December 22, 2013

CVI _ a e ISLAM HASANIT

Islam Hasani, i lindur me datën 13/06/1982 në fshatin Gllogovicë të Prishtinës, shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe e përfundoi më sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1997 ndërsa shkollimin e mesëm e vazhdoi më pas në Medresenë e Mesme "Alauddin" ku pas kater viteve, gjegjësisht në vitin 2001 diplomoj poashtu me sukses të shkëlqyeshëm

Pas shkollimit të mesëm, qe i vendosur që studimet ti vazhdoj edhe me tutje, dhe duke e ditur se gjuha arabe ishte gjuhë burimore e studimeve islame, ai vendosi që po në të njejtin vit (2001) të udhtoi për në Egjipt për të ndjekur një kurs intenziv për mësimin e gjuhës arabe që zgjati pothuajse një vit, këtë kurs e ndoqi në Qendrën për Mësimin e Gjuhës Arabe për të huajt ( MERKEZU FEXHR LIL-LUGATIL ARABIJJEH) me qendër në Kairo (në lagjen Medinetu en-Nasr)

Në vitin 2002 u kthy në Kosovë për të gjetur ndonjë mundësi për t'i vazhduar studimet me bursë në ndonjë univerzitet të Botës Islame, dhe pas një viti e gjysmë pauze, në bashkpunim me drejtorin e atëhershëm të Medresesë së Mesme "Alauddin" Naim ef. Tërnavën i cili dha një kontribut të veqantë, dhe poashtu profesorin e Medrseses në atë kohë Ejup Ramadanin, dhe me një koordinimi të mirë më njërin nga studentët shqiptarë që vijonte studimet ne shtetin e Bruneit në atë kohë Feim Dragushën, gjeti një mundësi që të bëjë aplikimin përmes rrugës institucionale (nëpërmes Medresesë) që sëbashku edhe me dy shokë të tjerë Berat Hashanin (nga Kastrioti) dhe Ardian Sejdiun (nga Ferizaji) te udhtojnë për në Brunei Darussalam për ti vijuar studimet në Univerzitetin e këtij shteti(UBD) me bursa të ndara nga Ministria e Arsimit e Bruneit, gjegjësisht në fakultetin e shkencave islame ( Usuluddin) . Kështuqë me ndihmën e Allahut, Islami i filloi studimet në fakultetin e Usuluddinit në Janar të vitit 2004 dhe diplomoj me sukses jashtzakonisht të mirë në të njejtin fakultet në Dhjetorë 2007


