January 01, 2014

A do të jetë viti 2012 fundi i Botës


hytbe e mbajtur më datën 14.12.2012
në Xhaminë Ramadanije-Llapit,
përgaditi: imami: Islam Hasani

Të nderuar vllezër besimtarë, kohëve të fundit është përfolur si në mjetet e informimit, po ashtu edhe në mes njerëzve po diskutohet shpesh se a do të jetë viti 2012 fundi i Botës, bile bile kan përcaktuar edhe data, të dhëna këto duke u mbeshtetur në kalendarin e fisit maja etj…dezinormata këto që kanë krijuar huti dhe panikë në veqanti tek femijët por edhe tek disa të rritur qe iu besojnë këtyre informacioneve të pa vertetuara as nga ana fetare e as nga ajo shkencore.
Vllezër të ndershëm, le të jemi të matur, mos t'i frikesojmë femijët tanë, mos të krijojmë panikë tek ta, le tju bëjmë me dije fëmijve tanë se këto informacione se gjoja fundi i botës është më 21 dhjetor 2012 janë lajme të pa vërteta, sepse Allahu xh.sh na ka mësuar në Kuran se askush nuk e din se kur do të ndodhë kijameti, apo fundi i kësaj bote, thot i Plotfuqishmi:
(يَسْأَلونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلَّا هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لا تَأْتِيكُمْ إِلَّا بَغْتَةً يَسْأَلونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ) (سورة الأعراف: 187)
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (kijameti) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”.

Pastaj në një ajet tjetër Allahu xh.sh thotë:
(يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنِ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيباً) (سورة الأحزاب: 63)
Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
Pastaj pejgamberi a.s në hadithin që e transmeton ibn Umeri, hadith ky që gjendet në koleksionin e Buhariut, dëshmon se momenti se kur do të ndodhë kijameti apo kataklizma, është prej 5 qëlsave të msheftësive të Allahut, thotë a.s:
((مفاتح الغيب خمس لايعلمهن إلا اللـه وتلى النبي قول اللـه تعالى: إِنَّ اللـه عِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَيُنَزِّلُ الْغَيْثَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الأَرْحَامِ وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللـه عَلِيمٌ خَبِيرٌ [لقمان:34].
Qelsat e msheftesis janë 5, nuk i dine askush përveq Allahut, pastaj e lexoi ajetin në të cilin Allahu xh.sh thot:
S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
Të nderuar vllezër , besoj se nga permendja e këtyre ajeteve na u bë e qartë se askush në rruzullin tokesorë nuk e din momentin se kur do të ndodhë kijameti, nuk e dinë as melaiket, e as pejgamberët, lidhur me këtë po u a perkujtojmë hadithin kur meleku me pozitën me të lartë tek Allahu, Xhibrili a.s i erdhi Muhammedit a.s gjithashtu me pozitën me të lartë tek Allahu në krahasim me pejgamberët e tjerë, megjithatë, asnjëri, as tjetri nuk e ditën se kur do të ndodhë kijameti, kur e pyeti xhibrili pejgamberin a.s se kur do të ndodhë kijameti? pejgamberi a.s iu pergjigj në këtë mënyrë: I pyeturi nuk është më i dishëm për të se sa pyetsi.
Të nderuar vllezër pas gjithë këtyre argumenteve dhe ajeteve Kuranore, a logjikohet qe ti besohet dikuj i cili pretendon se e din se kur do të ndodhë kijameti? besoj se jo…
Te nderuar besimtarë, tanimë u pajtuam se momentin kur do të ndodhë kijameti nuk e dimë, mirpo ne duhet të bindemi se heret a vonë kijameti do të ndodhë, dhe kjo është prej kushteve të besimit, pejgamberi a.s kur u pyet se qka është imani? Ai u pergjigj:
((الإيمان أن تؤمن باللـه وملائكته وكتبه ورسله واليوم الآخر وأن تؤمن بالقدر خيره وشره)).
Imani është: të besosh Allahun, ti besosh engjujt e Tij, librat e Tij, të derguarit e Tij, te besosh ne Diten e Mbramë dhe ti besosh caktimit apo determinimit te Allahut mirë ose keqë.
Të nderuar vllezër nga kjo që u tha deri më tani, kuptuam se askush nuk e di kur do të ndodhë kijameti, ndërsa sa i përket parashenjave, apo shenjave të vogla, ka shumë argumente nga Kurani dhe hadithi që flasin për to, e ulemaja(dijetarët islamë) në bazë të argumenteve i kanë ndarë keto shenja në 3 lloje:
1- Shenjat e vogla të cilat kanë ndodhur.
2- Shenjat e vogla që janë duke ndodhur.
3- Shenjat e vogla që ende nuk kan ndodhur.
Te nderuar vllezër, sot nuk kemi mundësi të thellohemi në spjegimin e këtyre shenjave, inshAllah në ndonjë hytbe tjetër , ndersa për fund po e permendim se njëra ndër shenjat e vogla që ka ndodhur është , vet dërgesa e pejgamberit , Muhammedit a.s … kështuqë për muslimanët është bërë e ditur qysh para 1400, se pas dërgesës se Muhammedit a.s si pejgamber, kijameti nuk është larg, këtë e deshmoj vetë ai a.s atëherë kur tha:
((بعثـت أنـا والساعـة كهاتيـن وأشـار بالسبابة والوسطى))
Jam derguar unë dhe kijameti sikur këta dy gishta, bëri me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm.
D.m.th periudha kohore pas dërgesës se tij e deri në kijamet është e shkurtur, jo shum e gjatë, Allahu e di më së miri.
Pastaj prej shenjave të vogla të kijametit që ka ndodhur, është qarja e hënës gjatë kohës së pejgamberit a.s, këtë e dëshmon Allahu në Kur'an ku thot:
اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانشَقَّ القَمَرُ
Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
Si sqarim të ketij ajeti, po e përmendim shkurtimisht hadithin të cilin e transmeton Enesi r.a, ky hadith gjindet në koleksionin e Muslimit e që ky hadith e komenton shumë bukur ajetin që e lexuam ma herët :
Banorët e Mekës kërkuan nga pejgamberi a.s tua tregoj një shenjë te kijametit, e pejgamberi a.s ju tha..çfarë po deshironi?, ata i thanë po deshirojmë që hëna të qahet në dy pjesë, pastaj pejgamberi a.s e luti Allahun për këtë, pastaj Allahu e ndau hënën në dysh, më pas pejgamberi a.s iu tha atyre: shikoni ..shikoni…megjithatë ata e muhuan (këtë shenjë) dhe refuzuan e thanë: kjo është vetëm një vazhdimësi e magjisë së tij…
Vllezër të ndershëm ..Këtu po e përfundojmë këtë hytbe, e lusim Allahun të mos na sprovoj me sprovat e kijametit, e lusim Allahun Fuqiplotë, të na mundesoj të jetojmë si muslimanë, të vdesim si muslimanë, e lusim Allahun të na ringjall me të devotëshmit e pejgamberë,t e të na lehtesoj ditën e llogarisë …Amin …!

