December 22, 2013

SI TA SHFRYTËZOJMË STINËN E DIMRIT?



 

Vëllezër të ndershëm besimtarë… edhe pse ne nuk kemi hyre ende në stinën e dimrit, ashtu siç bëhen llogaritjet e kohës, mirëpo me rënien e kësaj bore dhe me këto temperature te ulëta qe po mbretërojnë ne këto ditë , ne veç jemi duke e përjetuar stinën e dimri.

Të nderuar vëllezër, nuk ka dyshim se ndryshimi i stinëve, i ditëve dhe i netëve, konsiderohet nga shenjat e Fuqisë apo Kudretit të Allahut të Madhëruar.

Kur themi kështu e kemi parasysh se këtë ndryshim nuk ka mundësi ta bëjë fuqia njerëzore, andaj këto argumente të mëdha ndikojnë që neve si besimtarë të na shtohet imani- besimi jone duke i parë këto  argumente për rreth nesh.

Te nderuar xhematlijë, ashtu siç po e vëreni edhe ju, ky ndryshim i stinëve, tregon qartë se kjo gjithësi e ka Planifikuesin, Ai I Cili rregullon dhe përcakton çdo gjë në mënyrë të përkryer, pra është Allahu I Lartëmadhërishëm, I Cili në Kuranin famëlartë thotë:

 } إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآياتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ { .

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

Te nderuar vëllezër, ashtu siç dihet për dikë dimri është stine e vështirë,  mirëpo ne përgjithësi kjo stinë edhe pse ndoshta nuk ja dimë vlerën sa duhet, ka shume të mira të panumërta, si  për bujqësi, ujë te pijshëm, është stinë ku gjejmë kohë të bollshme për iradet (adhurim) e të mira te tjera.

Te nderuar vëllezër besimtarë, stina e dimrit apo te ftohtit e madh, përpeq të mirave dhe bereqetit që sjell, gjithashtu ua rikujton mëkatareve dhe atyre qe e kane lëshuar rrugën e drejtë …ua rikujton njërin nga dënimet e xhehenemit, sepse ashtu siç dihet ne xhehenem ka dënim edhe nga të ftohtit e madh, këtë e vërteton Allahu xh.sh ne Kuranin famëlartë, atëherë kur e përshkruan gjendjen e besimtarëve të cilët i kane shpëtuar këtij lloje dënimi, thotë Allahu I Madhërishëm:

(مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ لا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْساً وَلا زَمْهَرِيراً) (سورة الإنسان: 13)

Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.

Andaj nga ajeti që lexuam më lartë, vërem re se dënimi nga te ftohtit në xhehenem quhet “zemherirë”, Allahu na ruajt prej tij!.

Poashtu Ebu Hurejre transmeton nga pejgamberi a.s të ketë thënë:

 (( اشْتَكَتْ النَّارُ إِلَى رَبِّهَا فَقَالَتْ يَا رَبِّ أَكَلَ بَعْضِي بَعضاً، فَأَذِنَ لَهَا بِنَفَسَيْنِ : نَفَسٍ فِي الشِّتَاءِ ، وَنَفَسٍ فِي الصَّيْفِ. فَهُوَ أَشَدُّ مَا تَجِدُونَ مِنْ الْحَرِّ، وَأَشَدُّ مَا تَجِدُونَ مِنْ الزَّمْهَرِيرِ))

 

:”Është ankuar zjarri(xhehenemi) te Zoti i tij dhe ka thënë Zoti im, njëra pjesë e imja po e han tjetrën . Atëherë All-llahu i lejoi që të ketë dy frymëmarrje, një në dimër dhe një në verë. Kjo është kur ndieni nxehtësinë me të madhe d.m.th nga frymëmarrja e parë , dhe acarinë më të madhe të zemherit d.mth nga frymëmarrja e dytë.” .