kurse tema e diplomës në fakultet ishte në lëmin e tefsirit, lidhur me komentimin e kaptinës El-Ft'h, e që titulli i sajë në arabisht është: " SURETUL FET'HI WE MA FIHA MIN MEANIN WA BUSHARAAT"
e që në shqip mund të përkthehet kështu: KUPTIMET DHE PËRGËZIMET QË NGËRTHEN NË VETE KAPTINA EL-FET'H. Ky punim përbëhej nga 100 faqe A4
Pas diplomimit të tij ne fakultetin e Usuluddinit në Univerzitetin e Bruneit u kthy në Kosovë, dhe punoi përkohësisht (jo zyrtarisht) si hatib në xhaminë e lagjës Sefalia në Prishtinë për gati një vit e gjysmë, duke perfituar një përvojë të mirë me xhemat dhe kontakte me njerëz. Duke e ditur se njeriu asnjeherë nuk ngopet me dije, dhe se sa ma shumë që një student i shkencave islame merr dije, aq më shumë bëhet i etur që të merr edhe ma shume dije nga oqeani i shkencave Islame por edhe shkencave tjera, po ashtu edhe nevoja e kohës ishte edhe një shtytës tjetër që Islami të mendoj për vazhdimin e magjistraturës jasht vendit. Kështuqë që me ndihmën e Allahut dhe përmes kontakteve të vazdhueshme përmes adresave elektronike me Univerzitetin e Bruneit dhe Universitetin e ri Islam Sultan Sharif Ali po ne Brunei, Islami arriti të regjistroi magjistraturën në UNISSA, dhe në Gusht 2009 i filloj studimet 2 vjeqare në sistemin semestral ( një vitë me lëndë dhe tjerin me punum -hulumtim). Në vitin 2011 i përfundoi studimet e magjistraturës, dhe sipas procedurave të rregullta të Univerzitetit Islam Sultan Sheri Ali, më 2 Ttetor 2011 bëri një prezantim të shkëlqyeshëm të punimit të magjistraturës para një numri të konsiderueshëm të ligjëruesve dhe profesorëve të Univerzitetit si dhe para një numri të konsiderueshëm të studentëve të po ketij Univerziteti.
punimi i magjistraturës sikurse edhe punimi i diplomes, edhe ky ishte në lëmin e tefsirit me titull, Ar. : " SIFATUL MUXHTEMEIL MUSLIM FI DAW'I SURETIL HUXHURAT, DIRASETUN MUKARENETUN FI KUTUBIT-TEFASIR WE KEJFIJETUL- ISTIFADETI MINHA"
e që në shqip mund të përkthehet kështu: " KARAKTERISTIKAT E SHOQËRISË ISLAME NË DRITËN E KAPTINËS EL-HUXHURAT, STUDIM KRAHASUES NË LIBRAT E TEFSIRIT DHE DOBITË E PËRFITUARA NGA TO" , kurse në fund të prezantimit u dhanë vërejtjet, sygjërimet apo ndonjë propozim apo ndryshim i mundshëm që mund të bëhet në punim, dhe në fund, të gjitha këto u muarrën parasysh nga ana e prezantuesit. Më 13 Nëntorë 2011 sipas procëdurës së rregullt, Islami bëri dorzimin e punimit të magjistraturës për herë të parë ne fakultetin e Usuluddinit=
(FOTO:ME DEKANIN E FAKULTETIT USULUDDIN, MUHAMMED HUSAIN) =e që ky punim më pas duhej të verifikohej nga dy kontrollues, një i brendshëm dhe një kontrollues i jashtëm, d.m.th nga ndonjë shtet tjetër në botën Islame, e jo nga Brunei..dhe pas një vit kontrollimi dhe verifikimi të punimit nga këta dy kontollues, dhe pas disa vërejtjeve të pakta që i paraqitën kontrolluesit, më 15 Tetor 2012 Islami udhtoj në Brunei për ta përmisuar punimin, kurse më 22 Tetor 2012 e bëri dorzimin final dhe orgjinal të punimit me kopertina të trasha
punimi i tëri komplet përbëhet prej 379 faqe A4
punimi ishte kusht të dorzohej në 4 kopje: një në Dekanat, një në zyren për studime post diplomike, një mentorit , dhe një në arkivin e biblotekës së Univerzitetit Islam.

ABSTRAKTI I PUNIMIT TË MAGJISTRATURËS NË ARABISHT
ABSTRAKTI I PUNIMIT TË MASTERIT NË ANGLISHT
Më datën 2 Nëntor 2012 Islami morri pjesë në ceremoninë formale të ndarjes së diplamave nga vet Sultani i Bruneit Hj. Hasan El- Bulkiah
ME SULTANIN E BRUNEIT HJ. HASAN EL BULKIAH
DME REKTORIN E UNIVERZITETIT ISLAM SULTAN SHARIF ALI
ME DEKANIN E FAKULTETIT USULUDDIN MUHAMMED HUSAIN
PËRGJATË CEREMONISË SË DIPLOMIMIT
ME TRASHËGIMTARIN E FRONTIT, PRINCIN EL MUHTEDI BIL-LAH

kurse më 16 Mars 2013 senati i Univerzitetit Sultan Sharif Ali edhe zyrtarisht aprovoi magjistraturen e Islam Hasanit në drejtimin Usuluddin, dhe tani me plot të drejt mban titullin: Magjistër i Shkencave Islame              ( Usuluddin).



