July 19, 2011

PROBLEMET E RINISE

LËXUES TË DASHUR…

Më të vërtetë rinia është baza (thelbi-ajka) dhe forca e një shoqërie, mirpo nëse ndalemi dhe i bëjmë një vështrim gjendjës së rinisë sonë kosovare,vërtetë hasim se ajo ballafaqohet me probleme të shumta, e që shmuica e tyre janë si rezultat i mosnjohëjes së Islamit ashtu si duhet dhe kjo per arsye te ndryshme…

Më të vërtetë njëra prej problemeve me të cilat po ballafaqohet rinia sot është:

- Mungesa e pergaditjes shpirtërore: distancimi i tyre nga praktikimi i Islamit, gjë që reflekton apo ndikon drejtëpërsedrejti që të rinia jonë të fitohet një bindje se praktikimi i Dinit(fesë) Islam është i panevojshim, dhe më pastaj kjo rezulton në shkëputjen e lidhjes në mes tyre dhe Krijuesit.

Mungesën e pergaditjes shpirtërore (tek rinia) e vrejmë në shumë gjëra:

1 . Shumica e rinisë sonë nuk i praktikojnë obligimet fetare islame si : namazin, agjërimin, haxhin etj.

2.Tek shumica e rinisë sonë është krijuar një bindje për mos gjykimin fetar të shumë qështëjeve të përgjithshme apo të veqanta..,porse shumica e tyre e pëlqejnë gjykimin e epsheve dhe pasionev të tyre, e disa e pëlqejnë gjykimin fanatik të disa traditave të tyre , që drjtëpersëdrejti apo tërthorazi bien ndesh me parimet islame…kështuqë më të vërtetë ata ndoshta nuk janë në dijeni se praktikimi i fesë islame, në realitet është ilaq për shpirtërat e tyre, është pastrim dhe qetësim për ta. Në anën tjetër rinija jonë duhet bindur se Islami nuk është diq që ka të bëjë me dogëma ose mite , porse është fe e vërtetë dhe program jete për jetën e njeriut.

Allahu xh.sh na njoftonë në Kur’anin famëlartë, se namazi që shumë të rinjë tanë e kan lënë pasdore është pastrim, dhe është shkak apo sebep për të na ndaluar nga bërja e punëve të liga dhe gjërave të ndaluara… …lidhur me këtë thotë Allahu xh.sh ;

( إِنَّ الصَّلاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ ) (سورة العنكبوت: من الآية 45)
vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat,

Andaj ashtu siq e pamë nga ajeti që e cekëm më herët, namazi është si mjetë (mekanizëm) apo shkak që na parandalon që të mos bëjmë punë të liga e të këqija, mirpo a thua vallë a janë shumica të rinjëve tanë në dijeni për këtë !?

Me të vërtetë jemi të informuar mirë se shumë dukuri të këqia e negative janë përhapur në shoqrinë tonë e sidomos tek të rinjët , si : konsumimi i drogës, vetëvrasjet, vrasjet e qëllimta , dhuna në shkolla , morali i dobët dhe pasimi i « kulturës prëndimore », ..të gjitha këto dukuri kanë ndikuar negativisht për humbjen dhe prishjen e moralit tek të rinjët dhe të rejat tona…mirpo ne prapseprap nuk duhet te bëhëmi pesimist e ta hambim shpresën , e lusim Allahun xh.sh që të gjithëve te na udhezojë në punë të mbara e sidomos rininë tonë …sepse ajo është ardhmeria e këtij vendi…

Lëxues të ndershëm…

Tani do ti përmendim disa prej shkaqeve që ndikojnë në përmirësimin e gjendëjes shpirtërore dhe që janë të pershtatshme , apo thënë më shkurt do ti përmendim disa prej sygjërimeve që ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e gjendëjes shpirtërore të tyre, le të fillojmë nga sygjërimi i parë :

