veten e tyre se kanë nevojë për uri thojnë: të hamë.

-Nëse epshi i tyre iav kirkon bashkimin me gra thonë të bashkjetojmë, e bashkjetesa tek ta nuk është me rëndesi a është legale apo me anë të te zinasë-prostitucionit...

- Nëse e gjejnë vetën e tyre se kanë dëshirë për pasuri, thojnë: të fitojmë atë , me hallall a me haram( legalisht ose jo!) ska rëndësi...dhe mu për këtë shpirtrat e tyre dobësohen dhe prishren, duke jetuar për hirë të ketyre epsheve...Andaj ky realitet është një pikllim i madh dhe fatkeqësi e vërtete...

Lëxues të ndershëm...

Allahu i Madhëruar është më i Meshirshmi, i obligoi robërit e tij me ibadetet me të mira, në mënyrë që ata të kenë mundësi ta kontrollojnë vetën e tyre, ti pastrojnë zemrat , dhe si mjet të përgjithshëm më të gjitha vetitë e mira që luajnë rol të rëndësishëm në edukimin shpirtërorë, e beri agjërimin e ramazanit...

Shumë dijetarë kanë folur për këtë urtësi të madhe, dhe më në fund kanë konkludeuar: se për ta edukuar njeriu vetën e tij , duhet që ai të shmanget nga dëshira e madhe për ushqim- pije, llafosje(përgojim dhe bartje fjalësh), përzirje e tepërt me njerëz( pa nevojë), duhet të shmanget nga dëshira e madhe për pasuri, nga dëshira e madhe për mardhenie intime, si dhe nga dëshira e madhe për gjumë.

Këto janë gjashtë gjëra me të cilat njeriu gjithherë është i zënë, dhe të cilat e bëjnë që tëre jetën tiav kushtojë atyre....

Mirpo lëxues të nderuar, në ramazan Allahu na obligoi neve qe ta kontrollojmë vetën tonë nga keto epshe dhe deshira, keshtuqë gjatë kohës kur jemi agjërueshum nuk hamë, kur ne jemi të uritur, por këtë e bëjmë në kohë të caktuar, këtë kontroll e bëjmë përshkak bindjes së lartë në Allahun xh.sh, dhe për këtë na u lehësohet që në ramazan gjegjësisht kur jemi agjërueshm që të kryejmë sa ma shumë ibadete që ndoshta jashtë ramazanit është vështirë ti bëjmë ato...

Te marrim shembull:Allahu xh.sh na lehtëson të ulim shiqimin, të mos ndëgjojmë gjëra të pa pëlqyera( muzikë degjeneruese...etj) , të ndalojmë gjuhën nga gibeti(përgojimi), e fjalët e ndyta, na lehtëson kryerjen e namazeve ashtu siq na lehtëson agjërimin...kjo është qudi e madhe në të vërtetë...sepse nefsi-vetja jone dëshiron ti arrij dëshirat e saj, kurse mendja jonë gjithherë e gatshme për ti kontrolluar keto dëshira, duke mbizotëruar ndaj tyre.



lëxues të nderuar...

Allahu az-ze we xhel na urdhëroi me ibadete mesatare, sikurqë është agjërimi, na ndaloi ushqimin, pirjen dhe mardhëniet për një kohë të caktuar, pastaj prap na i lejoj ato në kohë të caktuar...( kështu që agjëruesi asnjherë nuk gjenë vështërsi të madhe të agjërojë).

Andaj Dini i Allahut xh.sh asnjherë nuk na obligoj ne atë qka ne smundim ta kryejmë...lidhur me këtë kemi tregimin ku disa sahabë (shokë të pejgamberit a.s) kur e panë ibadetin e madh që bënte i derguari a.s, si në: agjërim, namaz etj...shkuan aq largë saqë njëri prej tyre tha: unë do te agjëroj pa ndërprerë, tjetri tha: do të falem tërë kohën(pa ndërprerë), dhe i fundit tha nuk do të martohem kurr, mirpo kur i derguari a.s mori vesh për veprimin e tyre tha:

«لكني أصوم وأفطر، وأصلي وأرقد، وأتزوج النساء، فمن رغب عن سنتي فليس مني»
Une agjëroj po edhe ha, falem po edhe pushoj, gjithashtu martohem, kush largohet nga syneti im(tradita ime) , ai nuk është prej meje...( nuk e ka praktikuar traditën time).


Me këtë i dërguari a.s iu bëri të qartë sahabëve se në islam nuk shkohet në ekstrem asnjëherë...pasi që Dini-Feja e Allahut është fe mesatare...
Tani po e cekim një gjë me rëndësi, se ka të atillë që gjatë agjerimit bëjnë disa veprime të urryera, në këtë rast agjërimi i tyre nuk është i plotë, dhe si i tillë nuk arrinë sevapet e duhura...si p.sh ai që e lenë namazain, femra që del gjysmë lakuriqe në rrugë, ose ai që shanë dhe mallkon të trjerët...

Andaj këta janë që e kanë prishur agjerimin me zemrat e tyre edhepse këtë nuk e kanë bërë me gojën e tyre, të tillët e kanë kryer obligimin por pa sevape...
Lidhur me këtë flet hadithi e pejgamberit a.s që thotë...

«رب صائم ليس له من صيامه إلا الجوع والعطش ورب قائم ليس له من قيامه إلا السهر»

Ndodhë që agjëruesi mos të arrijë asgjë nga agjerimi i tij, përveq urisë dhe etjes, dhe ndodhë që namazlija mos të arrijë asgjë nga namazi i tij përpos lodhjes...


Po ashtu edhe në një hadith tjetër pejgamberi a.s thot:
«ليس الصيام من الأكل و الشرب، إنما الصيام من اللغو و الرفث»
Nuk është agjërim vetëm largimi nga ushqimi e pija, por agjërimi i vërtetë ështe të larguarit nga fjalët e ndyta...


Shpresojmë se këto hadithe do të lëjnë gjurmë në zemrat e atyre qe ende nuk e kan kuptuar mirë se si duhet të agjërohet, shpresojmë që ata do të largohen nga fjalet e ndyta ,sharja...etj.

Lëxues të ndershëm:

Agjëruesit i preferohet të shoqerohet me njerëz të edukuar , të prezentoj sipas mundësisë në derse apo programe fetare në xhamia... etj, të shiqojë ose ndëgjojë emisione fetare nëse ka në ndonjë nga programet televizive ose Radio...( të gjitha këto janë në dobi të agjëruesit, që të arrij sevape të mëdha dhe të përfitojë, e të mesojë shumë gjëra që ndoshta si ka ditur më herët).


Ndërsa po në të njetën kohë agjeruesi duhet ti shmanget programeve jo të dobishme që shfaqen ne televizion ose përmes internetit...

Agjeruesi duhet të jetë bujarë duke dhënë sadaka-lëmoshë të varfërve, duke e marrë shembull pejgamberin a.s që me se shumti ishte bujarë në ramazan.
Andaj kërkohet nga ne si agjërues që të jemi sa më shumë solidar, tiu ndihmojmë të varfërve, në këtë muaj ku ma se shumti iav dijmë-besojmë hallin atyre, të gjithë agjëruesit e përjetojnë se si qëndron halli kur të jesh i uritur , andaj të mundohemi tiu ndihmojmë me të gjitha mundesit tona.

Me të vërtetë ka shumë prej nesh që posedojmë rrobe- (tesha) që fare si perdorim, i kemi rezervë, pse mos ta shfryztojmë rastin të iav shperndajmë të varvfërve dhe nevojëtarëve...

Kush ka mundesi le të organizojë ndonjë iftarë për të varfërit...se shperblimi është shumë i madh...pejgamberi a.s thotë:
«مَنْ فَطَّرَ صَائِمًا كَانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِهِ غَيْرَ أَنَّهُ لا يَنْقُصُ مِنْ أَجْرِ الصَّائِمِ شَيْئًا»
Kush i jep iftar një agjëruesi e ka shperblimin sa të agjerimit të tij pa i munguar aspak nga shperblimi i agjerimit...


Gjithashtu ata që kanë mundësi për ta kryer umren, le ta bënë këtë, sepse vlera e saj është sa e haxhit poqëse kryhet në ramazan..këtë e dëshmon hadithi i pejgamberit a.s ku thote:
«عمرة في رمضان تعدل حجة»

Një umreh në ramazan është e barabart me një haxh( në sevape).


Ashtu siq u pa deri më tani, agjërimi i ramazanit ndikon drejtëpërsëdrejti në edukimin shpirtror të njeriut apo thënë me shkurtë të besimtarit islam.

Andaj agjëruesi i vërtetë asnjëherë nuk gjenë lodhje dhe vështirësi ti kontrollojë epshet dhe deshirat e tij, si në ramazan po ashtu edhe jashtë tij, sepse ai adabtohet me këtë...

E lusim Allahun e Madhruar të na jep sukses në ato gjëra qe Ai i do dhe që është i knaqur me to….Amin….