December 26, 2013

IFTAR ME XHEMATIN E XHAMISE RAMADANIJE-LLAPIT إفطار مع جماعة المسجد الرمضانية

 Të premtën më datën 19.07.2013, imami i Xhamisë Ramadanije-Llapit Islam Hasani së bashku me disa xhematlijë dhe një grup studentësh organizuan një iftarë modestë në oborrin e xhamisë Ramadanije.
  Ftesës sonë në këtë iftar përveq xhematit të rregullt të xhamisë sonë, iu përgjigjën edhe : antari I kryesisë së BIK-ut për Prishtinën dhe përgjegjës për diasporë Mr. Ekrem ef. Simnica, kryeimami Prishtinës Burhan ef. Hashani si dhe sekretari i këshillit të bashkësisë islame të Prishtinës Mr. Adnan Berbatofci, pastaj nga kolegët e mi hoxhollarë: Mesur ef. Rama (imamë në xhaminë e Fushë Kosovës), Remzi ef. Nura (nga BIK-u), një hafiz nga Libia dhe Salih Ademi. Ifatri ishte shumë mbresëlënës, pasi që patëm rasitn të bashkohemi e të bëjmë iftarë të gjithë në mënyrë vllazërore. Pas ngënies së iftarit imami i xhamisë Ramadanije Islam Hasani, ia dha mundësinë Hafizit nga Libia që ti recitoj disa ajeteve Kuranore, më pas përshendeti të gjithë pjesëmarrësit dhe i falënderoj për pjesmarrje në këtë iftar, pastaj fjalën ia dha prof. Ekrem Simnicës, i cili fillimisht i përshendeti të pranishmit në emër BIK-ut, pastaj e mbajti një ligjëratë të mrekullueshme lidhur me rëndësinë e agjërimit dhe mesazhet e muajit të bekuar të Ramazanit. Ne fund duan e bëri sekretari i KBIP Mr. Adnan Berbatovci. Shpresojmë që të gjithë pjesëmarrsit janë ndarë të knaqur, Allahu I shpërbleft të gjithë me Xhennet, Allahu ua pranoft atyre dhe neve agjërimin dhe punët e mira në këtë muaj të bekuar !. Amin. Me respekt: Imami I Xhamisë Ramadanije- Llapit Islam Hasani




December 24, 2013

SI E PËRSHKRUAN KURANI LINDJEN E ISAUT A.S?