- Nevoja e edukates shtëpiake : nuk ka dyshim se shtëpia është vendi i parë ku fëmiu paiset me edukatë të mirëfilltë, dhe pothuajse gati të gjithë pedagogët janë të pajtimit se, mësimet e para themelore që ndikojnë në personalitetin e fëmiut mirren që në vitet e para të jetës së tij, mirpo të shohim se kush ka qenë pedagogu ma i mirë, që na ka lënë porosi të arta para më shumë se 1400 viteve…ai është krijesa më e ndritur e njërzimit Muhammed mustafaja a.s ku thotë :

كل مولود يولد على الفطرة ، فأبواه يهودانه أو ينصرانه أو يمجسانه
Qdo fëmijë lindë me natyrëshmërinë e tij si musliman, mirpo prindët e tij e bëjnë atë jehudi, të krishterë apo zjarrputist, sipas besimeve që ata i pirkasin ( fëmija i pason prindët e tij ne fetë e tyre)…
Dhe po ashtu pejgamberi a.s në një hadith tjetër që ka të bëjë po ashtu me edukimin e fëmijeve thotë:

Mësonjav fëmijëve namazin që nga mosha 7 vjeqare, ndërsa kur ti mbushin 10 vjet , nëse nuk e mësojnë dhe praktikojnë atë, lejohet që ti qortoni ngapak për ti edukuar në praktikimin e tij…
Lëxues të ndershëm…

Nga përvoja është vërejtur se nëse femiu i sheh prindët e tij se nuk i kryejnë obligimet fetare, apo janë të pakujdesshëm ndaj tyre, rrallë që mund të gjesh se fëmija i tyre më pastaj fillon ti kryej ato obligime me përpikëri, sepse ai nuk sheh ndonjë nga familja e tij që ta marrë si mostër për ta pasuar…

Më të vërtetë dhënija e edukates së mirëfilltë Islame në shtëpi, është prej gjërave primare që duhet ti kushtohet një kujdes i posaqëm në veqanti nga ata që janë përgjegjës për edukimin e fëmijëve e më vonë edhe të rinisë qofshin ata pedagogë apo prindër ….

Pastaj

- Nëvoja e edukatës Islame në institucionet shkollore: më të vërtetë përpilimi i planprogrameve mësimore që kanë lidhëshmëri me mësimet islame dhe zhvillimi i metodologjive mësimore në këtë fushë, është qështje që duhet pasur patjetër kujdes të veqantë…

Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të pranohet futja e lëndës fetare nëpër shkolla , gjest ky që besohet nga të gjithë ne se do të japë fryte të mira dhe do të ketë sukses në edukimin e mirëfilltë tek fëmijet dhe përmisimin e moralit tek riinia jonë… Poashtu do të ketë efekte pozitive për njohëjen më të mirë të Islamit, kështuqë do të ketë me pak paragjykime dhe mendime të gabuara për të, fjala bie, siq ndodhë të ndëgjojmë shpeshher në ditet e sotme (nga rinija), se gjëja Islami është opium i mendjës, se islami është fe e të kaluarës, fe e prapambeturisë, fe e dhunës, fe që cenon lirinë e njeriut, fe që thërret në terrorizëm …etj.

- Nëvoja e krijimit të një klime të pergjithshme informative: kjo do të ketë efekt të madh, dhe do te ndikon drejtpersedrejti në personalitetin e të rinjëve, kjo bëhet duke u siguruar atyre mjetet informative si televizionin apo radion e që në programnet e tyre tiu kushtohet rëndesi edukimit islam …

Mirpo me keqardhje të madhe themi se në kosovë ku numri i besimtarëve islam(muslimanëve) arrinë shifrën më shumë se 90% , privohemi nga të drejtat tona për të pasur programe edukative islame në televizionet tona apo edhe në radiot, duke perjashtuar disa prej tyre që ofrojne mundesi nganjëher , andaj në vend të programeve edukative islame që besohet se do të kishin ndikuar pozitivisht në përmisimin e moralit tek të rinjet , apo që kishin me ndikuar në evitimin dhe parandalimin e shumë problemeve shoqërore , televizionet tona na ofrojnë seriale që ndikojnë në degjënerimin e rinisë sonë, në pasimin e kulturave të verbera prëndimore, si ne veshje, apo edhe në qeshtje të tjera në jetën e përditshme…