E përgaditi: Islam Hasani
Student në magjistraturë, viti 2,
Univerziteti Islam sultan Sherif Ali,
Brunei Darussalam

DATELINDJA E PEJGAMBERIT A.S NE MES FESTIMIT APO MEDITIMIT



Datën e lindjes së pejgamberit a.s e gjejmë zakonisht të regjistruar në takvimet apo kalendearët islam, keshtuqë për tu njohur me mirë me personalitetin dhe figuren e madhe të ketij resuli fisnik e pamë të arësyeshme ti përgadisim pak rreshta për biografinë dhe jetën e tij a.s, poashtu do të përmendim diqka shkurtimisht nga historija e tij e ndritëshme…sepse sikur të shkruanim në detaje për jetën e të derguarit dhe të dashurit tonë a.s ndoshta do të duhej të shkruanim vëllime të shumta dhe prap se prap nuk do ta perfundonim spjegimin e ngjarjëve dhe ndodhive që ndodhën gjat jetës së tij a.s…

Sa bukur dhe sa mirë është të flitet për të derguarin Muhammedin a.s të deashurin e Allahut dhe të gjithë muslimanëve kudo që janë…
Fillimisht po flasim pak për periudhen historike para ardhjes së Muhammedit a.s apo periudhën para se të zbriste shpallja tek ai, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’ia dinim kimetin dhe vlerën e madhe dergesës së këtij burri të madh të njerzëimit, të derguar nga Allahutr xh.sh, pra Muhammedit a.s.
Nëse ndalmi pak qaste për të shfletuar historinë e njerëzimit do të gjenim se gadishulli arabik ishte në një injorancë dhe padituri të thellë, arabët bënin një jetë të shthurur morale, idhujtaria kishte mbrritur shkallën më të lartë, thuaja se gati çdo fis kishin bërë idhuj nga drunjët dhe gurët apo edhe nga gjërat ushqimore, injoreanca dhe padituria e tyre kishte mbërritur deri në atë shkallë saqë prindët i varrosnin vajzat e tyre përsëgjalli nga frika e varferisë apo humbjes së nderit…këtë e deshmon edhe Kur’ani famelartë ku Allahu xh.sh thot :
وَإِذَا الْمَوْؤُودَةُ سُئِلَتْ، بِأَيِّ ذَنْبٍ قُتِلَتْ
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
Për çfarë mëkati ato janë mbytur


Lidhur me këtë po e cekim edhe një thënje të Umerit r.a, ku thot :” Nga koha e injorances me kujtohen shpesh dy gjëra interesante, e para më bënë të qajë, kurse e dyta më bënë të qeshë, e para më bënë të qajë kur kujtoj se në periudhën e injorancës i varrosnim vajzat tona përsëgjalli, ndërsa ajo qka më bënë të qeshë është se asaj kohe bënim idhuj që i adhuronim nga hurmet dhe atëherë kur kishim uri të madhe në munges te ushqimit i hanim ata idhuj që i kishim bërë ngs hurmet.

Në kohën e injorances ishin të përhapura edhe shumë dukuri tjera negative , prostitucioni ishte i zhvilluar haptas edhe atë në mënyrë legale, gruaja thuajase nuk kishte asnjë të drejtë, blihej e shitej, nuk kishte të drejtë trashëgëmie…etj .
Perveq anës se dobët morale arabët gjithashtu ishin në luftë me njeri tjetrin, pejgamberi a.s i gjeti ata në luftë fisërore, luftërat zgjatnin me vite…dhe shumë njerzë psonin në to…pra kjo ishte në pika të shkurtëra sa i përket periudhës para ardhjes së pejgamberit a.s….

Dërgesa e pejgamberit të fundit, Muhammedit a.s :

Siq u cekë me herët, në këtë periudhë injorance, të pabesimit dhe politeizmit, deshti Allahu xh.sh ta dergoi Muhammedin a.s me shpalljen e Tij Kur’anin fam ëlartë t’i udhëzoj këta njerëz nga pabesimi në besimin në një Zot, nga politeizmi dhe adhurimi i idhujve të shumtë në besimin në një Zot…pra Allahu xh.sh e dergoi Muhammed mustafanë dritë dhe nuri për ta zhdukur erresirën e injorances që mbretëronte deri në atë kohë…

Biografia:

Muhammedi a.s është i biri i Abdullahit, gjyshi i tij ishte Abdul Mutal-lib bin hisham bin Abd Menaf, dhe kështu gjeneza e tij perfundon deri të Ismaili djali i pejgamberit Ibrahim.alehimasselsam.

Farefisi :
Muhammedi a.s rrjedh nga një fis i pastër pra nga fisi kurejsh dhe ka dashur Allahu që ky të lind nga një nënë dhe baba të pastër moralisht…

Datëlindja :
Pejgamberi a.s qe lindur ditën e hënë me 12 Rebiul ewwel të vitit 571 e.r
Ka thënë ibni Kethiri: “ e vërteta qëndron në atë se pejgamberi a.s është lindur në vitin e quajtur si vit i elefantëve”..

Babai i Muhammedit a.s Abdullahi vdiq një muaj para se të lindëte Muhammedi a.s.
Ndersa nëna e tij Eminëja vdiq kur ai i mbushi 6 vjet, dhe në perkujdesëje e mori gjyshi i tij…,kur Muhammedi .a.s i mbushi 8 vjet i vdiq edhe gjyshi dhe më pas përkujdesëja për Muhammedin a. s kaloi tek Ebu Talibi xhaxhai i pejgamberit a.s…që më vonë ishte ndër mbrojtësit dhe ndër përkrahësit më të fortë të pejgamberit a.s.

Mbrojtja e Allahut për Muhammedin a.s:

Allahu xh.sh e mbrojti nga të gjitha dukuritë e këqija edhe para se ti vinte shpallja
- njihej si njeriu me besnik dhe i drejtë…ai vendosi haxherul eswedin.( gurin e zi)

Martesa e tij:
U muartua me Hatixhen kur i kishte 25 vjeq dhe më pastaj punoj si tregtar me pasurinë e saj duke udhtuar në sham etj…



Fëmijet e Muhammedit a.s

Muhammedi a.s kishte disa fëmij, djemë dhe vajëza, djemtë i vdiqen, ndersa vajëzat u rriten dhe më pastaj u martuan me njerëz të ndershëm dhe me ndikim…



Zbritja e shpalljes:

Kur i mbushi 40 vjet Allahu xh.sh i dërgoi atij melekun Xhibril për t’ia zbritur ajetet e para …dhe ne shpellën Hira ku ai vetëmohej dhe mundohej ta adhuronte Allahun edhe pse nuk dinte si…xhibrili iu shfaq dhe e urdheroj duke i thënë ikre … : “ lexo”

Pas kësaj ngjarje i tronditur erdhi te Hatixhja dhe e lajmëroi për ndodhinë..Hatixhja e përkrahi dhe e këshilloj të mos dëshprohet dhe ia perkujtoj veprat e mira që i bënte Muhammedi a.s…

Pas kesaj iu ndërpre shpallja për një kohë derisa u përmallua pejgamberi a.s dhe një ditë i u shfaq peap Xhbrili a.s në formen e tij i cili i mbulonte horizontet , Muhammedi a.s u friksua kur e pa këtë ..dhe prap shkoi te hatixhja duke i thënë : « Zemmiluni deththiruni »

“ Më mbulo, më mbulo”

Pastaj i zbritën ajetet:
{ يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ، قُمْ فَأَنذِرْ، وَرَبَّكَ فَكَبِّر، وَثِيَابَكَ فَطَهِّر }
O ti i mbuluar!, Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd!

{ وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الأَقْرَبِينَ } [الشعراء:214]
Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.


Kur zbriti ky ajet pejgamberi a.s u ngrit në kodrën Safa dhe thirri për tu tubar rreth tij.

Iu përgjigjen njerëzit.

Pastaj iu tha: “ nese ju them se pas kësaj kodre është një tufë kuajshë ado tmë besonit”.
Ata i thanë po, ska ndodhur kurr të na gënjesh…

Pastaj iu tha unë jam qortuesi juaj për ndëshkimin e madh që ju pret, ndersa Ebu Lehebi tha qofsh shkatrruar a për këtë na ke tubuar ,dhe për këtë thënje të tij zbriti kaptina El-Mesed:
{ تَبَّتْ يَدَا أبِي لَهَبٍ وَتَبْ } إلى آخر السورة.
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!





Durimi i madh i tij a.s gjat kumtimit të shpalljes:

Gjat kumtimit të shpalljes së Allahut pejgamberi a.s pati shumë vështirësi, idhujtarët dhe politeistët mekkas shpesh herë e fyenin dhe e ofendonin në mënyrën më poshtëruse, saqë i thanë: gënjeshtar e i qmendur, edhepse më herët tek ta ishte njeriu më i menqur dhe më besnik…përveq fyerjeve pejgamberi a.s u sulmua edhe fizikisht nga idhujtarët mekkas, …e torturuan shumë dhe u munduan disa herë që ta mbysnin mirpo Allahu az-ze we xhel e mbrojti atë….

Pejgamberi a.s sakrifikoj shumë për të kumtar shpalljen ashtu si duhet, duroj shumë, mirpo kur torturimet dhe përsekutimet vazhduan edhe ndaj besimtarëve, ai i urdheroi ( pasi që Allahu e lejoj) të shpernguleshin në Etiopi për të shpëtuar nga zullumi i madh i mushrikëve mekkas, ndërsa vet qëndroi prap në Mekke.