Besimtare te ndershëm… ashtu siç jeni ne dijeni, me 25 dhjetor festohen krishtlindjet nga pjesëtaret e besimit te krishtere, e ne nuk e kemi ndërmend t’u përzihemi atyre ne festa, dhe perse i festojnë ato?, porse na vjen për çudi se në shtetin tonë që është deklarua si laik, kur është ne pyetje festimi i disa festave jo islame, nuk ka dert që të festohen edhe përbrenda objekteve shtetërore pa marre parasysh që kanë ngjyrim fetar, si p.sh në shkolla ku më se shumti po aplikohet laiciteti (sidomos urdhëresa administrative që ndalon shamitë për nxënëset), … ne tashme i kemi parë bredhat e krishtlindjeve të vendosur në disa shkolla, rrugë, e institucione tjera, pastaj persona te veshur me rroba babadimrash duke ju shpërnda  fëmijëve dhurata me paratë e vet prindërve te fëmijëve…etj ..etj..të gjitha këto(bredhi, babadimri) ndoshta kishin me qenë normale ne komunitetin e krishterë, pasi që doktrina e besimit te tyre ua lejon një gjë te tille, mirëpo ne një mjedis mysliman, me tradita islame, me te vërtetë këto janë te tepërta, dhe me e keqja është se me këto tradita te huaja jo islame po mashtrohen fëmijët tanë, po mundohen tua hijeshojnë doktrinat e një besimi tjetër, qe me te vërtetë kjo nuk është ne rregull, sepse ata janë fëmijë, ata nuk janë ne gjendje ti kuptojnë gjerat mire,  dhe dalëngadalë duke u rritur ata mund ta devijojnë rrugën e drejte islame…
Te nderuar vëllezër, pak me herët e përmendëm se krishtlindjet janë festë e krishterëve, por nëse ju referohemi disa hulumtimeve rreth datës se krishtlindjeve, apo disa enciklopedive botërore na del se po kjo date 25 dhjetor nuk është saktë datëlindja e Isait a.s, se po të ishte 25 dhjetori apo 1 janari më të vërtetë datëlindja e Isait a.s edhe ne si myslimanë do ta kishim dalluar këtë ditë me diçka ndoshta, porse e vërteta qëndron ndryshe.

Vëllezër te ndershëm, dihet se ne këto dite zakonisht ne disa televizione shfaqet filmi I jezusit dhe për këtë arsye fëmijët tanë shpeshherë na pyesin për ngjarjen e tij, por jo vetëm fëmijët por edhe te rriturit qe nuk kane lexuar për historinë e pejgambereve, e ne veçanti për Isain a.s, shpesh herë mund ti përzijnë gjerat, e Allahu na ruajt te mendojnë se ajo histori siç e shohin ne filma është e vërtetë…andaj vëllezër ne nuk po zgjerohemi me shume , porse ndoshta jemi te obliguar tua sqarojmë juve se si e përshkruan Kurani famëlarte lindjen e Isait a.s, kush ishte isai a.s dhe çfarë misioni pati ai tek populli i tij,  me një fjale  shkurtimisht  do te mundohemi tua paraqesim këndvështrimin islam rreth personalitetit te  Isait a.s…
        Vëllezër te ndershëm, Isai a.s ishte një nder pejgamberet e zgjedhur “ ulul azmi” nga mesi i pejgambereve me te mirë dhe me detyra me te vështira se sa pejgamberet tjerë, ai kishte jetuar diku 600 vite para Muhamedit a.s… Allahu fuqiplote Isain a.s e veçojë nga krijesat e tjera duke e krijuar atë pa babë, mirëpo kjo mënyrë e krijimit te tij, ndonëse për dikë mund te jete e çuditshme, mirëpo kjo nuk është aspak vështir për Krijuesin e gjithësisë, Allahun az-ze we xhel-le I  Cili e krijoje Ademin a.s pa babë e as nenë…ashtu siç e përshkruan Kurani I madhërishëm:
(إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ) (سورة آل عمران: 59)
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.
Ndërsa nena e Isait ishte Merjemja a.s gruaja ma e ndershme dhe me e dalluar nga gratë e kësaj bote, ashtu siç e përshkruan Kurani famëlartë me pseudonimin essiddikah “ e sinqerta e ndershmja” e cila u rrit dhe u edukua ne një mes te njerëzve te devotshëm, ajo ishte e cila I kryente obligimet e Allahut dhe kryente edhe vepra te tjera vullnetare, përveç këtyre ajo u përgëzua nga melekët e Allahut se është zgjedhur nga gratë e tjera me pastërtinë saj…thotë Allahu xhel-xhelaluh :
(وَإِذْ قَالَتِ الْمَلائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَى نِسَاءِ الْعَالَمِينَ) (سورة آل عمران: 42)
Përkujto kur engjëjt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës”.