Atëherë vëllezër le te jete ky dimër dhe ky ftohtë qe ndikon qe ne ti përkujtojmë te mirat dhe nimetet e Allahut xh.sh, e ne veçanti për udhëzimin tonë në Islam, e ne të njëjtën kohë të bëhet ky dimër shkaktarë qe na bene ti frikësohemi dënimit të xhehenemit…Allahu na ruajt prej tij Amin…!

Të nderuar vëllezër besimtarë…prej Urtësive të Allahut xh.sh është edhe ajo se Fuqiploti me Madhërinë e Tij e veçojë çdo stinë nga të tjerat me karakteristikat dhe vequritë e saj…p.sh : ato gjëra qe i gjejmë ne vere nuk mund ti gjejmë ne dimër, paramendoni po te ishte gjithherë verë, do te thahej çdo gjë, nëse kishte dashur Allahu…ndërsa po te ishte dimër gjithherë si do te ngroheshim, apo a do te mund ti gjenim shumë lloj pemësh e perimesh…?!.

Andaj vëllezër nuk na mbetet tjetër veçse ta falënderojmë Allahun Fuqiplotë, për të gjitha këto te mira te panumërta qe na i ka dhënë..pra te themi elhamdulil-lahi rabbil alemiin..

Vëllezër të ndershëm …gjeneratat e para të myslimanëve gëzoheshin shumë dhe e përgëzonin njeri tjetrin kur vinte stina e dimrit… për shkak se e kishin dëgjuar pejgamberin a.s duke thënë :

(( الشتاء ربيع المؤمن ، طال ليله فقامه وقصر نهاره فصامه ))

“Dimri është stina më e mirë për besimtarin. Netët e saj (stinës së dimrit) janë të gjata për t’u falur në to dhe ditët e saj janë të shkurta për të agjëruar në to.”

Andaj vëllezër të ndershëm, le te mundohemi edhe ne ta shfrytëzojmë këtë stinë të dimrit, duke e ngjallur natën me namaz nafile-vullnetar sipas mundësisë sonë , e kush të mundet edhe duke agjëruar bile së paku të hënën dhe te enjten …sepse veprat tona ngriten tek Allahu po ne këto dy ditë..

Stinës se dimrit i gëzohej shume edhe Ibn Mesudi r.a i cili thoshte:

مرحبا بالشتاء تنزل فيه البركة , ويطول فيه الليل للقيام ويقصر فيه النهار للصيام

Mirë se vjen o dimër, sepse po zbret bereqeti, po zgjatet nata për të bërë ma tepër namaz, e po shkurtohet dita për te agjëruar ma lehte.

 

Andaj vëllezër po ashtu ne këtë stinë përveç punëve të tjera ditore nuk do të thotë qe ne si besimtarë të fokusohemi vetëm në namaz apo agjërim nafile, porse këtë stinë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mirë, le të gjejmë kohë te mjaftueshme për të lexuar dhe përfituar nga literatura islame, në mënyrë qe të pajisemi me dije te nevojshme, po ashtu mund të dëgjojmë derse e ligjërata të ndryshme, dikush mundet ta shfrytëzoj kohën te mësoj te lexoje Kuran, e kush dine te lexoje , është mire ta bëjë hatme  (lexojë të tërin Kuranin) …me një fjalë myslimani çdo punë te mirë që bënë , do ti konsiderohet ne rangun e ibadeteve dhe inshAllah do të shpërblehet për të.

Andaj vëllezër le ti kushtojmë rëndësi dijes, leximit e studimit, e jo të debatojmë për shumë gjëra rreth islamit e myslimanëve pa dije, sepse padituria na sjell neve drejt prapambeturisë dhe dekadencës.

Është e udhës  ta përmendim një thënie te Ahmet Ditatit  i cili ka qenë thirrës dhe davetgji i madh, Allahu e pastë mëshiruar, ai thotë ne një rast:

  "Armiku më i madh i Islamit është myslimani i paditur, i cili manifeston fanatizëm të verbër për injorancën e tij. Me fjalët dhe veprat e tij, ai deformon imazhin e vërtetë të Islamit, duke i bërë njerëzit të mendojnë se i tillë është Islami".