Rahmeti i madh ndaj popullit te tij:

Pas vdekjës se Ebu Talibit, u shtuan torturimet ndaj pejgamberit a.s deri në atë shkallë saqë skishte ma forcë t’i përballonte, dhe në këtë kohë u nis nga Mekka për në Taif me shpresë se do ta besonin banoret e Taifit, mirpo banorët e Taifit perveq që nuk i besuan e sulmuan edhe fizikisht, duke i nxitur fëmijet e tyre që ta gjuajnë me gurë ..dhe pas ketij deshprimi të madh ai vendosi prap të kthehej në Mekke, dhe gjat rrugës ju paraqit xhibrili a.s ku e njoftoi se Allahu xh.sh kishte dërguar një melek për ti shkatrruar ata qe e pergenjeshtruan dhe e torturuan atë…mirpo pejgamberi a.s nuk deshi të denohej populli i tij, porse i tha melekut qi ai shpreson se prej popullit te tij do të ketë njerëz që e adhurojnë Allahun pa i bërë shok Atij…

Gjat kohës kur bëhej vizita e Qabesë, ai dilte afër Qabesë dhe i ftonte fise të ndryshme që ti besonin atij…deri sa njëherë i takoi 6 grupe njerzësh që vinin nga Medinja, i ftoi në Islam dhe ata e pranuan Islamin…

Hixhreti në Medine…

Kur jeta e besimtarëve u bë e padurueshme nga torturat dhe persekutimet që iav bënin idhujtarët mekkas, Muhammedi a.s i urdhëroi besimtarët të shpernguleshin për në Medine, edhe vet migëroi së bashku me Ebu bekrin r.a pa e ditur mekkasit për këtë gjë…

Besimtarët dhe pejgamberi a.s u pritën shumë mirë nga medinasit dhe porsa mbrritën në Medinë e ndërtuan xhaminë e parë të pejgamberit a.s.

Luftërat e pejgamberit a.s

Transmetohet nga ibni Abbasi r.a se kur migëroi pejgamberi a.s nga Mekka për në Medinë, Ebu Bekri r.a tha:”E nxorrën pejgamberin e tyre, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, me të vëretetë ata do të shkatërrohen”, dhe pastaj zbriti ajeti:

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا.... الحج:39

Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt


Ky ishte ajeti i parë që zbriti lidhur me lejimin e luftës.
Pejgamberi a.s morri pjes në 27 beteja, luftoi në 9 prej tyre, si në : Betejën e Bedrt, Uhudit, Hendekut, Kurejdhas, Hajberit, Fet-hit, Hunejnit etj….

Haxhi i pejgamberit a.s :

Pas migërimit në Medine pejgamberi a.s vetëm njëherë kishte bërë haxhin, pra haxhin lamtumirës….

Morali i pejgamberit a.s:

Ka qenë pejgamberi a.s më fisniku dhe më bujari prej njerzëve, ka qenë besnik i fjalës se tij, në sjellje ndaj njerëzve ka qenë i butë…për këto cilësi të larta të moralit dëshmon edhe ajeti ku Allahu.xh.sh thot:

{ َإنَّكَ لَعَلَى خُلُقٍ عَظيمٍ } [القلم:4]

Vërtet, ti o Muhammed je në një shkallë të lartë të moralit!



Dhe pejgamberi a.s dëshmon vet për veten e tij ku thot:
بعثت لأتمم مكارم الأخلاق
"Jam dërguar që t’i plotësoj normat e larta të moralit"


Është shquar pejgamberi a.s me trimëri dhe modesti ndër njerëzit e tjerë, ka pasur turp të madh, ka pranuar dhuratat nga të tjerët dhe i ka shkembyer me ta, nuk e ka pranuar sadakanë-lëmoshën dhe as nuk ka ngrënë prej saj, pejgamberi a,s nuk ka zgjedh në ushqim, ka ngrënë atë që ka gjetur të përgaditur për të, nuk ka ngrënë duke qenë i mbështetur apo i shtrirë, ka ndodhur që deri në 3 muaj të mos ndizet zjarri në shtepin e tij për shkak se nuk kan pasur qka të gatuajn dhe te ziejn…( jan ushqyer me hurma).

Ka qenë pejgamberi a.s që i vizitonte të varfërit dhe skamnorët, i vizitonte të smurët dhe merrëte pjesë në percjelljen e xhenazëve…

Nganjeherë pejgamberi a.s bënte shaka me të tjerët mirpo gjithherë e thoshte të vërtetën…qeshte pa e ngritur zërin.

Ka qene pejgamberi a.s ai qe sillej më së miri më familjen e tij…dhe për këtë na mësoj edhe neve duke thënë:
{ خيركم خيركم لأهله وأنا خيركم لأهلي
“Me i miri prej jush është ai që sillet mirë me familjen e tij, ndërsa unë jam ai që sillem më së miri me familjen time…



Adhurimi i tij:

قالت عائشة رضي الله عنها: { كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يقوم حتى تتفطر قدماه، فقيل له في ذلك، فقال: أفلا أكون عبداً شكوراً }
Transmeton Ajshja r.anha :se pejgamberi a.s falte namaz derisa ju enjëtshin këmbët e tij…dhe kur u pyet përse?, ai a.s u përgjigj a mos të jem rob falenderus?!!!.

E lusim Allahun fuqiplotë të na bëjë pauses të Muhammedit a.s si n ë fjalë ashtu edhe në vepra dhe në çdo pore të jetës…Amiin.

E përgaditi : Islam Hasani

BETEJA E BEDRIT



Historik i shkurtur për Betejën e Bedrit:

Ashtu siq është e ditur muaji Ramazanit nuk është dhe ska qenë asnjëherë muaji i gjumit dhe i pushimit, por ka qenë dhe është muaj i aktiviteteve të ndryshme, muaj që e karakterizojnë shumë ngjarje me rëndësi historike…

Nëse i kthehemi historisë islame do të gjejmë se luftërat dhe çlirimet më të mëdhaja, muslimanët i kanë bërë në muajin Ramazan, prej tyre është edhe Beteja e madhe e Bedrit qe u be me 17 ramazan në vitin e dytë të hixhretit...

Kjo betejë është ndër betejat e para në mes muslimanëve dhe politeistëve- idhujtrarë.
Kjo betejë ka rëndësi të madhe në islam, dhe ndodhia e saj është shënuar edhe në disa prej ajeteve Kur’anore.

Është me rendesi te ceket se, beteja e Bedrit nuk është bërë për interesa shtetrore, per pushtim të vendëve ose robërim të njerzëve, siq është realiteti i luftërave të sotme, mirpo kjo betejë u bë kundër kufrit(pabesimit), dhe atyre mushrikëve kurejsh që u mundonin me çdo metodë ta ndalonin lulëzimin e Islamit...

Betejës së Madhe të Bedrit i printe komandanti suprem:Muhamedi a.s, i Dërguari
i Allahu xh.sh, i cili erdhi me shpalljen madheshtore(KUR’ANIN FAMËLARTË).

Tanimë siq është bërë e ditur këtu do të bëhet fjalë për Betejen e Madhe të Bedrit si dhe për atë grup muslimanësh që e përbenin 314 veta, ata të cilët e themeluan shtetin e parë islam në Medinën e Ndritur.

Dhe tani pason tregimi i kësaj Beteje madhështore...

Ashtu siq u theksu ma herët, Beteja e Bedrit nuk u zhvillua në mes dy ushtrive!, po në mes shirkut(politeizmit) dhe tewhidit (monoteizmit), në mes të atyre që i bënin shoq Allahut të Madhërishëm dhe adhuronin zotëra të shumtë, dhe të atyre që brohoritnin me zemërat dhe gjuhët e tyre LA ILAHE IL-LALLAH (NUK KA ZOT TJETER QË MERITON TË ADHUROHET PERVEQ ALLAHUT FUQIPLOTË).

Nga këtu kuptojmë se, Beteja eBedrit ishte Beteje në mes principeve dhe besimeve...

Para se të ndodhte kjo betejë, qyteti i Medines ishte në rrezik nga mushrikët kurejshë, të cilët si qëllim kryesor e kishin shfarosjen e atyre besimtarëve që gjendëshin brenda në Medinë, për këtë shkak Muhammedi a.s u pergadit me 314 shok të tij ndër të cilët ishin Ebu Bekri,Umeri,Uthmani e Aliun r.anhum, e shum sahab tjere..
Ndersa nga fuqia ushtarake nuk kishin tjeter perpos 70 deve, dhe rruga prej Medinës në Bedër ishte 150km e tëra nëpër shkretëtirë.

pra muslimanët nuk kanë pasur mjete tjera bartëse,dhe poashtu ato deve që i kishin në dispozicion nuk ishin të mjaftueshme që t’i bartënin ushtarët e Pejgamberit a.s, mirpo i derguari a.s me menqurinë e tij, iav ndau qdo 3 vetave nga një deve, në menyrë që ata të ndrroheshin me rend gjat udhëtimit, kështu veproi edhe vet i derguari a.s që i ra të nderrohet me dy shokët e tij gjatë udhtimit..


Paramendoni, pejgamberi i Allahut xh.sh dhe komandanti suprem i ushtrisë së tij i vjen radha që të ecë në këmbë ndërsa shokët e tij hipur në deve!...

Parafytyroni për sa e kishte bërë një komandant i sotit një gjë të tillë, a kish ndodhë tiu thot ushtarëve në mungesë të automjeteve ushtarake, hipni ju në avtomjet e unë po eci në këmbë!!!...duket disi e pabesuar kjo...