Te nderuar besimtarë…ashtu siç e dini, melaqet , engjëjt e Allahut nuk janë meshkuj e as femra, nuk kane gjini, mirëpo këto janë krijesa te Allahut qe janë te krijuara nga nuri apo drita dhe se kane mundësi te personifikohen ose ti paraqiten dikujt ne formën e njeriut… ashtu siç ndodhi kur Allahu xh.sh e dërgoi melekun xhibril a.s tek Merjemja , ai iu paraqit asaj ne formën e një te riu fytyrëbardhë. Andaj porsa e vërejti Merjemja a.s melekun xhibril i personifikuar ne këtë formë, nuk e njohu atë, dhe u frikësua shumë nga ai duke pasur frik qe mos po i bënte asaj diçka të keqe, andaj në këtë rast ajo tha..ashtu siç na ka treguar Allahu xh.sh ne Kuran:
(قَالَتْ إِنِّي أَعُوذُ بِالرَّحْمَنِ مِنْكَ إِنْ كُنْتَ تَقِيّاً) (سورة مريم: 18)
Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”
Dhe pastaj meleku i tha asaj se Allahu fuqiplote e ka dërguar atë tek ajo qe tia dhuroj asaj një fëmijë të mirë dhe të pastër nga mëkatet. Pastaj Merjemja iu përgjigj atij me nje pergjigjje logjike duke i thënë:
قَالَتْ أَنَّى يَكُونُ لِي غُلَامٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ وَلَمْ أَكُ بَغِيًّا (20) قَالَ كَذَلِكِ قَالَ رَبُّكِ هُوَ عَلَيَّ هَيِّنٌ وَلِنَجْعَلَهُ آَيَةً لِلنَّاسِ وَرَحْمَةً مِنَّا وَكَانَ أَمْرًا مَقْضِيًّا (21)
Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme”.
Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”
Andaj vllezër nga ky ajet kuptojmë qartë se për Allahun është lehtë të krijoje një fëmijë pa babë, duke e dërguar këtë si mrekulli dhe argument qe tregon për Fuqinë ( Kudretin) e Allahut s.w.t .
         
Xhematlij të nderuar … bazuar ne tregimin për Isain a.s ashtu siç e pershkruajn disa nga ajetet kuranore , siç tregohet Xhibrili i fryejti asaj dhe me pas ajo mbeti shtatzënë  dhe u largua për një  kohë duke qëndruar e distancuar nga njerëzit për të mos u dhënë  atyre arsye qe ta akuzonin se kishte mbetur me barrë ende pa u martuar, dhe pas disa muajsh i erdhi koha qe te lind isain a.s ..andaj duke qene e lodhur dhe e rraskapitur nga dhimbjet e lindjes u ndal dhe u mbështet për një trungu te hurmës, dhe ne këto qaste te vështira e paramendonte se çfarë akuzash të renda do ti ngarkohen asaj pas kësaj lindje… kështuqë ajo shpresoj që të vdiste vetëm e vetëm qe të mos i përjetonte ato akuza të renda, mirëpo meleku Xhibril i thirri asaj prej nën tokës apo e vendit ku qëndronte ajo, duke i dhënë kurajë asaj dhe duke e përgëzuar se Allahu do te bene te rrjedh një burim për shkak te saj dhe e urdhëroj ta shkund trupin e hurmës (edhe pse ishte trup i tharë, papritmas Allahu e bëri të njomë e më hurma) ne mënyrë qe ajo te hante e pinte nga te mirat qe Allahu e ka furnizuar me to, dhe ia mësoj mënyrën se si ajo t’u përgjigjej njerëzve kur ata të akuzonin atë për fëmijën e saj..kështuqë ajo vendosi të agjërojë nga të folurit( vendosi të mos i fliste askujt).
Dhe pasi qe e lindi isanë,  Merjeme erdhi tek populli i saj apo tek rrethi ku jetonte ne qytetin e quajtur Bejtlehem duke e bartur te porsalindurin ne duar ..ashtu siç e përshkruan Kurani famëlartë, ku Allahu xh. Sh thotë:
(فَأَتَتْ بِهِ قَوْمَهَا تَحْمِلُهُ قَالُوا يَا مَرْيَمُ لَقَدْ جِئْتِ شَيْئاً فَرِيّاً) (سورة مريم: 27)
Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!”
Kështu pra filluan populli i saj ti drejtonin akuza te rënda, duke e lënduar atë dhe etiketuar me etiketime te ndryshme, duke i thënë si munde ta besh këtë vepër te ligë..pra e akuzonin se ky fëmijë ishte i jashtëligjshëm, mirëpo Merjemja a.s qëndronte e heshtur dhe nuk përgjigjej fare, duke iu përkujtuar atyre se ashte agjërueshem nga te folurit..pra ja ka ndaluar vetes qe ti flas dikujt ne këtë dite…dhe kur iu ngushtua qeshtja asaj…ajo u beri me shenje qe ta pyetnin foshnjën e saj, ashtu siç përshkruhet ne Kuranin famëlartë:
(فَأَشَارَتْ إِلَيْهِ قَالُوا كَيْفَ نُكَلِّمُ مَنْ كَانَ فِي الْمَهْدِ صَبِيّاً) (سورة مريم: 29)
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”
Dhe ne këto momente ia mundësoj Allahu Fuqiplotë Isait a.s duke qene si foshnje t’u fliste atyre, ashtu siç ka ardhur ne Kurani kerim:
قَالَ إِنِّي عَبْدُ اللَّهِ آَتَانِيَ الْكِتَابَ وَجَعَلَنِي نَبِيًّا (30) وَجَعَلَنِي مُبَارَكًا أَيْنَ مَا كُنْتُ وَأَوْصَانِي بِالصَّلَاةِ وَالزَّكَاةِ مَا دُمْتُ حَيًّا (31) وَبَرًّا بِوَالِدَتِي وَلَمْ يَجْعَلْنِي جَبَّارًا شَقِيًّا (32) وَالسَّلَامُ عَلَيَّ يَوْمَ وُلِدْتُ وَيَوْمَ أَمُوتُ وَيَوْمَ أُبْعَثُ حَيًّا
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!
Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!
          Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”