MBRESAT PËRGJATË 6 VITEVE STUDIME
Sa i përket 6 viteve studime në Brunei Darussalam ( 4 vite fakultet e 2 master), Mr. Islam Hasani ka mbresa të shumta, ndër to mund të veqojm: - Studimi në një vend të largët (Brunei i cili gjindet në Azinë Jug-lindore), në një univerzitet internacional me profesor, ligjërues dhe student nga vende të ndryshme, me kultura, gjuhë, e raca të ndryshme
- Mikpritja e popullit të Bruneit për studentët e huaj e në veqanti për shqiptarët nga Kosova. - Dhënia e rastit për tu takuar dhe përshëndetur me sultanin e Bruneit Hj Hasan Al Bulkiah
dhe personalitete të larta shtetrore si me Princin Muhtadee Bil-lah si dhe me personalitete tjera të larta nga familja mbretore e Bruneit por edhe figura të tjera shtetrore. - Marrja pjesë në shumë seminare e konferenca që kishin të bënin me fenë islame,
 por edhe te tjera seminare ne fusha të ndryshme, politike, ekonomike, ambientale etj...në të cilat edhepse si participant-apo pjesmarrës ...ka përfituar një përvojë të mirë, e që këtë përvojë mund ta fusim në praktikë edhe ne vendin tonë atëherë kur kërkohet nevoja. -
Mentori i temës së magjistraturës ishte shqiptar nga Kosova, nga Prizreni historik me traditë fetare, kulturore e civilizuese, ai ishte: Doc. Hfz. Pr. Dr Hajrudin Hoxha
i cili gjatë përiudhës 2009-2011 ishte ligjërues pranë Univerzitetit Islam Sultan Sharif Ali, Dr. Hajrudini ligjëronte lëndën e Tefsirit dhe shkencave Kuranore në gjuhën arabe dhe atë angleze. Islami ndan një falëndërim të veqantë për Pr.Dr Hajrudinin për përkujdesjen e tij të vazhdueshme për studentët kosovarë si dhe për Islamin me konkretisht, pasi që atij i ra të punonte më shumë me të dhe të lodhej deri në përfundimin e punimit të magjistraturës.

 Mr. Islam Hasani, pas studimeve të magjistraturës menjëherë pasi u kthye në Kosovë filloj punën zyrtarisht si Imam, Hatib dhe Mual-lim në Xhaminë Ramadanije- Llapit
ku është duke dhënë një kontributë të veqantë, në vetëdijsimin e xhamtit më mësime e këshilla Islame, mban derse javore, mban vazhdimisht kurse të mësim-leximit të Kuranit më student


si dhe kurse të mësim-besimit për fëmijë nga dy gjinitë
kurse për mësim-lëxim të Kuranit për fëmijë dhe të rritur, dhe poashtu  ka kujdes të vazhdueshëm për xhaminë dhe dukjen e sajë, pasiqë xhamia Ramadanije është monoment historik
Dhe për fund, Mr Islam Hasani shpreh një falëndërim të veqantë për Muftiun e Kosovës Mr. Naim ef. Tërnavën i cili po i përkrah gjeneratat e reja, dhe si shkak i kësaj përkrahje një numër i madh i studentve që i kanë kryer studimet, tani kanë gjetur mundësi punësimi në BIK apo në këshillat e BIK-ut qoftë si staf apo si imamë të xhamiave etj. Po ashtu Imami Mr. Islam Hasani shpreh një mirnjohje dhe falënderim për këshillin e BIK-ut të Prishtinës, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për mundësinë e dhënë që Mr. Islam Hasani tash e dy vite të punoj si imam, hatib dhe mual-lim në Xhaminë Ramadanije- Llapit. Shpresa e Mr. Islam Hasanit është që në të ardhmën e afërt t'i vazhdoj studimet e doktoraturës porsa t'i ipet mundësia, ndërsa deri atëherë in sha Allah do të punon i përkushtuar në detyrën e tij si imam në Xhaminë Ramadanije, duke u munduar që sipas mundësive tia jep hakun detyrës së tij si imam. Poashtu prej prioriteteve tani per tani, e ka përkthimin e punimit të magjistraturës dhe atë të diplomës, dhe transformimin e blogspotit të tij personal që e ka me tema Islame e hytbe , në web faqe të posaqme për Xhaminë Ramadanije-Llapit, duke ju dhënë mundësi xhematit të xhamisë së tij por edhe xhematit shqiptarë anembanë trojeve shqiptare të kenë qasje në hytbët e tij, dhe ne aktivitetet tjera në xhami. Dhe në fund falënderimi i qoftë Allahut fillim e mbarim, e përfundojmë këtë shkrim më thënjën pejgamberike: " Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as All-llahun" . I dëshirojmë Mr. Islam Hasanit suksese në të ardhmen. 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.