Muhammedin a.s e shoqronin Aliu r.a dhe një sahabij tjetër, dhe kur vazhduan rrugën i thanë keta sahabë pejgamberit a.s : "Ne dëshirojmë që ti o i derguar i Allahut të hipësh në deve e ne të ecim në këmbë...mirpo çfarë ishte përgjigjëja e Muhammedit a.s:

Lexoni me vëmendëje mir përgjigjjen e tij, le ta dijë lindëja e përëndimi, se Muhammedi a.s është i pari që themeloi rregullat sociologjike dhe shoqrore me mirësjellje dhe modesti ndaj të tjerëve.

Pejgamberi a.s qe përgjigjur me gjuhën dhe logjikën e tij të pastër ndaj dy shokëve të tij kështu:
والله ما أنتما بأقوى منى و لا أنا بأغلى منكما عن ثواب الله تبارك و تعالى.....

Wallahi( Për Zotin) asnjëri prej ju dysh nuk jeni ma të fortë se sa unë, dhe as unë nuk jam me i shtrenjtë se sa ju ndaj shperblimit të Allahut tebareke we teala...


Dëshiroj tju thoshte se ne jemi të barabartë si në forcë po edhe në shperblim,
Pra ky me të vërtetë është moral lartë, kjo është drejtësi e vërtetë e të derguarit të Allahut , komandantit suprem të ushtris islame ...a nuk ishte ai a.s qe thoshte:
من لا يرحم لا يرحم
Kush nuk meshiron nuk meshirohet...


Po më të vërtetë kështu thoshte a.s....



Në natën para se të ndodhëte beteja e Bedrit, Allahu xh.sh iav përgaditi rrethanat besimtarëve-shokëve të pejgamberit a.s , kështuqë para se të fillonin luftimet toka ku do të qendronin besimtaret ishte toke me rërë ku sharronin shum këmbët e besimtarve, mirpo qka ndodhi, ndërhyri Fuqia e Allahut az-ze we xhel, i thej ligjet e asaj toke, qe ta bënte atë të fortë për t’i mbajtur dhe forcuar këmbët e të derguarit dhe ushtrisëë se tij...

Para se të zbritëte shiu nga qielli,besimtarët i kapi një kotje e lehtë, pra dihet se kotja ka dallim prej gjumit,ushtari para se të dalë në betejë assesi nuk flen, këtë kotje Allahu xh.sh e bëri shkak që të pushojne pak trupat e besimtareve si parapergaditje për Beteje...

Lidhur me këtë thot Allahu az-ze we xhel:
إِذْ يُغَشِّيكُمُ النُّعَاسَ أَمَنَةً مِنْهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ وَيُذْهِبَ عَنْكُمْ رِجْزَ الشَّيْطَانِ وَلِيَرْبِطَ عَلَى قُلُوبِكُمْ وَيُثَبِّتَ بِهِ الْأَقْدَامَ) (سورة الأنفال: 11(
Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t’ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja
.

Andaj ky shi që e zbriti Allahu xh.sh nga qielli e pastroi krejt rërën e asaj pjese ku gjendeshin besimtarët, dhe tani toka u bë e fortë dhe e gatshme për betejë.

Në mëngjesin e asaj dite, hapin e parë që e bënë besimtarët ishte thirrja e ezanit të sabahut, kështuqë grubet e besimtarve një nga një e thirrnin ezanin duke bërë të ndëgjoheshin nga te gjitha anët zërat LA ILAHE IL-LALLAH DHE ES-SALATU HAJRUN MINEN-NEWM(NUK KA ZOT TJETER QË MERITON TË ADHUROHET PERVEQ ALLAHUT FUQIPLOTË, DHE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË- ME MË VLERË - SE SA GJUMI).

Pastaj e falen sabahun në qetesi... ,e filluan diten me namazin e sabahut qe pejgamberi a.s thoshte për të:

ركعتى فجر أحب من الدنيا و ما فيها

Dy reqatet farz të sabahut jan më të dashura-më të vlerëshme sa krejt bota dhe qka në të..


Pra kjo ishte ushtria e Muhammedit a.s!!!...dallim i madh prej ushtrisë qe e falte sabahin për Allahun xh.sh dhe ushtrisë që e fyente dinin e Allahut s.w.t..

pasiqë muslimanet e falën sabahun dhe zbardhi drita, pejgamberi a.s iu propozoi shokve të tij ta ndërtonin një krua për ujë, mirpo pasi qe e ndertuan këtë krua papritmas një nga idhujtarët që quhej Eswed Ibn Abdu Esed erdhi dhe filloj ta gadas kroin qe e ndertuan muslimanët, mirpo në shpejtësi atij i doli Hamza xhaxhai i pejgamberit a.s, e rrahu Eswedin derisa edhe ia thej këmbën , por armiku i Allahut thoshte:nuk largohem pa e thyer kroin krejtsisht derisa te me mbytesh...Hamza e rrahu edhe ma shum derisa e mundi atë....

Pas kësaj ngjarje filloj Beteja, Ebu xhehli (Allahu e dënoft ashtu si e ka merituar) fillimisht i nxorri 3 nga njerëzit e tij:Ukbeh ibnu Rebiah, Shejbeh ibn Rebiah, dhe weliid ibn Ukbeh...
Pasatj brohoriti më zë të lartë duke e thirrur pejgamberin a.s:keta jan 3 nga njerzit tanë,nxirri edhe ti 3 nga njerzit e tu...

Pasi e ndegjuuan këtë,u ngriten një grup medinasish dhe dëshiruan që nga ata të dalnin ata 3 burra, mirpo pejgamberi a.s, komandanti suprem, ai i cili dinte t’i analizonte mirë gjërat, nuk i la të dilnin medinasit, por i zgjodhi njerezit më të afërt të tij nga Mekasit duke i thirrur: o Hamza xhaxhai i Muhamedit, o Ali djali i axhes se Muhamedit, O ubejde djali i halles se Muhammedit, ngrituni për në xhennetin që gjerësia e të cilit ëeshtë sa e qiejve dhe tokës....Allahu Ekber( ALLAHU ËSHTË MË I NADHI).

Nuk besoj se ndonjë komandant i sotit kishte vepruar në këtë mënyrë..me i zgjedh më të afeërmit e tij për dyluftim ku gjasat jan të pakta për shpetim...

Dualen këta 3 besimtare përballë më 3 të tjerët nga mushrikët kurejshë, lidhur më këtë ngjarje Allahu thot:
(هَذَانِ خَصْمَانِ اخْتَصَمُوا فِي رَبِّهِمْ فَالَّذِينَ كَفَرُوا قُطِّعَتْ لَهُمْ ثِيَابٌ مِنْ نَارٍ يُصَبُّ مِنْ فَوْقِ رُؤُوسِهِمُ الْحَمِيمُ) (سورة الحج: 19)
Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre.




Pra luftuan ...3 në shirk e 3 në tewhid, 3 e ngritën flamurin e tewhidit(monoteizmit), ndersa 3 te tjerët i ngritnin drunjët dhe idhujt e tyre,3 besimtarët që donin të jenë prej shehidëve dhe banorëve të xhenneteve, dhe 3 të tjerët që pritnin Zjarrin e xhehnemit...thot Allahu xh.sh ku e përshkruan shperblimin e besimtarëve në xhennete:

أُولَئِكَ لَهُمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهِمُ الْأَنْهَارُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِنْ ذَهَبٍ وَيَلْبَسُونَ ثِيَاباً خُضْراً مِنْ سُنْدُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ نِعْمَ الثَّوَابُ وَحَسُنَتْ مُرْتَفَقاً) (سورة الكهف: 31)

Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.


Dyluftimi ne mes 3 besimtarëve dhe 3 mushrikëve ,perfundoi me rezultat si vijon: Hamza e mbyti shejben, Aliu e mbyti Welidin, ndersa Ubejdeh e plagosi Ukbën dhe Ukbëja atë...

Pas kësaj Hamza dhe Aliu e bartën Ubejden deri tek urgjenca me e afërt ku në deren e së cilës shkruante:
(وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِلْعَالَمِينَ) (سورة الأنبياء: 107)
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.


Këtu ishte resulullahi, ku ia sollën shehidin e parë në ditën e Bedrit të cilin e vendosën në prehër të pejgamberit a.s, ia shqiptoi pejgamberi a.s shehadetin dhe dyert e xhenetit u hapen që ta pranojn shpirtin e tij...

Pas kësaj ndodhie beteja filloj me sulme të përgjithëshme...ndersa sa i përket numrit të ushtarëve ishin krejtesisht të pabarabartë, muslimanët ishin pak më shum se 300 ndërsa mushrikët numronin në radhët e tyre950 veta, dhe nga forcat ushtarake posedonin 200 kuaj dhe 700 deve.

Kur e pa këtë pejgamberi a.s dërgoi telegramin, lutjen e tij tek Allahu i Plotfuqishëm, duke qëndruar në mejdan të luftës ishte lutur kështu: “O Allahu im, ata besimtarë janë të uritur të kerkoj t’i ushqesh ata, O Allahu im ata janë të zbathur dhe të zhveshur, të kërkoj t’i mbulosh ata”...
Këta sahabë të zbathur dhe të zhveshur dikur po të njejëtit më vonë e çliruan gati tërë botën, le t’i krahasojmë këta me fuqitë tjera ushtarake, me mbretritë e ushtritë e tjera të asaj kohe e ti vlersojmë se cilët kanë arritur më shum...