Kështu Allahu Fuqiplote ia mundësoi Isaut a.s te fliste duke qene ende si fëmijë ne djep…
 Pra fjalët e para qe i shqiptoi Isau a.s ishin:
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut  
E qe me këto fjale iu dëshmoj atyre njerëzve qe u përpiqnin ta njollosnin moralin e nënës se tij, dhe përderisa këto fjalë gjinden ne Kuranin famëlartë i dëshmoj edhe botes mbarë, se ai nuk ishte gjë tjetër përveç se rob I Allahut, dhe pejgamber i Tij,  e pranoje se e adhuron, i bene ibadet Allahut Një dhe te pa shoq..sunduesit te vetëm te  gjithësisë…pra këto fjalë te bekuara janë si argument i fortë kundër atyre qe pretendojnë se ai ishte bir I Zotit …pra Isau a.s qysh si foshnje ju dëshmojë te gjithë atyre qe bene përpjekje qe pas ngritjes se tij, ti atribuojnë cilësi qe nuk i takojnë as atij e as nënës se tij.
          Besimtare te ndershëm, Allahu xhel-le xhleluhu e dëshmon ne Kurani kerim, se Isai a.s ishte pejgamber i Allahut, ashtu siç përshkruhet ne këtë ajet :
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!”
          Xhematlij te nderuar, ashtu siç po e vëreni edhe ju, nga ajetet qe përmendëm, po vërehet se edhe Isau a.s sikurse te gjithë te dërguarit e tjerë te Allahut, e thërriste popullin e tij qe ti përfillnin parimet islame, te adhuronin Allahun pa i bere shok Atij, mirëpo fatkeqësisht populli i tij, e përgënjeshtruan atë, dhe nga inati e zilia qe kishin ndaj tij, thane se ai është magjistar, dhe kur i zbriti shpallja nga Allahu nuk i besuan atij përpeq një pakice e vogël.
Isait a.s Allahu xh.sh i dhuroj edhe disa mrekulli te mëdha në mënyrë që ti bindë popullin e tij se ai është i dërguar nga Allahu, mirëpo populli i tij leje që nuk i besuan, porse armiqtë e tij e penguan ne da’vetin - thirrjen e tij te drjetë, dhe u përpoqën edhe qe ta mbytnin atë…porse Allahu Fuqiplotë e mbrojti Isaun a.s, dhe e ngriti atë lartë ne qiell, kështu që armiqtë e tij nuk arritën as ta mbytnin e as ta kryqëzojnë, …sepse këtë gjë e dëshmon Kurani famëlartë ne mënyrë të prerë dhe te qartë, ashtu siç ceket ne Kuran:
“Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë”.
Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotfuqishëm, i dijshëm.
Andaj vëllezër te ndershëm, ska dyshim se te gjithë pejgamberet e Allahut e kane pasur një mision te vetëm, që te thërrasin qe te besohet Allahu Një, dhe te mos i behet atij shok, as ne sundim e as ne adhurim…te gjithë erdhën duke i thirrur njerëzit ne fenë islame dhe parimet e saj…ajo çka ndryshonin ne mes vete ishte..se disa nga ta kishin detyra dhe përgjegjësi me të mëdha e disa me te lehta...dhe se kishte disa ndryshime sa i përket mënyrës se kryerjeve te disa obligimeve apo dispozitave fetare, d.m.th ka pasur ndryshime në legjislacion…
(Tregimi për jetën e Isait a.s është i gjatë, dhe ne e kemi pasur të pamundur ta sjellim të tërin në këtë hytbe, për më shumë mund të lexoni kaptinen Merjem, El-Maide, etj , dhe libra të historisë islame..)
Allahu na befte prej atyre qe i besojmë te gjithë pejgamberët pa  dallim…
Allahu na befte prej pasuesve te Muhammed mustafas a.s dhe na munëdesoft shefaatin e tij…dhe na mundesoft te jemi ne xhennet sebashku me te Amin

Hytbe e mbajtur në Xhaminë e Llapit
E premte: 20/12/2013
E përgatiti imami: Islam Hasani

December 23, 2013

Historik i shkurtër për Xhaminë Ramadanije- Llapit

Historik i shkurtër.

Depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan reflektohet ndër të tjera edhe me fillimin e ndërtimin e objekteve fetare, konkretisht xhamive. Njëra ndër to në qytetin e Prishtinës është edhe xhamia e Llapit apo Ramadanie siç njihet ndryshe. Nuk ka një datë të saktë të ndërtimit të saj, por gjasat më reale janë ato të pjesës së dytë të shekullit XV-të ku përmendet viti i ndërtimit 1470 dhe mesi i shekullit të XVI-të kur përmendet viti 1551. Do të ishte e interesit të dihej me saktësi viti i ndërtimit, por sido që të jetë kjo xhami paraqet njërën ndër objektet e para ose xhamive të para në Prishtinë krahas Xhamisë së Mbretit (Mehmet Fatihut) apo Xhamia e Madhe siç njihet ndryshe dhe xhamisë së Çarshisë, pastaj hamamit të qytetit dhe objekteve tjera të ndërtuara në këtë periudhë. Xhamia e Llapit ka marrë këtë emër ngase ndodhet në rrugën që të shpie në drejtim të rajonit të Llapit ose paraqet njërën ndër objektet e para që haseshin atë kohë në hyrje të qytetit të Prishtinës nga ajo anë. Në fillim të ndërtimit objekti besohet të ketë qenë Mesxhid, por me kohë është avancuar dhe u shndërrua në xhami dhe fitoi planimetrinë që ka sot dhe e cila përmban: sallën e lutjeve, minaren dhe hajatin. Në enterier prezentohet mihrabi, minberi dhe mafili si dhe dekoracioni piktural i cili ka qenë mjaft i dëmtuar.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore kjo xhami ka përjetuar edhe ndërtime përreth saj, pastaj edhe intervenime në vetë xhaminë e të cilat kanë bërë që xhamia të përjetojë një degradim dhe humbje të origjinalitetit. Kulminacioni i dëmtimit të kësaj xhamie ishte ai i periudhës së luftës së viteve 1998-99 kur ky objekt u dogj nga forcat serbe (në muajin prill 1999) duke i shkaktuar dëme mjaft të mëdha.


 
. FOTOT JANË TË REALIZUARA NGA AMIR IBRAHIMI PARA SE TË BËHET RESTAURIMI I XHAMISË
Ka patur disa iniciativa për restaurimin e kësaj xhamie, por fatmirësisht fillimi i realizimit të një restaurimi të mirëfilltë u ndërmor pas një bashkëpunimi në mes të donatorit të kompanisë Mabetex të pronarit Bexhet Pacolli, IKMM-së (Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) dhe Bashkësisë Islame të Kosovës .


Ky projekt filloi në vitin 2007 dhe pas rreth dy vjetësh Xhamia e Llapit me objektet përcjellëse përjetoi një ndryshim mjaft të madh dhe pamje të bukur, fal restaurimit mjaft përmbajtsor (duke eliminuar objektet të imponuara përreth) dhe duke e nxjerr në pah objektin e xhamisë. Ky intervenim besojmë se në aspektin kohorë do t’ia zgjasë jetën kësaj xhamie. Xhamia nga ajo periudhë (2009) është lëshuar në përdorim dhe tani ka frekuentimin e zakonshëm si dhe plotësimin e disa kritereve që i nevojiten objetkeve të tilla të rëndësishme.


 










matrialin rreth historikut të xhamisë Ramadanije e përgaditi :
 Emin Sallahu,
 historian.
  Dhjetor 2012

December 22, 2013

SI TA SHFRYTËZOJMË STINËN E DIMRIT?



 

Vëllezër të ndershëm besimtarë… edhe pse ne nuk kemi hyre ende në stinën e dimrit, ashtu siç bëhen llogaritjet e kohës, mirëpo me rënien e kësaj bore dhe me këto temperature te ulëta qe po mbretërojnë ne këto ditë , ne veç jemi duke e përjetuar stinën e dimri.

Të nderuar vëllezër, nuk ka dyshim se ndryshimi i stinëve, i ditëve dhe i netëve, konsiderohet nga shenjat e Fuqisë apo Kudretit të Allahut të Madhëruar.

Kur themi kështu e kemi parasysh se këtë ndryshim nuk ka mundësi ta bëjë fuqia njerëzore, andaj këto argumente të mëdha ndikojnë që neve si besimtarë të na shtohet imani- besimi jone duke i parë këto  argumente për rreth nesh.

Te nderuar xhematlijë, ashtu siç po e vëreni edhe ju, ky ndryshim i stinëve, tregon qartë se kjo gjithësi e ka Planifikuesin, Ai I Cili rregullon dhe përcakton çdo gjë në mënyrë të përkryer, pra është Allahu I Lartëmadhërishëm, I Cili në Kuranin famëlartë thotë:

 } إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآياتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ { .

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

Te nderuar vëllezër, ashtu siç dihet për dikë dimri është stine e vështirë,  mirëpo ne përgjithësi kjo stinë edhe pse ndoshta nuk ja dimë vlerën sa duhet, ka shume të mira të panumërta, si  për bujqësi, ujë te pijshëm, është stinë ku gjejmë kohë të bollshme për iradet (adhurim) e të mira te tjera.