Te nderuar vëllezër besimtarë…. stina e dimrit , na përkujton gjendjen e mjerueshme te shume skamnoreve-fukarave të cilëve iu mungojnë kushtet më elemtare për jetese, ju mungon një vendbanim normal, veshmbathja për dimër, ngrohja, drutë, gjërat ushqimore..etj, kështu qe sipas mundësive tona është mirë të bëhet një organizim qe t’u dalim ne ndihmë kësaj shtrese të popullatës sonë, nëse shteti nuk ka mundësi, atëherë secili prej nesh ne mënyrë individuale duhet që ta japë kontributin e vet sipas mundësisë.

Te nderuar xhemati, prej gjerave me rëndësi qe na rikujton neve te ftohtit e këtyre ditëve janë edhe këto:

1- Mes-hu mbi meste, lehtësim nga Allahu, për vendasin vlen tu epet mes-h mesteve ose çorapëve të trasha  24 orë, d.m.th nëse ndonjëri prej jush pasi që ka marrë abdes dhe pastaj i ka mbathur mestet apo çorapet e trasha qe nuk e lëshojnë ujin, ai gjatë 24 orëve nuk ka nevojë qe ti zbathë ato kur merr abdes për ti larë këmbët, porse mjafton vetëm ti përshkruaj pjesën e sipërme apo shputën  mesteve me dorë të lagur,  ndërsa për udhëtarin mes-h mund t’u  japë mesteve  3 ditë e 3 netë.

2. Marrja e avdesit në kohë të ftohtë behet shkas për shlyerjen e mëkateve, nga kjo nënkuptojmë se ne nganjëherë detyrohemi të marrim abdes me ujë te ftohtë atëherë kur nuk kemi ujë te ngrohtë , mirëpo edhe nga kjo vështirësi besimtari përfiton dhe arrin sevape te mëdha, këtë e vërteton hadithi te cilin e transmeton Ebu Hurejre se pejgamberi a.s ka thënë :

"ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات؟" قالوا: بلى. يا رسول الله! قال "إسباغ الوضوء على المكاره. وكثرة الخطا إلى المساجد. وانتظار الصلاة بعد الصلاة. ".

A tju njoftoje me atë me te cilën Allahu ua shlyen mëkatet tuaja dhe ua ngrite gradat, i thanë po gjithsesi o i dërguar i Allahut, atëherë ai tha: marrja e abdesit ne kohë të vështira d.m.th kur është ftohtë, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja prej një namazi në namazin tjetër.

3.
Gjatë stinës se dimrit duhet të  
përkujdesemi për fëmijët tanë, sepse mund tju kanoset ndonjë rrezik në rrugët me akull, ose nga qentë endacakë. .



4. Ata që ngrohen nga zjarri, apo nga nxemje elektrike, duhet qe të kenë kujdes te vazhdueshëm, sepse nganjëherë këto shkaktojnë djegien e shtëpisë duke pasur pasoja edhe ne banoret e saj…për këtë arsye pejgamberi a.s na ka tërhequr vërejtjen nga zjarri dhe na ka porositur duke thënë:

(( إن هذه النار إنما هي عدو لكم فإذا نمتم فاطفئوها عنكم )) وفي رواية (( لا تتركوا النار في بيوتكم حين تنامون )) .

Me të vërtet, zjarri është armik i juaji, fikeni atë kur ju flini, …ndërsa ne një rivajet tjetër thotë:” mos e leni zjarrin te ndezur ne shtëpitë tuaja në momentin kur ju flini”…

 është fjala për zjarrin e hapur që mund të shkaktoj rrezik…

Dhe ne fund I lutemi Allahut xh.sh

O Allahu ynë..lehtësona kapërcimin e këtij dimri, dhe bëre atë te jetë i bereqetshëm për ne, lehtësona kryerjen e ibadeteve dhe furnizimin me të mirat e tua…ndihmojë të varfërit e nevojtaret….Zoti ynë falna gjynahet tona, bej rahmet mbi neve e na shpërble me xhenet..amin 

E përgaditi: Mr. Islam Hasani


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.