Ndërsa tani po i cekim disa prej: PROBLEMEVE SOCIOLOGJIKO -SHOQERORE TEK TË RINJËT…



Ska dyshim se njëra nga problemet sociologjiko- shoqërore me të cilën po ballafaqohet rinia e sotëme është :


- Pasimi i verbër i kulturës prendimore : këtë pasim të verbër e vërejmë në praktikimin e disa prej adeteve apo zakoneve shoqërore, që si pasojë e kësaj shohim një devijim nga normat e moralit, shohim përngjasim të burrave me gra , si : në bartje të stolive në vesh , fytyrë, hundë etj…zakone këto qe iu përkasin vetem grave…


Është e vërtetë se « filozofia e kohës së sotit» ka ndikuar që rinia e jonë e në veqanti ata që janë edukuar apo që synojnë edukimin prëndimor, të shmangen ose largohen nga praktikimi i shumë vlerave shoqërore Islame, këtë shmangie ose distancim e bëjnë duke u arsyetuar me argumentin se gjoja Islami i takon të kaluarës, programi i tij është i vjetër, ndërsa në anën tjetër u është zbukuruar pasimi i vlerave prenëdimore duke llogaritur se ato janë të reja, të avancuara , përparimtare dhe aktuale…e që në realitet është e kunderta…shumica e rinisë së perendimit është në një degradim moral, jeton me drogë , prostitucion, vjedhje,etj…

Për të kuptuar më mirë se si rinia e jonë është e ndikuar nga kultura prëndimore, po i përmendim disa shembuj , e si shembull konkret kemi thirrjet për perzirje të pakontrolluar në mes të rinjëve dhe të rejave dhe këtë pa ndonjë kusht apo kufizim, qofshin ato përzirje në tripe , ekskursione, klube të ndryshme…e vende të tjera…

- Shembull tjetër është përpjekja për ti bindur vajzat e reja që të lirohen nga veshjet Islame dhe tradicionale shqiptare dhe këtë pa ndonjë kufizim…veshje këto që i bartin vajzat , gratë dhe nënat tona për ta ruajtur nderin e tyre, dhe duke qene krenare për këtë, ndërsa tani kinse në moden e re veshja duhet me qenë ma ndryshe, duhet të jetë e shkurtë , e tejdukshme, e ngushtë ose veshje që nuk i mbulon të gjitha pjesët e (trurpshme) trupit të femres…

Lëxues të ndërshëm… dhe ju te rinjë e të reja, ju lutem gjykoni me mua, a i thojnë kësaj përparim !? , a konsiderohet kjo ecje përpara !? …jo vllezër e motra, kjo është nënqmim i vërtetë, humbja e moralit dhe nderit është prej mëkateve të mëdha …

E lusim Allahun xh.sh ta udhezojë rininë tonë në rrugë të drejtë, se ndoshta ata ende nuk e dinë realitetin e kësaj feje të paster…

Është me rëndësi të veqantë të cekim edhe këtë, se Islami nuk është ai që e lufton arsimimin e femrës apo që ndalon në kerkimin e diturisë nga ajo, dhe as nuk ndalon apo pengon që femrat të integrohen në shoqëri , që të përfshihen në qështjet shoqërore e ekonomike, vetë se Islami nuk e preferon që femra ta humbasë rolin e saj themelorë në shoqëri, e që roli i saj është, të jetë : grua, zonjë e shtepisë, nënë që prej saj edukohen dhe rrjedhin gjeneratat e ardhme…

Prej problemeve shoqërore që ballafaqohet rinia e sotëme është edhe :

- Shiqimi i filmave të ndaluar pornografik ( në programe televizive apo internet) : që rezulton në shkatërrimin dhe degjënërimin e rinisë sonë.