Te nderuar vëllezër besimtarë, stina e dimrit apo te ftohtit e madh, përpeq të mirave dhe bereqetit që sjell, gjithashtu ua rikujton mëkatareve dhe atyre qe e kane lëshuar rrugën e drejtë …ua rikujton njërin nga dënimet e xhehenemit, sepse ashtu siç dihet ne xhehenem ka dënim edhe nga të ftohtit e madh, këtë e vërteton Allahu xh.sh ne Kuranin famëlartë, atëherë kur e përshkruan gjendjen e besimtarëve të cilët i kane shpëtuar këtij lloje dënimi, thotë Allahu I Madhërishëm:

(مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ لا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْساً وَلا زَمْهَرِيراً) (سورة الإنسان: 13)

Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

Andaj nga ajeti që lexuam më lartë, vërem re se dënimi nga te ftohtit në xhehenem quhet “zemherirë”, Allahu na ruajt prej tij!.

Poashtu Ebu Hurejre transmeton nga pejgamberi a.s të ketë thënë:

 (( اشْتَكَتْ النَّارُ إِلَى رَبِّهَا فَقَالَتْ يَا رَبِّ أَكَلَ بَعْضِي بَعضاً، فَأَذِنَ لَهَا بِنَفَسَيْنِ : نَفَسٍ فِي الشِّتَاءِ ، وَنَفَسٍ فِي الصَّيْفِ. فَهُوَ أَشَدُّ مَا تَجِدُونَ مِنْ الْحَرِّ، وَأَشَدُّ مَا تَجِدُونَ مِنْ الزَّمْهَرِيرِ))

 

:”Është ankuar zjarri(xhehenemi) te Zoti i tij dhe ka thënë Zoti im, njëra pjesë e imja po e han tjetrën . Atëherë All-llahu i lejoi që të ketë dy frymëmarrje, një në dimër dhe një në verë. Kjo është kur ndieni nxehtësinë me të madhe d.m.th nga frymëmarrja e parë , dhe acarinë më të madhe të zemherit d.mth nga frymëmarrja e dytë.” .

Atëherë vëllezër le te jete ky dimër dhe ky ftohtë qe ndikon qe ne ti përkujtojmë te mirat dhe nimetet e Allahut xh.sh, e ne veçanti për udhëzimin tonë në Islam, e ne të njëjtën kohë të bëhet ky dimër shkaktarë qe na bene ti frikësohemi dënimit të xhehenemit…Allahu na ruajt prej tij Amin…!

Të nderuar vëllezër besimtarë…prej Urtësive të Allahut xh.sh është edhe ajo se Fuqiploti me Madhërinë e Tij e veçojë çdo stinë nga të tjerat me karakteristikat dhe vequritë e saj…p.sh : ato gjëra qe i gjejmë ne vere nuk mund ti gjejmë ne dimër, paramendoni po te ishte gjithherë verë, do te thahej çdo gjë, nëse kishte dashur Allahu…ndërsa po te ishte dimër gjithherë si do te ngroheshim, apo a do te mund ti gjenim shumë lloj pemësh e perimesh…?!.

Andaj vëllezër nuk na mbetet tjetër veçse ta falënderojmë Allahun Fuqiplotë, për të gjitha këto te mira te panumërta qe na i ka dhënë..pra te themi elhamdulil-lahi rabbil alemiin..

Vëllezër të ndershëm …gjeneratat e para të myslimanëve gëzoheshin shumë dhe e përgëzonin njeri tjetrin kur vinte stina e dimrit… për shkak se e kishin dëgjuar pejgamberin a.s duke thënë :

(( الشتاء ربيع المؤمن ، طال ليله فقامه وقصر نهاره فصامه ))

“Dimri është stina më e mirë për besimtarin. Netët e saj (stinës së dimrit) janë të gjata për t’u falur në to dhe ditët e saj janë të shkurta për të agjëruar në to.”

Andaj vëllezër të ndershëm, le te mundohemi edhe ne ta shfrytëzojmë këtë stinë të dimrit, duke e ngjallur natën me namaz nafile-vullnetar sipas mundësisë sonë , e kush të mundet edhe duke agjëruar bile së paku të hënën dhe te enjten …sepse veprat tona ngriten tek Allahu po ne këto dy ditë..

Stinës se dimrit i gëzohej shume edhe Ibn Mesudi r.a i cili thoshte:

مرحبا بالشتاء تنزل فيه البركة , ويطول فيه الليل للقيام ويقصر فيه النهار للصيام

Mirë se vjen o dimër, sepse po zbret bereqeti, po zgjatet nata për të bërë ma tepër namaz, e po shkurtohet dita për te agjëruar ma lehte.

 

Andaj vëllezër po ashtu ne këtë stinë përveç punëve të tjera ditore nuk do të thotë qe ne si besimtarë të fokusohemi vetëm në namaz apo agjërim nafile, porse këtë stinë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mirë, le të gjejmë kohë te mjaftueshme për të lexuar dhe përfituar nga literatura islame, në mënyrë qe të pajisemi me dije te nevojshme, po ashtu mund të dëgjojmë derse e ligjërata të ndryshme, dikush mundet ta shfrytëzoj kohën te mësoj te lexoje Kuran, e kush dine te lexoje , është mire ta bëjë hatme  (lexojë të tërin Kuranin) …me një fjalë myslimani çdo punë te mirë që bënë , do ti konsiderohet ne rangun e ibadeteve dhe inshAllah do të shpërblehet për të.