Pra pejgamberi a.s e dërgoi telegramin lutjen e tij tek Allahu i Madhëruar sepse gjendja e ushtrisë islame ishte e rëndë, mushrikët ishin 3 fish ma shum në numër se sa muslimanët.

Për këtë pejgamberi a.s në lutjen e tij kishte thënë:

“O Allahu im kurejshët po e përgënjeshtrojnë të derguarin tënd, dhe nëse vdesin këta njerëz-besmitarë- që janë me mua, ndoshta nuk do të jet askush që të adhuron Ty me në tokë...

Dhe si ishte pergjigjja dhe ndihma shtesë nga Allahu xh.sh?...

Pas lutjes që e bëri pejgamberi a.s e kishte kap një lloj gjumi dhe kur u zgjua kishte thënë: të përgëzoi o Ebu Bekr,une po e shohe xhibrilin në udhëheqje të 1000 melekëve që po luftojnë ne anën tonë....këtë ngjarje e ka shenuar edhe kur’ani i madhërishëm në ajetin:

(إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُمْ بِأَلْفٍ مِنَ الْمَلائِكَةِ مُرْدِفِينَ) (سورة الأنفال: 9)
Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).

Dhe përveq kesaj Allahu xh.sh i mësoi ushtrinë e Tij nga qielli se si t’i luftojnë pabesimtarët ku iu tha:

إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلائِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا الَّذِينَ آمَنُوا سَأُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ فَاضْرِبُوا فَوْقَ الْأَعْنَاقِ وَاضْرِبُوا مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ) (سورة الأنفال: 12
Edhe kur Zoti yt u kumtoi engjëjve se: “Unë jam me ju, pra, inkurajoni ata që besuan! Unë do të hedh frikë në zemrat e atyre që nuk besuan, e ju goditni në qafë e lartë, mëshonju atyre në çdo gjymtyrë (gishtërinj).


Kështu që ende pa përënduar dielli i asaj dite, mushrikët pësuan disfat të madhe, u gjetën të vrarë në tokë 70 prej tyre e 70 të tjerë u zënë rob, kurse nga ana e muslimaneve ranë dëshmorë vetëm 17 veta…

Pra kjo betejë perfundoi me fitore të muslimanëve, dhe pati ndikim të madh në historinë islame, sepse muslimanët forcuan bindjen në fenë e vertet dhe panë se Allahi i Madhërishem i ndihmon të drejtët, këtë fitore e shënoi edhe kur`ani famëlartë :


(وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنْتُمْ أَذِلَّةٌ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ) (سورة آل عمران: 123)
All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.

Ndërsa robërve te luftës pejgamberi a.s iav kushtëzoj që çdonjeri prej tyre të iav mëson 10 fëmijve musliman shkrim leximin, pastaj të liroheshin…pra kjo ishte amnistia e parë për robërit nga pejgamberi a.s..ndërsa pasurinë e luftës e ndau sipas urdhrit të Allahit xh.sh dhe muslimanët u ndan të gjithë të kënaqur.

E lusim Allahun Fuqiplotë qe të na e shton imanin në zemrat tona me përkujtimin e kesaj beteje dhe kesaj ngjarje madheshtore…


Te gjitha falënderimet i takojnë Allahut xh.sh…
Te gjitha salawatet dhe selamet tona ia dergojmë Muhammed Mustafasë a.s. familjes dhe shokëve të tij dhe te atyre që e pasuan atë.



E pershtati dhe përgaditi ne shqip: Islam Hasani
Prishtinë,2009

I DERGUARI I ALLAHUT NE MES RESPEKTIT DHE VDEKJES

MUHAMMED HASSAN



Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.


Pa dyshim çdonjëri prej nesh duhet të dijë se çdo fillim e ka edhe mbarimin e tij, çdo jetë që fillon në këtë botë do të përfundojë me vdekje. Lidhur me këtë, thotë Allahu xh.sh.:
“O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.” ( El-inshikak: 6)

Patjetër duhet ta kemi të qartë se kthimi ynë do të jetë tek Allahu xh.sh., sepse i dashuri i Allahut e jetoi jetën e tij dhe e përfundoi atë me kthimin e tij tek Allahu. Edhe ne të tjerëve nuk na mbetet aspak mëdyshje, do ta jetojmë jetën tonë dhe një ditë do të kthehemi tek Allahu xh.sh.

Me të vërtetë Allahu xh.sh e ngriti Pejgamberin a.s., i dha nder të veçantë në këtë botë dhe për ta vërtetuar këtë realitet le të ndalemi e t’i përkujtojmë thirrjet e ezanit, ku menjëherë pas dëshmisë për njëshmërinë e Krijuesit: “Eshhedu en la ilahe il-lallah” (Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut), përmendet dëshmia ”Eshhedu enne Muhamederr-Rresulullah” (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij).

Ashtu siç po e vërejmë në dëshminë se Muhamedi a.s. është i Dërguari i Tij, emri i Pejgamberit a.s. po përmendet menjëherë pas emrit të Allahut xh.sh. pesë herë në ditë në tërë rruzullin tokësor. Gjithashtu, kohët e namazit kanë dallim prej vendit në vend për shkak se koha ndryshon dhe duke u mbështetur në një studim, thuajse çdo minutë përmendet emri i Muhamedit alejhi selam në tërë globin së bashku me emrin e Allahut, Allahu ekber! A ka nder dhe respekt më të madh se ky?!

Tani po përmendim një hadith të transmetuar nga Ibni Abasi, të cilin e transmeton Tirmidhiu: “Njëherë disa njerëz ishin tubuar afër shtëpisë së Pejgamberit alejhi selam dhe përkujtonin dhuntitë e mëdha që ia ka dhuruar Allahu të Dërguarve të Tij .

Kështu njëri prej tyre tha: “Allahu e zgjodhi Ibrahimin alejhi selam për halil-mik të Tij.” Tjetri tha: “A nuk është për t’u çuditur se Allahu e bëri Ademin a.s. baba të njerëzimit?” I treti tha: “A ka më çudi sesa Allahu t’i flasë Musait më fjalë?” I katërti tha: “A nuk është vepër madhështore që Allahu e frymëzoi Isain alejhi selam nga ana e Tij?!” Pas këtyre fjalëve doli Pejgamberi alejhi selam dhe u tha: “O ju njerëz, unë e dëgjova fjalimin dhe çudinë tuaj…
Ademi alejhi selam është babai i njerëzimit dhe ashtu është. Ibrahimi është Halilurrahman-Miku i Mëshiruesit dhe ashtu është. Musait Allahu i foli me fjalë dhe ashtu është. Isain Allahu e frymëzoi nga ana e Tij dhe ashtu është.
Ndërsa a nuk jam unë Habibullah - i dashuri i Allahut, pa u mburrur për këtë?
A nuk jam unë më i ndershmi, fisniku i të parëve dhe i të mbramëve, pa u mburrur për këtë?
A nuk do të jem unë ai që do ta mbajë flamurin e hamdit, falënderimit në Ditën e Kiametit, pa u mburrur për këtë?
A nuk do të jem unë ai që do të bëjë shefat, ndërmjetësim në Ditën e Kiametit, pa u mburrur për këtë?
A nuk jam unë i pari që do të më hapet toka, i pari që do të ringjallem në Ditën e Kiametit, pa u mburrur për këtë?
A nuk jam unë që do të hyj i pari në xhenet dhe me mua do të jenë të varfrit nga besimtarët, pa u mburrur për këtë?
A nuk jam unë më i ndershmi i të parëve dhe i të mbramëve tek Allahu , pa u mburrur për këtë?

S’ka mburrje

Shikoni edukatën madhështore të Pejgamberit alejhi selam, i cili edhe pas të gjitha këtyre dhuntive, përsëri dëshmon dhe thotë “nuk mburrem, s’ka mburrje”. Ai nuk u bë mendjemadh për këtë. Atëherë le të bindemi se me të vërtetë Muhamedi alejhi selam na prin i pari me modestinë e tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Pejgamberi alejhi selam e di se madhështia i takon vetëm Allahut xh.sh.

Pa dyshim se edhe ne duhet të ruhemi shumë nga mendjemadhësia, kryelartësia dhe madhërimi i vetes sonë para të tjerëve, sepse e tërë madhëria i takon vetëm Allahut të Lartësuar.

Më lart vërejtëm se Pejgamberi alejhi selam nuk u mburr me dhuntitë e mëdha ndaj tij, mirëpo vetëm tregoi realitetin.

Pra, kështu veproi i Dashuri ynë alejhi selam, i cili thoshte: “Rabbi ummeti ummeti-O Zot …umeti im…umeti im…” dhe qante për gjendjen e muslimanëve derisa një ditë Allahu i Lartësuar e dërgoi Xhibrilin te i Dërguari i Tij dhe i tha: “Pyete se çfarë e bën të qajë?!” (Edhe pse Allahu është më i ditur për shkakun përse qante ai ). Zbriti Xhibrili dhe e pyeti se përse qan o Resulullah?”
“Umeti im, umeti im”, iu përgjigj ai. “Unë po qaj për gjendjen e umetit tim, o Xhibril, po frikësohem për gjendjen e umetit tim o Xhibril.” U ngrit Xhibrili te Alllahu dhe i tha: “Zoti im, ai qan për umetin e tij, e kujtoi umetin e tij dhe qante.” E Allahu xh.sh. i tha Xhibrilit: “O Xhibril, zbrit tek Muhamedi dhe thuaj: “Zoti i Plotfuqishëm po të thotë: “Ne do të bëjmë të kënaqesh me umetin tënd dhe s’do të të bëjmë keq kurrsesi.”