Me të vertetë si rinija po ashtu edhe të gjithë ne duhet ta dijmë se, shembulli i televizionit dhe kompjuterit konkretisht internetit, është sikur shembulli i thikës, nëse e perdorim në kuzhinë dhe shërbehemi me të për ta pergaditur ushqimin, është e dobishme, ndërsa në të kundërtën nëse e përdporim per ta lënduar vetën apo dikë tjetër, është shumë e dëmshme.

Andaj i nëjëti shembull vlen edhe për telvizionin dhe kompjuterin.

Shiqimi i filmave të ndaluar dhe degjënërues, apo vizitimi i faqeve të dyshimta e dëgjëneruese të interrnetit që shpiejnë në degradim të moralit tek rinija, konsiderohet i dëmshëm nga aspekti shëndetësorë, dhe mëkat nga aspekti fetarë…përndryshe nëse televizioni dhe kompjuteri përdoren për qellime të mira …e sidomos sot kur dihet se po jetojmë në kohën e kompjuterit , dobitë që vijnë prej tij janë të shumta, andaj nëse përdoret si duhet e në shërbim tonin e të fesë do të kemi shpërblim në këtë dhe botën tjetër inshallah…

poashtu njëra prej problemeve tjera që ballafaqohet rinia sot është edhe:

- Mosshfrytëzimi i kohës së lirë si duhet, mosprogramimi i orarit ditor dhe kohës që kanë në dispozicion të tyre, e që në realitet shfrytrezimi i kohës në menyrë të duhur për besimtarët është shumë më rëndësi, sepse koha është jetë, kurse dihet se më i miri njëri është ai që jeton gjatë duke vepruar dhe punuar mirë e punë të hajrit,…

- poashtu pejgamberi a.s ka porositur që ta shfrytezojmë rininë tonë para pleqërisë, shendetin para se tna vijë sëmundja, dhe jetën para se të na vijë vdekja…( hadithë)


Andaj kërkohet nga ne të gjithë të mundohemi deri në maksimum për ta shfrytëzuar kohën ashtu si duhet, për ta bërë një orar dhe një program të punëve dhe aktiviteteve tona, të mundohemi aq sa mundemi ti edukojmë fëmijët tanë me edukat të shëndoshë Islame, nëse vet nuk jemi në gjendëje ta bëjmë këtë, ateherë të shikojmë alternativa tjera , të paguajmë ndonjë edukatorë, mësues ose pedagogë( hoxhë), nëse kërkohet nga ne.

Kështu është më mire, dhe ma lehtë për ne, se sa fëmijët tanë të na i edukojë rruga apo televizioni me programe degjëneruese …

Allahu xh. Sh na ndihmoftë që ti edukojmë fëmijët tanë, bijtë dhe bijat tona, të rinjtë e të rejat tona, sepse edukata e mirëfillt e tyre është nga vlerat e larta morale e njerëzore…

Allahu e udhzoftë rininë tonë në praktikimin e islamit dhe normave etike-islame …
Allahu ju dhashtë dituri të dobishme …sepse vetëm me anë të diturisë dhe edukimit të mirfilltë ata arrijnë ta kuptojnë të vërtetën, ta dallojnë të miren dhe të keqën ....

Allahu na mundesoftë ta shfrytezojmë kohën në punë të mira e të hajrit e të largohemi nga punët e kota e te këqija… sepse për punë të mira kemi shpërblim e për të këqija dënim …

Allahu na ruajtë nga të kqijat e na shperbleftë me xhennetin firdews…Amin…

E përgaditi: Islam Hasani
Student në magjistraturë, viti 2,
Univerziteti Islam sultan Sherif Ali,
Brunei Darussalam.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.