Andaj vëllezër le ti kushtojmë rëndësi dijes, leximit e studimit, e jo të debatojmë për shumë gjëra rreth islamit e myslimanëve pa dije, sepse padituria na sjell neve drejt prapambeturisë dhe dekadencës.

Është e udhës  ta përmendim një thënie te Ahmet Ditatit  i cili ka qenë thirrës dhe davetgji i madh, Allahu e pastë mëshiruar, ai thotë ne një rast:

  "Armiku më i madh i Islamit është myslimani i paditur, i cili manifeston fanatizëm të verbër për injorancën e tij. Me fjalët dhe veprat e tij, ai deformon imazhin e vërtetë të Islamit, duke i bërë njerëzit të mendojnë se i tillë është Islami".

Te nderuar vëllezër besimtarë…. stina e dimrit , na përkujton gjendjen e mjerueshme te shume skamnoreve-fukarave të cilëve iu mungojnë kushtet më elemtare për jetese, ju mungon një vendbanim normal, veshmbathja për dimër, ngrohja, drutë, gjërat ushqimore..etj, kështu qe sipas mundësive tona është mirë të bëhet një organizim qe t’u dalim ne ndihmë kësaj shtrese të popullatës sonë, nëse shteti nuk ka mundësi, atëherë secili prej nesh ne mënyrë individuale duhet që ta japë kontributin e vet sipas mundësisë.

Te nderuar xhemati, prej gjerave me rëndësi qe na rikujton neve te ftohtit e këtyre ditëve janë edhe këto:

1- Mes-hu mbi meste, lehtësim nga Allahu, për vendasin vlen tu epet mes-h mesteve ose çorapëve të trasha  24 orë, d.m.th nëse ndonjëri prej jush pasi që ka marrë abdes dhe pastaj i ka mbathur mestet apo çorapet e trasha qe nuk e lëshojnë ujin, ai gjatë 24 orëve nuk ka nevojë qe ti zbathë ato kur merr abdes për ti larë këmbët, porse mjafton vetëm ti përshkruaj pjesën e sipërme apo shputën  mesteve me dorë të lagur,  ndërsa për udhëtarin mes-h mund t’u  japë mesteve  3 ditë e 3 netë.

2. Marrja e avdesit në kohë të ftohtë behet shkas për shlyerjen e mëkateve, nga kjo nënkuptojmë se ne nganjëherë detyrohemi të marrim abdes me ujë te ftohtë atëherë kur nuk kemi ujë te ngrohtë , mirëpo edhe nga kjo vështirësi besimtari përfiton dhe arrin sevape te mëdha, këtë e vërteton hadithi te cilin e transmeton Ebu Hurejre se pejgamberi a.s ka thënë :

"ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات؟" قالوا: بلى. يا رسول الله! قال "إسباغ الوضوء على المكاره. وكثرة الخطا إلى المساجد. وانتظار الصلاة بعد الصلاة. ".

A tju njoftoje me atë me te cilën Allahu ua shlyen mëkatet tuaja dhe ua ngrite gradat, i thanë po gjithsesi o i dërguar i Allahut, atëherë ai tha: marrja e abdesit ne kohë të vështira d.m.th kur është ftohtë, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja prej një namazi në namazin tjetër.

3.
Gjatë stinës se dimrit duhet të  
përkujdesemi për fëmijët tanë, sepse mund tju kanoset ndonjë rrezik në rrugët me akull, ose nga qentë endacakë. .



4. Ata që ngrohen nga zjarri, apo nga nxemje elektrike, duhet qe të kenë kujdes te vazhdueshëm, sepse nganjëherë këto shkaktojnë djegien e shtëpisë duke pasur pasoja edhe ne banoret e saj…për këtë arsye pejgamberi a.s na ka tërhequr vërejtjen nga zjarri dhe na ka porositur duke thënë:

(( إن هذه النار إنما هي عدو لكم فإذا نمتم فاطفئوها عنكم )) وفي رواية (( لا تتركوا النار في بيوتكم حين تنامون )) .

Me të vërtet, zjarri është armik i juaji, fikeni atë kur ju flini, …ndërsa ne një rivajet tjetër thotë:” mos e leni zjarrin te ndezur ne shtëpitë tuaja në momentin kur ju flini”…

 është fjala për zjarrin e hapur që mund të shkaktoj rrezik…

Dhe ne fund I lutemi Allahut xh.sh

O Allahu ynë..lehtësona kapërcimin e këtij dimri, dhe bëre atë te jetë i bereqetshëm për ne, lehtësona kryerjen e ibadeteve dhe furnizimin me të mirat e tua…ndihmojë të varfërit e nevojtaret….Zoti ynë falna gjynahet tona, bej rahmet mbi neve e na shpërble me xhenet..amin 

E përgaditi: Mr. Islam Hasani