I nderoi Allahu besimtarët dhe këtë umet për nder të Mustafasë alejhi selam.

Besoj se ju kujtohet ndodhia e Israsë dhe Mi’raxhit, udhëtimit të Pejgamberit alejhi selam nga Meka në Kuds –Jerusalem dhe ngritja e tij prej Jerusalemit deri në qiellin më të lartë.

Atëherë kur Xhibrili alejhi selam u ndal te Sidretul Munteha-pema e zambakut dhe atëherë kur Pejgamberi alejhi selam i tha Xhibrilit: “A ndodh që në këtë vend ta lë vetëm shoku-shokun?” Në këtë moment Xhibrili iu paraqit atij me tërë dritën e tij dhe i tha: “O Pejgamber i Allahut, për të gjithë ne ka limit.” Me këto fjalë i bëri me dije se assesi nuk mundet ta shoqërojë më duke i thënë: “Pasha atë që të dërgoi ty me të vërtetën, po sikur të vë vetëm një hap më tepër, do të digjesha nga dritat envarul kemal, urdhëro ti te Allahu i Madhëruar.” Pastaj, Pejgamberi alejhi selam i hutuar në atë vend të panjohur që s’e kishte parë e as ëndërruar kurrë pyeti: “Ku jam unë o Zoti im?” Më pas dëgjoi thirrjen nga Allahu e cila i mbulonte të gjitha anët ku thuhej:
أنت على بساط أنس الله Ti je afër Meje

Atëherë Pejgamberi alejhi selam kishte thënë: “Unë dëshiroj të të pyes o Allah.” E, Allahu i Lartësuar iu përgjigj duke i thënë: “O Muhamed, Unë jam Sunduesi i sunduesve, i përgjigjem nevojtarëve, kush më lutet Mua i përgjigjem, kush më kërkon mua i jap dhe kush ndalet në derën time, e pranoj atë. Pyetmë o Muhamed!”

Pastaj Pejgamberi alejhi selam i tha: “O Zoti im, e ke zgjedhur Ibrahimin për mik Tëndin, i ke folur Musait me fjalë (sa ishte Pejgamber), e ke ngritur Idrisin në një vend të lartë, i ke dhënë Sulejmanit një sundim të madh, duke ia nënshtruar atij njerëzit, xhinët, shpezët dhe erën, e ke krijuar Isën min rewhik-e frymëzove nga ana Jote, ndërsa mua me çka më nderove apo dallove prej këtyre? Cili është nderi dhe respekti Yt për mua në dallim nga këta?”

Pra, shikojeni se çfarë bisede të bukur, dhe me çfarë edukate të lartë shprehej Pejgamberi alejhi selam.

Iu përgjigj Allahu i Madhëruar duke i thënë: “Pasha Madhërinë Time, o Muhamed, nëse Unë e kam zgjedhur Ibrahimin halil-Mik, ty o Muhamed të kam zgjedhur habiib, të dashur, e habibi është më i ngritur dhe më i nderuar se halili. Nëse Unë i kam folur Musait me fjalë, i kam folur atij pas perdes, ndërsa ti tani je على بساط أنس الله afër Meje
Dhe nëse e kam ngritur Idrisin në një vend të lartë, atë e kam ngritur në qiellin e katërt, ndërsa ti tani o Muhamed ke arritur në vendin që kurrë para teje s’ka arritur kush dhe as që do të arrijë dikush pas teje këtu më.
Dhe nëse Unë i kam dhënë Sulejmanit sundim të madh, duke ia nënshtruar atij njerëzit, xhinët, shpezët dhe erën, ty o Muhamed ta kam bërë tokën vendfalje, ndërsa dheun të pastër që pastron dhe të kam dhënë shtatëshin e përsëritur dhe Kuranin e Madhëruar, që në të është: kaptina El-bekareh, Ali Imraan, En-Nisa, dhe El-Fatihah. Pasha Madhërinë Time, o Muhamed, nuk ndodh që ta lexojë dikush nga umeti yt, e që të mos ia fal mëkatet atij, edhe nëse janë ato sa shkuma e detit.
O Muhamed, nëse e kam krijuar Isain min rewhii-e kam frymëzuar nga ana Ime, ty ta kam nxjerrë emrin nga rrënja e njërit prej emrave të Mi dhe ta kam shoqëruar me emrin Tim, kështu që nuk ndodh të thotë dikush la ilahe il-lallah, pa ia bashkangjitur Muhamedun resulullah. Kështu përmendet emri yt së bashku me emrin e Sunduesit.
Pasha Madhërinë Time, o Muhamed, kush nuk e pranon pejgamberinë tënde, dërgesën tënde, assesi nuk do t’ia pranoj punën e tij dhe ai në ahiret-botën tjetër do të jetë prej të humburve.”

Ky pra ishte nderi që i bëri Allahu xh.sh. të Dërguarit të Tij alejhi selam.
Jo vetëm kaq, por Muhamedi alejhi selam është krijesa e vetme që do të flasë në Ditën e Kiametit, ndërsa Pejgamberët e tjerë të gjithë do të dorëzohen dhe nuk do të guxojnë ta marrin një hap të tillë, nuk do të guxojë të flasë as Ibrahimi –miku i Allahut, as Musai që i foli Allahu me fjalë, as Isai, as Idrisi, as Nuhu, të gjithë do të dorëzohen dhe do t’i preokupojë vetëm vetja e tyre në atë ditë. Jo vetëm Pejgamberët, por edhe melekët që kurrë nuk kanë bërë asnjë mëkat, nuk do të guxojnë të flasin atë ditë! A e dini se çfarë do të thonë pasi t’i fryhet surit! “I lavdëruar qofsh Zoti ynë, ne nuk të kemi adhuruar me një adhurim të denjë.” (d.m.th. dyshojnë se nuk ia kanë dhënë hakun adhurimit, ibadetit ndaj Allahut.)
Ndërsa tani të shohim se çfarë do të thotë mësuesi i njerëzimit, Muhamed bin Abdil-lahu! Ai do të thotë ashtu siç është transmetuar në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit nga më shumë se 24 sahabë: “Në Ditën e Kiametit do të vështirësohet shumë gjendja e njerëzve, në këtë ditë të pikëllimit dhe pendimit, këtë ditë kur s’do të flasë asnjë krijesë përveçse me lejen e Allahut, Zotit të botëve.
Në këtë ditë, Allahu i Lartësuar do të thërrasë: “O ju njerëz. Unë kam heshtur shumë sa ishit ju në dynja, tani heshtni ju, është radha juaj. Në këto momente nuk flet asnjë krijesë, kudo dhe kushdo që të jetë, në këto momente të vështira dhe në këtë gjendje dielli afrohet afër kokave të njerëzve, ndërsa njerëzit do të zhyten në djersë sipas veprave të tyre.
Do të ketë prej njerëzve që do të zhyten në djersë deri në shok, do të ketë edhe të atillë që do të fundosen krejtësisht në djersë, megjithatë krijesat fillojnë të kërkojnë ndihmë nga Pejgamberët për të ndërmjetësuar tek Allahu. Do të drejtohen së pari te Ademi duke i thënë: “O baba i njerëzimit, ndërmjetëso te Allahu ta fillojë gjykimin tonë.” A e dini se si u përgjigjet atyre Ademi? “Allahu xh.sh. është hidhëruar sot si kurrë më parë dhe unë turpërohem të ndërmjetësoj tek Allahu sot. Nuk më brengos asgjë përveçse vetja ime, shkoni te Ibrahimi halili-miku i Allahut.” Pastaj njerëzit nxitojnë e i thonë: “O Ibrahim, o miku i Mëshiruesit, ndërmjetëso për ne tek Allahu që të gjykojë në mes nesh”, mirëpo edhe Ibrahimi alejhi selam u thotë: “Allahu az-ze ve xhel është hidhëruar sot si kurrë më parë dhe unë turpërohem të ndërmjetësoj tek Allahu sot. Nuk më brengos asgjë përveçse vetja ime...”
Dhe kështu vazhdojnë njerëzit të shkojnë edhe tek Musai që i foli Allahu me fjalë... “O Musa, ndërmjetëso për ne tek Allahu të gjykojë mes nesh”, mirëpo edhe Musai thotë “...vetja ime ..vetja ime.. Allahu xh.sh është hidhëruar sot si kurrë më parë dhe unë turpërohem të ndërmjetësoj tek Allahu sot, nuk më brengos asgjë përveçse vetja ime, shkoni tek Isai që e frymëzoi Allahu nga ana e Tij.” Pastaj nxitojnë njerëzit te Isai e i thonë: “O Isa, o ti që Allahu të frymëzoi nga ana e Tij, ndërmjetëso për ne tek Allahu që të gjykojë në mes nesh”, mirëpo edhe Isai u thotë: “Allahu është hidhëruar sot si kurrë më parë dhe unë turpërohem të ndërmjetësoj tek Allahu sot, nuk më brengos asgjë përveçse vetja ime, mirëpo unë do t’ju njoftoj për një tregti të sigurt (për personin e duhur), nxitoni te Muhamedi i biri i Abdullahut, shkoni tek ai që Allahu xh.sh ia ka falur mëkatet e para dhe të fundit.” Pastaj tregon i Dërguari alejhi selam duke thënë: “Më drejtohen mua krijesat duke më thënë: “O i Dërguar i Allahut, o ti që të janë falur mëkatet e para dhe të fundit, ndërmjetëso për ne te Zoti ynë që të gjykojë mes nesh”, dhe pastaj përgjigjem duke u thënë: “Po, po unë jam për këtë, unë jam për këtë!” (I lavdëruar qoftë Allahu, sa nderim i madh është ky për të Dërguarin alejhi selam.)
Me të vërtetë shefati, ndërmjetësimi, është pozita më e lartë që Allahu xh.sh. i dha të Dërguarit alejhi selam, ndërsa sa i përket mënyrës se si Muhamedi alejhi selam do të kërkojë shefat, do ta përmendim tani në vijim.
Së pari, do të bëj sexhde te Arshi i Allahut të Lartësuar dhe do të falënderojë Allahun me hamde, falënderime, që askush më parë nuk e ka falënderuar ashtu, as të Dërguarit e tjerë më parë dhe as që do ta falënderojë dikush ashtu pas të Dërguarit Muhamed Mustafasë alejhi selam.

Na tregon i Dërguari alejhi selam se si lutet tek Arshi duke thënë: “O Zoti Im, o Mbështetësi im, nuk ka pasur të Dërguar që të janë lutur Ty në dynja e që Ti nuk u je përgjigjur dhe përmbushur duatë e tyre përveç meje, që e kam lënë, e kam rezervuar lutjen time për sot. Këtë e bëj për të kërkuar shefat, ndërmjetësim për umetin tim në Ditën e Kiametit, kërkoj shefat O Zoti im.” Dhe pastaj dëgjojnë thirrjen nga Allahu, që thotë: “O Muhamed, ngrije kokën tënde, kërko e do të jepet, kërko shefat e do të pranohet.”
Pastaj ndërmjetëson Pejgamberi alejhi selam për çdo besimtar dhe musliman që në zemrën e tij ka iman, besim qoftë edhe sa kokrra e melit, për ata që kanë besuar duke thënë la ilahe ill-lallah Muhamedurresulullah, dëshmojmë se s’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij...dëshmi që e kanë thënë me sinqeritet nga zemra e tyre.

Ky pra ishte nderi dhe respekti që i dha Allahu xh.sh. të Dërguarit dhe të dashurit të Tij.
Kështu, Pejgamberi alejhi selam e kaloi tërë jetën e tij në mes nderit dhe respektit.
Kështu e kaloi jetën e tij alejhi selam derisa i erdhi meleku Xhibril një ditë me ajetet që gjenden në kaptinën En-Nasr, ku Allahu xh.sh. thotë:

إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ (1) وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا (2) فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا (3)
110:1. Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
110:2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut.
110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.


Atëherë kur Xhibrili alejhi selam i zbriti me këto ajete, Muhamedi alejhi selam i tha: “O Xhibril, përmes këtyre ajeteve unë po kuptoj se exheli im veç më është afruar.” Pastaj Xhibrili iu përgjigj: “O i Dërguar i Allahut:
وَلَلْآَخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى (4
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.


Pas kësaj ndodhie Pejgamberi alejhi selam kishte dalë për të vizituar varrezat e dëshmorëve të rënë në Uhud. Kjo ndodhi pasi kishin kaluar 81 ditë nga haxhi i lamtumirës.

I Dërguari alejhi selam kishte dalë në Uhud për të vizituar të rënët dëshmorë që ishin vrarë para 8 vitesh. Kishte qëndruar një kohë, ishte lutur për ta, i kishte përshëndetur dhe pastaj ishte kthyer në Medinë.
Porsa ishte kthyer në Medinë, i Dërguari alejhi selam kishte hyrë në xhaminë e tij, kishte tubuar njerëzit, ishte ngritur në minber dhe pastaj kishte thënë: “O ju njerëz, unë së shpejti do të ndahem nga ju për të kaluar në fqinjësi tek Allahu dhe unë jam dëshmitar te ju për këtë.
O ju njerëz, unë nuk frikësohem se do t’i bëni shirk Allahut pas meje, pasi të largohem prej jush, mirëpo frikësohem se do të jepeni pas dynjasë-kësaj bote derisa edhe do të garoni për të, ashtu siç kanë garuar ata para jush e që janë humbur dhe shkatërruar. Edhe ju, nëse veproni në atë mënyrë, do të humbni dhe shkatërroheni si ata.”

Pastaj tha: “O ju njerëz, një robi i është ofruar e tërë e mira që është në këtë botë dhe çka të dojë ai, mirëpo ai e zgjodhi atë që gjendet te Zoti i tij në ahiret.”

Kur i dëgjoi këto fjalë, Ebu Bekri u ngrit duke thënë: “I sakrifikojmë shpirtrat tanë për ty o Resulullah!” Filluan të qajnë njerëzit që ishin në xhami, të habitur me thënien e Siddikut, se përse e tha, përse veproi ashtu!

I Dërguari alejhi selam u mori shembull atyre një rob të cilit i ishte ofruar të zgjedhë në mes kësaj bote dhe ahiretit dhe ai kishte zgjedhur ahiretin.

Ebu Bekri ishte ai që e kuptoi se ky rob ishte vetë Resulullahu alejhi selam. Më pas
u mblodhën njerëzit rreth Ebu Bekrit. Pastaj Pejgamberi alejhi selam bëri me shenjë nga ai dhe tha: “O ju njerëz, ai i cili më ka ndihmuar më së shumti me shoqërimin dhe pasurinë e tij është Ebu Bekri. Të gjithë juve ua kemi kthyer(kompensuar) të mirat që na i keni bërë, përveç Siddikut, që ia kemi lënë Allahut t’ia kthejë dhe ta shpërblejë për to.

O ju njerëz, të gjitha dyert e xhamisë do të mbyllen prej sot përveç derës së Ebu Beker es-Siddikut.”
Pas kësaj thënieje zbriti i Dërguari alejhi selam nga minberi dhe hyri në dhomën e Aishes. Kur hyri brenda, Aishja e thirri duke i thënë: “O i Dërguar i Allahut, ndiej dhembje të madhe koke”, ndërsa Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: “Edhe unë ndiej dhembje të madhe koke oj Aishe.” Pastaj mori leje prej saj që t’i vizitojë gratë e tjera. Posa doli nga dhoma e saj, iu rëndua edhe më shumë dhembja Resulullahut, iu shtua temperatura dhe kështu u sëmur.
Pastaj kërkoi leje prej grave të tjera që të vendoset në shtëpinë e Aishes, ndërsa ato ta vizitojnë aty. I dhanë leje të gjitha gratë e tij, Allahu qoftë i kënaqur me to, dhe duke u kthyer në shtëpinë e Aishes këmbët e Resulullahut nuk mundën të mbanin më, e ndihmuan Aliu dhe Abasi për t’u kthyer në shtëpi.
Kështu iu rëndua sëmundja edhe më shumë Resulullahut dhe sapo e pa Aishja në këtë gjendje, filloi të qajë dhe tha: “Sakrifikoj jetën dhe shpirtin për ty o i Dërguar! Ah sikur të isha unë në gjendjen tënde o Resulullah!” Pastaj pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Oh koka ime, oj Aishe!” Dhe pastaj iu shtua edhe më shumë temperatura. Në ato momente, Pejgamberi alejhi selam porositi t’i sillnin ujë të ftohtë dhe t’ia hidhnin mbi kokë. Kështu vepruan, i sollën ujë dhe ia hidhnin Pejgamberit alejhi selam mbi kokë, derisa u kishte thënë: “Mjaft më....”

E tërë kjo ndodhi që i ndodhi Resulullahut gjendet në hadithet e Pejgamberit alejhi selam, të cilat i transmetojnë shumë nga sahabët e Pejgamberit dhe nga Aishja. Të gjitha këto hadithe janë regjistruar në sahihun e Buhariut dhe në Fethul-Bari.

Ashtu siç u tha më lart, Resulullahut i hodhën ujë të ftohtë mbi kokë derisa tha mjafton.
Pas kësaj ndodhie, tregon Abdullah ibni Omeri: “Hyra te Pejgamberi alejhi selam dhe e pashë se ai ishte i sëmurë rëndë.” I thashë: “O Resulullah, me të vërtetë qenke në një situatë të vështirë”, ndërsa Pejgamberi alejhi selam i kishte thënë Abdullah ibni Omerit: “Nuk ka mundësi ta godasë besimtarin diçka nga sëmundja apo fatkeqësia qoftë ajo edhe një ferrë në këmbën e tij e të mos ia falë dhe shlyejë Allahu gjynahet përmes saj.”

Pastaj kishte hyrë Ebu Bekri te Resulullahu dhe e gjeti të sëmurë në shtrat. Ebu Bekri në dorën e tij e kishte një misvak, ndërsa Aishja e vërejti se Pejgamberi alejhi selam e shikonte misvakun në dorën e Ebu Bekrit dhe e kuptoi se ai kërkonte misvakun. E mori Aishja nga dora e Ebu Bekrit dhe ia dha Resulullahut alejhi selam.

Pastaj tregon Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se më herët, kur e ndiente veten të sëmurë, Pejgamberi alejhi selam i këndonte dy “kuleudhat” dhe e përshkonte trupin me duart e tij, por kur u sëmur shumë, fillova edhe unë t’i këndoja dhe t’ia përshkoja trupin me duart e tij.

Pas kësaj Pejgamberit alejhi selam iu rëndua edhe më shumë sëmundja. Në shtëpinë e tij kishte ende 7 dinarë. Në këto momente, Pejgamberi alejhi selam e porositi Aishen duke i thënë: “Jepi sadaka ata 7 dinarë oj Aishe!” Këtë thënie e kishte përsëritur disa herë. Resulullahu frikësohej për këtë pasuri që kishte ende në shtëpinë e tij.

Aishja i thoshte: “Na nevojiten për sëmundjen tënde, o Resulullah1”, ndërsa Pejgamberi alejhi selam i tha: “Çfarë mëkati do të jetë për Muhamedin nëse e takon Allahun ndërsa në shtëpinë e tij janë ende ata 7 dinarë. Po ju them jepini sadaka oj Aishe!”

Pas kësaj iu rëndua sëmundja edhe më shumë, kurse tek ai hyri vajza e tij Fatimja.
Sa ishte mirë Pejgamberi alejhi selam, kur hynte Fatimja, çohej për të, ndërsa kësaj here nuk mundi të ngrihej për të. Pastaj Fatimja filloi t’ia puthë duart dhe të qajë. I thoshte: “E sakrifikoj jetën dhe shpirtin tim për ty o Resulullah!” Kështu qante Fatimja derisa filloi të qajë edhe Resulullahu. Pataj Pejgamberi alejhi selam i tha: “Oj Fatime, bëj sabër vajza ime, me të vërtetë Xhibrili më është paraqitur tani për herë të dytë në vit dhe më herët më ka zbritur vetëm një herë në vit. Nga kjo unë po kuptoj se exheli më është afruar.”

Pas bisedës së dhimbshme që zhvilloi Pejgamberi alejhi selam me Fatimen, Allahu qoftë i kënaqur me të, ajo doli duke qarë. Dhe kështu, ditën e premtuar, atë ditë kur ndërroi jetë Resulullahu, u mblodhën njerëzit në xhami për të falur namazin e sabahut. Doli Ebu Bekri për të falur namazin. (Ebu Bekri e kishte zëvendësuar Resulullahun në 17 namaze gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.)

Në këtë ditë i erdhi pak fuqi Resulullahut dhe vendosi të shkojë në xhami për t’u falur. Ai thirri Aliun dhe Abasin që ta ndihmonin për të shkuar në xhami. Kur hynë në xhami, e gjetën atë të mbushur me safa deri në fund. U gëzuan muslimanët pa masë kur e panë Resulullahun alejhi selam. Filluan ta ngrinin zërin duke bërë istigfar dhe duke e falënderuar Allahun e në këtë rast Ebu Bekri e kuptoi se ky gëzim është vetëm për Resulullahun alejhi selam. Pastaj kishte tentuar të kthehej prapa për t’i dhënë mundësi Pejgamberit alejhi selam për të dalë imam, mirëpo Pejgamberi alejhi selam e ndaloi.
Pejgamberi alejhi selam ishte ulur pranë Ebu Bekrit dhe u fal pas tij. Ky rast me të vërtetë ishte nder i veçantë për Siddikun, që ai të printe si imam, ndërsa Resulullahu, krijesa më e ndritur, si xhematli pas tij.
Pasi përfundoi namazi i sabahut të asaj dite, Pejgamberi alejhi selam porositi që ta ndihmonin për të arritur deri në minber. Kur arriti u ul në shkallët e poshtme, pastaj u ngrit dhe u tha:
“O ju njerëz, më kanë informuar se ju po frikësoheni për vdekjen e Pejgamberit tuaj, mirëpo unë po ju pyes: “A keni dëgjuar se ndonjë Pejgamber ka jetuar përgjithmonë në këtë dynja e që të jem edhe unë si ta, të jetoj përgjithmonë?
Edhe unë do të jem ai që do të shkoj tek Zoti im e edhe ju do të vini pas meje.
O ju njerëz, ju porosis të silleni mirë me muhaxhirët e parë dhe i porosis muhaxhirët që të sillen mirë në mes tyre. Pastaj citoi ajetin kuranor ku Allahu thotë :
(فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِنْ تَوَلَّيْتُمْ أَنْ تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ) (سورة محمد: 22)
“A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose sprapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërprisni lidhjet e akraballëkut?”


Pastaj citoi:
وَالْعَصْرِ (1) إِنَّ الْإِنْسَانَ لَفِي خُسْرٍ (2) إِلَّا الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ (3)
103:1. Pasha kohën!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.


Pas leximit të këtyre ajeteve Pejgamberi alejhi selam tha:

“O ju njerëz, ju porosis që të silleni mirë me ensarët” dhe citoi ajetin kuranor:

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.” (Hasher 9)

Pastaj tha: “O ju njerëz, me të vërtetë Allahu nuk i bën padrejtësi askujt, kush mundohet ta mashtrojë Allahun, Ai do ti sjellë mashtrim atij.
O ju njerëz, ju përshëndes me selam, Allahu ju furnizoftë, Allahu ju ngrittë pozitat, Allahu ju shpërbleftë, Allahu ju ndihmoftë, Allahu ju bëftë krenarë! Jua tërheq vërejtjen juve, ju porosis me takvallëk dhe devotshmëri.
O ju njerëz, kush dëshiron të takohet me mua te Haudi nesër, le të ketë kujdes për dorën dhe gjuhën e tij, përveç atëherë kur është patjetër e nevojshme.”

Pastaj kishte thënë: “O ju njerëz, nëse unë vdes dhe më lani e qefinosni, më lini në shtratin tim një kohë, vetëm që të mos hyjë askush, sepse xhenzen time do të ma falë Xhibrili a.s.”
Pas asaj kohe të hyjë familja ime, të afërmit e mi, pastaj ju. Mos ma falni xhenazen me imam (sepse Pejgamberi alejhi selam ka qenë zotëria i imamëve).”

Pas këtyre fjalëve të dhimbshme, Pejgamberi alejhi selam porositi duke thënë: “O njerëz, më dërgoni mua selam prej kësaj dite e deri në Ditën e Kiametit.”

Pastaj zbriti Pejgamberi alejhi selam prej minberit dhe hyri në dhomën e Aishes. Iu rëndua sëmundja prapë Resulullahut. Pastaj Pejgamberi alejhi selam flejti për një kohë në prehër të Aishes dhe kur u zgjua, pa afër tij Xhibrilin alejhi selam!
“Më ka dërguar Allahu te ti o Resulullah”. i tha Xhibrili. “Ky me mua është meleku i vdekjes. Allahu të ka dhënë mundësi zgjedhjeje, nëse dëshiron të transferohesh te Allahu, ja ku është meleku i vdekjes, ndërsa nëse dëshiron të jetosh në këtë botë për gjithmonë, Allahu xh.sh. po të jep mundësi o Resulullah.” Pastaj pejgamberi alejhi selam e kishte shikuar Xhibrilin dhe i kishte thënë: “Jepi leje melekut të vdekjes të ma marrë shpirtin o Xhibril!”

Pastaj kishte hyrë meleku i vdekjes te Mustafai alejhi selam dhe i kishte dhënë selam. Pastaj i kishte thënë: “Allahu më ka dërguar tek ti dhe unë jam në dispozicionin tënd. Çfarë të duash më urdhëro. Nëse më urdhëron të ta marr shpirtin, ta marr, por nëse më urdhëron të ta lë, po ta lë. Më urdhëro ç’të dëshirosh o Resulullah!”

Ky ishte nderi dhe respekti që i dha Allahu xh.sh. Pejgamberit alejhi selam edhe në momentin e vdekjes: meleku i vdekjes merr leje prej Resulullahut. S’ka ndodhur më herët t’i marrë leje ndonjë Pejgamberi dhe as nuk do të ndodhë t’i marrë leje dikujt tjetër pas Pejgamberit alejhi selam.
Në momentin kur i kërkoi leje meleku i vdekjes, Pejgamberit alejhi selam përsëri e shikoi Xhibrilin, ndërsa Xhibrili i tha: “Është rritur përmallimi i Allahut për ty o i Dërguar i Allahut, kurse Pejgamberi alejhi selam tha: “Edhe unë jam përmalluar për takimin me Zotin tim o Xhibril.”

Pastaj kishte thënë: “Ma merr shpirtin o melek i vdekjes.” Dhe kur iu afrua meleku për t’ia marrë shpirtin Pejgamberit alejhi selam, atëherë Xhibrili deshi të nisej dhe i dha Pejgamberit dhe familjes së tij selam dhe tha: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen...”
Pastaj u ul meleku i vdekjes te koka e Pejgamberit alejhi selam dhe i tha :
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ (27) ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً (28)
O ti shpirt i bindur plotësisht!

Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!

Kështu përfundoi jeta e krijesës më të ndritur, jeta e Muhamed Mustafasë alejhi selam.


E përgaditi dhe pershtati ne shqip: Islam Hasani